Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjoralba Shahaj: "Dua ta njoh Shqipërinë"

Shko poshtë

Fjoralba Shahaj: "Dua ta njoh Shqipërinë" Empty Fjoralba Shahaj: "Dua ta njoh Shqipërinë"

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 22, 2009 12:16 pm

"Dua ta njoh Shqiperine"
Nga Fjoralba Shahaj
Braziliani Kaka, i cili shquhet jo vetem per kembet e arta, por edhe per besimin e tij te pashoq te Zoti, vetem pak kohe me pare ishte nje "ceshtje" dite, teper e diskutueshme, ne mbare boten. Ylli i futbollit qe eshte i gatshem te heqe dore nga cdo impenjim, vetem e vetem per te adhuruar krijuesin ne Kishe, tregon detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale, te ardhmen e tij te Milani dhe synimet per kete vit, ne nje interviste ekskluzive per "Koha Jone". Ai shprehet se deshiron te njohe Shqiperine, pasi ka degjuar per kete vend, nga i cili ka edhe miq, megjithate nuk dihet se kur do te krijohet mundesia qe ai te fluturoje drejt Tiranes nga vendi fqinj. Ne moshen 18-vjecare ai pesoi nje aksident qe ndoshta do t'i kishte kushtuar karrieren e tij te metejshme, por per rimekembjen e tij te mrekullueshme ai falenderon vetem Zotin, te cilit i dedikon gjithcka. Futbollisti, i cili nuk eshte perfolur asnjehere per thashetheme mbi jeten e tij personale ne mediat boterore, deklaron se "familja eshte baza e gjithckaje, eshte dicka thelbesore pa te cilen nuk do t'ia dilte dot". Ate, duket se edhe parate nuk e "tundin" dot. Nje oferte marramendese e sheikut te Mancesterit Sitit, Monsur, i cili afroi 150 milione euro per te siguruar kartonin e fantazistit brazilian, u refuzua ne momentin e fundit nga lojtari. Shuma e afruar dhe qe nuk u pranua nga Milani, ishte me e larta, e ofruar ndonjehere per nje lojtar, madje eshte cilesuar si nje "cmenduri" e rralle ne tregun e futbollit boteror. Tifozet e Milanit deshironin qe Kaka te qendronte me cdo kusht ne ekipin e tyre, ku ai eshte nje idhull i padiskutueshem. Kjo deshire e tyre u plotesua edhe me pelqimin e presidentit, Silvio Berluskoni. Aktualisht Milani ndodhet ne vend te trete, ne Serine A dhe eshte eliminuar nga Kupa UEFA. Ne fund te sezonit, ish-"Topi i Arte", Kaka mund te largohet tek nje ekip tjeter i madh Reali i Madridit, edhe pse kjo eshte sigurisht e dyshimte.
Kaka, se shpejti ne Tirane?
Kaka nuk ishte ne Tirane, pak muaj me pare, kur Milani i madh zhvilloi nje ndeshje miqesore me ekipin e Tiranes, ne stadiumin "Qemal Stafa". Per shkak te nje impenjimi me kombetaren e tij ne Brazil, tifozet shqiptare te shumte ne numer qe mbeshtesin Milanin dhe Brazilin, nuk paten mundesi ta shihnin nga afer. Por fantazisti brazilian i Milanit, eshte informuar nga shoket e ekipit dhe premton se do ta vizitoje ne nje te ardhme te shpejte Shqiperine, per ta njohur me mire ate.
Pasaporta
Emri i plote: Rikardo Izekson dos Santos Leite
Ditelindja: 22 Prill, 1982
Vendlindja: Brazília, Brazil
Gjatesia: 1.86 -m
Pozicioni: Sulmues
Klubi aktual: Milan
Numri ne fanelle: 22
Karriera: 2001-2003, Sao Paulo, (59 ndeshje, 23 gola)
2003- ne vijim, Milan, (175 ndeshje 64 gola)
Me kombetaren: Debutoi ne vitin 2002, 62 ndeshje (23 gola)

Ju keni filluar te luani futboll ne moshe fare te vogel. Mund te na tregoni dicka per fillimet tuaja ne kete sport ne San Paolo, ne Brazil?
Kur kam filluar te luaj futboll ne San Paolo, une kam qene vetem 8 vjec.
Na flisni pak per aksidentin, per te cilin keni thene qe ju ka njohur me Zotin? Jeni shprehur se fale mrekullise se Jezusit keni shpetuar.
Aksidenti te cilit ju i referoheni, ka ndodhur kur une isha ne moshen 18-vjecare. Kjo ishte para se une te behesha pjese e nje skuadre te vertete. Koha pas aksidenti ishte nje eksperience e mrekullueshme me Zotin, edhe pse konvertimi im si i krishtere, ndodhi shume vite me pas.
Me pas ju u transferuat ne Itali, ku ju priste nje karriere gjigante ne Evrope. Si e perjetuat ndryshimin?
Eshte e vertete, kjo ka qene nje enderr qe une e kam pasur qe kur kam qene adoleshent dhe jetoja ne Brazil. Kur mundesia me erdhi per here te pare, une e pashe ate si nje mundesi apo dere, qe Zoti po e hapte ne jeten time, ndaj nuk e lashe te me ikte nga dora.
Per shkak te besimit tuaj, shpesh i keni thyer rregullat e FIFA-s ne lidhje me veshjen e fanellave, ku ka pasur shprehje per Zotin, te tilla si "I belong to Jesus", me te cilen i keni befasuar te gjithe tifozet. Keni nje koment per kete?
Do te preferoja te mos i pergjigjesha kesaj pyetjeje.
Po keshtu, sa here qe shenoni gola, ju ngrini gishtat lart, ne shenje falenderimi ndaj Zotit. C'do te thote kjo per ju?
Une kam edhe shume kolege te tjere qe ngrene gjithashtu duart lart, ne shenje falenderimi ndaj Zotit. Megjithate, jam i mendimit se jo te gjithe ata qe e kryejne kete gjest, e bejne me te njejtin qellim.
Ju keni fituar nje vit me pare "Topin e Arte", si dhe cmimin e "Lojtari me i mire i Vitit", nga FIFA. Kujt i jeni falenderues?
I jam falenderues dhe ia dedikoj keto cmime se pari Zotit, se dyti familjes sime dhe miqve te mi, duke mos harruar sigurisht te gjithe ata qe me mbeshtesin.
Cfare roli ka familja juaj ne karrieren dhe jeten tuaj personale? A shpenzoni kohe me ta, ndani mendime te perbashketa etj.?
Mendoj se familja eshte baza e gjithckaje, eshte dicka thelbesore pa te cilen nuk do t'ia dilja dot. Sa per ate qe pyesni ju, diskutoj me ta gjithcka, sa here qe me jepet mundesia ta bej kete.
Si ka mundesi qe nje futbollist kaq i famshem sa ju, gjen kohe edhe te shkoje te dielave ne Kishe. Jeni gati te hiqni dore nga cdo impenjim tjeter ate dite, vetem e vetem per predikimin, adhurimin dhe takimin me vellezerit e motrat ne Krishtim?
Po, jam gati te heq dore nga cdo impenjim, bejne perjashtim vetem rastet kur angazhimet e mia ne pune nuk ma lejojne kete. Pavaresisht kesaj, une shkoj ne Kishe edhe gjate javes.
Ju duket se nuk po gjeni "qetesi". Se fundmi, ju erdhi edhe nje oferte nga Real Madrid. Nuk tundoheni nga ofertat?
Do te preferoja te mos i pergjigjesha as kesaj pyetjeje.
Pas gjithe kesaj zhurme qe u be per largimin tuaj drejt Mancester Siti, ju deklaruat se vendoset me zemer dhe pas nje konsultimi te meparshem me Zotin. Cdo te thote kjo?
Do te thote qe jam lutur shume me gruan time dhe me pjesen tjeter te familjes, qe te merrnin nje vendim ne lidhje me ate qe ishte ne zemren e Zotit.
Berluskoni, ju vleresoi si karakter njerezor. Ju ne fakt si i keni marredheniet me te?
Ai eshte presidenti i skuadres ne te cilen une bej pjese. E respektoj ate shume dhe bisedoj me te sa here qe me krijohet mundesia.
Ju keni nje djale, qe ka ardhur ne jete disa muaj me pare. Mund te na tregoni dicka per te?
Ai eshte rritur tashme, eshte plot 9-muajsh dhe per ne si familje, eshte nje bekim i madh. Eshte shume gje e bukur kur kalojme kohe se bashku, pasi transmetohen edhe vlera shpirterore.
Cila gje ju sfidon vazhdimisht?
Te jem nje kampion.
Cili ekip ju pelqen, ku e shikoni veten ne te ardhmen?
Sikurse thote edhe Bibla; e ardhmja jone varet nga Zoti.
Dy nga lojtaret e Milanit, Maldini dhe Shevcenko, kane qene ne Shqiperi pak kohe me pare, per nje ndeshje miqesore. A ju kane folur ata per kete vend dhe a do t'ju pelqente ta vizitonit Shqiperine?
Ata me thane qe u zhvillua nje ndeshje interesante. Nderkaq, mua do te me pelqente shume ta njihja vendin tuaj, sepse nuk di shume gjera rreth Shqiperise.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjoralba Shahaj: "Dua ta njoh Shqipërinë" Empty Re: Fjoralba Shahaj: "Dua ta njoh Shqipërinë"

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 22, 2009 12:17 pm

Se fundmi, cilat jane objektivat tuaj per kete vit?
Uroj qe Milani, te jete pjese e Liges se Kampioneve dhe synoj te fitoje gjithashtu me Brazilin, edhe Kupen e Konfederates.
Kur Kaka nuk deshiron te pergjigjet
Per shkak te besimit tuaj, shpesh i keni thyer rregullat e FIFA-s ne lidhje me veshjen e fanellave, ku ka pasur shprehje per Zotin, te tilla si "I belong to Jesus", me te cilen i keni befasuar te gjithe tifozet. Keni nje koment per kete?
Do te preferoja te mos i pergjigjesha kesaj pyetjeje.
Ju duket se nuk po gjeni "qetesi". Se fundmi, ju erdhi edhe nje oferte nga Real Madrid. Nuk tundoheni nga ofertat?
Do te preferoja te mos i pergjigjesha as kesaj pyetjeje.
***



Fjoralba Shahaj: "Dua ta njoh Shqipërinë" U1_Kaka-Hila
Kaka - Taulant Hila
"Une, ndermjetesi i "KJ" me Kaka"
Taulant Hila eshte nje 30-vjecar shqiptar qe ka kontakte te herepashershme me futbollistin e njohur te Milanit, Rikardo Kaka. Dy vjet me pare, 30-vjecari nga qyteti i Fierit shkoi ne Milano te Italise, ku ne menyre fare rastesore eshte takuar me nje nga personat qe shume njerez ne bote do te enderronin ta kontaktonin qofte edhe njehere. 30-vjecari Hila eshte ne fakt personi qe ka ndermjetesuar per intervisten qe gazeta "Koha Jone" botoi dje me te famshmin Kaka, i cili foli per here te pare per Shqiperine, shtet te cilin do te donte ta vizitonte e ta njihte me shume. Per shkak te kerkesave te shumta te lexuesve, "KJ" riboton sot permbledhjen e intervistes si dhe po publikon anen tjeter te Rikardo Kakase, pikerisht menyren se si e njohin ata qe e kane prane, konkretisht pare nga syte e nje djali nga Shqiperia, Taulantit. Sipas ketij te fundit, fantazisti 27-vjecar i Milanit ka shfaqur interes per vendin tone, pasi e ka pyetur ate per kulturen dhe pasurite natyrore te vendit tone. Ndoshta kjo lidhet me destinacionet turistike qe Kaka do te donte te vizitonte heren e pare qe do te shkele ne token shqiptare. "Padyshim qe tipari qe do te shquaja me shume nga Kaka, eshte thjeshtesia dhe modestia e tij. Nuk do te ngurroja aspak t'i kerkoja ndihme atij, si nje miku te mire, ne rast se me nevojitet", thote Taulant Hila, ne nje interviste te detajuar per "KJ". Dje, gazeta botoi nje interviste ekskluzive te Rikardo Kakase, futbollistit i cili per hir te se vertetes, shihet i terhequr nga jeta mediatike ne Itali, shpeshhere duke i refuzuar ftesat per pjesemarrje neper emisione apo intervista. Intervista, ishte e para qe Kaka jep per nje media shqiptare.
Taulant, si e keni njohur ju Kakane? Na tregoni dicka ne lidhje me takimin e pare me te?
Une e kam njohur ate ne rrethana shume speciale dhe ne nje moment te vecante te jetes sime. Vizitova nje dite, nuk e mbaj mend saktesisht kohen, por besoj se rreth nje vit me pare, kishen Rinaschere in Christo ketu ne Milano, ku pastore eshte e ema e Kakase, Simona. Keshtu nisi gjithcka.
Po takimi i pare me te, si iu prezantuat dhe a eshte Kaka nje person i thjeshte, apo manifeston sjellje prej VIP-i?
Absolutisht jo, ai eshte nje djale shume i thjeshte, qe transmeton vlera te padiskutueshme morale. Nese ndodhesh prane tij, nuk ndihesh aspak ne siklet apo i distancuar per shkak te fames se tij, perkundrazi ai te ofron nje sjellje shume miqesore. Nuk behet fjale qe ai te kete truproja apo shofere personale, edhe pse eshte nje nga futbollistet me te famshem te planetit. Per njerezit ne nevoje, ai eshte gjithnje i gatshem te dhuroje, madje eshte vleresuar shpeshhere per ndihmen qe u ka ofruar kishave edhe ne Brazil. Ajo qe une do te vleresoja, eshte dhurimi i te dhjetes se te ardhurave te tij ne kishe, cdo muaj, qe duke pasur parasysh rrogen e Kakase, mund te beni vete nje llogaritje. Mund te them se eshte padyshim nje person qe e perdor famen per t'i percuar shoqerise vlera qe shpeshhere mungojne.
Si e perjetoi Kaka periudhen e ofertes se "cmendur" te Manchester City?
Ky ishte vertet nje moment i veshtire jo vetem per Kaka, por edhe per pjesen tjeter te familjes se tij. Te gjithe miqte e tij e kane mbeshtetur shume qe ai te merrte vendimin e duhur. Kaka ishte ai qe besonte se gjithcka ishte ne doren e Zotit. Ajo qe eshte e sigurt, eshte fakti se ai dhe familja e tij nuk tundohen nga parate. Une mendoj se vendimi i tij, kenaqi ate vete, miqte dhe tifozet e tij, por sidomos familjen Kaka.
Po jeta qe ben ai, se bashku me familjen, eshte modeste, apo ylli i futbollit eshte i dhene pas blerjeve te shtrenjta?
Sipas mendimit tim, ata jane nje familje model ne cdo aspekt. Nuk di dhe as kam konstatuar qe te bejne nje jete luksoze prej VIP-ash, ndersa Kaka ka vertet nje marredhenie te mrekullueshme me nusen e tij, Carolinen dhe me prinderit, te emen dhe te atin, qe jeton ne Brazil ku punon si inxhinier.
Kaka ka vellezer ose motra?
Ka vetem nje vella, qe eshte gjithashtu futbollist dhe quhet Rodrigo.
Ju me siguri i ndiqni te gjitha ndeshjet e tij, cfare mendoni se ka ai te vecante ne raport me futbollistet e tjere?
Sigurisht qe i ndjek te gjitha ndeshjet dhe bej tifo per te. Ajo qe spikat si karakteristike me e vecante te ai, eshte qendrimi i tij dinjitoz, e jo si "famozet" arrogante. Ndersa ne fushe gjate ndeshjes, mendoj se dallon per shpejtesine dhe rezistencen ne loje.
Nese ju do te kishit nje nevoje emergjente, e do t'ju duhej t'i shtrinit doren dikujt, a do te ishte ky person Kaka?
Pse jo, ashtu sikurse do t'i shtrija doren cdo miku te vertete.
Si vishet zakonisht Kaka, qofte edhe ne jeten e perditshme?
Di qe vesh perhere rroba te Armanit, pasi ka nje kontrate me te.
Me cilet prej futbollisteve shoqerohet ai, nga klubi i vet ose me gjere? A eshte i gatshem Kaka per te folur ne intervista dhe per te shkuar ne emisione ku mund ta ftojne?
Shume persona thone qe jane shoke me Kakane, per shkak te tipit te tij te dashur dhe te hapur, por une do pyesja se ke ka shoke vertet ai? Sa per ate qe thate ju, neper intervista apo emisione televizive, une nuk e shoh shpesh ketu ne Itali.
Po djalin e ciftit ju e njihni? E marrin ata shpeshhere me vete ate gjate daljeve te tyre?
Po, Luka eshte tashme 9-muajsh dhe eshte shoku im i ngushte (qesh). Eshte vertete nje femije shume i bukur, vetem ta shihni.
Ai nuk ka qene ndonjehere ne Shqiperi, por e njeh pak a shume kete vend permes jush. Cfare konsideratash ju ka shprehur?
Ne fakt, ai nuk e njeh mire vendin tone dhe nuk ka informacion te plote apo te detajuar ne lidhje me te, por mbaj mend qe me ka pyetur se si eshte Shqiperia, nga pikepamja kulturore dhe resurset natyrore.
Ju jeni i vetmi shqiptar qe Rikardo njeh?
Mesa di une, po. Por, ndoshta njeh edhe futbollistin Igli Tare, qe eshte gjithashtu nga Shqiperia.
Intervistoi: Fjoralba Shahaj
Koha Jone
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi