Sevdije Rexhepi: Cikël me poezi nga libri ''Orët e mungesës''
Faqja 1 e 1
Sevdije Rexhepi: Cikël me poezi nga libri ''Orët e mungesës''
Cikël me poezi:
SEVDIJE REXHEPI
Nga libri “ORËT E MUNGESËS”, poezi, botoi “URA”, Gjilan 2004
PUTHJE NË BALLË
Kur do të vish
Yjet e natës së fshehur
Do të bëjnë roje për ty
Pastaj...
Do të përvidhesh
Në dritaren e hapur
Gjumë të ëmbël të më urosh
Me ëndrra engjëllore
Kur dora jote afrohet
Mbi flokët e mia
Si fëmijën
Do të më puthësh në ballë
Me mall shumë
Ç’thotë uni im
Atëherë?
Ç’do të mendoj unë?
DET I PAFUND
Në ballkonin e kësaj kalaje
Muratuar me gurë kohërash
Të vjetër sa dashuria
Ushqyer nëpër shekuj
Me histori ndjenjash
Ne jemi bashkë
Hëna na përgjon me lakmi
Dora jote dhe erë e detit
Flokët m’i lëmojnë
Zemrat rrahin
Me ritëm valësh
Që vijnë e shkojnë
Duke përqafuar freskinë
E mbrëmjeve të qeta
A thua
Sa tregime dashurish
Përkund në djepin tënd
Ti det i pafund.
NË SYTË E TU
Zgjuar si nga ankthi
Kthej kokën andej
Në sytë e tu të pushoj
Puthje të të fal
Në këtë agim
Edhe sot...
Kishe ikur ngadalë
Pa më trazuar
E dëshpëruar
Dorën zgjata tek jastëku yt
Kujtova çastet
Kur të shprishja flokun.
NË PRISHTINË
Po të vish
Sërish në Prishtinë
Të premtoj
Se nuk do të pendohesh
Kur të shohësh
Si gëzon jeta
Ajo e vërteta
Me këto rreze dielli
Që koha fali
Zërat gumëzhijnë
Si hoje blete
Ëndrrat rriten kudo
Edhe në krahët e fluturës
Asaj më të bukurës
Nëse...
Vjen këtë stinë
Këtu në Prishtinë.
Veç kafes që do të pimë
Të premtoj dashurinë...
TINGUJ KITAREJE
Sa më ka marrë malli
Prishtinës t’ia puth ballin
Në mëngjeset e bardha
Si atëherë
Kur shkruanim
Nëpër gjethe lulesh
Vargje dashurie
Nata binte ngadalë
Përqafonte yje
Në qiell e në tokë
Në dritën e hënës
Atje nga Fontana
Puhia barte me ëndje
Tingujt e lehtë
Të një kitareje të vjetër
Me zërat e rinj çdo vit
Lulëzonte jeta
Si në përralla
Sa më ka marrë malli
Prishtinën ta pushtoj
Si dikur!
LOTI I FSHEHUR
Ecja nëpër shi
Sytë e tu i numëronin hapat
Që më largonin nga ti
Zemra më mbeti pas
Sa çudi...
As kokën nuk e ktheva
Të shikoj edhe një herë
Se nuk desha
Të ma shihje lotin.
PENG DASHURIE
Kur nuk më je afër
Gjithçka është larg
Edhe ëndrra
Që ne thurim
Netëve të bardha
Pse...?
Pas çdo ikje
Më ik edhe imazhi yt
Shpirti qetësohet pak
Pastaj
Jam peng dashurie
Kur të shoh prapë
Të më ngjallë ëndrrën
Zemrën time ngroh
Me rreze dielli.
HUMB(IK)JE
Ka net
Që yjet e qiellit grinden
Unë...
Me shpresën në krahëror flejë
Ndoshta
Kur dielli të agojë
Zëri yt do më zgjojë
Me një të qeshur
A një shaka
Si ta dijë...
Humba unë?
Apo ike ti?
Humb(ik)je për ne të dy.
PIANO E HESHTUR
Një lule
Mbi pianon e heshtur
Fliste
Për lamtumirë
Nuk ta pashë trishtimin
As belbëzimin
Veç melodinë
Peng ma le
The se do të kthehesh
Me vesën e mëngjesit?!
Lule e kuqe do venitet
Bashkë me melodinë
Vetëm fjalët do mbesin
Kujtim.
5+1
Sonte
Terri më qortoi
Fjeta si fëmijë
Pas filmit vizatimor
Nuk kam gjumë
As ëndrra
Tash kur
Vërtetë duhet fjetur
Në këtë natë të zgjuar
Qetësisht mendoj
Hëna
Ndriçim të vërtetë fal
Pa orar.
LETRAT POEZI
Lus qiellin të kthjellet
Shi të mos bie
Se ma lag kujtimin
E...
Do të ringjallen ngjyrat
E atij ylberi
Që u shfaq dikur
Në qiellin tim
Nuk mbeti asgjë tjetër
Nga ajo histori
Përveç letrave-poezi
KUTIZË MAGJIKE
Ku janë fjalët pa zë
Që as koha nuk mund t’i nxë
Kur fluturojnë nga larg
E ndalen
Në një kutizë magjike
Më e mira mike
Për çdo ditë
Sjellin pranverën
Freskojnë me puhizën
Që përkund
Pushojnë pak
Rrahin flatrat përsëri
Përqafojnë kthimin
Për të gjetur folenë
Prej nga filluan shtegtimin.
MË FAL
Më fal
Nëse mundohem shumë
Të marr pak shkëlqim
Nga një yll i largët
Që nuk fle
E ta sjell në atdheun tim
Më fal
Që të ftoj shiun shpesh
Shiun rrebesh
Të sjell pak freski
Jo vetëm për veten
Edhe për ty
Më fal
Si falet fëmija nga faji
Më fal se unë nuk dua
Miku i mikut tim
Të mbetet vaji.
ETJEN SHUAJ
Kur vargjet lindin
Me ngjyra ylberi
Jetojnë
Në shpirtin
E etur për fjalë
Burojnë
Si ujë i ftohtë bjeshke
Dhe etjen shuajnë
Si shuhet zjarri
Këngëve të pa zë
U fal melodinë
Të jehojnë
Atje...
Ku vargu nuk më ik
Por çan stuhitë
MË BEKO!
Zemër e qetë
E kursyer nga shtrëngatat
Që koha solli ndër vite
Jeto... pa frikë
Edhe nëse një ditë
Deti do të trazohet
Dhe do të gëlltit
Agimet e pa lindura
Më beko, o zot
Të lundroj ngadalë
Nëpër valë jete
Si një pulëbardhë
E patrembur.
ABORT
Në ditët e para të mbarsjes
Abort spontan
I një çasti të zbehtë
Mos u dëshpëro...
Se dielli
Do të përqafojë përsëri
Agimet që lindin
Një të nesërme të re.
LIGJËRIM I PAFUND
Sa herë të ndanë rritën
Vazhdove rrugën
Nëpër shtrëngata
Të dogjën sot
Nesër
Flakë shprese përsëri
Kur festonin
Vrasjen tënde
Të ngjallte lufta
E ditës se re
Netëve të qeta
Tridhjetë e gjashtë yje
Shndritën në vazhdimësi
Ligjërim i pafund
I identitetit tim
KËRKIM RRESHTASH
Fjalët më braktisën
Tinëzisht
Nuk e di pse u hidhëruan
Dhe kur fshehur janë
Kërkoj ata rreshta
Të lehtë si krahë fluture
Që ushqejnë orët
Për të ngjallur ditët
Në këtë stinë
Kur gjithçka rilind
Jam e pafjalë
Se nuk kam afër
Dorën tënde
E ç’më duhet dora ime?!
NUDOJA
Thua se je e bukur
Edhe kur zhveshesh
Madhështinë
Ta përkund era
Shtrati yt shushurit
Zbehtësinë
Ngrohtësi aspak
Veç pikëllima imtësish
Pa rëndësi
Nudoja jote
Portret që mërzit.
FOLE CICËRIMASH
Në netët e paemër
Kur gjumi harron kthimin
Në sytë e mi det
Kujtimet ushqejnë shpresën
Se një ditë...
Ti do të kthehesh
Në folenë
Ku dikur
Cicërimat tona
Gjithçka kthenin në pranverë.
DASHURIA SA NJË PLANET
As të ikur as ikanakë
Nuk ju them dot
Njerëz të mirë
Që lëshoni rreze nëpër botë
Mos vajtoni
Se jetën jetoni kot
S’dua të shoh lotin tuaj
Se pastaj
Fshij lotin në sytë e mi
Malli që nuk matet
As me ar
E di
Mysafiri juaj për çdo stinë
Në dimër borën shkrin
Në verë zemrën mërdhin
Por ju jeni mërgimtarë
Thesar i atdheut tim
Një fjalë e juaj
Ngjallë një shpresë
Vargjet që nga ju lindin
Nuk e lënë shpresën të vdes
Ju jeni lumturia vetë
Keni dashuri sa një planet
Zgjodhi dhe përgatiti: Sh. Dibrani
SHËNIME PËR AUTOREN:
Sevdije Rexhepi (22 shkurt 1972), është lindur dhe rritur në Gjilan të Kosovës. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i mbaroi në qytetin e lindjes, kurse studimet për Gjuhë dhe Letërsi Frënge i kreu në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1996. Për dy vite (1996 – 1998), ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës frënge në Shkollën e Mesme “Zenel Hajdini” në Gjilan. Nga gushti i vitit 1999 deri më 2006 ka punuar në Brown & Root Services (si përkthyese dhe këshilltare për punë administrative dhe personel), në kampin amerikan Monteith në qytetin e saj të lindjes. Kurse nga nëntori i vitit 2006 vazhdon të njëjtin mision, por tashmë në Irak me kompaninë amerikane (KBR).
Sevdije Rexhepi, përveç poezisë dhe prozës, merret edhe me gazetari, kryesisht shkruan reportazhe dhe udhëpërshkrime. Ka bashkëpunuar me shumicën e shtypit shqiptar që botohet në Kosovë dhe mërgim.
Kjo poete, përveç gjuhës shqipe zotëron mirë edhe anglishten e frëngjishten, kurse poezi shkruan në gjuhën amtare dhe në anglisht.
Si natyrë; Sevdije Rexhepi është një poete sensitive, e ndjeshme ndaj dukurive jetësore, mbron me dashuri jetën e të tjerëve, adhuron lirinë njerëzore dhe përherë poezinë e saj e përcjell një mesazh kuptimplotë përplot melankoli e vlera letrare.
Është prezantuar në këto antologji:
1. “Mozaik të një portreti”,Tirane, 2004.
- “Gjuha e dashurisë poetike”, Tirane, 2006.
- “Nënës”, Tirane 2007.
Veprat letrare:
1.“Simfoni e heshtur”, poezi, Gjilan, 2003.
2. “Orët e mungesës”, poezi, Gjilan, 2004.
3. “The Sounds of Waterfalls – (Tinguj ujëvarash)”, poezi, Gjilan, 2004.
Sevdije Rexhepi, jeton në Gjilan, kurse momentalisht punon në Kopshtin e Edenit, në Irakun Qendror.
(Sh. Dibrani)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sevdije Rexhepi:12 poezi në përvjetorin e 12-të të intervenimit Amerikanë në Kosovë
» Sevdije Rexhepi:Nga libri: "THE SOUNDS OF WATERFALLS"
» Me rastin e ditlindjes CIKEL ME POEZI NGA LIBRI I POETIT SADIK KRASNIQI „OFSHAMË NË URNË“
» Cikel me poezi-Lirika dashurie -shkeputur nga Libri ne proces botimi-"Une,lulekuqja e eger',-shkruar nga Raimonda Moisiu
» Sevdije Rexhepi:DHOMA E VOGËL ME ËNDRRA TË MËDHA
» Sevdije Rexhepi:Nga libri: "THE SOUNDS OF WATERFALLS"
» Me rastin e ditlindjes CIKEL ME POEZI NGA LIBRI I POETIT SADIK KRASNIQI „OFSHAMË NË URNË“
» Cikel me poezi-Lirika dashurie -shkeputur nga Libri ne proces botimi-"Une,lulekuqja e eger',-shkruar nga Raimonda Moisiu
» Sevdije Rexhepi:DHOMA E VOGËL ME ËNDRRA TË MËDHA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi