Lajme nga Bota
Faqja 1 e 1
Lajme nga Bota
Ndeshen nëndetësja me anijen amerikane
Marina e Shteteve të Bashkuara njoftoi se dy anije të saj janë përplasur në Ngushticën e Hormuzit në gadishullin arab. Sipas marinës amerikane, në këtë ndeshje ishte involvuar nëndetësja bërthamore, USS Hartford, por nuk ka pasur dëmtim të sistemit të saj atomik.
Është thënë se 15 marinarë kishin pësuar lëndime të lehta në ndeshjen me anijen, USS New Orleans. Anisë i ishte dëmtuar rezervuari i karburantit, që kishte rezultuar me rrjedhje të naftës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Lajme nga Bota
Për një fillim të ri në marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së
Zyrtarët iranianë e kanë përshëndetur ofertën e presidentit amerikan, Barak Obama, për pajtim me Teheranin zyrtar, por kanë apeluar tek ai që të bëjë hapa konkret dhe t'i përmirësojë gabimet e SHBA-ve nga e kaluara. Këshilltari i presidentit iranian, Ali Akbar Xhavanfekër, ka thënë se qeveria iraniane nuk do t'ia kthej shpinën presidentit Obama, përderisa ai shprehë gatishmërinë të ndërmarrë hapa konkretë.
Presidenti Obama u dërgoi mesazh iranianëve për Vitin e Ri persian
Presidenti Barak Obama, u premtoi udhëheqësve të Iranit një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Presidenti Obama thotë se Irani duhet të zgjedhë tani mes kërcënimeve dhe angazhimit. Me rastin e Vitit të Ri persian, Presidenti Obama foli për një fillim të ri dhe premtoi hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet Amerikë-Iran. "Premtimi i mundësive për fëmijët tanë, siguria për familjet tona, progresi i komuniteteve tona dhe paqa mes vendeve”. Në një mesazh të regjistruar, ai iu drejtua jo vetëm popullit të Iranit, por edhe udhëheqësve të tij. “Ne kemi divergjenca serioze që janë shtuar me kalimin e kohës. Administrata ime është tani e angazhuar për një diplomaci që trajton një sërë çështjes mes nesh, dhe për lidhje konstruktive mes Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar”.
Por ai tha se përpjekjet nuk mund të jenë të njëanëshme dhe theksoi se udhëheqësit e Iranit mund të bëjnë zgjedhjen. "Ky proces nuk mund të çohet përpara me kërcënime. Ne kërkojmë në vend të tyre një angazhim të ndershëm, të mbështetur në respektin reciprok”. Komentet e Presidentit Obama tërhiqnin sidomos vemendjen për tonin e tyre jo të ashpër dhe përqendroheshin tek e ardhmja. Ato ishin në kontrast me komentet e bëra nga paraardhëri i tij, Xhorxh Bush, i cili refuzoi kontaktet me udhëheqësit iranianë dhe e kategorizoi Iranin se pjesë e “boshtit të së keqes”. Në mesazhin e tij me rastin e Nevruzit, Presidenti Obama nuk i përmendi me radhë të gjitha mosmarrëveshjet me Iranin. Ai vuri në dukje se ato nuk janë të lehta për t’u zgjidhur, po tha se mund të zgjidhen. "Le të kujtojmë fjalët e poetit Saadi, të thëna shumë vjet më parë: ‘Fëmijët e Adamit janë gjymtyrë të njeri tjetrit, pasi janë krijuar nga një gjak”. Presidenti Obama tha se popujt e Iranit dhe të Shteteve të Bashkuara kanë shpresa dhe ëndërra të përbashkëta. Ndërkaq, Irani e priti me rezerva komentin e Presidentit Obama për një fillim të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Teherani e përshëndeti thirrjen për përmirësimin e marrëdhënieve. Por një ndihmës i Presidentit Mahmud Ahmadinexhad tha se fjalët nuk mjaftojnë dhe se Shtetet e Bashkuara duhet t’i pasojnë angazhimet me veprat e duhura. Ai tha se shtetet e Bashkuara duhet të ndreqin gabimet e bëra në të kaluarën dhe duhet të bëjnë ndryshime rrënjësore në qëndrimin ndaj Teheranit. //rd//

Solana: Porosia e Obamës për Iranin hap një kapitull të ri
BE mirëpret hapat e SHBA-së ndaj Iranit
Shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, ka deklaruar se beson në hapjen e “një kapitulli të ri” në marrëdhëniet ndërmjet Iranit dhe SHBA-ve, pas porosisë së presidentit Barak Obama dërguar autoriteteve iraniane.
Obama në një fjalim me rastin e Vitit të Ri iranian, ka bërë një apel të paprecedent për popullin iranian, duke ofruar dhënien fund të armiqësive 30-vjeçare dhe mosbesimit mes Uashingtonit dhe Teheranit. “Mendoj se kjo është një porosi shumë konstruktive”, ka thënë Solana. “Shpresoj se Irani me kujdes do të analizojë atë që e ka thënë presidenti Obama, gjë që do të mund të hapë kapitull të ri në marrëdhëniet me Teheranin”, ka shtuar ai. Ai ka vlerësuar se bashkësia ndërkombëtare ka nxjerrë “një ofertë të mirë” për Teheranin, kur bëhet fjalë për ndërprerjen e aktiviteteve nukleare të Iranit në shkëmbim me bashkëpunimin e gjerë.

Ban Ki-Mun javën e ardhshme nis vizitën në gjashtë shtete
Kriza financiare globale, konflikti në Afganistan, përpjekjet për vendosjen e paqes në Lindjen e Afërme dhe tensionet fetare, janë temat kryesore të bisedimeve që sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun do t’i zhvillojë gjatë vizitës që do t’iu bëjë Rusisë, Katarit, Holandës, Britanisë së Madhe, Francës dhe Turqisë. Kështu kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara, sipas të cilave vizita e parë do të realizohet në Moskë më 27 mars, ku Ban Ki-Mun do të marrë pjesë në konferencën kushtuar përgjigjes së përbashkët ndaj kërcënimeve që dalin nga konflikti dhe destabiliteti në Afganistan, përfshirë terrorizmin, tregtinë me drogë dhe krimin e organizuar. Nikoqir i këtij takimi është organizata e Shangait për bashkëpunim, e cila përfshin Rusinë, Kinën, Kazakistanin, Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Uzbekistanin. Pas kësaj Ban Ki-Mun viziton Dohën, kryeqytetin e Katarit, për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe, më 30 mars. Një ditë më vonë, do të marrë pjesë në hapjen e konferencës ndërkombëtare në Hagë, ku do të shqyrtohet situata politike dhe çështje sigurie me të cilat përballet Afganistani. Ban Ki-Mun do të marrë pjesë në Londër, në takimin e liderëve të Grupit 20, ku do të flitet për krizën globale financiare. Po ashtu, do të vizitojë Parisin, për të marrë pjesë në takimin e shefave të drejtorëve dhe organizatave të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet dy herë në vit. Turneun e tij, kreu i KB-ve do ta përmbyllë me vizitën në Stamboll, ku do të marrë pjesë në takimin e Aleancës së Kombeve të Bashkuara për Civilizim, e cila mbahet më 6 dhe 7 prill, ku do të shqyrtohen tensionet dhe ndarjet ndërmjet kulturave dhe besimeve fetare

Papa i bën thirrje afrikanëve për pajtim
Papa Benedikti i XVI -të në përfundim të vizitës së tij në Angola ka festuar me rreth një milion njerëz në një meshë të mbajtur në qiell të hapur. Në fjalën e tij Papa i bëri thirrje afrikanëve që t'i japin fund luftës dhe hasmërive ndaj fiseve dhe t'ju lënë brezave të ardhshëm një kontinent ku mbizotëron pajtimi, drejtësia dhe paqja. Benedikti, i cili më parë kishte vizitaur Kamerunin afrikano-qëndror, kthehet sot në Vatikan.

Arrestime pas protestave të tibetianëve në Kinë
Në provincën veriperëndimore të Kinës të banuar kryesisht me tibetianë, forcat e sigurimit, sipas të dhënave zyrtare, kanë arrestuar rreth 100 njerëz, shumica prej tyre murgj budistë. Më parë qindra njerëz kishin sulmuar një stacion policor, bën të ditur agjensia kineze e lajmeve Xinhua. Shkak për sulmin ishin njoftimet e shumta rreth vetëvrasjes së një murgu , të cilin më parë e kishte arrestuar policia. Në Tibet dhe në provincat kufitare të banuara kryesisht me tibetianë, autoritetet kineze kanë ashpërsuar masat paraprake me rastin e 50 vjetorit të kryengitjes popullore tibetiane. Gazetarët e huaj nuk lejohen të udhëtojnë në këto rajone

Anija kozmike Discovery kthehet në Tokë
Anija kozmike Discovery kthehet në Tokë
Anija kozmike amerikane, Discovery, me ekuipazhin prej 7 anëtarësh, është nisur për në Tokë, pasi e ka kompletuar misionin për montimin e pajisjeve të reja, të domosdoshme, për Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë.
Më herët, kthimi i anijes Discovery ishte shtyrë për shkak të kushteve atmosferike në bazën e Agjencisë amerikane të gjithsësisë, NASA, në Floridë
Anija kozmike amerikane, Discovery, me ekuipazhin prej 7 anëtarësh, është nisur për në Tokë, pasi e ka kompletuar misionin për montimin e pajisjeve të reja, të domosdoshme, për Stacionin ndërkombëtar të gjithësisë.
Më herët, kthimi i anijes Discovery ishte shtyrë për shkak të kushteve atmosferike në bazën e Agjencisë amerikane të gjithsësisë, NASA, në Floridë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Protesta kundër Samitit të G20-ës
Protesta kundër Samitit të G20-ës
Autoritetet e rendit në Londër janë përfshirë të shtunën në një operacion të gjerë sigurie për shkak të një marshimi proteste në prag të samitit të javës së ardhshme të G20-ës për krizën ekonomike botërore.
Protesta në Angli
Në marshimin e Londrës, policia përllogarit një pjesëmarrje prej rreth 40 mijë protestues që kërkojnë marrjen e masave kundër varfërisë, papunësisë dhe ndryshimit të klimës.
Organizatorët thonë se duan ta përçojnë mesazhin e tyre në mënyrë paqësore dhe i hedhin poshtë sugjerimet e policisë se marshimi mund të shndërrohet në protestë të dhunshme.
Autoritetet britanike janë vënë në gjendje gatishmërie në mënyrë që gjatë demonstratave të ditëve të ardhshme nga aktivistët kundër kapitalizmit të mos ketë përleshje nëpër rrugë.
Protesta në Gjermani
Mijëra sindikalistë dhe përkrahës të forcave të majta kanë protestuar nëpër rrugët e Berlinit me një mesazh për udhëheqësit e vendeve të G20-ës: "Ne nuk do të paguajmë për krizën tuaj".
Një demonstratë e ngjashme është paralajmëruar të zhvillohet në Frankfurt, qendra financiare e Gjermanisë.

Sërish dhunë në Athinë
Një grup prej 50 personash kanë sulmuar me mjete të forta tre policë të policisë bashkiake të Athinës në qendër të saj. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërkohë që mësohet se një polic ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Autorët e dhunës shkaktuan dëme edhe në dy ndërtesa bankash. Po në Athinë një grup tjetër prej pesë personash ka hedhur bomba molotov në përfaqësinë e makinave Jaguar në kryeqytetin helen.
Për pasojë pesë makina janë shkatërruar, ndërkohe që ende nuk është bërë përllogaritja e dëmeve

Similar topics
» Foto dhe lajme
» Lajme nga EULEX-i
» Lajme nga kinematografia
» Lajme nga presidenca
» Lajme të shkurtëra nga Bota
» Lajme nga EULEX-i
» Lajme nga kinematografia
» Lajme nga presidenca
» Lajme të shkurtëra nga Bota
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi