Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KUR GJETHON PYLLI

Shko poshtë

Vullnet Mato:KUR GJETHON PYLLI Empty Vullnet Mato:KUR GJETHON PYLLI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 13, 2011 7:50 pm

Vullnet Mato:KUR GJETHON PYLLI 199604_1555777825549_1568334934_31043421_4581564_n
Vullnet Mato:KUR GJETHON PYLLI 49948_1568334934_1204402_n




Vullnet Mato

KUR GJETHON PYLLI

Kur gjethon pylli
në pranverë,
duart bleroshe
zgjat drejt diellit,
gishtat e gjelbër
shtrin nëpër erë
të ulen zogjtë
këngëtarë të qiellit.

Kur gjethon pylli
në pranverë,
thërret njerëzit
me fëshfëritje lehtas,
me këngë bilbilash
fëmijët ndjell,
të lozin pas drurëve
kukafshehtas.

Kur gjethon pylli
në pranverë
pleqve u dhuron
freskun e agut,
nga palca e drurit
oksigjenin nxjerr,
t’u shtojë në trup
rruazat e gjakut.

Kur gjethon pylli
në pranverë,
djemve u jep
flatra te muskujt,
t’u vërsulen
vajzave si skifterë,
puthjet e ëmbla
t’u rrëmbejnë nga buzët.

Kur gjethon pylli
në pranverë,
bën te vajzat
gjokset të gufojnë,
kopsat e bluzave
t’u shpërthejnë,
derman nga djemtë
të kërkojnë.

Kur gjethon pylli
në pranverë,
çifteve u shtron
dyshek të butë,
të ngërthehen fshehtas
syve të tjerë,
në prehrin e tij
të bëhen një trup.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi