Rrëzimi i simbolit të fundit të diktaturës
Faqja 1 e 1
Rrëzimi i simbolit të fundit të diktaturës
Rrëzimi i simbolit të fundit të diktaturës
Albana VOKSHI
Presidenti amerikan Obama në një fjalim të tijin theksonte se, "Suksesi i Amerikës nuk erdhi brenda natës dhe nuk erdhi rastësisht. Por erdhi për shkak të lirisë që lejoi idetë e mira të lulëzojnë, që lejoi kapitalizmin të rritet, erdhi për shkak të besimit që në këtë vend puna e palodhur duhet shpërblyer dhe mundësitë duhet të jenë për të gjithë ata që duan t'i arrijnë ato. Erdhi sepse në çdo nyje të historisë sonë, jo vetëm një herë, jo vetëm 2 herë, por përsëri e përsëri, ne ishim bashkë për të ribërë veten tonë, ne ndenjëm së bashku si një komb dhe bëmë çfarë ishte e domosdoshme për të fituar të ardhmen. E për këtë, jam plot besim që ne do ta fitojmë të ardhmen përsëri"
Dhe ja ku jemi sot: Të gjithë shqiptarë, por jo së bashku, Të gjithë duke punuar, por jo për një interes të përbashkët kombëtar, Të gjithë duke bërë diçka, por jo atë më të domosdoshmen për të fituar të ardhmen e fëmijëve tanë. Pse e them këtë?
Jemi mësuar këto vite që mazhorancë dhe opozitë të qëndrojnë në dy anë të kundërta të istikamit. Deri këtu s'ka asgjë të çuditshme, sepse është detyra e opozitës të bëjë opozitë. Por opozita aktuale shqiptare, nuk ka bërë deri sot opozitë konstruktive, që në fund do të çonte në një konvergim objektivash të të gjitha forcave politike për të arritur më të mirën për kombin shqiptar.
Jemi mësuar të shohim një mazhorancë dhe qeveri që bën reforma, edhe të dhimbshme në disa raste, për të arritur objektivat si dhe përmbushur premtimet e bëra para të gjithë shqiptarëve (të majtë e të djathtë). Por, kemi parë edhe një opozitë që jo vetëm nuk ka gëzuar me ne në datat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, përkundrazi, ka dalë të protestojë në forma paqësore dhe të dhunshme duke dashur ta pengojë këtë gëzim. Kështu, Qeveria firmoste MSA dhe e ratifikonte atë me njërin pas tjetrit shtet anëtar të BE, opozita protestonte; Qeveria vuloste një nga datat më të shënuara të historisë së Shqipërisë, anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në NATO, opozita përsëri në rrugë, protestonte; Qeveria rriste rroga e pensione, rriste mirëqenien, ulte varfërinë, firmoste miliona euro programe e koncesione, që do të sillnin zhvillim ekonomik dhe social vendit, opozita kundërshtonte; Qeveria bënte rrugë e bashkonte kombin, opozita akuzonte; Qeveria rikthente identitetin e humbur në dekada shqiptarëve, duke i pajisur me kartat dhe pasaportat më moderne e të sofistikuara, opozita kundërshtonte; Qeveria punonte, hartonte, miratonte vendime, strategji e ligje duke plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, opozita mungonte, s'votonte, lobonte kundër, protestonte. Madje në momentet më të rëndësishme të procesit të liberalizimit të vizave, 200 petrita i ngujonte në çadrat e bulevardit; Qeveria organizoi zgjedhjet më të mira në historinë e Shqipërisë me standarde të larta europiane, opozita u fut në kuti dhe as votën e sovranit s'pranonte; Qeveria ngre, forcon ligjin, rendin kushtetues dhe institucionet demokratike, opozita i dhunon ato duke dëmtuar rëndë imazhin kombëtar në botë, që me aq mund e sakrifica jemi munduar prej vitesh ta ngremë e ta lartësojmë.
Por, edhe pa kontributin e opozitës, ne kemi ditur të mbajmë kokën lart, e të ecim me dinjitet. Pavarësisht vështirësive e pengesave, nga faktorë të jashtëm apo të brendshëm (përmend këtu edhe 21 janarin), falë reformave të suksesshme të qeverisë, forcimit të shtetit ligjor dhe luftës pa kompromis ndaj korrupsionit, ekonomia shqiptare po vazhdon të rritet me ritme të qëndrueshme. E parë si një nga fenomenet e rralla pozitive në botë, ekonomia shqiptare jo vetëm evitoi recesionin ekonomik, por ruajti në mënyrë të qëndrueshme stabilitetin makroekonomik gjë që vërtetohet nga treguesit makro të 2010, si dhe të dymujorit të parë të vitit, duke u konverguar gradualisht drejt ritmeve të rritjes ekonomike të periudhës parakrizë.
Do të përmendja me këtë rast një thënie tjetër të Presidentit Obama: "Ka pasur vite në historinë amerikane që thjesht kanë rrjedhur njëri pas tjetrit pa shumë zhurmë, si dhe ka pasur vite që vijnë një herë në një gjeneratë, vite që bëjnë një ndarje të qartë nga e kaluara e turbulluar dhe vendosin një rrugë të re për kombin tonë. Dhe pikërisht ky është një ndër ato vite".
Unë, personalisht, jam e bindur që edhe për kombin shqiptar, viti 2011 do të jetë një ndër ato vite që vijnë një herë në jetë, do të jetë viti i shkëputjes, i ndarjes përfundimtare me komunizmin dhe simbolet e tij.
Ashtu si 20 vjet më parë shqiptarët me guximin, ëndrrën europiane, energjitë rinore, rrëzuan bustin e Enver Hoxhës, që shënoi edhe rrëzimin e një prej regjimeve më të egra diktatoriale në rajon e më gjerë; ashtu edhe tani ata do të rrëzojnë edhe dy simbolet e fundit të komunizmit në Shqipëri: Piramidën e Enverit (që shumë shpejt do të rrëzohet) dhe piramidën e korrupsionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë. Kjo e fundit po përjeton dhimbshëm ditët e fundit të saj, pasi do të bjerë përfundimisht në datë 8 maj.
Në 8 maj, edhe një herë shqiptarët do të votojnë për vlerat në familje dhe shoqëri, do të votojnë për mbrojtjen dhe lartësimin e simboleve kombëtare, do të votojnë për lirinë, demokracinë funksionale, për shtetin ligjor.
Shqiptarët do të hedhin edhe një herë votën e tyre për të ardhmen e sigurtë europiane, të cilën as dhuna e bijve të etërve komunistë, nuk do të mund ta ndalë dot.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana
» AGIM GASHI:SIMBOLIT TË LIRISË NELSON MANDELËS
» Solli Shaban Cakolli:DY KËNGË KUSHTUAR SIMBOLIT TË REZISTENCËS – MUHARREM FEJZA
» Shembja e idhujve të diktaturës
» Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
» AGIM GASHI:SIMBOLIT TË LIRISË NELSON MANDELËS
» Solli Shaban Cakolli:DY KËNGË KUSHTUAR SIMBOLIT TË REZISTENCËS – MUHARREM FEJZA
» Shembja e idhujve të diktaturës
» Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi