Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/

Shko poshtë

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ Empty Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 09, 2011 3:32 am



Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_SabileBasha
TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)


Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
sabile_basha@hotmail.com

Formimi dhe aktiviteti i Komitetit Kombëtar- Demokrat “Shqipëria e Lirë”
Komiteti Kombëtar-Demokratik “Shqipëria e Lirë”, me iniciativën e Mid’hat Frashërit, më 26 gusht të vitit 1949, nëParis u formua kjo organizatë që në vitet në vijim do të luaj një rol të rëndësishëm në mërgatë dhe botë për çështjen shqiptare. Në këtë tubim të mërgatës shqiptare u zgjodh edhe Këshilli udhëheqës i saj në përbërje: Midhat Frashëri (kryetar), Abas Kupi, Zef Pali, Said Kryeziu dhe Nuçi Kota (që të gjithë anëtar). Këto personalitete të njohura të kohës, gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore, zhvillonin aktivitete dhe iu përkisnin organizatave të ndryshme politike.

Pikërisht qëllimi politik i Midëhat Frashërit ishte që në kuadër të Komitetit të sapoformuar “Shqipëria e Lirë”, të Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_1përfshiheshin përfaqësuesit e të gjitha organizatave dhe grupeve politike që vepronin në emigracion[1]

Organi më i lartë i Komitetit Kombëtar-Demokratik “Shqipëria e Lirë” ishte caktua të ishte Këshilli Kombëtar, të cilin e përbënin 11 anëtar nga parti të ndryshme por që vepronin jashtë Shqipërisë londineze. Për anëtar të Këshillit në mbledhjen e 26 gushtit, 1949, u propozuan dhe u zgjodhën :Eqrem Telhai ( Lidhja Katundare), Hysni Mulleti (Lidhja Agrare), Muharrem Bajraktari (Grupi Luftëtar i Pavarur), Ihsan Toptani ( i pavarur), Gaqo Gogo ( Zogist), Myftar Spahiu dhe Gani Tafilaj (Legaliteti), Halil Maçi, Vasil Andoni dhe Abaz Ermenji (Balli Kombëtar)[2]

Ndërsa, me 6 shtator, 1949, Kryetari i Komitetit “Shqipëria e Lirë”, nëpër mes radio-Londrës, BBC-së, njofton të gjithë shqiptarët që jetonin në Botën e Lirë për formimin e Komitetit.

Veç kësaj, atdhetari i njohur Mit’hat Frashëri kishte organizua edhe një konferencë shtypi, ku kishte folur gjerësisht për pozitën e pabarabartë të shqiptarëve të Kosovës me popujt e tjerë në Jugosllavi dhe e kishte denoncua mënyrën e shkëputjes së Kosovës nga shteti amë. Në këtë konferencë kishte ndodhur edhe skandali i shumë përfolur, se në këtë konferencë, kishin ndërhyrë miqtë e Jugosllavisë dhe kishin kërkua që ai ta ndërpres konferencën, duke ia bërë me dije se ai mund të flasë vetëm në emër të Shqipërisë dhe jo për territore shqiptare, të cilat nuk ishin nën administrimin e Tiranës.

Pas kësaj ngjarje të hidhur, atdhetari i palodhur i çështjes shqiptare, Mid’hat Frashëri, edhe më me vrull zhvillonte aktivitete atdhetare, në të katër anët e botës. Po ashtu ai njihej edhe si iniciator për themelimin e Organizatës politike “Lidhja Kosovare”. Porse jeta nuk i dha atë shans,ngase më 3 tetor 1949, ndërroi jetë nga pika në zemër, dhe vdiq në moshën 69 vjeçare në hotelin “Winthrop” të Nju-Jorkut.

Edhe pse Kryetari i saj vdiq, Komiteti “Shqipëria e Lirë” vazhdoi punën edhe më me vrull, dhe kishte zhvillua aktivitete të shumta dhe vazhdimisht ishte Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_2në anën e shqiptarëve kudo që ndodheshin por duhet përmendur se çështjes së Kosovës i dha një shtysë të madhe në arenën ndërkombëtare deri më përfundimin e luftës në Kosovë ( 1999).

Në kuadrin e Komitetit “Shqipëria e Lirë” vepronin shumë komisione, grupe e nëngrupe që transmetonin tek mërgimtarët të njëjtin qëllim: një Shqipëri Demokratike dhe të bashkuar me të gjitha pjesët e saja Kosovën dhe Çamërinë.

Komiteti “Shqipëria e Lirë”, kishte edhe organin e saj kryesor informativ “Qëndresa Shqiptare”, që u botua në disa numra dhe pati ndikim të madh në sensibilizimin e çështjeve politike si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovën e robëruar.

ORGANI KRYESOR INFORMATIV I KOMITETIT KOMBËTAR-DEMOKRATIK “SHQIPËRIA E LIRË”, “QINDRESA SHQIPTARE”


Gazeta “Qindresa shqiptare” ishte organi kryesor informativ i organizatës politike Komiteti Kombëtar Demokratik “Shqipëria e Lirë”. Kryesisht kjo gazetë botohej në Paris dhe e udhëhiqte patrioti i madh në mërgim Abas Ermenji. Gazeta që botohej në mërgim kryesisht botonte shkrime që trajtonin situatën politike në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare nën ish-Jugosllavi. Në të mund të hasësh shkrime të ndryshme nga i tërë rajoni por edhe për problemet që e mundonin mërgatën tonë.

Kamë hulumtuar dhe kam siguruar shumë numra të këtij organi informativ. Por ajo që më lë mbresa dhe të ndjehem mirë është se, në faqet e gazetës, me të madhe trajtohej fati i tokave shqiptare

Abaz Ermenji


Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_3
Abaz Kupi
të okupuara dhe dhuna e madhe që përdorej ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në shtetin e Jugosllavisë.


Në këtë punim, si temë trajtimi kam marr se sa çështja e Kosovës ka gjet vend në faqet e kësaj gazete që botohej në mërgim. Kisha mbetur e befasuar se gazeta “Qindresa shqiptare”, që botohej në Paris, në çdo numër të saj kishte rubrika të veçanta që trajtonin problemet e Kosovës që përfshinin dhunën, terrorin, maltretimet, padrejtësitë e shumta e elementare që i bëheshin popullit të pafajshëm shqiptar.

Gazetën “Qindresa Shqiptare”, e kam siguruar nga dy miq të cilët nuk kanë kursyer as punën e as mundin që kanë bërë në këtë lami. Zotëri Emin Fazlija, gati-gati më ka lënë në dispozicion tërë arkivin personal të tijin e që mund të them se është shumë i pasur. Po ashtu disa numra të “Qindrese...” mi ka siguruar edhe hulumtuesi e shkencëtari Riza Sadiku, që merret me studimin e mërgatës shqiptare.

Kam siguruar disa numra të saj, duke filluar që nga numri 19, që ishte i botuar me 6 maj 1956 e deri tek numri 124, i cili ka dal më 14 qershor 1989.



Persekutimet e shqiptarëve të Kosovës në Jugosllavi



Në numrin e 19, të vitit të tretë të botimit të gazetës “Qindresa shqiptare”, të 6 majit 1956, në mesin e shumë shkrimeve ishte edhe shkrimi “Persekutimet e shqiptarëve të Kosovës në Jugosllavi”. Edhe më parë e kam cekur se kjo gazetë gjatë tërë botimit të saj, sa doli në mërgim ajo i kushtoi vëmendje të posaçme çështjes shqiptare në Jugosllavi. Por me intensifikimin e dhunës e terrorit që kishte marr hov pas viteve të pas luftës e sidomos pas prishjes së marrëdhënieve në
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_4
Abaz Ermenji
mes Jugosllavisë dhe bllokut socialist ato vijën duke u shtuar edhe më tepër ndaj shqiptarëve që kishin ngelur pa dashjen e tyre në Jugosllavi. Dhuna e terrori ndaj tyre vinin në shprehje edhe më tepër gjatë viteve 1953-1966, kur pushteti jugosllav ndaj shqiptarëve aplikoi masën e metodave të ndryshme që sa më shumë shqiptarë për të dëbuar nga trojet e tyre stërgjyshore. Me të madhe u aplikua masa e dhunës gjatë procesit të aksionit të mbledhjes së armëve vetëm ndaj shqiptarëve dhe presioni ndaj shqiptarëve për tu deklaruar turq dhe për tu shpërngulur sa më shumë për Turqi, në bazë të një marrëveshjeje xhentellmene në mes dy shteteve :Turqisë dhe të Jugosllavisë.


Andaj, edhe shkrimi që shkruhet në këtë numër, i kushtohet kryesisht presioneve e persekutimeve që bëhet ndaj tyre në ish-Jugosllavi.

Të gjitha shkrimet, që bëhet fjalë për dhunën e terrorin që është përdorur, kryesisht janë të marruara nga vet personat që i kanë përjetuar këto ngjarje. Nga ata që iknin dhe vinin nga Jugosllavia e strehoheshin në vendet e ndryshme të perëndimit. Ose të dhënat merreshin nga shkrimi i vet shtypit jugosllav apo edhe nëpër mes të kanaleve të ndryshme, porse që mbi të gjitha ishin shumë të sigurta.

Në vitet 1955/56, me të madhe anëtarët e Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipnija e Lirë” kishin kontaktuar me shumë persona të cilët nën presionin e madh që ushtrohej mbi ta, kishin qenë të detyruar që të iknin nga Kosova. Gazeta shkruan se “edhe kosovaret që këto ditët e fundit që kanë dal nga Jugosllavia
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_5
Rexhep Mitrovica
dhe kanë arritur në Turqi, vërtetojnë dhe përshkruajnë shumë zi ndjekjet dhe terrorin që po përdor Qeveria e Beogradit kundër një milioni shqiptar të Kosovës[3]. Për të vazhduar më tej se shumë organizata dhe Shoqata ndërkombëtare, si dhe personalitete të njohura të Botës së Lirë i janë drejtua Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipnija e Lirë”, duke iu kërkuar shpjegime më me hollësi për tragjedinë e Kosovës.


Lidhur me ngjarjet që ndodhnin në Kosovë, organizata Komiteti Kombëtar Demokrat “Shqipnija e Lirë” duke e parë interesimin shumë të madh të mërgatës shqiptare por edhe të faktorit ndërkombëtar kishte marr një varg masash për të bërë njoftimin e drejt të vet çështjes. Ajo nuk kishte qëndrua duarkryq dhe Sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara , z. Dag Hammarskjoold, që në atë kohë ndodhej për vizitë në Romë, me 9 prill 1956, Profesor Vasil Andoni, Sekretar i Përgjithshëm i Ballit Kombëtar, i kishte dërgua një telegram me këtë përmbajtje:

“Ndjekjet shumë ç’njerëzore që kanë fillua dhe vazhdojnë nga autoritetet jugosllave kundër një milioni shqiptarësh të Kosovës, me shkaqe absurde edhe me qellim shfarosjeje, na shtrëngojnë t’i drejtohemi zotërisë suaj dhe t’iu lutemi të ndërhyni me të tërë peshën e autoritetit tuaj për ta ndalur këtë barbarizëm kundër një populli të pafajshëm, duke mbrojtur kështu të drejtat ma fillestare të njeriut[4]”, mbyllte telegramin profesor Vasil Andoni



QINDRESA SHQIPTARE, NR. 20, MË 20 QERSHOR 1956



Në faqen e parë, në ballinë, se edhe kjo gazetë ka format të ngjashëm me gazetat tjera që botoheshin nga mërgimtarët tanë, formatin A-4, me një letër të një kualiteti mesatar dhe në ballin ishte e vizatuar një shqiponjë dykrenore , e zezë pa kurrfarë shenji ideologjik. Në të shkruhej edhe kjo se, :”Shqipnija e Lirë për Shqiptarët e Lirë”, për të vazhduar me njoftimet si :Drejtimi: Rue Brunel 26 Paris 17, France; 639 Lafayette st., Easton, Pa., U.S. America; 78-84 Rivingston St., New York 2, N.Y., U.S. America.

Në shkrimin “Persekutimet e Shqiptarëve të Kosovës”, gazeta përsëri vazhdon me informuar opinionin e gjerë në Botën e lirë por, edhe duke bërë protesta e reagime të ndryshme.

Duke e parë se presionet e dhuna shtetërore jugosllave po merrte hov, mërgimtarët por edhe organizatat e ndryshme politike shqiptare që vepronin në botën e huaj, kishin fillua të shkruanin letra protestuese ndaj qeverisë jugosllave. Në Perëndim, ishin mbledhur dhe kishin reaguar nëpër mes një letre 87 kosovar, duke folur në emër të një milioni shqiptarëve në Jugosllavi edhe qindra e mijave të tjerëve që ndodheshin në Turqi. Fillimisht, në letrën protestuese i falënderoheshin Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipnija e Lirë” për përpjekjet që po bënte kundër persekutorëve që bëheshin mbi popullin shqiptarë.

Të gjithë këta atdhetar e personalitete shqiptare që ndodheshin në mërgim, mblidhen, shkruajnë dhe i dërgojnë një letër falënderimi zotni Prof. Abaz Ermenjit, që ishte Kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipnija e Lirë”, që vepronte në Paris. Ata shkruanin:

Letër:

I nderuari zotni Kryetar,

Të nënshkruarit, kosovarët e Kolonisë Shqiptare te Stambollit dhe refugjatët të atyre krahinave, e ndjejmë për detyrë t’i shfaqim admirimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipnija e Lirë”, që kryesoni me nder dhe burrëri shqiptare, për aktivitetin patriotik shembullor të
treguar me shpejtësi rrufej pran ONU-s, Fuqive të Mëdha, Organizatave Ndërkombëtare për Liri e Bashkim dhe Instituteve për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, kundër terrorit që autoritetet jugosllave përplasen mbi kryet e vëllezërve tanë me pretekst mbledhje armësh.


Ne këto raste, ju njoftojmë se njerëzit që munden me shpëtua kryet dhe gjetën strehim ne vendin bujar të Turqisë demokratike, na dëshmojnë se terrori nuk ka pushua, dhe si rrjedhim, kërkesat e Kosovarëve për t’iu largua tmerrit duke lënë plëng e shtëpi, po shtohen. Është frikë e madhe, pra, se me këtë largim Kosova mos po mbetet një varrezë historike shqiptare.

Me shpresë se nuk do të kurseni tërë mundin tuaj pranë shteteve dhe instituteve ndërkombëtare për një ndërhyrje njerëzore, Ju urojmë plot sukses ne
Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_8
Luan Gashi
përpjekjet tuaja për shpëtimin e mbar Kombit dhe ju përshëndesim vëllazërisht me gjithë zemër[5].


Letra nënshkruhet nga: 1. Rexhep Mitrovica, 2. Shaqir Kastrataj-Gjakovë, 3. Veli Domi-Gjakovë, 4. Sadik Vokshi-Gjakovë, 5. Zenel Bobi-Pejë, 6. Dem Alija-Gjakovë, 7. Zija Kosova, 8. Aziz Vojnashi-Ferizaj, 9. Hasan Ballanca-Gjilan, 10. Ahmet Drenica-Skenderaj, 11. Nazif Varoshi-Ferizaj, 12. Nuredin Azemi-Prishtinë, 13. Ramë Kadrija-Skenderaj, 14. Mehmet Drenica-Skenderaj, 15. Dervish Hoxha-Manastir, 16. Reshit Qyqalla-Vuçiternë, 17. Selim Gashi-Prishtinë, 18. BesimHoxha-Manastir, 19. Hysen Bollo-Manastir, 20. Ajet Bollo-Manastir, 21. Mevlud Hoxha-Manastir, 22. Zenel Shala- Prishtinë, 23. Jetish Azemi-Prishtinë, 24. Hamdi Gashi-Prishtinë, 25. Rexhep Azemi –Prishtinë, 26. Abdi Azemi-Prishtinë, 27. Abdullah Zeçiri-Skenderaj, 28. Mehmet Zeçiri-Prishtinë, 29. Nexhat Gara-Gostivar, 30. Hysen Xhelili-Gostivar, 31. Xhelë Xhelili-Gostivar, 32. Hysen Xhelili-Gostivar, 33. Abdyl Xhelili-Gostivar, 34. Ramazan Zajazi-Kërqovë, 35. Monish Osmani- Tetovë, 36. Rexhep Kolmoni-Vuqiternë, 37. Arif Kolmoni –Vuqiternë, 38. Nexhip Musa-Mitrovicë, 39.Ali Shahsivari-Prishtinë, 40. Salih Mala-Pejë, 41. Salih Kolludra-Prishtinë, 42. Beqir Simnica-Prishtinë, 43.Isak Ahmeti-Prishtinë, 44. Shaqir Murseli-Prishtinë, 45. Ymer Murseli-Prishtinë, 46. Beqir Bajrami-Prishtinë, 47. Haki Dervishi-Prishtinë, 48. Muharrem Shabani-Prishtinë, 49. Rahman Shabani-Prishtinë, 50. Ramadan Isufi- Prishtinë, 51. Nuredin Babushi-Prishtinë, 52. Arif Laho-Prishtinë, 53. Rrustem Sadrija-Rahovec, 54. Bajram Tetova, 55. , Hamdi tetova, 56. Halil Gjinovci-Prizren, 57. Esat Rashiti-Shkup, 58. Mehmet Rashiti-Shkup, 59. Hafiz Shabija-Shkup, 60. Shaip Kumanova, 61. Tefik Tomishofci-Shkup, 62. Halil Jashari-Prizren, 63. Halil Kajolli-Shkup, 64. Selim Ramadani-Shkup, 65. Murat Pllana-Prishtinë, 66. Hasan Gjikolli-Prishtinë, 67. halil Konxholi-Prishtinë, 68. Hazir Bllaca-Shkup, 69. Azem Remniku-Gjilan, 70. Rifat Remniku-Gjilan, 71. Qazim Varoshi-Ferizai, 72. Isak Isufi-Prishtinë, 73. Ymer Rrustemi-Prishtinë, 74. Bejtë Pozhorani-Gjilan, 75. Myrteza Pozhorani- Gjilan, 76Ali Kolmoni-Prishtinë, 77. Qazim Sofa –Prishtinë, 78. Muhamet Sofa-Prishtinë, 79. Isuf Dubova-Gjilan, 80. Hydajet Arifi-Gjilan, 81. Bajram Sinani-Prishtinë, 82. Nebi Miftari-Prizren, 83. Kamber Bilalli-Prizren, 84. Nazif Vata-Ferizaj, 85. Selim Ahmeti –Podujev, 86. Bejtë Pozhorani-Gjilan dhe 87. Isa Dauti- Podujevë.



Shqiptarët ngritën zërin edhe në tubimet ndërkombëtare



Gazeta “Qindresa shqiptare”, në faqen 3 të po të njëjtit numër, shkruan shkrimin “Lajmet e mërgimtarëve”, me theks të veçan për Kongresin e Dytë të Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore”, ku njoftohej opinioni i gjerë ndërkombëtar se prej datës 1-3 qershor, në Paris ishin mbledhur Rinia e Lirë e Evropës Qendrore e Lindore për të mbajtur Kongresin e Dytë të saj.

Kjo organizatë përbëhej prej 11 shteteve që ende ishin nën sundimin komunist si: Shqipëria, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Hungaria, Polonia, Rumania, Çekosllovakia, Jugosllavia dhe Ukraina, si edhe përfaqësuesit e 10 organizatave ndërkombëtare, si Demokristianet, Fshatarët dhe Liberalet.

Delegacionin shqiptar, që e përfaqësonte rinin demokratike të Shqipërisë, përbëhej prej 8 vetash, të ardhur nga Italia, Anglia, si dhe nga përfaqësuesit që ndodheshin në Francë. Kishte pas edhe anëtar shqiptarë në delegacionin e Lidhjes Ndërkombëtare të Fshatarëve.

Në kongres fjalën e kishte marrë edhe përfaqësuesi i delegacionit shqiptar, z. Kostë Xhajanka, i cili në mes të shumë problemeve që kishte trajtua, ai kishte shtua se nëqoftëse për popujt e Perëndimit bashkimi evropian është kondita e domosdoshme për ruajtjen e lirisë dhe të instituteve demokratike të tyre, për kombet tona të robëruara ky bashkim është e vetmja udhë e shpëtimit. Udha që do i qojë drejt çlirimit dhe rifitimit të të drejtave kombëtare dhe njerëzore[6]. NëProf. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_7mes tjerash ai kishte shtua se në të kaluarën shumë regjime politike, frymëzonin rinin e vendeve të tyre me urrejtje kombëtare, ideologjike, etj, gjë që në të kaluarën e tërë kjo manifestohej me pasoja tragjike për Evropën dhe rezultatet e asaj politike i kemi edhe sot prezentë, ndërsa regjimet komuniste, edhe sot vazhdojnë ti frymëzojnë rinin me urrejtje edhe më të egër duke i thelluar edhe më tepër përqasjet shoqërore, kulturore dhe kombëtare. Sot, e ashtuquajtura formula e bashkimit evropian ose botërore e që është shpikje e komunistëve dhe e vënë brutalisht në zbatim, s’është gjë tjetër veçse një mjet tiranik për të pushtuar, për të shtypur dhe nënshtruar popujt nën sundimin sovjetik dhe nën urdhëratë e Kremlinit[7].

Përfaqësuesi i rinisë shqiptare që jetonin në mërgim, para të pranishmëve kishte sjell ndërmend shumë dallime dhe përndjekjet e shumta që bënte Jugosllavia e Titos ndaj shqiptarëve që jetonin nën okupimin jugosllav, megjithëse regjimi jugosllav mundohej vazhdimisht të paraqitej si një lloj socializmi në frontin komunist ndërkombëtar dhe bënte zhurmë për të ashtuquajturën bashkëjetesë paqësore dhe për bashkimimin evropian.

Por, ai kishte shtuar, duke thënë se :”lajmet që na vijnë nga Jugosllavia përshkruajnë me ngjyrat më tragjike tmerret e ndjekjet që autoritetet jugosllave po bëjnë mbi popullin shqiptar te Jugosllavisë, në Krahinën e Kosovës, ku ka më shumë se një milion shqiptar. Deri tani evidentohen me qindra të vdekur nga torturat, me qindra të tjerë që kanë mbetur të gjymtë dhe e tërë rinia intelektuale e këtij populli, që mendon dhe ndjen si na është burgosur dhe po vuan mundimet dhe torturat më ç’njerëzore. Ky operacion ose persekutim, që ka filluar që nga gjysma e shkurtit, vazhdon akoma. Prandaj i lutemi Kongresit te Rinisë së Lirë të bashkëjetojë me vuajtjet e rinisë shqiptare në Jugosllavi dhe ti bëjë një thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për një ndërhyrje pranë qeverisë jugosllave që të pushoj ndjekjet dhe persekutimet[8].

Në vazhdim zotëri Xhajanka, shton edhe këtë duke thënë se , delegacioni shqiptar i rinisë demokratike merr pjesë në këtë kongres i frymëzuar nga idealet më të larta të bashkëpunimit evropian dhe të përparimit njerëzor, dhe beson shumë në efektin e punës së përbashkët që ka marr përsipër Rinia e Lirë e Evropës Qendrore e Lindore[9].

Pas debateve të shumta dhe angazhimit të madh të delegacionit shqiptar në Kongres, të rinjtë shqiptar i bënë një apel e thirrje duke iu lutur të qojnë mendimin tek mija viktima të popullit shqiptar në Jugosllavi, i cili prej muajit shkurt, po vuan nga ndjekjet më të Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_9tmerrshme nga ana e autoritete jugosllave, dhe të kërkojnë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara një ndërhyrje pran Qeverisë jugosllave për ndalimin e persekutimeve.[10]

Pas diskutimeve dhe kërkesës së delegacionit shqiptar, dhe pasi i kishte shqyrtua thirrjen e delegacionit, kishte marr këtë vendim: Kongresi i Dytë i Rinisë së Evropës Qendrore e Lindore, merr njoftim mbi persekutimet që po vuan minoriteti shqiptar në Jugosllavi. Kongresi i denoncon këto abuzime kundër ligjeve elementare te shkruara në Kartën e të Drejtave të Njeriut dhe ngarkon Këshillin Drejtues te protestojë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara[11] thuhej në vendime të marra nga Kongresi i Dytë i Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Nga delegacioni i Rinisë Demokratike Shqiptare u propozuan dhe u zgjodhën anëtarët e saj edhe në komisionet e ndryshme të kongresit, Një anëtar nga delegacioni shqiptar, zotëri Alfred Andoni u zgjodh kryetar i Komisionit të statuteve, e më vonë ky anëtar u zgjodh edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Organizatës së Rinisë.

Ndërsa zotëri Ramazan Turdiu, merrte pjesë në Komisionin e refugjatëve dhe në të kishte dhënë disa propozime të rëndësishme lidhur me problemin e refugjatëve në Jugosllavi dhe në Greqi.

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_6

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_10

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/ U1_11










[1] Dr. Riza Sadiku, Lidhja Kosovare, 1949-1999, Prishtinë, 2006, 44


[2] Uran Butka, Gjeniu I kombit, Tiranë, 2000, 486


[3] Persekutimet e shqiptarëve të Kosovës në Jugosllavi, Qindresa Shqiptare, nr. 19., f. 4, maj 1956. Paris


[4] Telegrami I Prof. Vasil Andonit, dërgua Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, me 9 prill 1956. Qindresa Shqiptare, nr. 19, f. 5. 1956. Paris.


[5] Po aty. Letër dërgua zotni Prof. Abas Ermenit, kryetarit të Komitetit Kombëtar Demokratik “Shqipnija e Lirë”,


[6] Kongresi I Dyë I Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore, Qëndresa Shqiptare, nr. 20, f. 4. 1956, Paris.


[7] Po aty.


[8] Po aty, f. 4.


[9] Po aty.


[10] Po aty.


[11] Vendimet e Kongresit të Dytë të Rinis së Lirë të Evropës Qendrore e Lindore, Qindresa Shqiptare, nr. 20, f. 4. 1957, Paris.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi