Tahir Berisha: Mehmet Gjevori - flakadani i arsimit kombëtar
Faqja 1 e 1
Tahir Berisha: Mehmet Gjevori - flakadani i arsimit kombëtar
MEHMET GJEVORI FLAKADANI I ARSIMIT KOMBËTAR
/01.04.1912 – 02.05.2007/
Nga Tahir Berisha
Me dhembje të madhe këtu në Londër, ku na hodhi vorbulla, morëm lajmin e pikëllueshëm mbi vdekjen e Legjendës së arsimit shqip dhe pedagogut të çmuar – Mehmet Gjevorit.
Në vitin 1941, Mehmet Gjevori ndër të parët iu përgjegj apelit të Ministrit të Arsimit, Prof. Ernest Koliqit dhe vullnetarisht erdhi në Kosovë për t’i hapur shkollat e para shqipe. Në saje të jetëgjatësisë, kujtesës së kthjellët dhe aftësisë për të lexuar pa syza edhe në moshën e shtyer, Mehmet Gjevori për më tepër se 60 vjet qëndroi aktivisht në skenën arsimore të Kosovës, duke dhënë kontributin maksimal si mësues, drejtor shkolle, inspektor e kryeinspektor i arsimit të Kosovës dhe si autor i abetareve të para për të rinjë dhe për të rritur. Ai ishte edhe autor e redaktor i shumë teksteve shkollore.
Unë pata fat dhe privilegj të rrallë që shumë heret të njihem dhe të bashkëpunoj me të, prandaj e konsideroj si prind të dytë. Si mësues fillestar, në moshën 17-vjeçare, Mehmet Gjevori më vizitoi në Zarbincën e largët, 2 orë afër Vranjës ku më udhëzoi për punë, e mbasi mbeti i kënaqur me rezultatet e punës, e botoi një reportazh me titull “Mësues i popullit” dhe më transferoi në Prishtinë, ku kisha kushte më të mira për shkollim e kualifikim të mëtutjeshëm.
Kontaktet dhe bashkëpunimin e vazhduam edhe pas daljes në pension, kur edhe mua më konsideronin si veteran i arsimit.
Së bashku kemi qenë inisiatorë për themelimin e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës dhe koordinatorë të punës së Manifestimit unikal “Takimet e Veteranëve të Arsimit” që nga viti 1981, ai kryetar e unë sekretar i përgjithshëm i Shoqatës.
Në këtë cilësi kemi bashkëpunuar edhe me Shoqatën “Normalisti” të veteranëve të Arsimit të Shqipërisë. Shpesh i kemi vizituar Tiranën dhe Elbasanin, ku na i kanë promovuar edhe veprat, ndërsa zotin Mehmet e kanë shpallur edhe “Qytetar nderi” të Elbasanit, etj.
Frazeologji shqipe
Mbulesën e ilustroi: Rexhep Ferri
Botoi "Rilindja," në Prishtinë, 1968
Me këtë rast anëtarëve të Familjes së gjërë dhe të ngushtë Gjevori i shprehim
ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe, jo vetëm për ta, por edhe për tërë Kosovën dhe dashamirët e arsimit shqip kudo që janë.
I qoftë i lehtë dheu i (“vendlindjes së tij të dytë”) Kosovës, të cilën e zgjodhi vetë me kohë. Lavdi i qoftë!
Tahir Z.Berisha
Londër, 1 maj 2007
P.S.: Sa do të kisha dëshiruar që t’isha prezent në këtë përcjellje të tij të fundit dhe këto fjalë t’ia lexoja pranë varrit të tij, por fatkeqësisht nuk më lejon koha e shkurtër e as gjendja shëndetësore.
Vdekja e Mehmet Gjevorit ka jehuar thellë edhe në Londër e në mbarë Britaninë e Madhe, ku punojnë shkollat shqipe me mësim plotësues. Faqen e ngushëllimit në internet e ka hapur edhe Bashkësia Shqiptare “Faik Konica” në Britani të Madhe (Albanian Community “Faik Konica”, ukalbanians.googlepages.com)
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Mehmet Gjevori ishte pishtar i devotshëm i arsimit shqip dhe tërë jetën ia kushtoi zhvillimit të arsimit dhe përhapjes së dijes në Kosovë", u tha në akademinë komemorative. \02.05.07\
Autori i Abetares së parë Shqipe në Kosovë, mësuesi, pedagogu, dhe veterani i arsimit, Mehmet Gjevori, ndërroi jetë dje në moshën 93 vjeçare. Familjarë, miq të shumtë dhe personalitete të jetës politike e shoqërore, bënë homazhe pranë arkivolit të tij, ndërsa për nder të jetës dhe veprimtarisë së tij të bujshme që la në sferën e arsimit shqip, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt mbledhje komemorative. Mësuesi Mehmet i lindur në Elbasan të Shqipërisë, shërbeu në Kosovë për plot 67 vjet. Për jetën dhe veprën e tij, folën akademik Pajazit Nushi dhe zv.ministri i arsimit, Fevzi Berisha. Telegrame ngushllimi për familjen Gjevori kanë dërguar presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe personalitete të tjera. Mehmet Gjevori ishte nderuar me urdhërin Naim Frashëri të klasit të I më 1994 nga president i Republikës së Shqipërisë ndërsa në vitin 2003 me Medaljen e artë të Lidhjes së Prizrenit, nga ish presidenti, Ibrahim Rugova. Varrimi i Mehmet Gjevorit u bë në varrezat e qytetit në Prishtinë.\02.05.07\
Mirënjohjet
Lindi në Elbasan, më 1 prill 1912. Shkollën filore e unike e mbaroi në qytetin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme e kreu në shkollën teknike shqiptare-amerikane (dega e mësuesisë) në Tiranë, në vitin 1933. Nga viti 1933-1940 punon mësues dhe edukator në internatin e Matit në Burrel, kurse në vitin shkollor 1940-1941 në Peqin.Në shtator të vitit 1941 i përgjigjet thirrjes së ministrit të arsimit të atëhershëm Ernest Koliqi, për të shërbyer në Kosovë, së bashku me qindra normalistë të tjerë.
Punon fillimisht në Prizren si drejtor shkolle e më pas në Prishtinë si inspektor arsimi i shkollave shqiptare deri në vitin 1950. Nga ky vit e deri në vitin 1975 (vit kur del në pension) shërben si redaktor dhe kryeredaktor në shtëpitë e ndërmarrjet botuese për botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Është autor dhe bashkëautor i disa abetareve të para, i librave të leximit dhe i metodikave për ciklin e ulët. Është autor i studimeve “Frazeologjizmat e gjuhës shqipe dhe shpjegime”, i librit “Prindërit dhe fëmijët”, i librit “Kujtime e shënime” (rreth punës së shkollave të para shqipe në Kosovë gjatë dhe pas Luftës II Botërore).
Ka botuar një numër të konsiderueshëm studimesh në revistat të ndryshme pedagogjike nga fusha e metodikës dhe e didaktikës, nga edukata e fëmijëve, nga gjuha praktike etj.
Mehmet Gjevori mban mjaf dekorata nga ndërmarrja botuese “Rilindja”, “Pioneri”, “Skëndia”, Enti i Mjeteve dhe Teksteve Shkollore, Biblioteka Popullore Universitare, nga Komuna e Prishtinës, etj.
Që nga themelimi i Shoqatës në vitin 1986 e deri në vitin 2001 është Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës dhe në vitin e fundit Kryetar Nderi i kësaj shoqate. Më 2 dhjetor 2004, këshilli bashkiak i Elbasanit e shpalli “Qytetar Nderi” të qytetit të tij të lindjes, së bashku me prof.dr. Mehmet Çeliku, “Mësues i Popullit”.
Mehmet Gjevori është lapidar dhe apostull i arsimit shqip në Kosovë dhe një nder përemrin e një elbasanasi të respektuar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ju paraqesim veteranët e arsimit - Tahir Z.Berisha
» Arsim Halili: Intervistë me Tahir Berishën - veteran i arsimit dhe krijues
» Përparim Hysi:Mposhtja e frikës...Kujtimit të Tahir Mehmet Bejos nga Shijaku.
» Nuhi Ismajli: Fillime të hershme të arsimit kombëtar shqip
» Mikel Gojani: Marjan Brahimi - Një jetë e tërë në shërbim të arsimit kombëtar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi