Lavdrim Lita: Çdo m.nano Sekondë
Faqja 1 e 1
Lavdrim Lita: Çdo m.nano Sekondë
Çdo m.nano Sekondë
Nga Lavdrim Lita
Në këtë shkrim nuk dua të mbroj editorin e shkrimeve të mia, Fahri Balliun. Nuk e mbroj nga jashtëqitjet shkrimore të disa kulturoidëve të majtë, të vetëquajtur progresistë, se lexojnë e citojnë në shkrimet e tyre Giovanni Sartorin apo Sartrin, si mburojë e ftohjes intelektuale që u karakterizon unin e mbiunin. Nuk e mbroj nga mllefi ekzotik i prokurove jakobinë që kanë në faqet e mureve të tyre fotografinë e Robespierit, për t’u inspiruar në katapultime shkak-pasojë aksionet e tij në tragjedinë e Gërdecit. Nuk e mbroj nga mlyshat e gazetarisë shqiptare që hidhen e sillen si hiena në çdo lajm bombastik që u serviret në restorant Viena. Bakshishi është vetëm 15% të faturës.
Në këtë shkrim dua të flas për “engjëj e demonë”. Të kuptohemi jo për librin e Dan Brownit, as për argumentet e ndonjë lectio magistralis të teologjisë katolike romake. Por për metaforën metafizike të “engjëjve” që na këshillojnë e na imunizojnë nga shkarjet e sistemit limbik. Nganjëherë ndodh që rebelohemi nga forma mentis-i jonë, siç bëri engjëlli më i bukur i parajsës, Luciferi, kundra zotit të tij, sepse mëkati i mendjemadhësisë nuk të lejon që të kesh një më të bukur se vetja, më inteligjent se vetja... e kështu si përfundim i rebelohesh së vërtetës; po këtu nuk kemi të bëjmë me këtë mëkat kundër editorit tim që nuk është i pashëm, por inteligjent po. Kemi të bëjmë shkurt, me një pandershmëri intelektuale akute, sepse ata që e sulmojnë ndërrojnë të vërtetën për t’i akorduar me mendimet e tyre majtë-rrotulluese, e nuk janë aq të ndershëm të reflektojnë mendimet e tyre për t’i akorduar vetëm më të vërtetën. S’ka sesi të ndodhi kur gjysmën e jetës së tyre intelektuale e kanë kaluar në ambiguitetin e diktaturës. Boksierët italianë thonë “colpo basso” e jo “caduta di stile”.
Fari Balliu është endur nga mizozofia shqiptare që është e përfaqësuar simbolikisht nga masa intelektualoide majtiste, pra gazetarët dhe profesionistët e tjerë të fjalës, s’kanë bërë asgjë, ose pakogjë, për përgatitjen qytetare të shqiptarëve. Ndërsa Fahri Balliu mundohet. Nuk them se është imun nga gabimet si sipërmarrës, por nga gabimi privat të kalohet në një linçim mediatik, kjo na tregon se kemi të bëjmë me një hallakatje të funksionimit të arsyes. Një reaksion ndaj së vërtetës.
Çdo m.nano sekondë që kalojnë intelektualoidët, si në kohën e xhaxhit, merren kryesisht me diskreditimin dhe demonizimin e personazheve, e askush nuk kap thelbin e problemit. Këta intelektualoidë, janë bërë mjeshtra të de-politizimit të politikanëve, de-letrarizojnë shkrimtarët e kështu me radhë, dhe për pasojë irracionalizojnë jetën publike.
Çdo m.nano sekondë që kalojmë nën thundrën e mendimeve të tyre përpihemi nga rëra e shkretëtirës së Saharasë e kemi etje për t’u shpëlarë, se u bëmë pis në shpirt duke lexuar akseset e tyre në fantabudallallëk. Çdo m.nano sekondë shqiptari nuk pyet më engjëllin e tij, por demonin me gjuhë të bigëzuar. Shqiptari nuk pyet vetveten. Madje është i vetmi europian, që kur do me thënë se është i vendosur, thotë “nuk pyes”. Mirëpo, mos me pyet është qëndrimi më antidialektik i mundshëm.
Çdo m.nano sekondë, po të shikojmë shkrimet e gazetarëve opinion-(keq)bërës, ç’na thonë për politikën, për jetën intelektuale e për lugun e historisë, vërejmë se as edhe një pyetje nuk e shtrojnë. As edhe një alternativë. Përshkruajnë thatë, dhe gjykojnë rrebemadh. E masin me kalibër, e shënojnë me pështymë dhe e presin me nagaçe. Por në të vërtetë ata s’bëjnë gjë tjetër përpos se të depolitizojnë politikën, de-letrarizojnë shkrimtarët, të merren me operacione baltosje mediatike. Janë punonjësit e lavazhit oruelljan.
Çdo m.nano sekondë po përjetojmë një deja vù onirik të palestrës së lidhjes së shkrimtarëve ku pihet raki Skrapari e hanë qofte ke daja, e luhet bixhoz me integritetin moral e intelektual të personave publikë. Qoftë sot editori i shkrimeve të mia: Fahri Balliu, qoftë nesër ndokush nga ne, panafakët. Nepsi është gjë e keqe kur s’ke pasur libra për t’u mësuar. Galateu nuk është një optinal extras, por një mision.

Gazeta 55
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lavdrim Lita:Piromani i demokracisë
» Lavdrim Lita:Në kërkim të Unamunit
» Lavdrim Lita: Vetasgjësimi i demokracisë
» Lavdrim Lita: Identikiti i një krimineli
» Lavdrim Lita: Pse qesh posteri i Ramës?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi