Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Situata në kompleksin bërthamor Fukushima jashtë kontrollit

Shko poshtë

Situata në kompleksin bërthamor Fukushima jashtë kontrollit Empty Situata në kompleksin bërthamor Fukushima jashtë kontrollit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 16, 2011 2:44 pm





Situata në kompleksin bërthamor Fukushima jashtë kontrollit 17fukashima


Situata në kompleksin bërthamor Fukushima jashtë kontrollit




Gjendja në kompleksin bërthamor japonez Fukushima 1, po bëhet gjithnjë e më e paqartë. Punëtorët e mbetur u larguan përkohësisht nga centrali, pasi niveli i rrezatimit arriti nivele ekstreme. Pjesërisht u matën vlera rekord të radioaktivitetit prej 1000 millizivert në orë. Sipas të dhënave të ekspertëve një rrezatim kaq i lartë shkakton probleme të rënda shëndetësore.

Ndërkohë niveli i radioaktivitetit është sërish në rënie, tha zëdhënësi i qeverisë japoneze Yukio Edano. Më parë në reaktorin 4 kishte shpërthyer sërish një zjarr. Por sipas të dhënave të autoritetit japonez për sigurinë bërthamore, flakët ishin shuar pak kohë më pas.

Edhe mbi reaktorin 3 vihej re tym i bardhë. Fjala mund të jetë edhe për avull, tha Edano. Në këtë bllok ka gjasa të jetë dëmtuar shtresa e brendshme mbrojtëse e reaktorit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi