Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (I
Faqja 1 e 1

Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë nëpër mes gazetës “Lajmëtari i Lirisë”
Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Fillimet e shtypit ilegal në diasporë
Në vazhdën e shumë gazetave dhe publicistikës ilegale që botohej në Kosovë, vend të rëndësishëm zë edhe shtypi ilegal që u botua jashtë vendit, në diasporën shqiptare. Por para se të shkruaja për shtypin e ilegales në diasporë, do të ndalesha vetëm pak sa për të bërë një informim të shkurtër për zhvillimin dhe ecurinë e saj.
Në shtetet evropiane por edhe në tërë globin, kudo që ishin dhe jetonin shqiptarët, temë kryesore, çështje mbi çështjet ishte dhe ngeli Kosova dhe viset tjera shqiptare që kishin ngelur nën okupimin serbë e jugosllav. Duke e parë se dhuna e terrori ndaj shqiptarëve në ish- Jugosllavi dita më ditë po përshkallëzohej, shqiptarët që ndodheshin jashtë vendit kishin ndërmarr organizime të ndryshme ilegale, vetëm e vetëm për të ndihmuar dhe për të sensibilizuar në opinionin ndërkombëtar gjendjen e paduruar nën okupim që e kalonte Kosova dhe tokat tjera shqiptare në ish Jugosllavi.
Pas viteve 1945, në botën perëndimore, po vazhdonte tradita patriotike e mërgatës shqiptare, sikurse që ishte veprua edhe më herët në shoqëritë shqiptare të Stambollit, Bukureshtit, Sofjes, Selanikut e shumë të tjera. Veprimtarin e mërgatës shqiptare në diasporë, sipas ecurive të saja pas Luftës së Dytë Botërore (1945), e kam ndarë në dy etapa. Etapa e parë fillon që nga viti 1945, për të përfunduar më 1966. (Plenumin e Brioneve). Kjo periudhë vlen të cekës se karakterizohet me një organizim më të madh, dhe në krye të saj ndodheshin intelektualët e shumtë, të cilët kishin emigruar e ikur menjëherë pas LDB, të cilët nuk ishin të kënaqur me sistemin e ri komunist në Shqipëri, por, në këtë grupim bëjnë pjesë edhe atdhetarët e tjerë që ishin të zhgënjyer e të dëshpëruar me padrejtësitë e tradhëtit që iu bënë Kosovës, me aneksimin e saj nga Serbia e ish-Jugosllavia.. Duhet përmendur, se anëtarët e këtyre grupimeve të të mërguarve, edhe pas largimit nga vendi, përsëri kishin vazhduar veprimtarin e tyre atdhetare, duke formuar organizata të njëjta në mërgim, me ato që kishin veprua në atdhe si :”Lëvizja e Legalitetit”[1], “Balli Kombëtar”[2], “Partia Agrare”[3], “Lidhja e Dytë e Prizrenit”[4], “Besëlidhja Kombëtare Shqiptare[5] etj.
Ndërsa etapa e dytë e mërgatës, përfshin periudhën 1966-1999, në të cilën marrin pjesë organizatat politike të mërgimtarëve, kryesisht shqiptarë që kishin shkuar për të punuar, kryesisht si punëtor të zakonshëm në shtetet perëndimore, apo kishte edhe të tillë që nga dhuna e terrori i paparë që ishte ushtruar ndaj tyre, kishin marr botën në sy. Në fillimet e viteve të ’60, në këtë lloj mërgate mungonte organizimi i mirëfilltë politik, por me kalimin e viteve, numri i të ikurve shqiptar nga ish-Jugosllavia u shtua dukshëm, andaj disa prej tyre ishin edhe anëtarë të organizatave ilegale që vepronin në Kosovë, por shpesh ndodhte që disa prej tyre të merrnin hapa të mëtejshëm dhe formonin grupime të reja politike. Nga ky grupim duhet përmendur organizatën ilegale “Fronti i Kuq[6]” të cilën e udhëhiqte me shumë sukses Ibrahim Kelmendi[7]. Kjo organizatë gjatë tërë veprimtarisë luajti një rol të rëndësishëm për propagandimin dhe inicimin e shumë problemeve që ishin në Kosovë. Ajo, jo vetëm që u angazhua për shpërndarjen e literaturës së marrë nga Kosova si dhe nga Shqipëria, por edhe vetë nxori gazetën “Bashkimi” në gjithsej në pesë numra. Po ashtu mori për sipër organizimin e shumë manifestimeve anti-jugosllave si dhe në bashkëpunim me grupime të tjera ilegale organizoi nëpër qytete të ndryshme demonstrata, greva, protesta dhe ligjërata të ndryshme anti jugosllave. Në diasporën shqiptare, me mjaft sukses vepronte edhe dega e OMLK-së[8], nën udhëheqjen e Hasan Malës[9] dhe Kadri Abdullahut[10]. Në ato vite vepronte edhe Grupi “Zëri i Kosovës”[11], nën udhëheqjen e Riza Salihut[12] dhe Hysen Gegës[13]. Më 1980, pas arrestimit të disa anëtarëve të grupit “Zëri i Kosovës”, merret edhe qëndrimi që ky grupim të bashkohet me grupin e Ibrahim Kelmendit “Fronti i Kuqë”, dhe nga këto dy grupime lindi grupimi i ri, i cili u pagëzua me emrin “Fronti i Kuqë Popullor”.
Kthesën më të madhe në ilegalen shqiptare që vepronte jashtë atdheut e bënë dhe e pasuroi ikja e Jusuf Gërvallës[14] dhe lidhja e tij me Ibrahim Kelmendin në mërgim. Puna e përbashkët e këtyre dy veprimtarëve intensifikon dukshëm veprimtarinë patriotike jashtë vendit. Pas ardhjes së Kadri Zekës[15] duhet theksuar se dukshëm aktivizohen dhe veprojnë në mënyrë më të organizuar organizatat ilegale si OMLK-ja, LNÇVSHJ-ja, “Fronti i Kuqë Popullor” e disa grupime e organizata më të vogla dhe më pak të njohura në vend.
Në krijimin e grupeve dhe të organizatave ilegale pas viteve 1981, me ikjen e shumë veprimtarëve të ilegales shqiptare që vepronin në Kosovë, por edhe të tjerët të cilët kishin mbajtur dënimin dhe ia kishin mësy kurbetit ngase në Kosovë për ta ishte gjithçka nën përcjellje. Ata, u angazhuan me të madhe për dallim se tani ishin më të kujdesshëm dhe vepronin në një konspiracion edhe më të thellë. Vepronin në qarqe të mbyllura dhe të verifikuara mirë për patriotizëm.
Duhet cekur se organizata e cila luajti rolin e faktorit koheziv të diasporës shqiptare pa dyshim se ishte “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi”[16], të cilën e udhëhiqte atdhetari i shquar Jusuf Gërvalla[17] etj.
Duhet përmendur se arsyeja që e shtyri mërgatën e grupimit të dytë që të merret me aktivitetin dhe punën ilegale të shqiptarëve ishte po ajo e vitit 1945, ngase Kosova pas Kuvendit të Prizrenit, më 1945, u aneksua nga Serbia dhe Jugosllavia dhe ishte e natyrshme që populli shqiptarë që kishte dal në luftë dhe kishte luftua kundër fashizmit dhe iu kishte premtua se pas kësaj do të vendos vet për fatin e vet. Ishte normale që pas aneksimit të ishte e zhgënjyer dhe e pakënaqur. Faktor tjetër që ndikoi në largimin e shqiptarëve nga trojet e veta ishte presioni shtetëror që ushtronte ndaj tyre si dhe faktorët politik, ekonomik, arsimor, social e padrejtësitë e shumta që ushtroheshin mbi ta.
Papunësia e madhe që kishte goditur rinin, ndikoi dukshëm në mërgimin e tyre jashtë atdheut. Më 1975-1978 largimi i rinisë për në perëndim ishte shndërrua në dukuri. Ka të dhëna se më 1981, numri i shqiptarëve që punonin jashtë kishte arritur një numër alarmant prej 200.000 vetash[18]. Faktor tjetër që ndikoi në organizimin e mërgatës mund të llogaritej edhe kontaktet e shumta me patriotë të ndryshëm që ndikuan dukshëm në formimin e organizatave ilegale në diasporë. Lidhja e emigracionit kosovar me patriotët e mëhershëm të viteve ’45-‘48, u kurorëzuan me formimin e organizatave të shumta jashtë vendit.
Si gjithkund në botë edhe në shtetet evropiane ilegalja shqiptare, pa hezituar duhet thënë se luajti një rol të madh dhe të rëndësishëm për përhapjen e së vërtetës dhe idesë
çlirimtare. Gjatë veprimtarisë së saj organizoi shumë demonstrata dhe demarshe para ambasadave jugosllave, dhe në këtë mënyrë ushtronin presion të vazhdueshëm lidhur me gjendjen e rëndë në Kosovë. Një punë të madhe drejt ndërkombëtarizimit të problemit të shqiptarëve nën Jugosllavi ushtronte edhe emigracioni politik shqiptar me prejardhje nga Kosova por edhe nga të gjitha vendet nga kishin ikur shqiptarët . Në mesin e aktivistëve më të dalluar dhe që duhet përmendur padyshim se janë: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Enver Hadri, Ibrahim Kelmendi, Emin Fazlia, Vehbi Ibrahimi etj, të cilët në vazhdimësi intensifikuan dhe sensibilizuan veprimtarinë patriotike drejt realizimit të kërkesave gjithë popullore të shqiptarëve të Kosovës për liri, barazi dhe vetëvendosje.
Veprimtaria botuese e mërgatës shqiptare
Më 1979, në mërgatën shqiptare u paraqit nevoja për një informim më të drejtë dhe më ndryshe nga ai që e kishin bërë klubet jugosllave. Po në këtë vit fillon edhe të botohej shtypi ilegal, që kishte për qëllim sensibilizimin e çështjes së Kosovës. Në këto vite filloi të botohej dhe të shpërndahej gazeta “Bashkimi”, atëherë organ i organizatës patriotike “Fronti i Kuqë”, me qendër në Bohum të Gjermanisë. Pas daljes së Jusuf Gërvallës në mërgim, siç e kemi cekur edhe më lartë, ai bie në kontakt me Ibrahim Kelmendin, që sipas shkrimit të Xhafer Durmishit, ai (Ibrahim Kelmendi, shënim i SK-B), i kërkoi ndihmë për nxjerrjen e “Bashkimit” si organ i Frontit të Kuq Popullor. Ibrahim Kelmendi vetë e kishte nxjerr vetëm një numër në verën e vitit 1979. Me këtë rast Jusufi i kishte ofrua çdo ndihmë Ibrahimit, duke i lënë në dispozicion artikuj të shumtë të cilët ai i zgjidhte sipas dëshirës[19] duke vazhduar më tej në shkrim, Xhafer Durmishi pohon se Jusufi i nxori dhe përgatiti 3 numra të “Bashkimit”, nga gjithsej katër sa dolën.[20] Ndërsa në një bisedë me Ibrahim Kelmendin, ai pohon se i ka nxjerr gjithsejt pesë numra të “Bashkimit”. Numrin e fundit të revistës e kishte nxjerr më 1981. Çka do të thotë se Kelmendi e kishte vazhduar punën edhe pas largimit të Jusuf Gërvallës, në fillim të vitit 1981.
Jusuf Gërvalla me të vëllanë Bardhosh Gërvallën në gusht të vitit 1980, nxirren revistën “Lajmëtari i Lirisë”, që gjithsej doli në tre numra. Numri i parë i saj doli në muajin gusht, 1980, numri i dytë doli në tetor 1980, dhe numri i tretë doli në janar 1981.
Sipas të dhënave që na i ofron bashkëveprimtari i tij Xhafer Durmishi thuhej se Jusufi herë pjesërisht e herë tërësisht punoi në nxjerrjen e katër gazetave të ndryshme: 1. Gazeta “Bashkimi”, 2. “Revista “Lajmëtari i Lirisë”, 3. Gazeta “Liria”, nr. 3, maj 1981, nr. 4-5 korrik/gusht 1981 dhe Gazeta “Zëri i Kosovës”, nëntor 1981 dhe janar 1982 (ishte në dorëshkrim).
Redaksia e revistës “Lajmëtari i Lirisë” kishte marrë qëndrimi që kjo të jetë revistë dymujore dhe të kishte 16 faqe, të cilat botoheshin në A-4. Fillimisht punimet shkruheshin në makina shkrimi, dhe i dorëzoheshin Jusuf Gërvallës, për ti lexuar, ai i analizonte dhe më vonë i radhiste dhe i bënte gati për botim. Revista botohej me një tirazh jo të madh në gjithsejtë 600 ekzemplar. Me ndihmën e veprimtarëve ajo shpërndahej tek mërgimtarët, por edhe nëpër mes kanaleve të ndryshme futej ilegalisht dhe shpërndahej në Kosovë.
Kush ishte Jusuf Gërvalla
Më 1 tetor 1945, u lind heroi i kombit Jusuf Gervalla, ne fshatin Dubovik te Deçanit. Ai fillimisht ishte poet, romancier, këngëtar dhe atdhetar i përkushtuar gjer ne çastet e fundit te jetës, e cila u pre ne mes nga kriminelet serb. Gjyshi i Jusuf Gervalles ka qene kaçak i njohur i cili luftoi kundër forcave pushtuese serbe.
Vitet të cilat i jetoi ai në Kosovë ishin me plotë luftë dhe me plotë sakrificë. Por, pas daljes nga Kosova në jetën e tij fillon një etapë e re, e mbarsur me kobë dhe fatkeqësi. Ai si i ri, mbi supet e veta e kishte ndjerë rëndë peshën e skllavërisë, andaj edhe ishte krejt e pritur që ai të angazhohej në lëvizjen atdhetare ilegale. U angazhua dhe punoi deri në çastet e fundit të jetës për lirinë e Kosovës dhe trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi. Udbashët sllavë e kishin hetuar veprimtarin dhe angazhimin e madh të tij për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, dhe në një mënyrë ciklike po iu prishte llogarit të bëra gabimisht për Kosovën. Ata , pas këtij zbulimi nuk rrinë duarkryq. Vendosin që në një mënyrë ose tjetër, ta arrestonin ose ta likuidonin në një afat sa më të shkurtër. Dihej se në vitet e shtatëdhjeta e tetëdhjeta ilegalja shqiptare ishte shumë e organizuar, andaj edhe qëllimet e hetuesve kishin arritur ti zbulonin, dhe Jusuf Gërvalla informohet me kohë, me ndihmën e shokëve, arratiset dhe ilegalisht kalon kufirin për tu vendosur tek i vëllai-Bardhoshi që ndodhej në Gjermani, ku më herët kishte shkuar. Rezistenca shqiptare që vepronte në perëndim pati fat që në radhët e veta pati edhe atdhetarin e devotshëm, organizatorin e mirëfilltë të veprimtarisë ilegale atdhetare.
Me angazhimin e Jusufit në veprimtarin atdhetare në diasporë, ai angazhohej kryesisht në organizimin e tyre që në rrugën e nisur të rezistencës, që të jenë sa më unik dhe më të bashkuar. UDB-eja jugosllave ishte tej mase e shqetësuar. Andaj rrjeti i krimit dhe i kriminelëve me të madhe u sensibilizua. U dërguan me urgjencë edhe jashtë shtetit gjithandej ku vepronte Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla dhe shokët e tyre. Dhe, nuk shkoi gjatë, një ditë të ftohët janari (17 Janar 1982), nënë Ajshja mori lajmin e zi, se në vendin e quajtur Untergrupenbach afër Shtutgardit ishin likuiduar atdhetarët Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, të cilët në historinë e re të popullit shqiptar mbeten si figurat më madhore të Kombit tone.
Në librin “Fati i luleve...”, të Kadri Rexhës thuhet edhe kjo se “Nënë Ajshja këtu në Dubovik, lajmin do ta marrë nga lajmet e Radio Prishtinës, që kohëve të fundit i kishte kaluar në një shprehi për të dëgjuar lajmet. Besa, siç thotë më vonë, kisha edhe një parandjenjë të keqe se do të ndodhë diçka e papritur dhe e zezë” për të vazhduar më tej, dhe vazhdimisht duke vu në spikamë krenarin dhe pa përulësin e nënës para armikut. Në momentin kur merë lajmin tragjik për djemtë e saj, ajo të nesërmen shkon në burgun e Pejës për ta ngushëlluar të birin Hysenin. Gardianët dhe roja e burgut ishin të informuar mirë dhe dinin çdo gjë për ngjarjen që kishte ndodhur një ditë më parë. Me një vetëkënaqësi të pa përmbajtur, e ironizonin nënën e kombit, siç do të shkruante Kadri Rexha, në librin e lartpërmendur, në momentin kur do i shprehin ngushëllime udbashët e fëlliqur, duke iu drejtuar me fjalët se “a mërzitesh për djemtë që tu vranë”. E nëna me mençurin që kishte do t’iu përgjigjet “Jo, nuk mu ka mbyllur dera me ferrë...Në shtëpi i kam edhe dhjetë burra të tjerë. Pastaj tërë shokët e djemve të mi, i kam në vendin e tyre. Tash po e marr vesh se paskam pasur djem, ndryshe nuk do të ngrihej një shtet në këmbë për të mi vrarë...”[21], përfundon nëna.
Veprimtaria liridashëse dhe atdhetare e heronjve, në mënyrë të drejtpërdrejtë do të pengonte shërbimet jugosllave brenda dhe jashtë vendit. Ata, që të tre në mes veti kompletoheshin e harmonizonin veprimet, sa që një lëvizjes atdhetare do ti nevojiteshin vite për të pasur këso kuadrosh në radhët e tyre. Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe kishte krijuar raporte të shkëlqyeshme edhe me organizata të tjera të shteteve të huaja që luftonin për liri dhe pavarësi të popujve të tyre. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.
Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër rezistencës shqiptare, që me një përkushtim të madh u organizua dhe ia doli që ta kurorëzoi me sukses. Dhe vërtet Nënë Ajshja ngeli pa dy djemtë e saj, por një shqiptari ishte e saja dhe i qëndroi pranë deri në ditët e fundit. Nënëmadhja –Ajshe Gërvalla, vërtet shkoi në amshim, por gratë trimëresha, dhe nënat që lindin trima ato nuk vdesin kurrë, në kujtimet, në dashurin dhe në historinë e kombeve.
Biografi e shkurtër e Kadri Zekës
Kadri Zeka u lind më 25 prill të vitit 1953 në fshatin Poliçkë, Malësia e Hogoshti-t. Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan dhe këtu mbaron shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik në Prishtinë, dega e gazetarisë. Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me dëshmorin Rexhep Mala, Hilmi Ramadanin e Hydajet Hysenin. Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kalon në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij.Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë. Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut,( mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg."
Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë. Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut,( mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg."
Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në Kosovë. Më pastaj Kadri Zeka shkon në Zvicër, në qytetin S. Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës si Hasan Mala, Kadri Abdullahu etj. Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv: vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër e Gjermani dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e Shqipërisë jashtë shtetit.
Krahas kësaj veprimtarie përgatiti botimin dhe shkroi vetë shumë artikuj për gazetën "Liria". Veç organit të Organizatës që i takonte ai përgatiti e botoi dhe publikime të tjera siç ishin "Këngët e lirisë", një përmbledhje me poezi që u bënë kushtrim kolektiv i djalërisë kosovare. Pastaj përgatiti dhe botoi përmbledhjen me artikuj të shtypit të huaj "Rreth ngjarjeve në Kosovë" si dhe studimin e njohur të Vasa Çubriloviqit "Shpërngulja e shqiptarëve". Kontribuoi në hartimin dhe shpërndarjen e "Tezave rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës". Me përkujdesjen e drejtpërdrejtë të tij, mijëra ekzemplarë të këtyre publikimeve u futën dhe u shpërndanë në Kosovë.
Kadri Zeka ka gjetur tek vëllezërit Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t'u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës. Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.
Vritet tinëzisht nga UDB-ja jugosllave më 17 janar 1982 në Untergrupenbach afër qytetit Heilbronn landi i Stuttgart-it (Gjermani).
Pas luftës së fundit në Kosovë ne fshatin e lindjes në Poliçkë vitin 2007-të u përurua Muzeu Kadri Zeka[22]
[1] Abaz Ermenji, Shqipëria gjatë pesëdhjetë vjetëve histori, Romë, 1962; Bernard Jurgen Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri, Tiranë, 1996; Tahir Zavalani, Historia e Shqipërisë, Londër, 1966.
[2] Uran Butka, Mukja- shans i bashkimit peng i ndarjes, Tiranë 1998; Muharrem Dëzhgiu, Shqipëria në luftë (1939-1944), Tiranë, 2001; Luan Omari, Organizatat tradhtare “Balli Kombëtar “e “Legaliteti”, Tiranë, 1950.
[3] Bernard Jurgen Fischer, Shqipëria gjatë luftës 1938-1945, Tiranë, 2000; Prof.Dr. Muharrem Dëzhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian (1939-1943), Tiranë 2005; F. Lama, Demaskimi politik dhe shpartallimi ushtarak i “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit”, Tiranë, 1987.
[4] Sabit Syla, Rexhep Mitrovica-atdhetar i devotshëm i çështjes kombëtare, revista “Kosova” nr. 29/30, 2008
[5] Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.
[6] “Fronti i Kuq”, ishte organizatë ilegale atdhetare që kryesisht veproi në perëndim (Gjermani). Udhëheqës i saj ishte atdhetari i njohur Ibrahim Kelmendi. Anëtarë të grupit ishin shumë atdhetar që kishin migrua nga Kosova. Veç gazetës “Bashkimi”, ata shpërndanin trakte, afishe dhe proklamata me karakter anti-jugosllav.
[7] Ibrahim Kelmendi ishte i lindur me 23 qershor 1954, në fshatin Labjan, komuna e Deçanit. Në Gjermani kishte shkuar për të studiuar, por në ndërkohë kishte migruar dhe ishte vendosur në qytetin Bohum të Gjermanisë. Gjatë qëndrimit në mërgim kishte zhvilluar një aktivitet të dendur politik, duke marrë pjesë në shumë veprimtari që ishin të drejtuara kundër shtetit jugosllav. Ndërkohë punëtorëve tanë iu shpërndan edhe dy materiale të shkruara në formë të trakteve me titull “Gazeta e Punëtorëve” dhe broshura me titull “Revolucioni është rrugë e pandashme për fitimin e lirisë. Në Bohum të Gjermanisë kishte formuar organizatën ilegale “Fronti i Kuq”, të cilën e udhëhoqi me mjaft sukses deri më 1982, kur edhe u bashkua me organizata tjera ilegale dhe formuan....
[8] “OMLK” Pa dyshim se si vazhdimësi e grupeve të mëhershme ilegale patriotike shqiptare në Kosovë ishte edhe Organizata patriotike ilegale “ Grupi Revolucionar”. Autori i librit me një përkushtim të madh shkruan në detaje për formimin e “Grupit Revolucionar”, duke filluar nga formimi i celulave të vogla e deri tek organizata. Në libër nuk cekët saktë se në cilën datë është themeluar “Grupi...”, porse thuhej se një grup i të rinjve si Binak Ulaj, Kadri Osmani e Xhafer Shatri etj, vendosin që në njëvjetorin e mbajtjes së demonstratave studentore të vitit 1968, të shënohet kjo ditë me demonstratat. Mu për këtë qëllim ata kishin shkruar një trakt “Kushtrimi i Kosovës”. Pas shpërndarjes së traktit, nga ana e organeve të ndjekjes shumë shpejt zbulohen dhe dalin para gjyqit. Më 9 mars 1970 Gjykata e Qarkut në Prishtinë i dënon duke i akuzuar për propagandë armiqësore nga neni 118 të LPJ. Binak Ulaj dënohej me një vit burg, Kadri Osmani dhe Selami Elshani nga dhjetë muaj burg, ndërsa Xhafer Shatri dënohej në Gjykatën e Qarkut të Pejës dhe i shqiptojnë dënimin prej tetë muajsh burg dhe Zenel Ulaj dhe Islam Blakaj nga pesë muaj burg. Po në këtë kohë, në Prishtinë vepronte edhe një grup tjetër që ishte shumë aktiv dhe që mbante lidhje me grupin e Kadri Osmanit. Këtë grup e përbënin të rinjtë: Mustafa Ademi, Gani Syla dhe Mehmet Hajrizi. Sipas autorit thuhej se deri më vitin 1972 vepruan grupe të tilla, secili më vete, por me disa lidhje koordinimi në mes tyre. Më 1973, u krijuan kushtet e volitshme dhe erdhi deri te shkrirja e grupeve të vogla dhe në pranverë të të njëjtit vit u shpall formimi i “Grupit Revolucionar” të Kosovës dhe u zgjodh udhëheqja qendrore e tij- Komiteti Drejtues. Përgjegjës i grupit u zgjodh Kadri Osmani, sekretar organizativ Mehmet Hajrizi, përgjegjës për punën me rininë Xhafer Shatri, për shtypin Binak Ulaj dhe për çështje materiale Feriz Seferaj. Në këtë shkrim do të shënojë renditjen sipas përgjegjësisë dhe në harkun kohor 73-82 të anëtarëve të Komitetit Drejtues të Organizatës. Kadri Osmani (73-74); Mehmet Hajrizi (73-82); Xhafer Shatri (73-74); Binak Ulaj (73-74); Feriz Seferaj (73-74); Gani Sylaj (74-79); Hydajet Hyseni (74-82); Kadri Zeka (75-82); Sherafedin Berisha (75-77); Jakup Krasniqi (80-82); Berat Luzha (80-82); Bejtullah Tahiri (81); Nezir Myrtaj (81-82); Basri Musmurati (81). Grupi Marksist-Leninist i Kosovës (vazhdues i GRK), më 1978 kishte formuar përveç Komitetit Drejtues edhe Komitetin Ekzekutiv në përbërje: Ismail Syla, Jakup Krasniqi, Saime Isufi, Bejtullah Tahiri, Jashar Hajrizi, të gjithë këta me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e shpërndan edhe një trakt
[9] Hasan Mala, ishte i lindur më 1.09.1940 në fshatin Hogosht të Dardanës, me profesion ishte punëtor. Në radhët e Lëvizjes patriotike ilegale ishte angazhuar që nga viti 1974. Ndërsa më 1978, angazhohej dhe vepron në OMLK, pas vitit 1982 bëhej anëtar i udhëheqjes së LRSSHJ. Më 1985-1990 ishte kryetar i LPRK-së. Ka bashkëpunuar me shumë shokë të njohur të ilegalës si Kadri Zeka, Rexhep Mala, Hilmi Ramadani, Hydajet Hyseni e shumë të tjerë. Pas rënies së Kadri Zekës, Hasan Malaj dhe veprimtarët e tjerë autorizojnë Xhafer Shatrin që ta përfaqësojë OMLK-në, në tubimin që do të mbahej në shtëpinë e Hasan Malës në fshatin Lanovil, afër Bielit. Tubimi u mbajt me 15 maj 1982. Në këtë tubim morën pjesë përfaqësuesit e LNÇKVSHJ-së me në krye Skender Durmishin, kurse PKMLSHJ-në e përfaqësonte Osman Osmnani. Ky takim kishte një rëndësi të madhe për ilegalen ngase në të u arrit bashkimi i këtyre tri organizatave dhe prej kësaj date lindi “Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi” (LRSSHJ), kurse organi i saj edhe më tej u vendos të ishte “Zëri i Kosovës”. Në këtë Lëvizje Hasan Malaj ka vepruar deri më 1990. Pastaj ishte anëtar i LDK-së, LBD-së dhe anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë deri më 2001.
[10]Kadri Abdullahu, lexo Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Të burgosurit politik shqiptarë në Kosovës 1945-1990 (dorëshkrim)
[11] “Zëri i Kosovës”, ishte grupim ilegal që u themelua më 1979 i cili veproi kryesisht në Shtutgard të Gjermanisë. Atë e themeluan Riza Salihu dhe Hysen Gega, mërgimtar tanë që punonin përkohësisht në Gjermanin Federale. Më 1980, Grupi “Zëri i Kosovës” u bashkua me grupin “Fronti i Kuq” dhe nga bashkimi i tyre u formua një grupim i ri të cilin e quajtën “Fronti i Kuq Popullor”.
[12] Riza Salihu ishte i lindur në fshatin Mushetisht më 24 maj 1952. Ai kishte përfunduar shkollën fillore, me profesion ishte armues, punëtor me punë të përkohshme në Shtutgard të Gjermanisë Federale. Ishte udhëheqës i grupit marksist “Zëri i Kosovës”.
[13] Hysen Gega ishte veprimtar i dalluar që vepronte në grupin ilegal “Zëri i Kosovës”. Ishte i lindur më 21 maj 1950 në fshatin Sallagrazhdë. Kishte të mbaruar shkollën fillore, ishte punëtor I përkohshëm në RFGJ, në Shtutgard, po ashtu ishte i gjykuar më 1981. Më 29 shtator të vitit 1979, s’bashku me Riza Salihun kishin organizuar një tubim , me ç’rast formuan grupin “Zëri i Kosovës”. Nëpër mes të Hysen Gegës, ky grup arriti që të krijonte pozicione të caktuara në trevën e komunës së Suharekës e të Prizrenit. Nën ndikimin e tij u shkruan edhe shumë parulla në shtëpitë e punëtorëve jugosllav në Shtutgard me përmbajtje anti-jugosllave në gjuhën shqipe. Po ashtu ai kishte marr mbi vete që të angazhonte sa më shumë punëtorë në këtë grup. Në grup ai kishte angazhuar Rrahman Llugaxhin dhe Ruzhdi Saramatin.
[14] Me gjerësisht: Kadri Rexha, Fati i luleve, Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Prishtinë, 1993.
[15] Kadri Zeka…
[16] “LNÇKVSHJ” Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës".
[17]Jusuf Gërvalla, u lind me 1 tetor te vitit 1945, djali i dyte i Bardhosh Dines, ne fshatin Dubovik te Deçanit. Babai i vdes ne vitin 1951, kur Jusufi ishte ne moshën gjashtëvjeçare. Tere kujdesin për rritjen e tij, si dhe te vëllezërve Hysenit, Bardhoshit e Avdylit, do ti mbeten nene Ajshes. Më 1968 organet e UDB-es e arrestojnë duke e akuzuar si organizator dhe pjesëmarrës ne demonstratën e nëntorit te vitit 1968, për pjesëmarrje ne manifestimin e madh qe u be mbi varrin e Murat Mehmetit, te vrare ne demonstratë. E kërcënonin me burg te rende, te përjetshëm e deri ne vdekje. Krahas angazhimeve legale qe i kryente si gazetar e këngëtar, Ai ishte angazhuar edhe në veprimtarin ilegale në Kosovë. Këtë aktivitet do ta shtojë edhe më tepër me angazhimin e tij “ Komitetin Qendror” te Lëvizjes Nacional çlirimtare të Kosovës dhe te Viseve te tjera shqiptare ne Jugosllavi ( LNCKVSHJ), më 1978, me pseudonimin Sokoli. Po nga ky vit vije në shprehje aktiviteti edhe më i shtuar për ngritjen ideo-politike ne tabanin kombëtare të punëtorëve, studentëve, fshatareve, si dhe te gjitha shtresave te tjera popullore. Ai, ne bashkëpunim me shokë brenda e jashtë organizatës, luajti një rol shume te madh për t’i treguar popullit të robëruar se cila është rruga për bashkim kombëtar. Me 12 mars te vitit 1979 ne Prishtine kishte formuar Komitetin Qendror të LNÇKVSHJ prej 5 anëtarësh.. Në nëntor të vitit1979 i burgosin disa anëtarë, por s’bashku me ta i burgosin edhe të vëllain Hysen Gervallen. Duke e hetuar se udbashët i kishin rënë në gjurmë, Jusuf Gërvalla qe i detyruar të dalë jashtë atdheut- strehohet ne Gjermani. Edhe pas daljes në Gjermani, ai asnjëherë nuk pushoi së vepruari në të mirë të çështjes me madhore te atdheut dhe të çlirimit të Kosovës me viset tjera shqiptare ne ish- Jugosllavi dhe te bashkimit me nënën Shqipëri. Sa veproi në perëndim Jusuf Gërvalla u angazhua që të nxirrte gazetën “Lajmëtari i Lirisë”, por po ashtu shkruante shkrime atdhetare edhe në revistat si “Bashkimi”, “Zëri i Kosovës”, “Liria” etj.
Jusufi punonte dite e natë për bashkimin dhe shkrirjen e te gjitha organizatave, si jashtë ashtu edhe brenda atdheut, ne një Lëvizje gjithëkombëtare. Për këtë kishte punuar me se shumti me Kadri Zeken, udhëheqësi i Grupit Marksist Leninist te Kosovës, OMLK-ne. Ata si udhëheqës arritën qe te organizojnë demonstrata ne qytete te ndryshme te Evropës Perëndimore. Me 11 prill te vitit 1981 para ambasadës jugosllave ne Bernë, me 18 prill ne Cyrih, me 25 prill ne Shtutgart, me 9 maj në Mynih, pastaj janë mbajtur demonstrata para përfaqësisë se OKB-se ne Gjeneve, ne Suedi, France, Belgjike, e ne vende te tjera. Përveç shkrimeve, fjalimeve, peticioneve, memorandumeve, parullave dhe materialeve te ndryshme ne gjuhe te huaja bashkëpunimi i Jusufit me Kadri Zeken do te shihet edhe me publikimin e revistës “Liria”. Ne kohen kur bisedimet rreth çështjes se bashkimit, Jusufi fillon te publikoje revistën “ Zëri i Kosovës”, (numri i pare i saj doli organ i LNCKVSHJ-se) ne nëntor te vitit 1981, numri i dyte ne janar te vitit 1982, botohet pas vrasjes se Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Ky angazhim dhe biseda për bashkim mes Jusufit dhe Kadriut do te ndërpritet vetëm me vdekjen e tyre. Vrasja ndodhi me 17 janar te vitit 1982, rreth orës 22.15 minuta ne Untergrupenbach afër Shtutgartit ne Gjermani. Nga plumbat e armikut mizor mbeten te vdekur Kadriu dhe Bardhoshi, i cili e drejtonte automobilin, i plagosur për vdekje me tre plumba ne gjoks qëndron gjalle dhe i forte Jusufi edhe pese ore te plota. Ne pyetjen e policisë sekrete gjermane se kush kishte shtëne mbi ta, ai me vetëdije dhe bindje te plote ishte përgjigjur se ata i kishte vrare policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-ja.
[18] Mehmet Hajrizi, Historia e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f 291.
[19] Xhafer Durmishi, Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985, DEN 17 maj 2008, f, 3.
[20] Po aty, f, 4. Gazeta “Bashkimi” nr. 2. doli më 1980 (muaji shkurt), numri i tretë i “Bashkimit” doli në maj 1980 dhe numri i katërtë e nxorën në janar 1981 (Njëherë ky edhe ishte numri i fundit i gazetës).
[21] Kadri Rexha, Fati i Luleve, Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Prishtinë, 1993, f. 221-223.
[22] Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Kadri_Zeka, 15.04. 2009
Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Fillimet e shtypit ilegal në diasporë
Në vazhdën e shumë gazetave dhe publicistikës ilegale që botohej në Kosovë, vend të rëndësishëm zë edhe shtypi ilegal që u botua jashtë vendit, në diasporën shqiptare. Por para se të shkruaja për shtypin e ilegales në diasporë, do të ndalesha vetëm pak sa për të bërë një informim të shkurtër për zhvillimin dhe ecurinë e saj.
Në shtetet evropiane por edhe në tërë globin, kudo që ishin dhe jetonin shqiptarët, temë kryesore, çështje mbi çështjet ishte dhe ngeli Kosova dhe viset tjera shqiptare që kishin ngelur nën okupimin serbë e jugosllav. Duke e parë se dhuna e terrori ndaj shqiptarëve në ish- Jugosllavi dita më ditë po përshkallëzohej, shqiptarët që ndodheshin jashtë vendit kishin ndërmarr organizime të ndryshme ilegale, vetëm e vetëm për të ndihmuar dhe për të sensibilizuar në opinionin ndërkombëtar gjendjen e paduruar nën okupim që e kalonte Kosova dhe tokat tjera shqiptare në ish Jugosllavi.
Jusuf Gërvalla |
Ndërsa etapa e dytë e mërgatës, përfshin periudhën 1966-1999, në të cilën marrin pjesë organizatat politike të mërgimtarëve, kryesisht shqiptarë që kishin shkuar për të punuar, kryesisht si punëtor të zakonshëm në shtetet perëndimore, apo kishte edhe të tillë që nga dhuna e terrori i paparë që ishte ushtruar ndaj tyre, kishin marr botën në sy. Në fillimet e viteve të ’60, në këtë lloj mërgate mungonte organizimi i mirëfilltë politik, por me kalimin e viteve, numri i të ikurve shqiptar nga ish-Jugosllavia u shtua dukshëm, andaj disa prej tyre ishin edhe anëtarë të organizatave ilegale që vepronin në Kosovë, por shpesh ndodhte që disa prej tyre të merrnin hapa të mëtejshëm dhe formonin grupime të reja politike. Nga ky grupim duhet përmendur organizatën ilegale “Fronti i Kuq[6]” të cilën e udhëhiqte me shumë sukses Ibrahim Kelmendi[7]. Kjo organizatë gjatë tërë veprimtarisë luajti një rol të rëndësishëm për propagandimin dhe inicimin e shumë problemeve që ishin në Kosovë. Ajo, jo vetëm që u angazhua për shpërndarjen e literaturës së marrë nga Kosova si dhe nga Shqipëria, por edhe vetë nxori gazetën “Bashkimi” në gjithsej në pesë numra. Po ashtu mori për sipër organizimin e shumë manifestimeve anti-jugosllave si dhe në bashkëpunim me grupime të tjera ilegale organizoi nëpër qytete të ndryshme demonstrata, greva, protesta dhe ligjërata të ndryshme anti jugosllave. Në diasporën shqiptare, me mjaft sukses vepronte edhe dega e OMLK-së[8], nën udhëheqjen e Hasan Malës[9] dhe Kadri Abdullahut[10]. Në ato vite vepronte edhe Grupi “Zëri i Kosovës”[11], nën udhëheqjen e Riza Salihut[12] dhe Hysen Gegës[13]. Më 1980, pas arrestimit të disa anëtarëve të grupit “Zëri i Kosovës”, merret edhe qëndrimi që ky grupim të bashkohet me grupin e Ibrahim Kelmendit “Fronti i Kuqë”, dhe nga këto dy grupime lindi grupimi i ri, i cili u pagëzua me emrin “Fronti i Kuqë Popullor”.
Kadri Zeka |
Në krijimin e grupeve dhe të organizatave ilegale pas viteve 1981, me ikjen e shumë veprimtarëve të ilegales shqiptare që vepronin në Kosovë, por edhe të tjerët të cilët kishin mbajtur dënimin dhe ia kishin mësy kurbetit ngase në Kosovë për ta ishte gjithçka nën përcjellje. Ata, u angazhuan me të madhe për dallim se tani ishin më të kujdesshëm dhe vepronin në një konspiracion edhe më të thellë. Vepronin në qarqe të mbyllura dhe të verifikuara mirë për patriotizëm.
Duhet cekur se organizata e cila luajti rolin e faktorit koheziv të diasporës shqiptare pa dyshim se ishte “Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi”[16], të cilën e udhëhiqte atdhetari i shquar Jusuf Gërvalla[17] etj.
Duhet përmendur se arsyeja që e shtyri mërgatën e grupimit të dytë që të merret me aktivitetin dhe punën ilegale të shqiptarëve ishte po ajo e vitit 1945, ngase Kosova pas Kuvendit të Prizrenit, më 1945, u aneksua nga Serbia dhe Jugosllavia dhe ishte e natyrshme që populli shqiptarë që kishte dal në luftë dhe kishte luftua kundër fashizmit dhe iu kishte premtua se pas kësaj do të vendos vet për fatin e vet. Ishte normale që pas aneksimit të ishte e zhgënjyer dhe e pakënaqur. Faktor tjetër që ndikoi në largimin e shqiptarëve nga trojet e veta ishte presioni shtetëror që ushtronte ndaj tyre si dhe faktorët politik, ekonomik, arsimor, social e padrejtësitë e shumta që ushtroheshin mbi ta.
Papunësia e madhe që kishte goditur rinin, ndikoi dukshëm në mërgimin e tyre jashtë atdheut. Më 1975-1978 largimi i rinisë për në perëndim ishte shndërrua në dukuri. Ka të dhëna se më 1981, numri i shqiptarëve që punonin jashtë kishte arritur një numër alarmant prej 200.000 vetash[18]. Faktor tjetër që ndikoi në organizimin e mërgatës mund të llogaritej edhe kontaktet e shumta me patriotë të ndryshëm që ndikuan dukshëm në formimin e organizatave ilegale në diasporë. Lidhja e emigracionit kosovar me patriotët e mëhershëm të viteve ’45-‘48, u kurorëzuan me formimin e organizatave të shumta jashtë vendit.
Si gjithkund në botë edhe në shtetet evropiane ilegalja shqiptare, pa hezituar duhet thënë se luajti një rol të madh dhe të rëndësishëm për përhapjen e së vërtetës dhe idesë
Bardhosh Gërvalla |
Veprimtaria botuese e mërgatës shqiptare
Më 1979, në mërgatën shqiptare u paraqit nevoja për një informim më të drejtë dhe më ndryshe nga ai që e kishin bërë klubet jugosllave. Po në këtë vit fillon edhe të botohej shtypi ilegal, që kishte për qëllim sensibilizimin e çështjes së Kosovës. Në këto vite filloi të botohej dhe të shpërndahej gazeta “Bashkimi”, atëherë organ i organizatës patriotike “Fronti i Kuqë”, me qendër në Bohum të Gjermanisë. Pas daljes së Jusuf Gërvallës në mërgim, siç e kemi cekur edhe më lartë, ai bie në kontakt me Ibrahim Kelmendin, që sipas shkrimit të Xhafer Durmishit, ai (Ibrahim Kelmendi, shënim i SK-B), i kërkoi ndihmë për nxjerrjen e “Bashkimit” si organ i Frontit të Kuq Popullor. Ibrahim Kelmendi vetë e kishte nxjerr vetëm një numër në verën e vitit 1979. Me këtë rast Jusufi i kishte ofrua çdo ndihmë Ibrahimit, duke i lënë në dispozicion artikuj të shumtë të cilët ai i zgjidhte sipas dëshirës[19] duke vazhduar më tej në shkrim, Xhafer Durmishi pohon se Jusufi i nxori dhe përgatiti 3 numra të “Bashkimit”, nga gjithsej katër sa dolën.[20] Ndërsa në një bisedë me Ibrahim Kelmendin, ai pohon se i ka nxjerr gjithsejt pesë numra të “Bashkimit”. Numrin e fundit të revistës e kishte nxjerr më 1981. Çka do të thotë se Kelmendi e kishte vazhduar punën edhe pas largimit të Jusuf Gërvallës, në fillim të vitit 1981.
Jusuf Gërvalla me të vëllanë Bardhosh Gërvallën në gusht të vitit 1980, nxirren revistën “Lajmëtari i Lirisë”, që gjithsej doli në tre numra. Numri i parë i saj doli në muajin gusht, 1980, numri i dytë doli në tetor 1980, dhe numri i tretë doli në janar 1981.
Sipas të dhënave që na i ofron bashkëveprimtari i tij Xhafer Durmishi thuhej se Jusufi herë pjesërisht e herë tërësisht punoi në nxjerrjen e katër gazetave të ndryshme: 1. Gazeta “Bashkimi”, 2. “Revista “Lajmëtari i Lirisë”, 3. Gazeta “Liria”, nr. 3, maj 1981, nr. 4-5 korrik/gusht 1981 dhe Gazeta “Zëri i Kosovës”, nëntor 1981 dhe janar 1982 (ishte në dorëshkrim).
Redaksia e revistës “Lajmëtari i Lirisë” kishte marrë qëndrimi që kjo të jetë revistë dymujore dhe të kishte 16 faqe, të cilat botoheshin në A-4. Fillimisht punimet shkruheshin në makina shkrimi, dhe i dorëzoheshin Jusuf Gërvallës, për ti lexuar, ai i analizonte dhe më vonë i radhiste dhe i bënte gati për botim. Revista botohej me një tirazh jo të madh në gjithsejtë 600 ekzemplar. Me ndihmën e veprimtarëve ajo shpërndahej tek mërgimtarët, por edhe nëpër mes kanaleve të ndryshme futej ilegalisht dhe shpërndahej në Kosovë.
Kush ishte Jusuf Gërvalla
Më 1 tetor 1945, u lind heroi i kombit Jusuf Gervalla, ne fshatin Dubovik te Deçanit. Ai fillimisht ishte poet, romancier, këngëtar dhe atdhetar i përkushtuar gjer ne çastet e fundit te jetës, e cila u pre ne mes nga kriminelet serb. Gjyshi i Jusuf Gervalles ka qene kaçak i njohur i cili luftoi kundër forcave pushtuese serbe.
Vitet të cilat i jetoi ai në Kosovë ishin me plotë luftë dhe me plotë sakrificë. Por, pas daljes nga Kosova në jetën e tij fillon një etapë e re, e mbarsur me kobë dhe fatkeqësi. Ai si i ri, mbi supet e veta e kishte ndjerë rëndë peshën e skllavërisë, andaj edhe ishte krejt e pritur që ai të angazhohej në lëvizjen atdhetare ilegale. U angazhua dhe punoi deri në çastet e fundit të jetës për lirinë e Kosovës dhe trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavi. Udbashët sllavë e kishin hetuar veprimtarin dhe angazhimin e madh të tij për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, dhe në një mënyrë ciklike po iu prishte llogarit të bëra gabimisht për Kosovën. Ata , pas këtij zbulimi nuk rrinë duarkryq. Vendosin që në një mënyrë ose tjetër, ta arrestonin ose ta likuidonin në një afat sa më të shkurtër. Dihej se në vitet e shtatëdhjeta e tetëdhjeta ilegalja shqiptare ishte shumë e organizuar, andaj edhe qëllimet e hetuesve kishin arritur ti zbulonin, dhe Jusuf Gërvalla informohet me kohë, me ndihmën e shokëve, arratiset dhe ilegalisht kalon kufirin për tu vendosur tek i vëllai-Bardhoshi që ndodhej në Gjermani, ku më herët kishte shkuar. Rezistenca shqiptare që vepronte në perëndim pati fat që në radhët e veta pati edhe atdhetarin e devotshëm, organizatorin e mirëfilltë të veprimtarisë ilegale atdhetare.
Me angazhimin e Jusufit në veprimtarin atdhetare në diasporë, ai angazhohej kryesisht në organizimin e tyre që në rrugën e nisur të rezistencës, që të jenë sa më unik dhe më të bashkuar. UDB-eja jugosllave ishte tej mase e shqetësuar. Andaj rrjeti i krimit dhe i kriminelëve me të madhe u sensibilizua. U dërguan me urgjencë edhe jashtë shtetit gjithandej ku vepronte Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla dhe shokët e tyre. Dhe, nuk shkoi gjatë, një ditë të ftohët janari (17 Janar 1982), nënë Ajshja mori lajmin e zi, se në vendin e quajtur Untergrupenbach afër Shtutgardit ishin likuiduar atdhetarët Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, të cilët në historinë e re të popullit shqiptar mbeten si figurat më madhore të Kombit tone.
Nënë Ajshja |
Veprimtaria liridashëse dhe atdhetare e heronjve, në mënyrë të drejtpërdrejtë do të pengonte shërbimet jugosllave brenda dhe jashtë vendit. Ata, që të tre në mes veti kompletoheshin e harmonizonin veprimet, sa që një lëvizjes atdhetare do ti nevojiteshin vite për të pasur këso kuadrosh në radhët e tyre. Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë, Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal, Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe kishte krijuar raporte të shkëlqyeshme edhe me organizata të tjera të shteteve të huaja që luftonin për liri dhe pavarësi të popujve të tyre. Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.
Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi. Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër rezistencës shqiptare, që me një përkushtim të madh u organizua dhe ia doli që ta kurorëzoi me sukses. Dhe vërtet Nënë Ajshja ngeli pa dy djemtë e saj, por një shqiptari ishte e saja dhe i qëndroi pranë deri në ditët e fundit. Nënëmadhja –Ajshe Gërvalla, vërtet shkoi në amshim, por gratë trimëresha, dhe nënat që lindin trima ato nuk vdesin kurrë, në kujtimet, në dashurin dhe në historinë e kombeve.
Biografi e shkurtër e Kadri Zekës
Kadri Zeka u lind më 25 prill të vitit 1953 në fshatin Poliçkë, Malësia e Hogoshti-t. Shkollën fillore e mbaroi në Desivojcë. Më 1968 familja e tij u shpërngul në Gjilan dhe këtu mbaron shkollën e mesme. Më 1972 regjistrohet në Fakultetin Jurdik në Prishtinë, dega e gazetarisë. Më 1973 Kadri Zeka u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë me dëshmorin Rexhep Mala, Hilmi Ramadanin e Hydajet Hysenin. Fillimisht Kadriu ka qenë anëtar i celulës, kurse pas arrestimeve të vitit 1974 dhe 1975 të anëtarëve të Grupit Revolucionar, Kadriu kalon në Komitetin Drejtues (që ishte organi më i lartë i Organizatës), në këtë cilësi ka qenë deri në fund të jetës së tij.Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë. Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut,( mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg."
Ndërkohë punon si gazetar në radio Prishtinë. Kadri Zeka ka qenë shumë i zellshëm në zgjerimin e radhëve dhe për këtë qëllim ka shkuar të punojë e të jetojë një kohë në malësi të Gollakut,( mësues në Gmicë të Dardanës). Ka mbajtur lidhje të fshehta me Rexhep Malën e shokë të tjerë, edhe gjatë qëndrimit të tyre në burg."
Pas gjurmimeve sistematike të UDB-së aty kah marsi i vitit 1978 hetohet veprimtaria e tij. Fillimisht Kadriu shkon për disa javë në Turqi, por meqë nuk kishte ndonjë risi kthehet prapë në Kosovë. Më pastaj Kadri Zeka shkon në Zvicër, në qytetin S. Gallen, ku ndihmohet nga anëtarët e Organizatës si Hasan Mala, Kadri Abdullahu etj. Në Zvicër Kadriu tregohet shumë aktiv: vë kontakt me organizatat shqiptare në mërgim, krijon lidhje me simpatizantë të çështjes shqiptare në Zvicër e Gjermani dhe mban lidhje të rregullta me përfaqësitë e Shqipërisë jashtë shtetit.
Krahas kësaj veprimtarie përgatiti botimin dhe shkroi vetë shumë artikuj për gazetën "Liria". Veç organit të Organizatës që i takonte ai përgatiti e botoi dhe publikime të tjera siç ishin "Këngët e lirisë", një përmbledhje me poezi që u bënë kushtrim kolektiv i djalërisë kosovare. Pastaj përgatiti dhe botoi përmbledhjen me artikuj të shtypit të huaj "Rreth ngjarjeve në Kosovë" si dhe studimin e njohur të Vasa Çubriloviqit "Shpërngulja e shqiptarëve". Kontribuoi në hartimin dhe shpërndarjen e "Tezave rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës". Me përkujdesjen e drejtpërdrejtë të tij, mijëra ekzemplarë të këtyre publikimeve u futën dhe u shpërndanë në Kosovë.
Kadri Zeka ka gjetur tek vëllezërit Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare; të strukturuar dhe të përgatitur për t'u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës. Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.
Vritet tinëzisht nga UDB-ja jugosllave më 17 janar 1982 në Untergrupenbach afër qytetit Heilbronn landi i Stuttgart-it (Gjermani).
Pas luftës së fundit në Kosovë ne fshatin e lindjes në Poliçkë vitin 2007-të u përurua Muzeu Kadri Zeka[22]
[1] Abaz Ermenji, Shqipëria gjatë pesëdhjetë vjetëve histori, Romë, 1962; Bernard Jurgen Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri, Tiranë, 1996; Tahir Zavalani, Historia e Shqipërisë, Londër, 1966.
[2] Uran Butka, Mukja- shans i bashkimit peng i ndarjes, Tiranë 1998; Muharrem Dëzhgiu, Shqipëria në luftë (1939-1944), Tiranë, 2001; Luan Omari, Organizatat tradhtare “Balli Kombëtar “e “Legaliteti”, Tiranë, 1950.
[3] Bernard Jurgen Fischer, Shqipëria gjatë luftës 1938-1945, Tiranë, 2000; Prof.Dr. Muharrem Dëzhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian (1939-1943), Tiranë 2005; F. Lama, Demaskimi politik dhe shpartallimi ushtarak i “Ballit Kombëtar” dhe “Legalitetit”, Tiranë, 1987.
[4] Sabit Syla, Rexhep Mitrovica-atdhetar i devotshëm i çështjes kombëtare, revista “Kosova” nr. 29/30, 2008
[5] Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.
[6] “Fronti i Kuq”, ishte organizatë ilegale atdhetare që kryesisht veproi në perëndim (Gjermani). Udhëheqës i saj ishte atdhetari i njohur Ibrahim Kelmendi. Anëtarë të grupit ishin shumë atdhetar që kishin migrua nga Kosova. Veç gazetës “Bashkimi”, ata shpërndanin trakte, afishe dhe proklamata me karakter anti-jugosllav.
[7] Ibrahim Kelmendi ishte i lindur me 23 qershor 1954, në fshatin Labjan, komuna e Deçanit. Në Gjermani kishte shkuar për të studiuar, por në ndërkohë kishte migruar dhe ishte vendosur në qytetin Bohum të Gjermanisë. Gjatë qëndrimit në mërgim kishte zhvilluar një aktivitet të dendur politik, duke marrë pjesë në shumë veprimtari që ishin të drejtuara kundër shtetit jugosllav. Ndërkohë punëtorëve tanë iu shpërndan edhe dy materiale të shkruara në formë të trakteve me titull “Gazeta e Punëtorëve” dhe broshura me titull “Revolucioni është rrugë e pandashme për fitimin e lirisë. Në Bohum të Gjermanisë kishte formuar organizatën ilegale “Fronti i Kuq”, të cilën e udhëhoqi me mjaft sukses deri më 1982, kur edhe u bashkua me organizata tjera ilegale dhe formuan....
[8] “OMLK” Pa dyshim se si vazhdimësi e grupeve të mëhershme ilegale patriotike shqiptare në Kosovë ishte edhe Organizata patriotike ilegale “ Grupi Revolucionar”. Autori i librit me një përkushtim të madh shkruan në detaje për formimin e “Grupit Revolucionar”, duke filluar nga formimi i celulave të vogla e deri tek organizata. Në libër nuk cekët saktë se në cilën datë është themeluar “Grupi...”, porse thuhej se një grup i të rinjve si Binak Ulaj, Kadri Osmani e Xhafer Shatri etj, vendosin që në njëvjetorin e mbajtjes së demonstratave studentore të vitit 1968, të shënohet kjo ditë me demonstratat. Mu për këtë qëllim ata kishin shkruar një trakt “Kushtrimi i Kosovës”. Pas shpërndarjes së traktit, nga ana e organeve të ndjekjes shumë shpejt zbulohen dhe dalin para gjyqit. Më 9 mars 1970 Gjykata e Qarkut në Prishtinë i dënon duke i akuzuar për propagandë armiqësore nga neni 118 të LPJ. Binak Ulaj dënohej me një vit burg, Kadri Osmani dhe Selami Elshani nga dhjetë muaj burg, ndërsa Xhafer Shatri dënohej në Gjykatën e Qarkut të Pejës dhe i shqiptojnë dënimin prej tetë muajsh burg dhe Zenel Ulaj dhe Islam Blakaj nga pesë muaj burg. Po në këtë kohë, në Prishtinë vepronte edhe një grup tjetër që ishte shumë aktiv dhe që mbante lidhje me grupin e Kadri Osmanit. Këtë grup e përbënin të rinjtë: Mustafa Ademi, Gani Syla dhe Mehmet Hajrizi. Sipas autorit thuhej se deri më vitin 1972 vepruan grupe të tilla, secili më vete, por me disa lidhje koordinimi në mes tyre. Më 1973, u krijuan kushtet e volitshme dhe erdhi deri te shkrirja e grupeve të vogla dhe në pranverë të të njëjtit vit u shpall formimi i “Grupit Revolucionar” të Kosovës dhe u zgjodh udhëheqja qendrore e tij- Komiteti Drejtues. Përgjegjës i grupit u zgjodh Kadri Osmani, sekretar organizativ Mehmet Hajrizi, përgjegjës për punën me rininë Xhafer Shatri, për shtypin Binak Ulaj dhe për çështje materiale Feriz Seferaj. Në këtë shkrim do të shënojë renditjen sipas përgjegjësisë dhe në harkun kohor 73-82 të anëtarëve të Komitetit Drejtues të Organizatës. Kadri Osmani (73-74); Mehmet Hajrizi (73-82); Xhafer Shatri (73-74); Binak Ulaj (73-74); Feriz Seferaj (73-74); Gani Sylaj (74-79); Hydajet Hyseni (74-82); Kadri Zeka (75-82); Sherafedin Berisha (75-77); Jakup Krasniqi (80-82); Berat Luzha (80-82); Bejtullah Tahiri (81); Nezir Myrtaj (81-82); Basri Musmurati (81). Grupi Marksist-Leninist i Kosovës (vazhdues i GRK), më 1978 kishte formuar përveç Komitetit Drejtues edhe Komitetin Ekzekutiv në përbërje: Ismail Syla, Jakup Krasniqi, Saime Isufi, Bejtullah Tahiri, Jashar Hajrizi, të gjithë këta me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e shpërndan edhe një trakt
[9] Hasan Mala, ishte i lindur më 1.09.1940 në fshatin Hogosht të Dardanës, me profesion ishte punëtor. Në radhët e Lëvizjes patriotike ilegale ishte angazhuar që nga viti 1974. Ndërsa më 1978, angazhohej dhe vepron në OMLK, pas vitit 1982 bëhej anëtar i udhëheqjes së LRSSHJ. Më 1985-1990 ishte kryetar i LPRK-së. Ka bashkëpunuar me shumë shokë të njohur të ilegalës si Kadri Zeka, Rexhep Mala, Hilmi Ramadani, Hydajet Hyseni e shumë të tjerë. Pas rënies së Kadri Zekës, Hasan Malaj dhe veprimtarët e tjerë autorizojnë Xhafer Shatrin që ta përfaqësojë OMLK-në, në tubimin që do të mbahej në shtëpinë e Hasan Malës në fshatin Lanovil, afër Bielit. Tubimi u mbajt me 15 maj 1982. Në këtë tubim morën pjesë përfaqësuesit e LNÇKVSHJ-së me në krye Skender Durmishin, kurse PKMLSHJ-në e përfaqësonte Osman Osmnani. Ky takim kishte një rëndësi të madhe për ilegalen ngase në të u arrit bashkimi i këtyre tri organizatave dhe prej kësaj date lindi “Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi” (LRSSHJ), kurse organi i saj edhe më tej u vendos të ishte “Zëri i Kosovës”. Në këtë Lëvizje Hasan Malaj ka vepruar deri më 1990. Pastaj ishte anëtar i LDK-së, LBD-së dhe anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë deri më 2001.
[10]Kadri Abdullahu, lexo Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Të burgosurit politik shqiptarë në Kosovës 1945-1990 (dorëshkrim)
[11] “Zëri i Kosovës”, ishte grupim ilegal që u themelua më 1979 i cili veproi kryesisht në Shtutgard të Gjermanisë. Atë e themeluan Riza Salihu dhe Hysen Gega, mërgimtar tanë që punonin përkohësisht në Gjermanin Federale. Më 1980, Grupi “Zëri i Kosovës” u bashkua me grupin “Fronti i Kuq” dhe nga bashkimi i tyre u formua një grupim i ri të cilin e quajtën “Fronti i Kuq Popullor”.
[12] Riza Salihu ishte i lindur në fshatin Mushetisht më 24 maj 1952. Ai kishte përfunduar shkollën fillore, me profesion ishte armues, punëtor me punë të përkohshme në Shtutgard të Gjermanisë Federale. Ishte udhëheqës i grupit marksist “Zëri i Kosovës”.
[13] Hysen Gega ishte veprimtar i dalluar që vepronte në grupin ilegal “Zëri i Kosovës”. Ishte i lindur më 21 maj 1950 në fshatin Sallagrazhdë. Kishte të mbaruar shkollën fillore, ishte punëtor I përkohshëm në RFGJ, në Shtutgard, po ashtu ishte i gjykuar më 1981. Më 29 shtator të vitit 1979, s’bashku me Riza Salihun kishin organizuar një tubim , me ç’rast formuan grupin “Zëri i Kosovës”. Nëpër mes të Hysen Gegës, ky grup arriti që të krijonte pozicione të caktuara në trevën e komunës së Suharekës e të Prizrenit. Nën ndikimin e tij u shkruan edhe shumë parulla në shtëpitë e punëtorëve jugosllav në Shtutgard me përmbajtje anti-jugosllave në gjuhën shqipe. Po ashtu ai kishte marr mbi vete që të angazhonte sa më shumë punëtorë në këtë grup. Në grup ai kishte angazhuar Rrahman Llugaxhin dhe Ruzhdi Saramatin.
[14] Me gjerësisht: Kadri Rexha, Fati i luleve, Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Prishtinë, 1993.
[15] Kadri Zeka…
[16] “LNÇKVSHJ” Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla. Fillimisht Jusufi ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës "Bashkimi", pastaj ka nxjerrë gazetën "Lajmëtari i Lirisë" (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën "Zëri i Kosovës".
[17]Jusuf Gërvalla, u lind me 1 tetor te vitit 1945, djali i dyte i Bardhosh Dines, ne fshatin Dubovik te Deçanit. Babai i vdes ne vitin 1951, kur Jusufi ishte ne moshën gjashtëvjeçare. Tere kujdesin për rritjen e tij, si dhe te vëllezërve Hysenit, Bardhoshit e Avdylit, do ti mbeten nene Ajshes. Më 1968 organet e UDB-es e arrestojnë duke e akuzuar si organizator dhe pjesëmarrës ne demonstratën e nëntorit te vitit 1968, për pjesëmarrje ne manifestimin e madh qe u be mbi varrin e Murat Mehmetit, te vrare ne demonstratë. E kërcënonin me burg te rende, te përjetshëm e deri ne vdekje. Krahas angazhimeve legale qe i kryente si gazetar e këngëtar, Ai ishte angazhuar edhe në veprimtarin ilegale në Kosovë. Këtë aktivitet do ta shtojë edhe më tepër me angazhimin e tij “ Komitetin Qendror” te Lëvizjes Nacional çlirimtare të Kosovës dhe te Viseve te tjera shqiptare ne Jugosllavi ( LNCKVSHJ), më 1978, me pseudonimin Sokoli. Po nga ky vit vije në shprehje aktiviteti edhe më i shtuar për ngritjen ideo-politike ne tabanin kombëtare të punëtorëve, studentëve, fshatareve, si dhe te gjitha shtresave te tjera popullore. Ai, ne bashkëpunim me shokë brenda e jashtë organizatës, luajti një rol shume te madh për t’i treguar popullit të robëruar se cila është rruga për bashkim kombëtar. Me 12 mars te vitit 1979 ne Prishtine kishte formuar Komitetin Qendror të LNÇKVSHJ prej 5 anëtarësh.. Në nëntor të vitit1979 i burgosin disa anëtarë, por s’bashku me ta i burgosin edhe të vëllain Hysen Gervallen. Duke e hetuar se udbashët i kishin rënë në gjurmë, Jusuf Gërvalla qe i detyruar të dalë jashtë atdheut- strehohet ne Gjermani. Edhe pas daljes në Gjermani, ai asnjëherë nuk pushoi së vepruari në të mirë të çështjes me madhore te atdheut dhe të çlirimit të Kosovës me viset tjera shqiptare ne ish- Jugosllavi dhe te bashkimit me nënën Shqipëri. Sa veproi në perëndim Jusuf Gërvalla u angazhua që të nxirrte gazetën “Lajmëtari i Lirisë”, por po ashtu shkruante shkrime atdhetare edhe në revistat si “Bashkimi”, “Zëri i Kosovës”, “Liria” etj.
Jusufi punonte dite e natë për bashkimin dhe shkrirjen e te gjitha organizatave, si jashtë ashtu edhe brenda atdheut, ne një Lëvizje gjithëkombëtare. Për këtë kishte punuar me se shumti me Kadri Zeken, udhëheqësi i Grupit Marksist Leninist te Kosovës, OMLK-ne. Ata si udhëheqës arritën qe te organizojnë demonstrata ne qytete te ndryshme te Evropës Perëndimore. Me 11 prill te vitit 1981 para ambasadës jugosllave ne Bernë, me 18 prill ne Cyrih, me 25 prill ne Shtutgart, me 9 maj në Mynih, pastaj janë mbajtur demonstrata para përfaqësisë se OKB-se ne Gjeneve, ne Suedi, France, Belgjike, e ne vende te tjera. Përveç shkrimeve, fjalimeve, peticioneve, memorandumeve, parullave dhe materialeve te ndryshme ne gjuhe te huaja bashkëpunimi i Jusufit me Kadri Zeken do te shihet edhe me publikimin e revistës “Liria”. Ne kohen kur bisedimet rreth çështjes se bashkimit, Jusufi fillon te publikoje revistën “ Zëri i Kosovës”, (numri i pare i saj doli organ i LNCKVSHJ-se) ne nëntor te vitit 1981, numri i dyte ne janar te vitit 1982, botohet pas vrasjes se Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Ky angazhim dhe biseda për bashkim mes Jusufit dhe Kadriut do te ndërpritet vetëm me vdekjen e tyre. Vrasja ndodhi me 17 janar te vitit 1982, rreth orës 22.15 minuta ne Untergrupenbach afër Shtutgartit ne Gjermani. Nga plumbat e armikut mizor mbeten te vdekur Kadriu dhe Bardhoshi, i cili e drejtonte automobilin, i plagosur për vdekje me tre plumba ne gjoks qëndron gjalle dhe i forte Jusufi edhe pese ore te plota. Ne pyetjen e policisë sekrete gjermane se kush kishte shtëne mbi ta, ai me vetëdije dhe bindje te plote ishte përgjigjur se ata i kishte vrare policia sekrete jugosllave, e quajtur UDB-ja.
[18] Mehmet Hajrizi, Historia e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f 291.
[19] Xhafer Durmishi, Organizatat politike shqiptare në Evropë 1979-1985, DEN 17 maj 2008, f, 3.
[20] Po aty, f, 4. Gazeta “Bashkimi” nr. 2. doli më 1980 (muaji shkurt), numri i tretë i “Bashkimit” doli në maj 1980 dhe numri i katërtë e nxorën në janar 1981 (Njëherë ky edhe ishte numri i fundit i gazetës).
[21] Kadri Rexha, Fati i Luleve, Rruga jetësore e shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, Prishtinë, 1993, f. 221-223.
[22] Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Kadri_Zeka, 15.04. 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabile Keçmezi-Basha: Informimi i denjë i çështjes kombëtare në diasporë... (VI)
» Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (IV)
» Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (II)
» Sabile Keçmezi-Basha: Karakteri kombëtar e demokratik i programeve të komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës
» Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha-TRAJTIMI I ÇËSHTJES KOSOVËS NË GAZETËN “QËNDRESA SHQIPTARE” ORGAN I KOMITETIT KOMBËTAR DEMOKRATIK “SHQIPNIJA E LIRË”, PARIS (I)[/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi