Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM LUSHAJ:ADEM RAMË MOLLIQI, BASHKËVEPRIMTARI I DERVISH SHAQËS DHE DEMUSH NEZIRIT, PËRJETËSISHT NË KUJTESËN NDERUESE LLUKJANE!!

Shko poshtë

ADEM LUSHAJ:ADEM RAMË MOLLIQI, BASHKËVEPRIMTARI I DERVISH SHAQËS DHE DEMUSH NEZIRIT, PËRJETËSISHT NË KUJTESËN NDERUESE LLUKJANE!! Empty ADEM LUSHAJ:ADEM RAMË MOLLIQI, BASHKËVEPRIMTARI I DERVISH SHAQËS DHE DEMUSH NEZIRIT, PËRJETËSISHT NË KUJTESËN NDERUESE LLUKJANE!!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 31, 2011 12:23 am

ADEM LUSHAJ:ADEM RAMË MOLLIQI, BASHKËVEPRIMTARI I DERVISH SHAQËS DHE DEMUSH NEZIRIT, PËRJETËSISHT NË KUJTESËN NDERUESE LLUKJANE!! 196588_1769316646442_1645002052_1661696_5849958_n
ADEM RAMË MOLLIQI, BASHKËVEPRIMTARI I DERVISH SHAQËS DHE DEMUSH NEZIRIT, PËRJETËSISHT NË KUJTESËN NDERUESE LLUKJANE!!

SHKRUAN: ADEM LUSHAJ - DEÇAN


Trupin në Shqipëri, shpirtin te “Verrat e Llukës”




Deçan, 27 mars-Torturat serbe te viteve pesëdhjeta, që njihet si, “Koha e Rankoviqit”, veçmas aksioni I mbledhjes së armëve, pos dhunës sistematike të shtetit, ndaj popullatës shqiptare, ka detyruar shumë prej tyre, që të ikin nga trojet e veta, për të gjetur strehim, në shtetin amë. Këtë kanë pësuar edhe figura të njohura nga komuna e Deçanit. Këtë fat ka përjetuar edhe atdhetari, Adem Ramë Mulliqi, nga Lluka e Epërm, i cili, së bashku me rapsodët e folklorit, Dervish Shaqa, dhe Demush Neziri, qysh në moshën rinore, është detyruar të ik nga vendlindja e tij, për të gjetur strehim, në shtetin amë të Shqipërisë. Mirëpo, përkundër asaj që kishte arrit të kalon kufirin, Ademi, edhe atje, kishte hasur në sfida të jetës. Ai, pasi ishte vendosur në Llakatund të Vlorës, e kishin transferuar për në veri të Shqipërisë, në Tropojë, i cili më pas, edhe arrestohet për të vuajtur dënimin prej tri vitesh, në kampin famëkeq, Seman të Fierit. Pas tri vitesh, që kishte përjetuar mundimet më të tmerrshme, ku kishte kryer edhe punë të kosëtarit, sjelljet e mira të tij, bëjnë që ta transferojnë në Lushnjë, ku qendron dy vite, ndërsa më pas, e shpërngulin për në Durrës, për të qëndruar atje, deri në vdekje.
Ikja e Ademit, nga vendlindja ku kishte lindur dhe rritur në vendin historik, ku ishte mbajtur “Kuvendi i Verrave të Llukës”, nga vendasit është cilësuar si një akt i zorit, ngase, atij i kërcënohej jeta nga torturat e UDB-së, e cila e kërkonte në shtëpi dhe gjetiu. “Ishte e pa mundur të qëndroj këtu, ngase, Ademi, ishte në shënjestër të UDB-së, e cila në vazhdimësi keqtrajtonte, vriste dhe persekutonte shqiptarët”, rrëfen , bashkëvendësi i tij, Avdyl Thaqi, i cili, duke fol për figurën e Ademit, ka thëne se, ai ishte një trim dhe patriot i devotshëm, që vetëm plumbi mund ta ndalte nga veprimtaria e tij patriotike. Sipas tij, ai ishte detyruar të ik nga Kosova dhe të lë familjen në rrethana të jashtëzakonshme të pasigurisë, por, edhe familja e cila ishte patriotike, nuk hezitoj ti bashkohet atij, pa ditur se në çfarë rrethanash gjendet, në shtetin amë.
Pas tetë vitesh, familja e Adem Mulliqit, të përballjeve me tortura dhe kërcënimeve të UDB-së, nuk pati rrugë tjetër, pos, asaj që rruge që kishte marrë, edhe bashkëshorti, dhe babai i tyre. Bashkëshortja, Nusha, me tre fëmijët e saj, sikurse i shoqi, iu kishte katandisur maleve, pa ditur se do të mbërrin ndonjëherë, në cakun e nisur. “Ishte kohë dimri, borë dhe acar i madh, kam marrë rrugën për në Shqipëri, me tre fëmijët e mi”, tregon ajo, e cila, ngërthen në vete kujtimet e rrugëtimit të saj, sfidues. “Aq sa frikoheshe se do të më vrasin kufitaret, edhe më shumë më brente, se do ti merrsha në qafë, fëmijët e mi”, rrëfen ajo, duke e mbështjell me lot, kujtimin për ditën që, vetëm falë zotit, i kishte shpëtuar më së keqes. “Kisha fëmijët e vegjël, pasi ishte shumë ftohtë, më është dashur të djeg rroba të veshjes, me qëllim të nxehjes së fëmijëve”, rrëfen ajo, një skenë të llahtarshme, nga shumë të tjera që kishte përjetuar, gjatë udhëtimit të saj. Ndihma e zotit dhe sakrifica ime, më shpëtuan dhe pasi që kapërceva kufirin, u shtriva për tokë, duke puthur dheun e lirë të shtetit amë. Aty për herë të parë, ndjeva sigurinë time dhe të fëmijëve të mi. Ndjeva se në mes të dimrit po më shndrite një rreze drite, një rreze shprese dhe një fuqi e jashtëzakonshme për jetë.
Pas këtij rrëfimi, nënë, Nusha, sikur këndellet dhe për një çast, harron të gjitha vuajtjet, duke thënë se, deshti zoti, që unë me fëmijët e mi, ti bashkohem bashkëshortit tim, Ademit, dhe të vazhdojmë jetën në Shenavlash të Durrësit, ku edhe tani jetojmë, jetojmë bashkë me Shqipërinë, bashkë me Kosovën, bashkë me vendlindjen dhe bashkë me vendin historik, “Verrat e Llukës”.




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi