Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nafi Çegrani: UDB-ja dhe emigracioni shqiptar

Shko poshtë

Nafi Çegrani: UDB-ja dhe emigracioni shqiptar Empty Nafi Çegrani: UDB-ja dhe emigracioni shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 12, 2011 10:46 pm


Nafi Çegrani: UDB-ja dhe emigracioni shqiptar U1_NafiCegrani
UDB-ja DHE EMIGRACIONI SHQIPTAR
Nga Nafi Çegrani
… Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore me urdhër të Titos u formua e ashtuquajtura OZN-a (Organ Zastite Narodaj) me 13 Maj 1944, dhe një vit më pas VOS (Vojna Obavestajna Sluzba ‘JNA’) Shërbimi Informativ Ushtarak UPJ. Nga fundi i vitit 1946 këto shërbime u reformuan, dhe u shkrinë duke u formuar UDB-në dhe KOS-in, (Uprava Drzavne Bezbednosti) Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe (Kontra obavestajna Sluzba) Shërbimi i Kundërzbulimit Jugosllav varësia e të cilit ishte nga Komanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të cilët drejtoheshin nga Aleksandar Rankoviç me pseudonimin “Leka” dhe Sllobodan Peneziç me nofkën “Kercun”. Njëkohësisht dhe me shpejtësi rrufe në të gjitha republikat dhe Krahinën Autonome të Kosovës u formuan drejtoritë përkatëse të UDB-së dhe KOS-it në këto nivele. OZNan dhe UDB-në për shumë vite në Kosovë i udhëhoqi si kryeshef Spasoje Gjakoviç dhe kryeshefa degësh të këtij shërbimi famëkeq për Kosovë ishin edhe Çedo Mijoviç, Ali Shukriu, Lubo Shotra, Alush Gashi, Nazmi Kursani, Çedo Topalloviç, etj..
UDB-në në Maqedoni e drejtonin Ilisie Popovski “Marko”, Çvetko Uzunovski me nofkën “Abaz”, Arizan Mesterovski-Marçe etj.. Degët e UDB-së në Kosovë dhe Maqedoni i udhëhoqën edhe shumë shqiptarë, të cilët u angazhuan sidomos në përndjekjen dhe likuidimin e grupeve te armatosura shqiptare, veprimtarë të rezistencës, një pjesë e të cilëve fshiheshin në male për të shpëtuar gjallë nga likuidimet e UDB-së, u arratisën dhe emigruan në grupe matanë kufirit, në Greqi dhe Itali, ndërsa të tjerë u vendosën edhe në Amerikë apo në shtete të Europës Perëndimore, si Franca, Belgjika, Gjermania etj..
Në këto faqe libri dua të hedh dritë mbi vëzhgimet që UDB-ja i bënte emigracionit politik, më pas edhe atij ekonomik shqiptar, në disa vende të Europës Perëndimore, përtej oqeanit, të cilët ishin angazhuar seriozisht me mish e me shpirt për çështjen kombëtare.
Këtu do të ndalem të shkruaj për udhëheqësit e disa organizatave dhe partive shqiptare nga radhët e emigracionit, e të gjitha këto i kam nxjerrë nga dosjet voluminoze të shërbimit sekret të UDB-së jugosllave, duke shfrytëzuar këtu edhe shumë materiale operative, që janë origjinale, e që I kam marrë, ose më mirë të them se i kam vjedhur, gjate viteve 1969-1974 duke i nxjerrë nga arkivi sekret, kur kam punuar si operativ në sektorët e shërbimit të SDB-së për Maqedoninë, në Shkup....
Dosjet e fshehta të UDB-së për emigracionin shqiptar përtej oqeanit, në SHBA, janë një kontingjent i tërë dhe arkiv me vlerë të veçantë që ruhet në kasaforta çeliku të blinduara dhe me siglën “strogo pov” (tepër rezervat), ka një rëndësi të madhe për historiografinë shqiptare, aty kushdo mund të shkruaj libra të tërë dhe studime mahnitëse nga sfera e historisë dhe sociologjisë....
Shqipëria si shtet dhe shqiptarët si komb në të gjitha Trojet Etnike kanë një histori shumë të bujshme, por edhe mjaft tragjike në të gjithë hapësirën e Gadishullit të Ballkanit, ndaj edhe nga pikëpamjet shoqërore, ekonomike e politike dhe rrethana të tjera shqiptarët janë trajtuar si popull i prapambetur dhe i sunduar, i përçarë dhe i shkelur nga shumë regjime ndër shekuj, nga sulltanë e carë, nga mbretëri e armiq të huaj....
Të gjitha këto fakte e kanë detyruar shqiptarin të merrte rrugët e emigracionit nëpër botë. Populli im i syrgjynosur, ndër shekuj është shpërngulur, i detyruar të braktisë vendlindjen vetëm për të mbetur gjallë. Këtë fakt e njeh historia, por nëse kësaj i shtojmë edhe faktin tjetër se i huaji gjithnjë e ka vënë në loje fatin e shqiptarëve duke stimuluar grindje të ndërsjella, përplasje të çuditshme, që ishin e janë strategji e tij për interesat e veta, ndërsa shqiptari vazhdon të vijë vërdallë tragjikes së tij, të cilën e njeh gjithë bota....
Por le ti kthehemi temës së përndjekjeve të krerëve të emigracionit shqiptar nga UDB-ja. Pranverën e vitit 1939 Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Në të gjithë Ballkanin nisën të ndodhin gjëra të çuditshme. Mbreti Zog, me Shtabin dhe bajraktarët e grupit të tij, u vendos në Kajro. Erdhi edhe pushtimi nga Gjermania naziste dhe shqiptarët u vendosën në male. U formuan edhe grupe të armatosura guerilësh shqiptarë, formacione luftarake të armatosura të ndarë në dy pjesë: ato partizane me ide komuniste të udhëhequra dhe nën influencën e Kominternit dhe Mugoshëve e Popoviçëve, kurse nga ana tjetër dëgjohej oshtima e armëve të grupeve nacionaliste shqiptare, siç ishin ato të “Ballit Kombëtar” etj.. Edhe këtu, në kohë dhe hapësirë, grindjet, hakmarrjet dhe përçarjet mes shqiptarëve bënin të vetën dhe lanë gjurmë të pashlyera gjaku e tragjike, të cilën e shfrytëzonte me dinakëri armiku i huaj. Kur në Ballkan triumfuan partizanët komunistë, (ideja bolshevike e ardhur nga Karpatet) duke i flijuar në masë të madhe shqiptarët, duke e radhitur Shqipërinë mes vendeve me sistem monist, në krye të të cilit qëndronte Enver Hoxha, formacione të tëra shqiptarësh të krahut tjetër, në përpjekje për jetë a vdekje, duke u fshehur maleve që të shpëtonin nga likuidimet e regjimit komunist, më pas u arratisën së bashku me trupat italian e gjermane, ndërsa një numër i madh ikën drejt Greqisë dhe një pjesë nëpërmjet detit në Itali, duke u vendosur nëpër kampe të ndryshme refugjatësh ndihmuar fillimisht nga UNRRA, IRO dhe VICC, etj..
Këto dyndje dhe emigrime shqiptarësh nga vatrat e tyre kanë vazhduar jo vetëm pas luftës por edhe me dekada më vonë. Shqiptari nacionalist largohej përtej oqeanit, në Amerikë, Australi dhe Alaskën e largët. Shërbimet e fshehta të spiunazhit dhe kundërspiunazhit, në veçanti ato të Jugosllavisë, treguan interes të madh për emigracionin shqiptar në përgjithësi dhe ndaj këto shërbime formuan edhe sektor të posaçëm edhe në kanale diplomatike që do të ndiqnin hap pas hapi veprimtarinë dhe aktivitetet e zhvillua nga krerët, individët apo edhe nga organizatat emigrante shqiptare, të cilat tanimë ishin formuar sidomos në Itali e Gjermani, Turqi dhe Amerikë etj., duke përmendur këtu edhe disa emra dominantë siç ishin: Ali Këlcyra, Hysni Lepenica, Ernest Koliqi, Sadudin Hazmedari, Mentor Çoku, Imer Koçi, Dr. Anton Sededini, Luan Gashi, Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Sami Repishti, Namik Resuli, Arshi Pipa, Ismail Verlaci, Xhafer Deva, Hisen Terpeza, Zef Pali, Fuad Myftiu, Athanas Gegaj, Vasil Andoni, Hasan Dosti, Qazim Pordani, Ibrahim Biçaku, Qenan Zhupani i Çegranit, Sutki Koloveri, Kalosh Hamdi Reçani, Xhelë Kalisha, Muharem Bajraktari, Beqir Maloku, Xhemal Bushati, hafiz Jusuf Azemi, Alinafi Hoxha, Vasil Germeni, Nexhat Peshkopia, Rexhep Krasniqi, Tahir Kolgjini, Eqerem Bardha, Hysen Selmoni, Gajur Dëralla, Rexhep Mitrovica, Murat Cerova, Adem Dushi, Mato Murati, Xhelal Mitrovica, Sait Kryeziu, Tajar Zavalani, Tomor Zavalani, Adem Gllavica, Ajet Rushiti, Gjon Marka Gjoni, Vasil Alarupi, Ago Agaj, Kolë Bib Mirakaj, Alush Leshanaku, Qemal Voskopoja, Hyqmet Delvina, Halil Maçi, Asllan Zeneli, Dr. Selim Domani, Tahir Zajmi, Ahmet Brahimi, Ibrahim Kulla, Ramadan Cena, Besim Sina, etj., etj..
Të gjithë këta personalitete kanë dosje të veçanta në UDB-në jugosllave, të sajuara që në vitet e qëndrimit të tyre në kampet e Greqisë dhe Italisë dhe qëndrimit të tyre në emigracion në SHBA. -Organizatën panshqiptare “Vatra” me seli në Boston dhe me gazetën e saj “Dielli” e formoi dhe udhëhoqi gjatë Fan Noli dhe Athanas Gegaj e të tjerë. Qëllimi i saj ishte grumbullimi i shqiptarëve të cilët jetonin në SHB. Gazeta “Die1li”, si organ i saj, me dekada ka trajtuar dhe akoma trajton çështjen dhe jetën e emigracionit shqiptar përtej oqeanit.... -”Balli Kombëtar” ishte organizatë nacionaliste emigrante shqiptare, të cilën e themeloi në vitin 1939 Mehdi Frasheri. Me pas në radhët e saj u benë disa ndryshime dhe kthesa të reja, sidomos pas vdekjes së M. Frashërit në vitin 1950, kur nga radhët e të cilës dolën Partia Agrare dhe Partia e Katundarëve me në krye Hasan Dostin…
-”Lidhja e tretë e Prizrenit në emigrim” me seli në Nju Jork me në krye Xhafer Devën, më vone kryetar i saj u emërua Ismet Berisha, nxjerr revistën me emër “Lidhja e Prizrenit”....
-Organizata Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” me seli në Nju Jork dhe kryetar i saj ishte Abaz Kupi. Pas vdekjes së tij u bënë ndryshime rrënjësore.Degët e saj vepronin në disa shtete të Europës Perëndimore dhe në Kanada e Australi, ashtu siç ndodh edhe me degët e “Ballit Kombëtar” dhe Partisë Agrare, gazeta “Atdheu” është organ i Legalitetit...
-Partia Agrare “Balli Kombëtar”
me seli në Romë, si organ të saj botonte revistën “Flamuri”, ndërsa Partia Katundare si organ të vetin botonte në Detroit revistën “Heroizma shqiptare”....
-”Lidhja kosovare” me seli ne Aurora të Çikagos, themeluar dhe drejtuar nga hafiz Jusuf Azemi, Prof. Vasil Andoni dhe Prof. Luan Gashi, te cilet edhe botojne gazetën “Përpjekja
kosovare”...
-”Organizata Bashkimi Demokratik Shqiptar” me kryetar Këshilli Isa Elez Ndreu, si organ të vetin botonte gazetën “Koha Jonë” në Paris.Kryeredaktor i saj Lec Shllaku. Këtu dua të ndalem dhe të vë theksin se nga viti 1966 e deri në vitin 1969, kur në Amerikë dhe ca vende evropiane, sidomos në Romë, të Italisë, Paris të Francës, Brukse1 të Belgjikës etj., u bë një riorganizim i përgjithshëm i organizatave emigrante shqiptare. Pas shumë fërkimesh e debatesh, pas shumë antagonizmash e përplasjesh, u bë freskimi i radhëve të emigracionit mbarëshqiptar. U formua dhe u zgjodh një Komitet Qendror i ri i Organizatës Kombëtare të Lëvizjes së Legalitetit në Nju Jork, ku sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Dr. Fuad Myftiu, e kryetar Këshilli Hysen Prishtina. Kryetar i Komitetit “Shqipëria e lirë” me seli në Nju Jork edhe më tej vazhdonte të ishte Dr. Rexhep Krasniqi, i cili lindi në Gjakovë, kurse studimet universitare i kreu në Austri, ai në Nju Jork nxori për shumë vite gazetën “Shqiptari i lirë” /te cilen disa numra me rradhe i kam lexuar personalisht/.
Agim Karagjozi, u bë sekretar i degës “Vatra” në Nju Jork. Pas ca kongreseve që u mbajtën, si ai i “Lidhjes Kosovare” në Çikago më 1969, si dhe të tilla në Detroit dhe Boston, urgjentisht u pa e nevojshme dhe u krijua një Komitet i Përbashkët për “Partinë Katundare”, “Heroizma shqiptare” dhe “Bashkimi shqiptar”, kryetar i këtij komiteti u zgjodh oratori Ndue Gjomarkaj.
Ndërsa Abaz Ermenji edhe me tej mbetet kryetar i Komitetit “Shqipëria etnike e lirë” me seli në Paris. Qazim Prodani udhëhiqte në Stamboll Organizatën “Besa” dhe boton gazetën me të njëjtin emër. Alinafi Hoxha udhëhiqte në Marsejë të Francës Organizatën “Lidhja e Vardarit”.
Profesor Ernest Koliqi në Romë të Italisë nxori revistën e quajtur “Shejzat” redaktor i së cilës për një farë kohe ishte edhe Martin Camaj. Kjo revistë bëri bujë të madhe në tërë emigracionin shqiptar. -”Besëlidhja Kombëtare Shqiptare” vepronte në Suedi dhe organi i saj ishte “Besa shqiptare”. -Komiteti Kombëtar “Shqipëria e lirë” në Paris të Francës si organ të vetin botonte revistën “Qëndresa shqiptare”. -Organizata shqiptare “Balli Kombëtar” për Nju Jorkun dhe Nju Xhersi botonte revistën “Mbrojtja Kombëtare”.
Antonio Bellushi, i njohur në Palermo të Italisë boton revistën “Vatra jonë” dhe tani “Lidhja” të cilat ishin të mirëpritura jo vetëm ndër arbëreshët, por edhe në mbarë emigracionin shqiptar në Evrope dhe në Amerikë. -”Zëri i Rinisë në Mërgim” ishte organ i Organizatës “Rinia Shqiptare” në Melburn të Australisë. -Lidhja e myslimanëve shqiptaro-amerikanë në Nju Jork, u drejtua gjatë nga Rexhep Kumbarçe, por në Kongresin V, kjo shoqatë pësoi ca ndryshime pikërisht gjatë viteve 1972-74, kur u emërua si “Qendra islame shqiptaroamerikane” për Nju Jorkun dhe Nju Xhersin, dhe kryetar i saj u zgjodh Abdullah Kaloshi. Në kryesinë e nderit bënin pjese imami Isa Hoxha, Remzi Baolli, etj.. Në Amerikë ekzistonte edhe “Lidhja Katolike shqiptareamerikane” me seli në Nju Jork, me në krye Zef Oroshin. Këtu botohej edhe revista “Lajmëtari i të merguemit” si organ i “Bllokut Indipendent”. Redaktor i revistës “Përpjekja jonë” në Nju Jork ishte Azem Gjidia. Është fakt se shqiptarët në përpjesëtime të mëdha kanë qenë bashkëpunëtorë të “denjë” në shërbimet kundër-zbuluese dhe zbuluese të sistemit komunist jugosllav, të shërbimit sekret të KOS-it dhe UDB-së. Sipas një studimi analitik që kam bërë gjatë viteve kur kam punuar si operativ në sektorët e SDB-së Republikane të Jugosllavisë në Shkup, në sajë të rrjetit të bashkëpunëtorëve të ndryshëm nga radhët e shqiptarëve dhe sipas kodeve të fshehura dhe kategorive të dosjeve, apo evidencave të kartotekës së regjistruar, afro 60 për qind, prej tyre 20 për qind ishin bashkëpunëtorë të evidentuar, me pseudonime të koduara, dhe që zotëronin dosje të sajuara për këtë qëllim. Nuk di pse ndodhte kështu, por një gjë e kisha të qartë: krerët e UDBsë, ideologjia komuniste dhe bolshevike e pansllavizmit, si në Beograd ashtu edhe në disa qendra të tjera të Jugosllavisë (edhe në kabinetet e Komiteteve Qendrorë të PKJ-së), hartoheshin projekte të fshehta për zhdukjen fizike, likuidimin dhe spastrimin e shqiptarëve pasivisht nga Maqedonia dhe Kosova, nga Mali i Zi dhe troje të tjera të banuara nga shqiptarë etnikë.
Të zhgënjyer shqiptarët shkuan edhe në fronte lufte, në formacionet partizane, siç ishte Brigada VII shqiptare në Frontin e Sremit etj.. Që atëherë deklaratat e Titos dhe të tjerëve si ai, se shqiptarët do të jetonin si popull në “Vëllazërim-Bashkim” me popujt e tjerë në Jugosllavi?! U zhgënjyen në vitin 1945, 1966, 1974. Spastrimet etnike dhe zhdukja fizike e shqiptarëve vazhduan edhe pas vdekjes së Titos, synimet pansllaviste dhe në saje të pasuesve famëkeq Çubrilloviçe dhe Millosheviçe arritën kulmin në vitin 1981.
Cilët ishin dhe pse disa shqiptarë kanë bashkëpunuar me UDB-në ose me mirë të them se UDB-ja kishte aq interesim të madh që të fuste në radhët e saj shqiptarë të zgjedhur, për zyrtarë apo të angazhuar në rrjetin e spiunazhit dhe të bashkëpunëtorëve. Qëllimet, synimet, interesimet dhe preokupimet e këtij shërbimi famëkeq kanë qenë të mëdha, por edhe dinake e perfide, për t’ia thyer dinjitetin kombëtar shqiptarit dhe për ta bërë leckë në aspektin moral, të krenarisë së tij. Në shumë raste, kur ka qenë fjala edhe për ndonjë djalë të fisit me traditë, ose bir i ndonjë ballisti të njohur, me emër në historinë tonë për ta komprometuar operativët e UDB-së i kanë ndenjur afër, kanë ngritur dolli dhe përshëndetur në rrugë, kur e kanë takuar e kapnin për krahu me qëllim që ta shikonte populli dhe e reklamonin si të ishte Xhemjs Bond ose njeri i afërt, apo edhe bashkëpunëtor i tyre. Metoda komprometuese e UDB-ja ka përdorur edhe në mesin e shqiptarëve në Amerikë, ose në radhët e emigracionit shqiptar duke u futur mosbesim e grindje, përçarje e hakmarrje, duke zhvilluar kombinacione të ndryshme, kurthe e intriga. E shqiptari gjithmonë gjaknxehtë dhe eksploziv, bajraktar dhe kapadai, me armë në brez dhe... njerëzit i duken si milingona, nuk e kuptonte se në prapavijën e gjithë kësaj ka edhe diçka tjetër, diçka të cilën UDB-ja e ka mbajtur në fshehtësi të vërtetë, duke e “djegur” atë që nuk e ka me qejf, atë që ia turbullon ujin, e djeg “spiunin” për ta mbrojtur dhe mbajtur në fshehtësi SPIUNIN e vërtetë. Prandaj, shërbimi i spiunazhit dhe veprimtaria e spiunit janë tejet specifike, e për gjëra të tilla, marifete e trillime, UDB-ja ka përvojë të madhe si një makineri e çuditshme që me dekada ka spekuluar me shqiptarin dhe në dëm të shqiptarëve, duke i vrarë me njëri-tjetrin. Edhe kjo është një pjesë e historisë sonë dhe fatit tragjik si popull e si komb..... Po pse kështu?! Habitesh me faktin se nga qindra e qindra dosje dhe emra të koduar dhe të evidentuar në sektorët e UDB-së nga radhët e shqiptarëve si në Maqedoni dhe në Kosovë, afro 60 për qind prej tyre janë të përfshirë si bashkëpunëtorë të këtij shërbimi të zbulimit dhe kundërzbulimit jugosllav. Me qindra shqiptarë kanë dosje të sajuara të disa kategorive, si p.sh. një pjesë e tyre janë të evidentuara si bashkëpunëtorë të rregullt, një pjesë janë të kategorisë DL (dosie za lice) dosje personale, dhe PPR (predmet u predhodnom radu) që do të thotë dosje të lëndës së përpunuar paraprakisht.
Dosje të tilla individuale UDB-ja i zotëron me shumicë, por në kasafortat e çelikta dhe të blinduara të saj gjenden edhe me qindra dosje voluminoze për krerët dhe organizatat e ndryshme emigrante shqiptare nga të gjitha vendet e Botës, e në veçanti të atyre nga Amerika, Franca, Belgjika, Gjermania, Australia, Kanadaja, Turqia etj.. Ekzistojnë dosje të çuditshme edhe për hoxhallarë e priftërinj, për profesorë e mjekë, për mësues dhe inxhinierë, për emigrantë e bujq, për pleq dhe të rinj, për nxënës e studentë etj., etj.. Dhe të gjitha këto, sipas strategjisë së këtyre shërbimeve komuniste, kanë rëndësi të madhe për sistemin e spiunazhit të UDB-së. Por në ç’mënyrë dhe si bëhet rekrutimi dhe marrja në lidhje i personave të “zgjedhur” për bashkëpunëtorë, e që si proces zhvillohet sipas metodave identike dhe specifike që i ka në praktikë dhe i zbaton shërbimi për zbulim dhe kundërzbulim. Si bashkëpunëtorë të UDB-së dhe spiunazhit në mes shqiptarëve në Jugosllavi, të kategorisë “armiq të brendshëm” dhe “armiq të jashtëm”, në veçanti flasim për aktivitetet e pjesëtarëve të këtij shërbimi ndër shqiptarët e Amerikës, si dhe lidhjet e disa të shiturve në shërbimet sekrete diplomatike e konsullore jugosllave si në Çikago dhe Nju Jork dhe në disa vende të tjera evropiane apo dhe përtej oqeanit, të cilët veprojnë si persona të infiltruar dhe spiunë në radhët e krerëve dhe të Kryesive të organizatave emigrante shqiptare, gjen një varg emra shqiptarësh të shitur dhe që verbërisht punuan dhe po punojnë kundër shqiptarëve. UDB-ja jugosllave me dekada e vite të tërë ka përdorur operacione të fshehta agjenturore dhe agjentë të stërvitur edhe kundër Shqipërisë. Nga të gjitha anët e kufirit shqiptar KOS-i dhe UDB-ja kanë hedhur grupe të tërë diversantësh e terroristësh, mjerisht duke i zgjedhur si më të besuar nga vetë radhët e shqiptarëve, të cilët duke i stërvitur në kampe të veçantë e sekretë për veprimtari të tilla spiunazhi të armatosur, i ka drejtuar maleve, disa duke kaluar shpateve të Malit Vllaj dhe Korabit, disa nga Vraca e Sharrit dhe Restelica, të tjerë nga kreshtat e Pejës dhe Gjakovës e deri në anët e Ulqinit në Mal të Zi. Lista e emrave të tyre është e gjatë, p.sh. nga Maqedonia u nisën si diversantë; disa grupe nga fshati Frëngovë, të drejtuar nga Koço Popoviqi, Elisie Popovski -Marko, Arizan Nesterovski-Marçe, Lazar Mojsovi, Koço Bitoljani, Boro Çushkar etj. Por në këtë drejtim kanë vepruar edhe Shibrit Kica nga Veleshta e Strugës,i cili më vonë u internua në Veles dhe Gjevgjeli. Kurse Murteza Shatri,u fut në rrjetin e informatorëve të rekrutimeve. Në veëanti, me direktiva të Llazar mojsovit dhe të Marçes, veprimtari agjenturore andej kufirit zhvilloi Mahir Zherovjani me pseodonimin “Majeri”.
Madje, gjithashtu histori përmes ngjarjesh të kësaj natyre kanë , ne vecanti Shaban Braha, Stafe Lleshi ; madje edhe Shaban Zejneli, Xhafer Hasani, Bal Beqiri, Memet Zeneli, Riza Kadriu, Qebir Mustafa, Hashim Toplica, Azir Jakupi, Ajet Ameti, Zilbear Qazimi, Sadik Sinani dhe disa te tjere…
Po jap vetëm një shembull sa për ilustrimin e mënyrës me të cilën shërbimi sekret i UDB-së i verbonte shqiptarët. Ai pikaste ata shqiptarë të cilët mbaheshin kapadainj, dhe organin e shtetit e kishin “krah” jo vetëm për ndjenjë hakmarrjeje por edhe për qëllime të tjera të ndryshme. Grupi i diversantëve nga Struga që hidheshin në Shqipëri ishte më i dendur dhe organizohej nga dy funksionarë partiakë dhe krerë të UDB-së ose KOS-it jugosllav, siç ishin Koço Popoviçi dhe Koço Bitoljani. Në fshatin Frengove, që shërbente edhe si qendër për nisjen e diversantëve bënin edhe gosti të madhe duke pirë raki dhe duke ngrënë mish qengji të pjekur. Në shtëpinë e Xheladin Dautit dhe Ali Poshkës, në ,,konak,, “Gjyluas” , zienin kafe dhe raki prej sheqeri. Prej këtu maleve nisej edhe Ali Poshka, ndërsa Zenulla Tusha nisej nga Dobovjani, por të gjithë ishin nën komandën e atyre që i Kontrollonin edhe Elisie Popovski-Marko dhe Arizan Nestorovski-Marce.
Nga ana tjetër, edhe “Sigurimi” i cili ishte mirë e organizuar në aspektin e zbulimit dhe të kundërzbulimit, si një organizatë e fortë spiunazhi dhe survejimi që kishte sektorët e specializuar të informacionit, zhvillonte një betejë tjetër strategjike sidomos në sukat dhe grykat e Rajcës e Mokrës, duke filluar që nga Korfuzi, Delvina e Saranda dhe gjer në anët e Zhurit të Dragashit me Pashtrik e e brigje të Drinit gjer në ballë me Pejën e Gjakovën, në Grykë të Rugovës dhe përtej anëve të Hotit,Grudës ,Gucisë e gjer në Ulqin në vijën me Malin e Zi ....
( Edhe andej edhe këndej ,,vijës kufitare,, messhqiptare shpinin rrugë Monopatesh djalli me plotë rreziqe jete njerëzish, ne rrugen pakthim ! Po, njerëzish të cilët kishin humbur rrugët e tyre në hijet e natës ku mbeteshin përtej stinëve të ëndrrës dhe aq larg realitetit në frontin e heshtur, përmes ngjarjeve dhe përgjegjësive...)
E listës së gjatë të bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së u prijnë edhe gazetarë e intelektualë të tjerë, madje edhe hoxhallarë e arsimtarë, “kontributet” e të cilëve kanë qenë të nivelit të “lartë” për interesat e shërbimeve sekrete dhe për sektorë të veçantë. Për këtë edhe janë ndihmuar materialisht dhe kanë gëzuar disa përfitime dhe benificione të ndryshme. Si bashkëpunëtorë, informatorë janë zgjedhur persona të cilët kanë gëzuar autoritet në popull dhe kanë qenë komunikativë, duke i rekrutuar në fusha të ndryshme të zbulimit dhe kundërzbulimit. Kështu UDB-ja dhe KOSi kanë vepruar edhe me priftërinjtë, sidomos në Kroaci dhe në Bosnje, ashtu siç kanë vepruar edhe shërbimet e tjera sekrete të shteteve të bllokut komunist në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Juglindore, duke përfshirë këtu sidomos Jugosllavinë dhe Shqipërinë. Këtu duhet të përmend edhe faktin se një pjesë e madhe janë bërë “spiunë” nga presioni që është ushtruar mbi ta, pra nga frika. Ata që nuk kanë pranuar të bëhen bashkëpunëtorë UDB-ja i ka futur në burgje dhe tërë jetën kanë qenë të përndjekur, nën vëzhgim dhe të evidentuar si elementë “armiq” kundër popullit dhe shtetit. Shqiptarët e kësaj kategorie shërbimi sekret jugosllav i ka quajtur edhe irredentistë e separatistë, apo edhe “enveristë” ose ballistë dhe me shumë epitete të tjera, për të cilët ekzistojnë edhe dosje personale,të quajtura ,,DL,, (Dosie za lice) dhe dosie grupesh,organizatash ilegale dhe të ashtuquajtura ,,PPR,, (Predmet vo predhodna rabota), Lëndë e Punës Paraprake !
Pra populli shqiptar, duke qenë gjithmonë i zhgenjyer dhe I shfrytëzuar nga të tjerët, i diskriminuar dhe i shtypur, i terrorizuar nga të huajt e sidomos nga regjimi sllavo-komunist, ka qenë i detyruar të emigrojë në vendet perëndimore të Botës së Lirë për të mbijetuar dhe për të siguruar ekzistencën familjare. Ndaj, kur është fjala për shqiptarët në Amerikë, si dhe në disa vende të tjera të Europës Perëndimore, ky fenomen duhet shtjelluar që nga koha e Fan Nolit, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, madje edhe gjatë sundimit të regjimit komunist, si në Shqipërinë e Enverit, ashtu edhe në Jugosllavi, shqiptarët kanë emigruar përtej oqeanit në disa faza gjatë kohës së Rankoviçit, por edhe pas tij. Në emigracion sidomos në SHBA, hasim dy kategori shqiptarësh të emigruar; atë politik dhe atë ekonomik. Megjithatë, kur ka qenë fjala për interesin e saj, UDB-ja ka përdorur të njëjtat mënyra dhe metoda operative për të zbuluar, përgjuar dhe evidentuar të gjitha lëvizjet, aktivitetet dhe zhvillimet e veprimtarive të tyre si në aspektin individual njashtu edhe në atë kolektiv, të organizatave emigrante shqiptare, të cilat kanë ekzistuar. Duke i përgjuar shërbimet e fshehta jugosllave të UDB-së si dhe ai informativ diplomatik, kanë zhvilluar operacione dhe veprimtari sekrete përmes operativëve të atashuar në qendrat e emigrantëve siç ishin ( edhe informator të infiltruar) në ato grpe e organizata më të mëdha në Nju Jork, Paterson dhe Çikago. Në mënyrë analitike janë sajuar dhe përgatitur dosje të veçanta, me analiza dhe raporte të ndryshme operative, duke shfrytëzuar bashkëpunëtorët-informatorë dhe spiunë nga vetë radhët e shqiptarëve, të cilët janë kategorizuar në persona të “zgjedhur” konspirativë, në lidhje operative, ose “burime” të veçanta. Por të gjithë kanë qenë të angazhuar duke i përdorur si masha të ndryshkura, si vegla të zeza shqiptarin kundër shqiptarit. Këtu, madje, nuk kanë munguar as intrigat, përçarjet dhe shpifjet nga më të ndyrat, duke i futur edhe në hakmarrje të rënda dhe larje hesapesh me zënka, kacafytje dhe fizikisht të rënda. Politikat e fshehta dhe shërbimet informative sekrete diplomatike dhe të spiunazhit në Nju Jork, të cilin si degë të veçantë e ka udhëhequr Beogradi, pas rënies se Rankoviçit dhe pas viteve 1968 dhe demonstratave në Kosovë e Tetovë, si specialist i këtij shërbimi ka qenë Mito Llambevski dhe Dimçe Bellovski, kurse Osman Gashi ishte futur në analet diplomatike jugosllave si shqiptar i shitur dhe intrigant, i cili bënte kërdi përçarjesh mes shqiptarëve të Patersonit, duke shpifur dhe bërë kombinacione sipas instruksioneve të UDB-së, duke shfrytëzuar shqiptarin kundër shqiptarit si “informator” apo spiunë-fakir edhe në Uareberi, Bruklin, Nju Jork e Çikago etj., duke zhvilluar veprimtari specifike e me interes të veçantë të veprimit për përhapjen e luftës antishqiptare në radhët e emigracionit dhe emigrantëve shqiptarë në Amerikë. Në këto anale na vjen edhe Olloman Sela me ''dopio rol''.
Për mendim tim kjo politikë e fshehtë antishqiptare, njëkohësisht ka qenë edhe shumë e rrezikshme për gjithë emigracionin përtej oqeanit. Në SHBA vepronin disa organizata emigrante shqiptare si “Vatra” në Boston, Komiteti “Shqipëria e lirë” ne Nju Jork, dhe organizata të tjera “Legaliteti”, “Balli Kombëtar”, Partia Agrare, “Lidhja e Prizrenit”, Partia e Katundarëve, “Lidhja Kosovare”, Partia amerikano-shqiptare e rinisë etj.... Antagonizmat në radhët e emigracionit shqiptar gjithmonë dhe gjithnjë kanë qenë të mëdha, sidomos te krerët e organizatave të ndryshme jo vetëm në Amerikë, por edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore. Madje, edhe në Turqi, Zelandën e Re, Australi, këto antagonizma e grindje individësh dhe grupesh, UDB-ja i ka përcjellë me vëmendje të veçantë dhe ka ditur në mënyrë perfekte si të fuste sherrin mes tyre....
Ne pranverë të vitit 1953, vëllai i Abaz Ermenjit sulmoi fizikisht Abaz Kupin, më vonë Kupi plagos me revole Ermenjin. UDB-ja u mundua ta shfrytëzojë mirë këtë rast të volitshëm, duke i shpifur dhe intriguar përmes informatorëve të saj, që këto “larje hesapesh” të mbaronin me vrasje, por fatmirësisht, operacioni i tyre i koduar ato vite dhe i quajtur “Stuhia” nuk pati sukses. Adem Selim Gllavica u orvat me instruksione të UDB-së të përfitonte nga konfliktet e rrymave kosovare në Australi bashkë me dy kosovare të tjerë, por nuk ia arritën qëllimit, sepse Komiteti atje u bëri rezistencë të fortë. Ndërsa, Halit Bajrami ish-shef i Shërbimit të Kundërzbulimit në divizionin e Korçës, cili që në vitin 1951, si i arratisur në Greqi me instruksion të UDB-së u transferua në Zelandën e Re, dhe pas shumë vitesh ka shfaqur dëshirën të vijë në Jugosllavi. Tajar Zavalani, i cili përktheu romanin “Ana Karenina” për një farë kohe ka qenë i angazhuar nga KGB-ja, madje në Londër punoi si agjent i shërbimit të inteligjent servisit anglez M6, kurse Hasan Dosti, në të kundërt, si agjent e M6 punoi edhe për KGB-në ruse dhe CIA-n. Muharem Bajraktari përmes ambasadës jugosllave në Paris të Francës kërkoi një divizion të armatosur të rrëzonte regjimin e Enver Hoxhës. Halit Shehu me pseudonimin “Bukoviku” bashkëpunoi me shefin e SDB-së në Shkup, Nikolla Ilievskin, i cili e vizitoi me mision të caktuar në Amerikë. Olloman Sela u mundua të ulej në dy karrige, edhe me SIGURIMIN enverist edhe me UDB-së.....
Nuhi Vinca nga Struga, të gjitha letrat që ia ka dërguar emigrantit shqiptar Mentor Çokut në Romë, paraprakisht ato janë fotokopjuar në zyrat e UDB-së, për këto e të tjera shërbime, shefi Jordan Spasovski, e ka ndihmuar Nuhiun gjatë kohës së diferencimit dhe demonstratave të vitit 1968. Për Mentor Çokun dhe disa të tjerë në Romë UDB-ja kishte sajuar me kohë dosjet mjaft voluminoze, po kështu edhe për Emest Koliqin, Haznedarin, Imer Koçin etj…
Nikolla Ilievski duke pasur përvojë me ca persona LOJAL nga anet e Struges dhe Ohrit, Manastirit dhe Prilepit, Dibres dhe Kercoves, Gostivarit e Tetoves, gjer ne Shkup e Kumanove, dhe me tej ne ,,kembimin intern zyrtar,, te INFORMACIONEVE me vlera te vecanta dhe relevante kan mbajtur edhe me SDB (UDB-ne) per Kosove. Keshtu ,keta sherbime, duke vepruar me metoda specifike dhe ene saje te konspiracionit te thelle, shume shqiptare te kategorise se Bexhet Bexheti, Saqip Kollarit, Hajrush Toskes, Bedri Sinanit , Edip Marku e gjer te Selim Brosha e Muharrem Dana ne Prishtine, arritën disa herë të dërgonin ,,lidhjet e tyre operative,, dhe informatoret e angazhuar, gjer në Nju Jork e Paterson, bile edhe ne Çikago, ne Aurorë duke bërë vëzhgime mbi hafiz Jusuf Azemin, Luan Gashin, Ajet Rushitin dhe “Lidhjen Kosovare”. ( UDB-ja pas kthimit tim nga Amerika u mundua me çdo mënyre të dërgonte me detyra të caktuara në Çikago edhe plakun Rexhep Zajazin, të cilin e kisha mik. Instruksionet ia ka dhënë personalisht Nikolla Ilievski, një fosil i prishur, por plaku kërçovar, I mencur dhe trim, duke qenë edhe prind i djemve të shkolluar para se të nisej për Amerikë, u konsultua me mua në banesën time në Shkup, në verë të vitit 1977, ku pas bisedimeve te gjata, ashtu sic me takonte si shqiptar, i thashë që të largohej nga ai rrjet antishqiptar, edhe perkunder KERCENIMEVE DHE PROVOKIMEVE qe ia benin, dhe të mbetej me dinjitet sic e kishte burrerine. Dhe ashtu bëri Rexhep Zajazi, pasi vajti në Çikago dhe u kthye në Jugosllavi duke mos u dhene ndonje ,,informacion me vlere,, SDB-së ne Shkup, deri në vdekje mbeti NJERI me te gjitha tiparet e nje patrioti te vertete shqiptar. Ai ishte trim dhe e kujtoj me respekt të veçantë. Duke pasur besim ai më rrëfeu gjithçka kishte raportuar te UDB-ja dhe urdherat si Directive qe ia kishin dhene te prera qe asesi per keto ,,gjera zyrtare,, te mos me rrefente Mua fare dhe definitivisht te largohej dhe mos kontaktonte me mua, sepse une , pasi qenkam larguar pa lejen e tyre nga ai Sherbim, dhe vajtja ime duke u arratisur dhe emigruar ne Amerike, qenkam ,,objektiv i rrezikshem,, dhe se nga SHBA qenkam kthyer me ,,instruksione,, te CIA-s amerikane dhe te krereve te emigracionit shqiptare…
Më kujtohet edhe një gjë tjetër interesante lidhur me Nikolla Ilievskin, i të cilin kur shkoi në Amerikë për të ,, gjetur gjurmet dhe lidhjet,, e mia atje, e priti Halit Shehu –Zajazi. Qëllimi i tij ishte të zbulonte nëse isha i lidhur me krerët e emigracionit shqiptar dhe me CIA-n, sepse atje kisha edhe dy vëllezërit e mi; Irfanin dhe Sulejmanin, dhe shkuarja ime ne Amerikë sigurisht që i kishte prishur planet dhe operacionet e shërbimeve të fshehta jugosllave të SDBsë dhe KOS-it, sin je grrusht i rende. / Halit Shehu, duke e ve ne pozite tinezare ne rrjetin e vet, SDB-a ne Shkup ia kishin sajuar nje dosje voluminoze dhe te koduar me shifren ,,Bukoviku,,. Sepse, ato vite, gjersa me pune eshte gjendur ne Gjermani, dhe njekohesisht, Ka mbajtur shpesh ,,kontakte,, edhe me Nexhat Golijen ne Esen, qe atehere, Halitit iu pergatit nje kurthe dhe erdhi ne perplasje te armatosur me policine gjermane ne Dyseldorf…/Kete rast, si shkas, ne menyre perfide e shfrytezon SDB e Maqedonise, duke e ve Halitin ne rrjet veprimi. Dhe keshtu, duke mbajtur ne ,,kontakt,, edhe Nazif Bajramin,madje me to edhe ,,Xhems Bondi shqiptar,, - u bene viktime te Nikolla Ilievskit dhe te SDB-se/.
Nikolla Ilievski e vizitoi (pas kthimit tim nga Amerika) Halitin në Nju Jork duke qëndruar ca ditë si mysafir i tij. Kur hyri Ilievski ditën e parë në dhomën e pritjes, në banesën e Halitit pyeti: “Kaj qe sednem jas?” (Ku do të ulem unë) “Tuka ... na çelo! (Këtu në krye të vendit), duke i treguar Halitit me dorë vendin. “Tuka, ispod slikata na Skenderbeg!” (Këtu, nën portretin e Skënderbeut), tha Haliti dhe të dyja palët qeshën të kënaqura. Udbashi Nikolla Ilievski është interesuar thellësisht për veprimtarinë e krerëve të emigracionit shqiptar në Amerikë, duke u interesuar njëkohësisht edhe mbi “lëvizjet” e mia (Nafi Çegranit), për “kontaktet” e mia me personalitete të shquara të emigracionit gjatë qëndrimit tim në Amerikë, etj.. Kur erdhi Halit Shehu të më vizitonte në Çegran, pas daljes sime nga burgu) nxora një “izveshtaj” (raport) të SDB-së shkruar me cirilikun maqedonas, dhe e pyeta në dinte të lexonte cirilikun. Haliti u zbeh në fytyrë dhe, pasi lexoi emrin e vet dhe të Nikolla Ilievskit, si nën besim më tha: “Të lutem, ti dhe Zoti! Unë e pranoj se e kam pritur në Nju Jork Ilievskin, por për ty nuk kam ditur gjë. Ai më ka pyetur shumë për ty por unë nuk të kam njohur në Amerikë, vetëm emrin që ta kisha dëgjuar. Ka mundësi që UDB-ja dhe “Ko1ja” më kanë mashtruar!” Ndër mend më vinte hipokrizia dhe djallëzia e udbashëve si Nikolla Ilievski. Më vinte në mend e ashtuquajtura METODA E KOMPROMENTIMIT, të cilën e përdorte gjerësisht UDB (SDB)-ja me shqiptarët dhe në dëm të shqiptarëve. Ky është vetëm një shembull me Halit Shehun-Zajazin si bir i Mefail Zajazit, të cilin e njeh historia, duke zhvilluar kështu , nje veprimtari djalli. -GAFUR BILALI nga Çegran, i cili gëzonte një autoritet si bir i xha Kaloshit, familje balliste. Më 1962-66, UDB-ja e Gostivarit e “rekrutoi” si bashkëpunëtor të regjistruar në Gjermani, ku Gafuri gjendej me punë. Dy operativët Urosh Miloshevski dhe Gafur Mehmeti i dhanë detyra të caktuara të informonte mbi Xhafer Devën, Hysen Terpezen, etj. me të cilët doli në fotografi në Munih dhe tërë ato ia solli UDB-së. Kur e takova një rast Gafurin në Çegran, pasi e kisha bashkëfshatar dhe, duke synuar që ta largoja nga ai “angazhim” i fshehtë, i thashë” “Gafur, unë i kam lexuar të gjitha raportet e tua nga Gjermania, madje kam edhe fotografitë që ke dalë atje me Xhafer Devën, Hysen Terpezen, ty e ca të tjerë, po çka të duhet ajo punë? Ti je kurbetqar, mos u ngatërro me UDB-në.” Gafuri u skuq pak në fytyrë, madje, u zbeh fare. Ndoshta ishte i habitur nga i dija unë ato gjëra aq sekrete, dhe tha: “Ata më paskan mashtruar, më thanë se këto gjëra askush, kërkush në jetë nuk mund t’i dijë apo t’i marrë vesh! Tash e kuptoj se sa më paskan gënjye Uroshi dhe Memedi i Negotinës!”- dhe iku duke psherëtirë. -MYRVET MUÇA, verën e vitit 1972 nga Amerika i shkruan letër zëvendëssekretarit republikan për PB-në, në Ministrinë e UDB-së në Shkup, Fehmi Muçës se janë “farefis” mes tyre, që “lidhjet fisnore” i kanë nga Dibra, ndaj kërkonte që të kishin letërkëmbim në linjën Nju Jork-Shkup dhe anasjelltas. “Të këmbejnë mendime dhe të çmallen sepse janë edhe të një mbiemri – MUÇA - ! Por, Fehmiu, si njeri me eksperiencë dhe përvojë komunisti të kalitur në Komitetin Qendror të Ange1 Çemerkit, letrat e Myrvet Muçës të dërguara nga Amerika ia dorëzoi sektorit të SDB-së, ku unë i lexoja me kureshtje si analist i operatives për çështjet e emigracionit shqiptar, pasi janë evidentuar ato me shifra të veçanta. Disa i bëra fotokopje dhe i përvetësova në arshivën time si dokumente me rëndësi, e të cilat i ruaj edhe sot. (Me kureshtje të veçantë e lexova edhe dosjen personale të Marvet Muçës, të cilin UDB-ja e kishte sajuar që në vitet 1956-1960, kur ai ishte arratisur nga Shqipëria në Shkup. Ato vite ishte burgosur dhe kishte kaluar ferrin e “Idrizovës”. Majde, kaloi në Austri dhe që nga viti 1962 emigroi në Amerikë. UDB-ja edhe atje e përcolli dhe e mbajti nën vëzhgim. Habitem edhe sot pse vallë aq mall e nostalgji, apo zhgënjim, që ky burrë i përvuajtur t’i shkruajë letra Fehmi Muçës?! E ky i fundit, duke u arsyetuar para UDB-së në raportin e tij zyrtar thotë: “Nuk e njoh fare këtë farë Myrvet Muça, as që kam ndonjë farefis timin në Amerikë! Këtë SDB-ja le ta ketë në dijeni.”-thotë zv. Sekretari republican I kesaj MInistrie, Femi Muça në raportin zyrtar drejtuar SDB-së.
Por, kur jemi tek shqiptarët në Amerike dhe veprimet e UDB-së mes tyre, duhet të themi se ata agjentët e tyre kanë bërë mëkate duke u futur grindjen dhe duke shpifur plor disa grupe shqiptarësh të emigracionit ekonomik, sidomos në Paterson të Nju Xhersit. Olloman Sela e disa të tjerë janë marrë me punë “fakirësh” të shitur duke krijuar mollë sherri edhe rreth ndërtimit të xhamisë dhe veprimtarinë e organizatës apo angazhimin e devotshëm patriotik të intelektualëve në radhët e Fondit të Përbashkët Shqiptar, siç ishin Nazmi Demishau me shokë. UDB-ja kishte këlyshët e vet mes tyre, dhe si rezident i kombinacioneve dhe të rrjetit të agjentëve të Shkupit dhe Beogradit për të mbledhur informacione operative, ishte Dragan Terziovski, lidhje me të mbanin edhe disa shqiptarë të tjerë, sidomos ata që jetonin dhe punonin në Paterson të Njuxhersit, Kenerikut, Nju Jorkut etj. NEXHAT GOLIJA, emigrant nga Shqipëria në Esen të Gjermanisë, vite të tëra ka qenë i angazhuar nga SDB-ja jugosllave si spiun në rrjetin agjenturor për përpunimin “operativ” të shqiptarëve nga Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Kërçova e Kumanova, e sidomos për interes të SDB-së së Maqedonisë. Ai ka spiunuar Imer Imerin dhe ca të tjerë nga Çegrani, të cilët në vitet 1969-‘78 gjendeshin në Esen të Gjermanisë. Nga ana tjetër edhe Imer Imeri bashkëpunonte me Nexhat Golijen për interesa personale. Nexhat Golija i gënjente shqiptarët e Gostivarit dhe Tetovës duke u thënë se gjoja ishte Nexhat AGOLLI dhe se ndihmonte nevojtarët kurbetçinj, për punë dhe shërbime të ndryshme si për shembull “rregullonte” ndonjë dokument në policinë gjermane, ua merrte “shpërblimin” për këtë nga 200-1000 ose nga 1500 deri në 3000 marka, varësisht nga rëndësia e dokumentit. Ai kishte edhe rrjetin e vet te bashkëpunëtorëve nga Çegrani, Gostivari, Dibra e Tetova, të cilët bënin shitjen e garancive për punë, formularë që Golija i merrte falas në organet gjermane. Kështu një garanci e shiste në fshatrat e Pollogut nga 2000-3000 marka gjermane. Një pjesë të të hollave të fituara nga marifetet, Nexhat Golija i ndante me shefin e policisë në Gostivar, Trife Matevskin dhe zv. E tij Zhivko Mitevskin.
Nexhat Golija kishte edhe një motër në Tetovë që quhej Ajshe, ndërsa mbesa e tij, Suzana Kaba, punonte si spikere në TV e Shkupit në emisionin në gjuhën shqipe, e cila për bashkëshort zgjodhi një Maqedonas. Nexhat Golija ishte informator i SDB-së në Shkup dhe Dibër me pseudonimin “Çupi” ndoshta nga fakti se çalonte në një këmbë. Shumë letër-këmbime dhe te tjera dokumente, të cilat ia merrte ,,Doktorit,, (me të cilin kishin miqesi te afert në Esen), ia dorëzonte SDB-së jugosllave, perms ,,lidhjes operative,, ne Diber dhe Gostivar, por nga ana tjetër edhe letrat që i dërgonte në shtëpi, bashkëshortja e tij, Emrie Koçi, ia dorëzonte shefit të SDB-së në Gostivar, Urosh Mlloshevskit . Lidhjen direket të Golijes me Trife Matevskin e mbanin disa persona nga Çegrani dhe ca fshatra te Gostivarit e Tetoves.
Por, të gjithë këta ishin njerëz të cilët shikonin vërdallë dhe shkonin nga frynte era, ishin fare të pashkolluar dhe nuk kishin as hije as rrënjë, siç thotë populli ndaj edhe u shërbenin klanit dhe brigades mafioze të milicisë së asaj kohe jo vetëm në Gostivar, por edhe me gjerë. Kontakte të tilla të korrupsionit dhe me falangen mafioze mbanin edhe ca kushurinj te mi me komandantin Zdravko, me te cilin kishin lidhe edhe ,,vellazeri,, qe nga koha kur pasken qene bashkerisht me te ne sherbimin ushtarak! Ose, nje tjeter, sic ishte gjykatës hetues për Maqedoninë Sllobodan Davidovskin e Vollkovisë , e mbanin si mik shtepie ne mes te Cegranit dhe e yshqenin me qengja te pjekur... Po keshtu ndodhte edhe me Zhivko Mitevskin, me vone dhe me Temelko Boshkovskin, nje ,,intelektual,, shqiptar /arsimtar i edukates fizike/ ketij ogursezi shpesh e thirrte te DREKONTE, duke i shtrruar mish te pjekur dhe vere rrushi ne bahce , ne oborrin e shtepise.Ka edhe shumë shembuj të tjerë, të cilët ishin si rezultat i zhgënjimit të shqiptarëve me parullën “Bashkim e Vëllazërim”..../Por, qe, edhe ne mbajtjen e jaranive te ketilla,zyrtaret e SJB-se dhe milicija maqedonse, kishin fushe veprimi ne kohe dhe hapesire, per te ,,siguruar,, edhe ndonje informacion me vlere per Sherbimin… E , SAGA e tragjikes shqiptare, mjerisht, ende po vazhdon ne shtigje djalli!
Nafi Çegrani: UDB-ja dhe emigracioni shqiptar U1_NafiCegrani2
zemrashqiptare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi