Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beyonce dominon në Çmimet e MTV-së

Shko poshtë

Beyonce dominon në Çmimet e MTV-së Empty Beyonce dominon në Çmimet e MTV-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 2:22 pm

Beyonce dominon në Çmimet e MTV-së



Beyonce dominon në Çmimet e MTV-së --beyonce


Beyonce është kurorëzuar si mbretëresha e mbrëmjes gjatë ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards të dielën mbrëma në New York. Këngëtarja fitoi çmimin më të madh të mbrëmjes, ‘Videon e Vitit’, dhe e ka ndarë atë me Taylor Swift.
Beyonce dominon në Çmimet e MTV-së --t-swift

Më herët gjatë mbrëmjes, gëzimi i Swift u thye, pasi derisa ajo pranonte çmimin ‘Videoja Më e Mirë Femër’, në skenë ndërhyri Kanye West për të prishur gjithçka, duke folur në mikrofon për padrejtësinë në ndarjen e çmimit, i cili sipas tij duhej t’i takonte Beyonce dhe videos “Single Ladies (Put A Ring On It)”. “Taylor, unë jam vërtet i lumtur për ty, do të lejoj ta përfundosh, por Beyonce e ka pasur një prej videove më të mira të të gjitha kohërave”, ka thënë West.
Beyonce dominon në Çmimet e MTV-së --beySw

Por fituesja e trefishtë këtë mbrëmje, Beyonce, u kujdes që Swift të kishte momente më të këndshme në fund të shout, kur kërkoi nga tinejxherja të ngjitet në skenë derisa ajo pranonte çmimin e mbrëmjes.
“Ende mbaj mend kur isha 17-vjeçare, dola në skenë për të marrë çmimin tim të parë në MTV me Destiny's Child dhe ishte një prej momenteve më emocionuese në jetë për mua, andaj do të doja që Taylor të vijë këtu dhe ta ketë atë moment”, ka thënë Beyonce.
Beyonce dominon në Çmimet e MTV-së --beyn

Mbrëmja u dominua nga momente kundërthënëse, nderime dhe performanca të yjeve, që nga Beyonce, Pink, Jay-Z, Muse, Swift dhe fituesit tjerë të trefishtë, Lady Gaga dhe Green Day.
Si edhe Kanye West, edhe nikoqiri i mbrëmjes Russell Brand dhe Gaga treguan momente kundërthënëse.Beyonce dominon në Çmimet e MTV-së --gaga
Gaga tronditi publikun duke bërë të mendojnë se ajo vdiq në një ngatërrojë të përgjakshme në skenë, derisa performonte këngën “Paparazzi”. Edhe Pink, shkëlqeu me paraqitjen e saj, por performanca më e mirë i takoi Beyonce, e cila u ngjit në skenë me 30 persona për të kënduar dhe vallëzuar me hitin “Single Ladies”.

Kategoritë dhe lista e fituesve:
Breakthrough Video – “Lessons Learned” kënduar nga Matt & Kim
Best Female Video – “You Belong With Me” kënduar nga Taylor Swift
Best Rock Video – “21 Guns”kënduar nga Green Day
Best Pop Video – “Womanizer”kënduar nga Britney Spears
Best Male Video – “Live Your Life” kënduar nga T.I.
Best Hip Hop Video – “We Made You” kënduar nga Eminem
Best New Artist – “Lady Gaga
Video of The Year – “Single Ladies (Put A Ring On It)” kënduar nga Beyonce
Best Art Direction – “Paparazzi” kënduar nga Lady Gaga
Best Choreography – “Single Ladies (Put A Ring On It)” kënduar nga Beyonce
Best Cinematography – “21 Guns” kënduar nga Green Day
Best Direction – “21 Guns” kënduar nga Green Day
Best Editing – “Single Ladies (Put A Ring On It)” kënduar nga Beyonce
Best Special Effects – “Paparazzi” kënduar nga Lady GagaBeyonce dominon në Çmimet e MTV-së --ledi%20gagaLady Gaga
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi