Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Super Hëna” sonte dominon qiellin

Shko poshtë

“Super Hëna” sonte dominon qiellin Empty “Super Hëna” sonte dominon qiellin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 19, 2011 11:44 pm


“Super Hëna” sonte dominon qiellin

“Super Hëna” sonte dominon qiellin Henaaaaa
Hëna është afruar më shumë se kurrë në këto 18 vitet e fundit, duke bërë që katatrofat natyrore të ndodhura gjatë këtyre tre muajve të parë të 2011-s të lidhen me të ashtuquajturin “mallkim të Hënës”.

(I plotësuar) - Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA, ka njoftuar se sonte në mbrëmje, në qiell do të dominojë “super Hëna” - një fenomen ky astronomik të cilin shumica e njerëzve mund ta shohin disa herë në jetë.

Hëna do të arrijë distancën më të afërt që mund të arrijë ndaj Tokës, 356 mijë e 577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë.

Për herë të fundit “super Hëna” është regjistruar më 28 mars të vitit 1983.

Fatkeqësisht, mbi Kosovën e vranët shikimin e këtij fenomeni sonte e pamundësojnë retë që kanë mbuluar nënqiellin e Kosovës.

“Super Hëna” sonte dominon qiellin TheMoon_440

Si rrjedhojë e një cikli normal astronomik, sateliti i vetëm i Tokës do të arrijë në 19 mars distancën më të afërt që mund të arrijë prej nesh, 356 577 kilometra, duke bërë që të shihet më e madhe se kurrë.

Në fakt, nën efektin gravitacional të Diellit, Hëna lëviz midis distancave nga 356 000 deri në 410 mijë kilometra nga Toka.

Sonte Hëna do të duket ekzaktësisht 14% më e madhe se zakonisht, perspektivë që për disa është e frikshme.

Sipas një teorie të pashpjegueshme të besuar nga disa njerëz, në vitet kur Hëna i afrohet më shumë planetit tonë, ndodhin vazhdimisht katastrofa.

Për hir të së vërtetës, këto tre muaj të parë të 2011-s kanë pasur secili nga një katastrofë natyrore.

Në janar, Australia u njoh me përmbytjet më të mëdha të historisë. Në shkurt, qyteti neozelandes i Kristçërçit u shkatërrua nga një tërmet, ndërsa një tjetër tërmet rënoi Japoninë pak ditë më parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi