Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme të shkurtëra nga Bota

Shko poshtë

Lajme të shkurtëra nga Bota Empty Lajme të shkurtëra nga Bota

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:24 pm

Ban: Masa urgjente për ndryshimet klimatike



Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon kërkoi nga udhëheqësit botërorë të marrin masa urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike.
Përpjekjet duhen bërë për hir të së ardhmes së njerëzimit, tha Ban gjatë vizitës në Svalbard, pjesën e Arktikut të kontrolluar nga Norvegjia.
Shkencëtarët thonë se Arktiku është pjesa më e goditur e globit nga nxehja globale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme të shkurtëra nga Bota Empty Re: Lajme të shkurtëra nga Bota

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:24 pm

Iran: Torturohen protestuesit

Vdes nga rrahjet në burg një protestues iranian


Lajme të shkurtëra nga Bota PROTESTA
Një protestues rreth kontekstit zgjedhor në Iran, torturohet për vdekje ne burgjet e këtij vendi.

Teheran - Agjencia iraniane e lajmeve bën të ditur se një burrë i arrestuar gjatë protestave të paszgjedhjeve ka vdekur nga rrahjet dhe jo nga meningjitisi, siç kanë thënë autoritetet policore, njofton BBCVorld. Ky ininformacion është dëshmia e parë zyrtare se protestuesit e arrestuar janë keqtrajtuar rëndë, siç ka në thënë liderët e opozitës. I mbyturi me rrahje në burg, Mohsen Ruholamini, 25 vjeçar, është djali i këshilltarit të fushatës për të mundë kandidatin konsevativ Mohsen Rezaie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme të shkurtëra nga Bota Empty Re: Lajme të shkurtëra nga Bota

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:27 pm

Pakistan: Gjenden mbi 41 trupa të pajetë



Lajme të shkurtëra nga Bota PAKISTAN
Armata thotë se e ka rimarrë kontrollin nga talibanët në luginën Suat në një ofensivë të madhe ushtarake në fillim të këtij viti.


Zyrtarët thonë se në 24 orët e fundit të paktën 41 trupa të militantëve të dyshuar talibanë janë gjetur në lokacione të ndryshme, në luginën Suat të Pakistanit.
Autoritetet thonë se gjashtë trupa ishin me kokë të hequr. Në këtë rajon që nga korriku një numër trupash janë gjetur në rrethana të ngjashme.
Zyrtarët thonë se militantët janë vrarë nga banorët, të cilët i frikësohen kthimit të talibanëve, por banorët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se disa nga ta mund të jenë ekzekutuar nga forcat e sigurisë.
Armata thotë se e ka rimarrë kontrollin nga talibanët në luginën Suat në një ofensivë të madhe ushtarake në fillim të këtij viti.
Shkatërrohen bazat e talibanëve
Forcat qeveritare kanë shkatërruar katër baza të militantëve dhe kanë vrarë mbi 35 kryengritës. Përleshjet kanë ndodhur gjatë ditës në atë që njihet si rruga kryesore e furnizimit të trupave të NATO-s në Afganistan përmes Pakistanit.Në të tjera zhvillime 105 talibanë i janë dorëzuar autoriteteve pakistaneze në rajonin Suat.Në këtë rajon zyrtarët njoftuan se në 24 orët e fundit janë gjetur të paktën 41 trupa të militantëve të dyshuar talibanë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme të shkurtëra nga Bota Empty Re: Lajme të shkurtëra nga Bota

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:28 pm

Tajvan: Vizita e Dalai Lamës zemëron Kinën



Lajme të shkurtëra nga Bota LAMA
Dalai Lama

Mijëra njerëz i janë bashkuar Dalai Lamës në një ceremoni publike në Tajvan, për t’u lutur për viktimat e tajfunit.Ai vizitoi Tajavnin, me gjithë kundërshtimin kinez. "Unë jam person, i përkushtuar plotësisht për promovimin e demokracisë. Për këtë arsye, unë e dua këtë ishull. Aq më tepër, që pata rastin të vij këtu, për çka jam shumë i kënaqur”, ka thënë Dalai Lama.
Ndërkohë, Kina ka anuluar apo ka shtyrë disa aktivitete, që kishin për qëllim të theksonin përmirësimin e shpejtë të raporteve me Tajvanin.

Mediat raportojnë se veprimi kinez ka të bëjë me vizitën e Dalai Lamës në Tajvan
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme të shkurtëra nga Bota Empty Re: Lajme të shkurtëra nga Bota

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi