Cicërimet e ëmbla në gjuhën shqipe të nxënësve shqiptarë
Faqja 1 e 1
Cicërimet e ëmbla në gjuhën shqipe të nxënësve shqiptarë
Cicërimet e ëmbla në gjuhën shqipe të nxënësve shqiptarë
Xhevat Muqaku, Singen
Fillim i mbarë i shkollës shqipe në Fellbach të Gjermanisë
Qyteti Fellbach në Baden-Württemberg, shtrihet në verilindje të kryeqytetit Stuttgart.
Para industrializimit ishte një oazë vreshtore. Radhitet pas qytetit Waiblingen, për nga madhësia në rrethin Rems- Murr. Në këtë mjedis punojnë dhe jetojnë edhe shumë familje shqiptare.
Duke e ditur se procesi mësimor është shumëfish i rëndësishëm, që nga data 12 janar 2011 në njëren prej klasëve të shkollës fillore " Maicklerschule " në Fellbach, edhe nxënësit shqiptar filluan mësimin plotësues në gjuhën e tyre amtare. Iniciatoren e kësaj detyre të shenjët dhe madhore, mësuesen Shahe Bytyqi, e rrethon përkrahja e madhe e institucioneve të Republikës së Kosovës, shoqata e arsimtarëve shqiptarë në Gjermani, nxënësit e saj, bashkatdhetarët dhe familjet shqiptare në Fellbach. Vështirësitë e fillimit të punës u tejkaluan shpejt me intersimin e madh të nxënësve dhe prindërve. Kjo rrezaton shpresë, se fjala e ëmbël shqipe do ta shkrijë fare edhe atë copë akulli të mbetur, ndërsa këta së bashku duan, synojnë të bëhen Vatër e fuqishme e arsimit në Diasporë.
Mësimi plotësues në diasporë i domosdoshëm
" Në orën e parë ishin prezent 15 nxënës dhe nxënëse. Aktualisht mësimin plotësues e përcjellin 25 shkollare dhe shkollar të ndarë në dy grupe mësimore.
Grupi i parë është ndërtuar me nxënësit e klasës; ll- të, lll- të dhe lV- të, ndërsa grupin e dytë e përbëjnë nxënësit e klasës së V- të, Vl- të, Vll- të dhe Vlll- të " nisi rrëfimin mësuesja Shahe.
Dita e mërkure, që në agim e deri në mbrëmje për nxënësit dhe mësuesen Shahe, është përjetim i veçantë, i përshkuar me ndjenjë gëzimi, dëshirë të zjarrtë, vetëdije të lartë që të qëndiset mirë dhe mbarë gjuha e ëmbël shqipe.
Edhe pse fillestarë, zëri i ëmbël dhe recitimet e Ariona dhe Learta Kuqi, Blendina Bytyqi, jehuan këndëshem së bashku me këngët e Aktrina, Artenisa Bytyqit dhe Albulena Gashit në programin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Prezantimi i fëmijëve të mësueses dhe shkollës shqipe përcjelli mesazhe të qarta tek prindërit dhe të pranishmit të cilët të bashkuar si kurr më parë festuan me shkollën e tyre.
Me punë të mirë nisë bazamenti, ndërtohen shpejt urat e vendlindjes, plotësohet boshllëku kohor, qetësohet shpirti i mërgimtarëve, qartësohet emblema e identitetit kombëtar, përfaqësohet vendlindja denjësisht. Recitimet dhe këngët ishin të përgatitura me përkushtim dhe shije të rrallë. Ishin edhe provim i parë, i kurorëzuar me sukses, i nxënësve dhe mësueses Shahe para prindërve dhe publikut, nxitje dhe shembull i mirë se mësimi plotësues i shkollës shqipe në Diasporë është i domosdoshëm.
Është studiuar por edhe është vërtetuar në vazhdimësi, se sukseset individuale dhe familjare të shkollarëve tanë në Gjermani nuk mungojnë. Lakmohen rezultate të niveleve të larta arsimore ku do të ishin të përfshirë individi, familja dhe shoqëria shqiptare. Kjo arrihet, nëse fëmijët tanë së pari e zotërojnë mirë gjuhen e tyre amtare.
Nuk harrohet gjuha e bukur shqipe
Prindërit në mbledhjen e organizuar me datë 16 Mars, pos angazhimit të tyre për sensibilizim të mëtutjeshëm dhe mbarëvajtje të procesit mësimor, u deklaruan se janë shumë të kënaqur me punën e deritashme në shkollë, falënderuan mësuesen Shahe për iniciativën, hapjen dhe punën- funksionimin e vatrës mësimore në qytetin Fellbach.
"Vërejmë tek fëmijët tanë, përparime në ndërtimin e fjalisë dhe përmirësim të dukshëm në të folur. Ata bisedojnë me qejf për mësuesen dhe mësimet që i zhvillojnë ", ishin këto fjali të njërit prej prindërve, të miratuara edhe prej prindërve tjerë të pranishëm.
Ndërsa mësuesja, në mes tjerash tha; " Dëshirojmë të bëhemi krah i fortë edhe i organizimeve dhe aktiviteteve kombëtare. Ndjehemi të fuqishëm dhe të lumtur me ndihmën që Konsullata e Republikës së Kosoves në Stuttgart , ka dhënë për këtë shkollë si dhe me përkrahjen e pa rezervë të këshillit të arsimtarëve shqiptarë në Gjermani.
Në këtë mbledhje njëzërit u zgjodhën zonjat; Hyrije Gashi, Sulltane Kuqi dhe zotëriu Arben Shabani në këshillin e prindërve.
Këta të fundit u zotuan se do ta ndihmojnë mësuesen dhe mësimin plotësues shqip në realizimin e këtij misioni të shenjët. Pos tjerash ata falenderuan edhe Drejtoreshen, zonjën Rombold e cila hapi dyert e shkollës fillore " Maicklerschule " në Fellbach dhe është gjithmonë e gatëshme për mbështetjen e bashkatëdhetarëve tanë.
Përgëzojmë mësuesen Shahe, përfaqësuesit e Konsullatës së Republikës së Kosoves në Stuttgart si dhe prindërit me këshillin e tyre për punën e artë në përhapjen dhe zhvillimin e diturisë, ruajtjen e identitetit kombëtar përmes shkollës shqipe.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Maqedoni, polemika për gjuhën shqipe
» Kristaq Shabani:Skandal me gjuhën shqipe
» Vlera të reja rumune në gjuhën shqipe
» Shtatë libra të autorëve zviceranë në gjuhën shqipe
» Kryeministrit Thaci ka probleme me gjuhen shqipe
» Kristaq Shabani:Skandal me gjuhën shqipe
» Vlera të reja rumune në gjuhën shqipe
» Shtatë libra të autorëve zviceranë në gjuhën shqipe
» Kryeministrit Thaci ka probleme me gjuhen shqipe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi