Presidenti Pacolli u prit me nderim të larta shtetërore në Maqedoni
Presidenti Pacolli u prit me nderim të larta shtetërore në Maqedoni
Presidenti Pacolli u prit me nderim të larta shtetërore në Maqedoni
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka filluar sot vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov. Në këtë vizitë ai po shoqërohet nga Ministri i Bujqësisë i Kosovës, Blerand Stavileci ushtruesi i detyrës së ambasadorit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Skender Durmishi, bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e biznesit.
Presidenti Pacolli, në fillim të vizitës së tij, është pritur nga Presidenti Ivanov me nderime shtetërore. Të dy presidentët kanë ndjekur antonimin e himneve të të dy vendeve dhe pastaj kanë parakaluar para Gardës së Nderit.
Më tej, pasi kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë drejtuar takimin e delegacioneve të të dy vendeve, në të cilin janë diskutuar një varg temash, që nga sfera e bashkëpunimit politik e deri te zhvillimi ekonomik.
Presidentët kanë konstatuar se si Kosova ashtu edhe Maqedonia janë partnerë strategjikë të njëra-tjetra, duke pasur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe rrugëtimin e tyre drejt integrimit sa më të shpejtë në institucionet ndërkombëtare.
Pas takimit të delegacioneve, në prani të presidentëve Pacolli e Ivanov, ministri i i Bujqësisë i Kosovës, Blerand Stavileci dhe ministri i Bujqësisë i Maqedonisë, Lupco Dimovski nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e bujqësisë dhe sektorë të afërt me këtë fushë.
Në një konferencë për media pas takimit, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Ivanov kanë folur për takimin e tyre. "Kjo vizitë paraqet sinjal të qartë për gatishmërinë tonë për bashkëpunim të mëtejshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Me Presidentin Pacolli patëm biseda shumë konstruktive, shkëmbyem mendime për marrëdhëniet e dyanshme dhe për çështjet rajonale dhe të interesit të përbashkët.
Republika e Maqedonisë mbështet procesin e avancimit dhe të zhvillimit të të gjithë fqinjëve tanë, duke dëshiruar sukses të mëtejshëm edhe për fqinjët tanë, Republikën e Kosovës.
Jemi të gatshëm të mbështesim dhe të ndihmojmë të gjitha proceset në Kosovë, në pajtim me përvojën tonë dhe interesat tona kombëtare. Maqedonia është e interesuar për bashkëpunim me Kosovën në të gjithë fushat. Demarkacioni i kufirit është një arritje kyçe e bashkëpunimit të deritanishëm mes dy shteteve tona, që i kontribuon edhe forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Me mbylljen e kësaj çështjeje vendosëm një shembull për shtetet e tjera të rajonit se si duhet t’i tejkalojnë çështjet bilaterale në mënyrë evropiane.
Ne konsiderojmë se integrimet euroatlantike janë një çështje kyçe. Shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar Kosovën në realizimin e reformave të nevojshme institucionale, reformave në administratën publike, në gjyqësi e fusha të tjera. Mendoj se në këtë drejtim duhet të vazhdojmë me shtrirjen e marrëdhënieve tona për t’iu lënë brevave të ardhshëm një bazë të cilën do të mund ta zhvillojnë edhe më tej', ka thënë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Ndërkaq presidenti i republikës së Kosovës, ndër të tjera ka thënë:
" Ne kemi fqinjë të mirë me Maqedoninë. Ne kemi filluar mbarë. Kemi zgjidhur të gjitha problemet që kanë qenë për t’u zgjidhur. Kemi lidhur marrëdhënie diplomatike në kohë të duhur dhe tani fillojmë të bashkëpunojmë por të ardhmen e qytetarëve tanë.
Nuk kemi probleme që duhet të humbim kohë dhe të merremi me të kaluarën. Ne tash do t’i përmbushim të gjitha marrëveshjet e nënshkruara. Dhjetë janë nënshkruar deri tani dhe sot u nënshkrua edhe një tjetër, e njëmbëdhjeta. Në të ardhmen e aftër do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të tjera, në fushën e drejtësisë. Kështu që kemi hapur një front të punës. Maqedonia ka bërë hapa gjigantë drejt integrimeve euroatlantike. Kosova ballafaqohet edhe me disa probleme për të cilat në këtë periudhë shytë filluar të punohet në mënyrë intensive. Sot temë e bisedimeve me presidentin Ivanov ishte që Maqedonia të ndihmojë Kosovën në këtë rrugëtim. Ne kemi fat që jemi dy shtete multietnike dhe jemi shumë të qartë se në këtë mënyrë, duke respektuar njërit tjetrin, duke respektuar edhe bashkëqytetarët e etnive të tjetra, në mënyrë të qartë të ecim drejt integrimeve euroatlantike. Ne biseduam edhe për krijimin e një hapësire të re të tregut, pasi që tregu për maqedonët në Maqedoni është i bogël, për kosovarët në Kosovës është i vogël. Të krijojmë një treg më të madh për vepruesit tonë ekonomikë. Ne jemi në sintoni të përbashkët për krijimin e mundësive të lëvizjes sa më të lirë të njerëzve, ideve dhe kapitalit.
Unë e informova Presidentin Ivanov se Kosova ka filluar dialogun me Serbinë. Kosova gjithmonë do të bisedojë por çdo çështje që ndikon drejtpërsëdrejti për krijimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve. T’i hapim kufijtë për njerëzi mirëdashës, njerëzit që e duan paqen, por t’i mbyllim ato për bandat kriminale dhe ata që e pengojnë zhvillimin e kësaj shoqërie në mënyrë dinjitoze.Ne biseduam që takimet tradicionale mes presidentëve të rajonit, që ato të intensifikohen me takimet të kryeministrave tanë, kryetarëve të parlamentit dhe të forumeve të biznesit.
Duke respektuar të tjerët, në do të respektohem edhe nga të tjetër në të njëjtën mënyrë. Kështu do të rrugëtojmë së bashku kryelartë dhje do të hyjmë në shtëpinë e madhe evropiane, e cila shimë shpejt do ta presë Maqedoninë edhe Kosovën", ka thënë Behgjet Pacolli.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Presidenti Pacolli kompleton kabinetin e këshilltarëve të tij
» Presidenti Pacolli nesër viziton Shqipërinë
» Presidenti Pacolli: Sulmi në Frankfurt, akt i paprecedent
» Presidenti Pacolli: Ne jemi të etshëm për investitorë të huaj
» Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar
» Presidenti Pacolli nesër viziton Shqipërinë
» Presidenti Pacolli: Sulmi në Frankfurt, akt i paprecedent
» Presidenti Pacolli: Ne jemi të etshëm për investitorë të huaj
» Presidenti Pacolli: E ardhmja jonë është bashkimi kombëtar
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi