Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagim i FBKSH-së:Eulex-Hiqni dorë nga arrestimet me prapavija politike

Shko poshtë

Reagim i FBKSH-së:Eulex-Hiqni dorë nga arrestimet me prapavija politike Empty Reagim i FBKSH-së:Eulex-Hiqni dorë nga arrestimet me prapavija politike

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 19, 2011 10:54 pm

Reagim i FBKSH-së:Eulex-Hiqni dorë nga arrestimet me prapavija politike U1_FBKSH



Reagim i FBKSH-së





Eulex: Hiqni dorë nga arrestimet me prapavija politike



Për FBKSH-në të pa pranueshme janë qëndrimet e ministrit për punë të jashtme të Shqipërisë z. Haxhinastos, lidhur me Ribashkimin Kombëtar Shqiptar, ashtu siç janë të papranueshme kombinimet: për shqiptarë është njësojë a u bashkuan në një shtet a u bashkuan me shqiptar në BE. FBKSH-ja për t’i përjashtuar dilemat e tilla, propozon: le të urdhërojë politika zyrtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të organizojnë REFERENDUM për të parë se a dëshiron populli me i Ribashkuar shtetet shqiptare, në një Shqipëri Etnike.


Arrestimin e disa ish – ushtarëve të UÇK-së që e ka bërë policia e EULEX-it, AKSH-ja konsideron se janë me prapavija politike vetëm e vetëm për t’i dhënë Kosovës një imazh të keq në sy të Bashkësisë Ndërkombëtare e veçanërisht përpara miqve të shqiptarëve, pikërisht në kohën kur veç kanë filluar bisedimet për çështje teknike me Beogradin. Për arrestimin e shokëve tanë respektivisht për arrestimin e ish – ushtarëve të UÇK-ës zyrtarët e EULEX-it kanë demonstruar forcën dhe një ashpërsi përpara syve të opinionit, gjë që kjo ka shkaktuar revolt tek qytetarët. Zaten fakti që më vonë janë liruar disa të arrestuar tregon se policia e EULEX-it nuk është dashur të sillej ashtu siç është sjellë. FBKSH-ja këtë punë të EULEX-it nuk e pëlqen dhe ashpër e dënon. Ne mendojmë se veprimi i policisë së EULEX-it është në funksion të politikës së Beogradit, prandaj veprimin e policisë së EULEX-it FBKSH-ja e dënon me gjithë anëtarësinë dhe simpatizantët e saj.

Në sy të FBKSH, jeni të respektuar në përgjithësi Bashkësia Ndërkombëtare, ne jemi mirënjohës për ndihmën tuaj që ja keni dhënë, po ia jepni dhe vazhdoni t’ia jepni popullit shqiptar, por ju edhe të gjithë të tjerët e dini se shtëpitë tona, familjet tona, luftëtarët dhe heronjtë e lirisë për FBKSH-në janë të shenjt, dhe ne duhet ti mbrojmë më çdo kusht, kërkojmë edhe nga ju që këto vlera ti respektoni, në të kundërtën( nuk po ju kërcënojmë) ju nuk do të keni mikpritjen tonë shqiptare.

Të nderuar zyrtar të EULEX-it na lejoni të shërbehemi me një fjalë që e thotë populli: " nuk ke parë shqiptar me sy e mbys vetën e të mbys ty", pra mos luani, mos provokoni durimin e shqiptarëve, ju jeni afruar fare afër vijës se kuqe, aty ku shqiptari nuk duron më tepër, keni filluar tash e sa kohë të na i burgosni çlirimtarët, po luani më virtytet dhe adetet tona të shenjta kombëtare shqiptare, po luani më dinjitetin dhe krenarin tonë kombëtare,

Po deklaroni se keni ardhur të na ndihmoni në fushën e drejtësisë e të ligjit, e në anën tjetër ju po e shkelni ligjin duke mos e respektuar madje as zyrtarët më të lartë të policisë së Kosovës, në krye me ministrin Rexhepi, ne u përkrahim sikur vërtetë e ndiqni krimin dhe kriminelet, mirë ama ju atyre ju ua dini adresën fare mirë, por ata nuk i arrestoni. Krimi dhe kriminelët janë të strehuar kah pjesa veriore e Mitrovicës, atje është puna e juaj, aty duhet vendosur ligji dhe rendi.

Vallë pse pat nevojë të veprohet ashtu në mënyrë spektakolare, çka është edhe më keq veprime të tilla EULEX-si kishte bërë edhe herave të tjera. FBKSH-ja ju bënë thirrje: Hiqni dorë nga arrestimet me prapavija politike, mos luani me ndjenjat e njerëzve që janë betuar për ta pasur Kosovën e lirë. Mos përgatitni skenarë të ndryshme në dëm të popullit shqiptar. Ne si ish ushtar të UÇK-së edhe pse i kemi ulë armët tona nuk do të thotë se e ulim edhe kokën karshi dëmeve që ia shkaktoni popullit tonë- shtetit tonë. Mos kalkuloni dhe mos bëni hesape të tjera në dëm të popullit shqiptar, sepse ne jemi të betuar një herë e përgjithmonë që edhe jetën do ta japim për lirin e shtetit tonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi