Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çeku: SHBA-të kanë vendosur që t’i ofrojnë partneritet FSK-së

Shko poshtë

Çeku: SHBA-të kanë vendosur që t’i ofrojnë partneritet FSK-së Empty Çeku: SHBA-të kanë vendosur që t’i ofrojnë partneritet FSK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 19, 2011 12:50 am


Çeku: SHBA-të kanë vendosur që t’i ofrojnë partneritet FSK-së

Çeku: SHBA-të kanë vendosur që t’i ofrojnë partneritet FSK-së 18konferenca-fsk-
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të shtetit Ajova, me ç’ rast u tha se ky partneritet edhe një herë e dëshmon përkushtimin e SHBA-ve për të ndihmuar FSK-në në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale.


Qeveria e Kosovës me entuziazëm të veçantë mirëpret zyrtarizimin e Marrëveshjes për krijimin e Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit federal Jova (Iowa) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Programi i Partneritetit Shtetëror është i një rëndësie të jashtëzakonshme për shtetin tonë, nëpërmjet të cilit Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të përfitojë përvojat më të mira nga Garda Kombëtare e Jovas, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Gjithashtu ajo konsideron që Programi i Partneritetit Shtetëror përveç që krijon këtë marrëveshje ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të shtetit të Iowa-s, vetëm sa do ta forcojë edhe më shumë miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-të.

Më këtë rast, Qeveria shpreh konsideratën dhe falënderimet më të sinqerta për shtetin e Jovas dhe për tërë popullin e amerikan, duke i siguruar ata se përvojat e përfituar nga ky bashkëpunim ndërshtetëror do të jenë gjithmonë në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi