Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FBKSH-AKSH: Reagim ndaj enciklopedisë maqedonase

Shko poshtë

FBKSH-AKSH: Reagim ndaj enciklopedisë maqedonase Empty FBKSH-AKSH: Reagim ndaj enciklopedisë maqedonase

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 11:09 am

FBKSH-AKSH: Reagim ndaj enciklopedisë maqedonase 220px-AKSh_logo.svg


REAGIM NDAJ ENCIKLOPEDISË MAQEDONASE

Këto ditë ridoli në skenë edhe një armik i rrezikshëm i cili futi hundët në çështjen e viseve shqiptare, me një aktivitet antishqiptar sa intensiv, aq edhe dinak e shovinist, duke ripërtërirë në masë qëllimet e saj aneksioniste. E ashtuquajtura ,,Enciklopedia maqedonase,, e shkruar nga disa kalemxhinj dhe e mbështetur nga politika zyrtare shoviniste sllavo-maqedonase me kritikat dhe shtrembërimet e saj historike shtroi pretendimet e saj të vjetra separatiste duke spekuluar me historiografinë e së vërtetës shkencore në gjuhën politike e shkencore të saj shkoi deri në mohimin aprioristik të termit shkencor etnik për shqiptarët. Duke sjell kështu në vibrime, ekuacione dhe ekuilibre të vjetra e të trashëguara influencën në vend gjoja si popull superior karshi atij shqiptar, e ky i fundi si ardhacak. Shkrimi i një enciklopedie të tillë, me blofet e tyre, preku shumë rëndë interesat jetike të kombit shqiptar e cila është me rreziqe të mëdha e të mundshme për shtetin argjil maqedonas, me që rast konflikti mund të shpërthej nga koha në kohë. Në rast se klika maqedonase, e cila në njërën anë fletë për paqe e marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën e nën anën tjetër organizon komplote të tilla denigruese me mercenarë fashistësh kalemxhinj, atëherë të jeni të bindur se në këtë fillimshekulli të ri do t’u thyhen shpatat këtyre qarqeve reaksionare sllavo-maqedonase, të cilët janë pasardhës të denjë të kralëve të dikurshëm. Ne, përfaqësuesit e denjë të FBKSH-së, denoncojmë dhe demaskojmë enciklopedinë e qarqeve tuaja shoviniste. Megjithatë, politika shtetërore maqedonase po të dojë le ta provoj në zbatueshmëri platformën, atëherë ne do t’u japim përgjigjen e merituar. Ne po u themi hapur: filloni dhe vëni në zbatim planet e juaja. Përderisa ne e dimë që historikisht maqedonasve nuk u ka ecur me shqiptarë, as dje, as sot e as nesër, ne e dimë këtë dhe u bëjmë me dije edhe kalemxhinjve tuaj se Maqedonia një ditë do të bëhet copa-copë e në një eventualitet të tillë rreziku do të triumfojë e drejta historike në favorin tonë. Përderisa e drejta në zgjidhjen e kësaj çështjeje qëndron në mënyrë absolute tek ne dhe praktika është ajo e cila do të vërtetojë drejtësinë e karakterit etnik të territorit në fjalë. Populli shqiptar në Maqedoni, i një gjaku e tradite, është historikisht në trojet e veta etnike, është një popull me gjuhë, territor e kulturë të përbashkët, që përbën identitetin e një kombi e në këtë rast atij shqiptar. Pra, ata janë të pandarë nga viset e tjera shqiptare me një unitet etnik, gjuhësor, territorial e historik të konsoliduar e mbi këtë bazë ju sajues të së vërtetës historike, nuk keni asnjë mbështetje dokumentare për të përligjur lakmitë tuaja ndaj trojeve shqiptare. Enciklopedia e juaj, tregon mendjen e shovinizmit të ngjashëm me atë serb. Synimi i prirjeve të tilla grabitqare nuk është asgjë tjetër veçse vazhdimësi e kahershme e projekteve shoviniste serbo-greke me programet e tyre ,,Naçertanija,, dhe ,,Megali Idea,, të cilat nuk linin vend për një shtet shqiptar. Vendin kryesor në lakmitë e ,,Naçertanijes,, serbe e zinte Kosova historike me kryeqendrën e saj Shkupin, meqenëse banorët serb në këtë trevë përbënin një minoritet, ashtu siç janë sot maqedonët aty, pa një identitet të tyre kombëtar, krahasuar me shqiptarët autokton. Hapësira ku banojnë sot shqiptarët në Maqedoni nuk është rezultat pushtimesh apo emigrimesh, por produkt i një procesi historik mijëravjeçar. Përkatësia kombëtare e territoreve të banuara nga shqiptarët mbështetet në konsiderata historike dhe aktuale, me elementët bazë të saj si karakteri historik po ashtu shumicë të popullsisë që fletë të njëjtën gjuhë me kompaktësinë e saj. Me një fjalë, ajo është një trevë e banuar më herët nga Ilirët, që në agimin e historisë e sot e banuar nga shqiptarët, pasardhës të drejtpërdrejt të Ilirëve. Kjo e mbështetur mbi baza shkencore të të dhënave gjuhësore, arkeologjike, antropologjike e historike e vërtetuar kjo madje edhe nga shumë studiues të huaj. Historikisht trevat shqiptare në Maqedoni kanë qenë pjesë e pandarë e popullit shqiptar. Shqiptarët në atë pjesë të pretenduar nga maqedonasit, kanë qenë të pranishëm si popullsi autoktone, madje brenda hapësirës gjeografike të Ilirisë jugore kishte edhe banorë të kombësive tjera e ndër ta ishit edhe ju maqedonasit si një ishull minoritarësh në detin e hapur shqiptar. Ishte Konferenca e Ambasadorëve të Londrës e paraprirë nga kongreset e kancelarive të mëhershme evropiane, ato të cilat Kosovën me kryeqytetin e saj Shkupin ia dha mbretërisë serbe, me motivacionin se ajo ishte tokë serbe. Ndërkaq, udhëheqësit titistë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore me qëllim që ta thyenin unitetin territorial të shqiptarëve dhe të dobësonin fuqinë e rezistencës së tyre politike, i ndanë trojet e Kosovës në tri pjesë – midis republikave të Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Republika e juaj e Maqedonisë, o kalemxhinj sajues të së vërtetës historike, aneksoi pjesën jugore të Kosovës historike me rrethet e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Kumanovës, Dibrës, Strugës, etj. ashtu si Republika e Serbisë që mori Kosovën, së bashku me rrethet e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës e Mali i Zi pjesën veriperëndimore të Kosovës, Plavën, Gucinë, Rozhajën, etj., të cilat në fakt i kishte aneksuar që në vitin 1913. Shqipëria është koncepti i atdheut të përbashkët për të gjitha këto territore me shqiptarët autokton të këtyre viseve, përderisa përfshinë një territor ku banon një popullsi që fletë të njëjtën gjuhë, ka të njëjta zakone e doke, një histori, kulturë e traditë të përbashkët, pavarësisht ndarjeve administrative që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë akoma, por që një ditë do të jenë të bashkuar në një Shqipëri e në një flamur.

Prishtinë, 27 shtator 2009
FBKSH-AKSH,
Bashkim Shqipëria

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi