Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:MOS U END NË BOTËN TIME!

Shko poshtë

Lediana Kapaj:MOS U END NË BOTËN TIME! Empty Lediana Kapaj:MOS U END NË BOTËN TIME!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 27, 2011 2:02 am

Lediana Kapaj:MOS U END NË BOTËN TIME! 188801_204125539617327_118736901489525_757854_2395689_n
Lediana Kapaj:MOS U END NË BOTËN TIME! 203530_118736901489525_7919652_n
Lediana Kapaj:MOS U END NË BOTËN TIME!

Po të vish sonte tek unë do të ndihesh i përbuzur,
Në vështrimin tim do shohësh veç zhgënjim,
Me heshtjen tëndje të përstrukur do endesh,
Një drithërim peizazhi ku kullon pikëllim....

Po të vish sonte tek unë,nuk do gjesh më çiltërsinë,
Në bebëzat ku rrjedh shi do të shikosh veç përçmim,
S'do të kenë sytë dritën që më parë nuk shuhej kurrë!
Mes mjegullës dhe hënës do endet i trishti vargu im...

Të përfytyroj tani nëpër tatëpjetën e zbehtë të mbrëmjes,
Në botën tënde të ngushtë ku vënd për dashurinë nuk ka,
Të errët qiparisat e menduar,melankolinë e akacieve imitojnë,
Mbi pyllin e përkulur të shkrimit tim,vetë lumi ndarjes ra...

Ndaj i pazemër do të ndihesh i vetmuar po të vish tek unë,
Dhe do të kuptosh që jeta shpesh të gjithëve na jep mësim,
Që vetë poezia lëndohet kur shkelet shpirti i brishtë i poetit,
Që ëndrrat më të bukura dhe të dlira humbin pa patur kthim...

Ndaj të lutem mos eja....Pasi edhe pse koha kalon ngadalë...
Ajo prapë kalon edhe pa ty!

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi