Gjon Keka: Pragu historik i ballkanit
Faqja 1 e 1
Gjon Keka: Pragu historik i ballkanit
Pragu historik i ballkanit
Nga Gjon KEKA
Siç duket ka ardhur koha që shqiptarët të dalin në Agora-n e tyre dhe të diskutojnë për fatin e tyre kombëtar dhe historik si dhe për të ardhmen e tyre të vërtetë drejt ecjes dhe bashkimit me familjen e lashtë europiane. Kjo kohë nuk do të thotë kohë revolucionare as kohë e re, kjo kohë do të thotë vendosje e plotë e fatit dhe të vërtetës së kombit shqiptar si dhe kulturës së tij origjinale europiane në kohën e ecjes në dinamikën e kombeve demokratike dhe të civilizimit europian duke ditur se shqiptarët kanë pasur një ndërprerje të gjatë të kohës së civilizimit europian për shkak të pushtimit të egër otoman dhe atij sllav, prandaj ky do të ishte një nga punët më të mëdha dhe të vërteta të elitës së vërtetë intelektuale e politike të kombit shqiptar në tërësi.
Sidoqoftë tani në këtë proces është shumë e rëndësishme që shqiptarët të mos gabojnë dhe të fillojnë të ringjallin kulturën dhe identitetin e vërtetë të tyre me anë të kësaj ata nuk i lejojnë më hapësirë kulturave aziatiko-otomane dhe bizantine-sllave të deformojnë dhe të mbulojnë kulturën e vërtetë dhe identitetin origjinal të kombit tonë.
Po ashtu tani duhet që shqiptarët të jenë vigjilent dhe të përgatitur fuqishëm që të mos bien pre e rrymave të ndryshme ideologjike-politike të ardhura nga gjirizet e të vjellave të historisë gjatë procesit të saj në botë. Shqiptarët duhet të kenë parasysh duke ditur se ata kanë mësuar apo edhe do të mësojnë nga përvoja e historisë, ata tani do të duhej të jenë tepër të mençur dhe syçelë që rruga për të ecur drejt së ardhmes kalon nëpër rrugën e zemrës dhe të vërtetës dhe kjo gjithnjë duke nxjerr në dritë atë që është burimore, kulturore dhe shpirtërore brenda qenies sonë kombëtare, në mënyrë që të ecim të sigurtë në hapin e kohës dhe të ardhmes në mesin e kombeve demokratike si dhe bashkimit në familjen europiane.
Gjithashtu tani është koha që të ndalen terpitë (makutëritë) po ashtu edhe mashtrimet si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, pastaj të ndalen lojërat e rrezikshme politike dhe diplomatike ,sepse çdo proces që nuk mbështet në realitetin dhe kohën e volitshme është i dedikuar të dështoj dhe të sjell ndërthurje të mëdha në të gjitha aspektet. Ndërkaq mundësitë për të ardhmen i jepen vendeve vetëm nëse ata nuk mbartin mbi veten e tyre mëkatet e historisë dhe të jetuar akoma nën hijen e miteve dhe marrëzisë. Prandaj në lidhje më këtë duhet theksuar sidomos në këtë proces është absurde t'i jepet mundësia Serbisë për t'u anëtarësuar në bashkimin europian pa i prerë rrënjët e nacionalizmit të egër, iluzioneve dhe miteve të saj, si dhe pa një transformim të mendësisë politike në përgjithësi. Po ashtu është absurde që Serbia të kaloj lehtë pragun ballkanik pa i ulur gjunjët ndaj krimeve të bërë në gadishullin ilirik,një hyrje e Serbisë në pragun europian si e tillë do të ishte një ngjitje e gjembës në trupin e unionit europian.
Nga kjo duhet nënvizuar se dialogu është i padobishëm, i pafrytshëm ky dialog nuk do të duhej të ndodhte, nëse bashkësia ndërkombëtare mendon që dialogu është një urë në mes të këtyre vendeve ky është gabimi më i madh i saj, gjithashtu me anë të dialogut nuk mund të bëhen fqinjë të mirë Serbia dhe Kosova duke ditur diskrepancat e mëdha në mes tyre, sepse përderisa Serbia nuk e pranon realitetin e ri në gadishullin ilirik si dhe përderisa nuk kërkon falje për gjenocidin e bërë ajo nuk mund të bëhet fqinje e mirë me guaskat mbi kokë dhe barrën në kurriz. Ndërkaq aktualisht sa i përket rrugës së shtetit të mbikqyrur të Kosovës, ajo është ende larg idealit europian dhe kjo për shumë arsye, duke u nisur nga problemet e brendshme morale e politike, ekonomike, pastaj deformimet kulturore dhe shpirtërore e deri te korrupsioni, krimi i organizuar rreziku nga terrorizmi, rreziku nga përmbysja e rendit demokratik dhe vënia e damkës vdekjeprurëse të një lloj “shteti islamik” Kosovës etj etj. Po ashtu Kosova nëse nuk e sqaron në tërësi pozicionin e saj, edhe këtë jo në mënyrë psitaciste, por me tërë qenien e tyre dhe pa asnjë mëdyshje apo sykeqësi, apo edhe mashtrim duke jetuar me dy lugë herë duke shfaqur dashurinë për pushtuesit “sulltanat”, e herë duke veshur petkun e gjoja të demokracisë perëndimore respektivisht europiane. Pa i hequr qafe këto deformime kulturore e shpirtërore apo këto kultura të huaja të pushtuesve në jetën e popullit shqiptar dhe pa një përcaktim të qartë të pozicionit të Kosovës, si dhe pa një transformim rrënjësor çdo përpjekje do të jetë e kotë dhe pa asnjë frytë drejt së ardhmes së vendit.
Ndërsa sa i përket “zgjidhjeve kreative” që po trumbetohen nga palët, kjo do të ishte një ndër zgjidhjet më të rrezikshme, zgjidhja më eksperimentale që do të mund të prodhonte konflikte dhe zhurmë të madh politike brenda gadishullit ilirik. Pikërisht kështu edhe ish-Jugosllavia ishte ndërtuar në kuadër të “zgjidhjeve kreative” dhe keqkuptimeve të mëdha, po ashtu së fundi edhe unioni Mali i Zi-Serbi ishte një “zgjidhje kreative” por që rezultoi në ndarje të fateve të dy vendeve sepse kjo zgjidhje ishte absurde dhe e rrejshme. “Zgjidhjet kreative” janë gjithnjë zgjidhje të përpunuara mbi plagët e pashëruara të popujve dhe nëse kjo merr formën e rrejshme të shërimit duke i vënë fashë të pasterelizuar dhe me duar e instrumente të papastërta. Ballkani pas ndaljes së gjakderdhjeve nuk do të duhej t'i kthehej rrugës së vjetër të rrënimit dhe gjakderdhjeve nëpërmjet “zgjidhjeve kreative” por do të duhej t'i kthehej rrugës së shërimit të plagëve, pajtimeve dhe vendimeve të drejta historike-politike e diplomatike, vendosjes së drejtësisë së kombeve autoktone dhe ecje së bashku në rrugën e integrimit në familjen europiane.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjon Keka: Gjahtarët e posteve
» Gjon Keka: Krimbat e perandorisë
» Gjon Keka: Idetë e çmendura
» Gjon Keka:Sulltanizëm i kulluar
» Gjon Keka: Bojkoti megalojë e rrezikshme
» Gjon Keka: Krimbat e perandorisë
» Gjon Keka: Idetë e çmendura
» Gjon Keka:Sulltanizëm i kulluar
» Gjon Keka: Bojkoti megalojë e rrezikshme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi