PDK: JO centralit bërthamor në Shkodër
Faqja 1 e 1
PDK: JO centralit bërthamor në Shkodër
Tirane, 19.04.2009
Deklaratë për shtyp e kryetarit të Degës së PDK-së Shkodër, Mark Kroqi
PDK: Jo centralit bërthamor në Shkodër
Centrali bërthamor shkatërrron të ardhmen e Shkodrës
Deputetët e Shkodrës të mos heshtin
Deputetët e Shkodrës të mos heshtin
Javën e fundit mediat ballkanike por edhe me gjerë, kane botuar lajmin se qeveria e Kroacisë dhe qeveria Shqiptare pritet të nënshkruajnë në fund te muajit Prill një memarondum mirëkuptimi për ndëritimin e një reaktori nuklear për prodhimin e energjisë elektrike në qarkun e Shkodrës, në grykëderdhjen e Lumit Buna, ose diku pranë Liqenit të Shkodrës.
Ky lajm ka krijuar një shqetësim të vertetë për qytetarët shkodranë, ka krijuar pasiguri dhe frikë për të ardhmën.
Partia Demokristiane, dega Shkodër, e kundërshton me forcë këtë projekt të kryeministrit, i cili na kujton ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik Çeliku i Partise në Elbasan, i cili shkatërroi një nga qytetet tanë më të bukur dhe ka krijuar probleme serioze për shëndetin e njerëzve në këtë qytet prej shumë e shumë vitesh.
Ne demokristianët gjykojmë se Shkodra dhe qarku i saj, është një nga rajonet me resurset më të pasura natyrore dhe me një përspektivë të shkëlqyer zhvillimi, nëse gjithçka nuk kërcenohet nga shkatërrimi prej projekteve të pastudiuara dhe me kosto të pallogaritshme për të ardhmen.
Shkodra ka det, ka një nga plazhet më të bukur të Ballkanit, ka lumej dhe liqenin e saj, ka alpet e mrekullueshme, ka histori dhe trashigimi kulturore, është e rrethuar nga fusha nga më pjelloret në vendin tonë. Shkodra mund dhe duhet të zhvillojë ekonominë e saj duke u mbështetur në këto resurse natyrore, duke zhvilluar turizmin dhe duke ruajtur ekosistemin e saj, më të pasurin në Ballkan.
Ruajtja, mirëadministrimi dhe investimi në këto resurse natyrore është garancia që siguron rritjen e mirëqenies për qytetarët dhe një jetë të shendetshme e të begatë për shumë breza.
Nëse Shkodrës ia bën të papërdorshëm Plazhin e Bukur të Velipojës, Liqenin e Bukur të Shkodrës, lumjet që e rrethojnë dhe Alpet e Virgjera, atëherë qyteti ynë bëhet i pabanushem dhe pa të ardhme.
Partia Demokristiane Dega Shkodër dënon vendimin e njëanshëm të kryeministrit Berisha për të ndërtuar një Central Berthamor, pa pyetur për vullnetin e qytetarëve të saj.
Kryeministri, edhe pse gjithmonë ua ka kërkuar votat shkodranëve në emër të demokracisë, sot ai në kabinetin e tij nuk ka asnjë ministër shkodranë, ndërkohë që shumë projekte për zhvillimin e Shkodrës kanë mbetur në Letër prej katër vjetësh, edhe pse janë përuruar disa herë, sic është projekti i ndërtimit të supërstradës, Shkodër-Hani i Hotit.
PDK dhe qytetarët e Shkodrës, janë të vendosur që të mos e lejojnë kryeministrin Berisha, të ndërtojë një reaktor Berthamor në kundërshtim me vullnetin tonë dhe të qytetarëve, ne nuk do të lejojmë që Shkodra të shndërrohet në një Elbasan të dytë, ne nuk do të lejojmë që qyteti ynë të shkatërrohet, sic po shkatërrohet fusha nga Fushë-Kruja në Lezhë, nga fabrikat e çimentos që ndotin çdo ditë mjedisin ku jetojnë dhjetëra mijëra njerëz, ndërkohë që fitimet shkojnë në xhepat e qeveritarëve dhe investitorëve deri në shkretëtirat e Arabisë.
PDK u bën thirrje deputetëve përfaqësues të Shkodrës të ngrejnë zerin kundër këtij projekti të rrezikshëm për jetën tonë dhe të fëmijëve tanë, duke dëshmuar përgjegjësinë e tyre politike dhe njerëzore para qytetarëve që i kanë votuar.
Heshtja e tyre përballë këtij projekti që mund të sjellë katastrofën për qytetin tonë është e pajustifikueshme dhe e papranueshme.
Heshtja e tyre përballë këtij projekti që mund të sjellë katastrofën për qytetin tonë është e pajustifikueshme dhe e papranueshme.
PDK- dega Shkodër, edhe njëherë i bën thirrje kryeministrit Berisha, të mos e nënshkruajë në emër të qeverisë një projekt të tillë të pastudiuar, që nuk ka mbështetjen e qytetarëve dhe që vë në pikëpyetje të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Zyra e shtypit e PDK
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Situata në kompleksin bërthamor Fukushima jashtë kontrollit
» Kastriot Myftaraj:Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës në Prishtinë dhe terrorizmi bërthamor i UÇK
» Shkodër, arrestohen tre gra
» Emergjencë në Shkodër, 3950 ha nën ujë
» Homeri ka qenë në Shkodër
» Kastriot Myftaraj:Gjykata ndërkombëtare e krimeve të luftës në Prishtinë dhe terrorizmi bërthamor i UÇK
» Shkodër, arrestohen tre gra
» Emergjencë në Shkodër, 3950 ha nën ujë
» Homeri ka qenë në Shkodër
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi