Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xun Çetta:Përshkrim situatash mjerisht më heshtje

Shko poshtë

Xun Çetta:Përshkrim situatash mjerisht më heshtje  Empty Xun Çetta:Përshkrim situatash mjerisht më heshtje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 10:19 pm

Xun Çetta:Përshkrim situatash mjerisht më heshtje  Xuni%2Bn%25C3%25AB%2Btakimin%2Be%2BSpreitenbahut%2B26.09.2010

Përshkrim situatash mjerisht më heshtje

Shkruan Xun Çetta
xun26@hotmail.com
www.info-cetta.blogspot.com

Aferat dhe ngjarjet politike të cilat do i komentoja dhe do e jepja mendimin tim,janë të shumta,por tani po ndalëm në një pikë të vetme dhe duke përkujtuar paralajmërimet e më hershme çfarë kam bërë, besoj se do kuptohem drejtë në heshtje sot. Unë punoj dhe nuk ndalëm në përshkrim të ngjarjeve aktuale edhe pse heshti në publik,këtë e dinë mirë ata të cilët ma imponojnë heshtjen.
Afera dhe ngjarjet politike po vlojnë më shumë se kurrë,po më mundojnë ato tema,ato pika të cilat më keqardhje nuk po mund ti komentoj e as shprehu mendimin tim për të vetmin fakt :
1. Për arsye se po ndihmoj të tjerët dhe kështu po
mbyti vetën duke mbytur zërin tim në radhë të parë.

2. Për arsye se komentimet dhe prononcimet i mia kësaj radhe nuk do ishin aq të lehta për ata që po sillën kaq pa mëshirë ndaj atyre të cilët tashmë po i shohin të gjitha krimet e tyre ,politike,ekonomike e morale. Pra thënë më thjeshtë,jam i vetëdijshëm se më çfarë skenarësh po luajnë aktoret e këtyre politikave madje edhe atëherë kur luajnë rrolin e kundërshtarit mes veti.
Këto krime çfarë janë bërë dhe në reduktim po vazhdojnë të bëhen ,tashmë është vështirë të u shpëtohet pasojave si individ e për më keq si shoqëri ,janë produkt i së keqes këto,sa produkt i vendorëve po aq i një pjesë të shteteve si faktor ndërkombëtar në Kosovë.
Pra nuk po komentoj dhe as të japi mendimin tim në gjitha këto ngjarje aferash çfarë po përjeton vendi ynë. Nuk kam si të i pasqyroj,komentoj dhe japi mendimin tim ngase e keqja ka shkuar aq thellë sa qytetari nuk mund ta kuptojë krejt realitetin çfarë do ta shprehesha unë,e kjo mjerisht po me kushton nga ata kujdestar që me kuptojnë parasë te me kupton qytetari i thjeshtë.
Dikur kam thënë se politika e viteve 90-ta ,pa fundësisht pasive, ka bërë qe të futemi në luftë komplet të pa përgatitur si institucion ashtu si të pushtuar qe ishim. Si pasoj e këtij realiteti,pas luftës trashëguam politikanë të nivelit të ulët por revolverësh të spikatur dhe minues të politikave më kokë dhe jo të politikeve me gjymtyrë e revolver në dorë.
Tani po them se si pasojë e këtyre politikanë revolverësh për këto dhjetë vite pas lufte ,ne kemi trashëguar presidentin Pacolli dhe nuk kishte si të ndodh ndryshe pos kështu,ngase ata të prapaskenës vegla të politikave të vjetra,vetëm më Hashima në emër të luftës dhe tani më Pacolla në emër të paqes mund të na shtypin vullnetin deri në një moment kur nuk durohet dot.
Kam thënë dhe e përsëriti faktin se më i mirë është Pacolli se gjithë ata të cilët e zgjodhën atë për president të vendit. Po e përsëris se është më i mirë,më i pa mëkate dhe më i sinqertë se ata të cilëve u vyente Pacolli.
Ata të cilët e zhbën shtetin e sapo formuar dhe e gërryen lirinë parasë ta gëzojmë atë,tani e duan Pacollin,biznesmenin më të madh për ta mbuluar falimentimin e shtetit si krimi më i madh çfarë kanë bërë në emër të luftës.
Ka ca vite qe kur kam thënë se këta duhen kontrolluar dhe konstatuar se a do ngopën një ditë dhe të ngopur ti kthehen vendit më kapitalin e tyre të plaçkitur. Por ja se në vend të tyre këtë ndoshta edhe mund ta benë Pacilli !!!,por jo të mbetet viktimë e tyre ky,ngase do ishte mëkati i radhës e ndoshta kulmi i katastrofës kombëtare ku si udhëheqës vendi pa baza morale të gjithë bashkë do mbesin marioneta të politikave jashtë vullnetit të popullit dhe synimeve tona shekullore.
Kjo do të ma jepte të drejtën e paralajmërimit tim çfarë kam bërë po ashtu para shumë kohe kur po afërsisht kam thënë :
Se jemi në situata të vështira politike dhe aspak të sigurt për ta bërë shtetin tonë sovran e kombëtar kjo nuk donë koment për ta parë faktin se me të tillë politikanësh nuk shkoj as deri tek shitorja e fshatit tim e lere më atje ku synojmë. Rëndësi ka qe në situata të tilla të paktën të mos lejojmë bërjen e gjoja shtetit me politikan të kontrolluar dhe dirigjuar nga jo shteti ynë...

PS: Gjitha paralajmërimet e më hershme çfarë kam bërë në vazhdimësi ,tani në këtë përshkrim ishin jo të cituara por të parafrazuara ku kuptimi ishte jo identik por tipikë i origjinalit tim publicistik. Gjithë ata që kanë përcjellur opinionet e mia,zërin tim gjithherë mospajtues më të keqen ,i kanë të freskëta paralajmërimet e mia,madje ndjellakeqe i cilësonin disa nga taborët e pushteteve që po ndërrojnë njëri tjetrin.
Shqipëria zyrtare pa dallim kush ishte në pushtet,krahas ndihmës në këto përpjekje shekullore jo pak na ka dhënë edhe goditje ndoshta më të rënda se edhe vet Serbia për ballë të cilës po zhvillonim luftën nganjëherë për jetë a vdekje.
Sigurisht se qenka vështirë ta fillosh rrëfimin e dhimbjeve dhe mos ta përfundosh atë me fakte pikërisht për shkak të atyre arsyeve çfarë ceka në fillim të këtij përshkrimi situatash.
Kështu duke pritur ditët më të mira,mjerisht po na mbysin ditët e liga me tëra këto aventura politiko-diplomatike të cilat nuk donë shumë lodhje truri për ti kuptuar ato,kuptohet nëse shkarkon vetën nga pritja e përfitimit të këtyre rrjedhave.
Unë e kam thënë të dhimbshmen sa herë e kam parë të nevojshme dhe nuk kam heshtur,por në realitet Xuni nuk ka thënë kurrë asgjë deri në këtë moment krahasuar me çfarë ka për të thënë.
Heshtja thyhet dhe prapë kalohet në pritje të bashkëpunimit të sinqertë dhe institucional ,por pas shumë heshtjeve thyhet ajo për të mos heshtur kurrë.
Tani akoma përshkrim situatash më heshtje,fundi po ofron .

Luzern më 26 mars 2011 në përkujtim të Prishtinë 26 marsit 1981
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi