Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lavdrim Lita: Rama mbyll ciklin – Basha, një fillim i ri për Tiranën

Shko poshtë

Lavdrim Lita: Rama mbyll ciklin – Basha, një fillim i ri për Tiranën Empty Lavdrim Lita: Rama mbyll ciklin – Basha, një fillim i ri për Tiranën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 29, 2011 12:26 am


Lavdrim Lita: Rama mbyll ciklin – Basha, një fillim i ri për Tiranën U1_LavdrimLita
Rama mbyll ciklin – Basha, një fillim i ri për Tiranën
Nga Lavdrim Lita
Ca shpërndarës urrejtje kanë gjykuar a-priori kandidimin e Lulzim Bashës për bashkinë Tiranë me lente optike të Ramës, me argumentet të stërthëna që s’thonë asgjë, përpos arsyes se i shërbejnë Ramës katërçipërisht. Këta individë nuk janë politikanë, as opozitarë, janë vetëm punëtorë të kombinatit të frikës, që ngjallin pasigurinë ndaj risisë Basha për të mbrojtur me helmetë në kokë të vjetrën, Rama. Sakaq përshtypja e parë që dha Basha si kandidat ishte pozitive, pasi parashtrimi i vizionit dhe ideve të tij kishin të bënim me diagnostikimin e problemeve dhe prognozën e zgjidhjes së tyre për të mirën e qytetit dhe jo sulmi demonizues ndaj Ramës. Kurse strategjia e kombinatit të urrejtjes është krejt e kundërta: kanë paramenduar sulme dhe goditje zhvlerësuese për të tërhequr si magnet reagimin e Bashës në një moçal politik, me qëllimin e vetëm për të ulur sa shumë debatin publik me akuza dhe kundër akuza politike, saqë qytetarët të neveriten me të dy palët dhe secili votues të qëndrojë në llogoren e tij.
Këtyre shpërndarësve të opiumit dhe të opinioneve telegrafike, që flasin poshtë e përpjetë në media për vrasje dhe vjedhje sikur të ishin vëllezër të Taulant Ballës, u intereson më shumë status-quo-ja e tanishme e Tiranës, me në krye Ramën, sepse kanë lidhur fatin e profesionit të tyre me ushkurin e brekëve të Kryebashkiakut të tanishëm.
Mirëpo Tirana meriton më shumë sesa baltosja e kundërshtarit me argumentet perceptive të 21 janarit, ku të gjithë në Tiranë e gjithkund e dinë mirë se kush e organizoi demonstratën e dhunshme në bulevard. Gjithsesi regjimi i vetëm që ekziston në Shqipëri është regjimi i leprave që kërkojnë të zgjasin kontratën e grabitjes së pafund të hapësirat e gjelbra të kryeqytetit për të ndërtuar pallate pa arkitekturë. Cikli i Ramës në Tiranë është drejt fundit me një inerci të frikshme, të pandalshme. Afërmendsh mandati tretë i Kryebashkiakut aktual ka qenë një faliment total, që ka larguar potencial turistik dhe kulturor duke futur dorën në xhepat e qytetarëve me plot 80 taksa, që në një vit shkojnë në 820 mijë lekë. Alternativa ekziston. Cikli i ri do mund të nisëm me votimin e Lulzim Bashës, 38-vjecarin entuziast që bëri të mundur lehtësimin e anëtarësimit në aleancën e NATO-s dhe Liberalizimin e vizave me punën e pakursyer. I lodhur në llogoren e opozitës Edi Rama s’ka çfarë t’i japë me kryeqytetit të vendit, pse energjitë e tij janë të kufizuara dhe të shteruara në drejtimin e Partisë Socialiste e gjithë morisë opozitare. Kurse Lulzim Basha ka çfarë të ofrojë qytetit të Tiranës. Është freskia e ambicies për të qenë një prej tribunëve të qytetarisë që shtyn më shumë të ndriçojë ylli i tij politik. Programi i shpalosur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, nga ana e Bashës është një prej programeve më interesantë për të ardhmen e kryeqytetit. Në asnjë prej pikave të këtij projekti për Tiranë Europiane, s’ka një riciklim të ideve të mëparshme. Ekipi ekonomik i Bashës, ka diagnostikuar të gjitha problemet që janë akumuluar këto vite në kryeqytet për shkak të neglizhencës së pamohueshme të Ramës për punët e qytetit. Ku i fundit edhe kësaj radhe do të mburret për shkuljen e kioskave dhe ereksionet artistike me fasadat e pallateve,që fshehin mjerimin e përmbajtjes së filozofisë së Ramës.
Sidoqoftë Tirana është kryeqytet i vendit prandaj do një drejtues full-time, me kohë të plotë, që punojë me pasionin e punës dhe detyrës së re, dhe jo një drejtues part-time, me kohë të pjesshme, që kohën më të madhe të ditës e kalon në selinë e partisë Socialiste duke thurur intriga dhe demonstratave për t’u bërë kryeministër dhe jo për t’ju përgjigjur halleve të qytetarëve. Nevoja për një frymë të re ekonomike, kulturore, shoqërore dhe civile është prezent më shumë se kurrë, dhe arsyeja qytetare pavarësisht bindjeve politike do të mbështesë ndryshim që aq shumë i mungon këtij qyteti. Modeli Rama është parakaluar gjithnjë e më shumë nga kërkesa në rritje për një Tiranë ndryshe, më afër parametrave europiane. Oferta Basha për një model të ri ekonomik, kulturor dhe civil të kryeqytetit qëndron. Zgjedhja është në favor të atyre që duan një të ardhme më të mirë se të tashmen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi