Arif Molliqi: Meditim i vazhdueshëm për heroin - Kthimi i Adem Jasharit në Kullë
Faqja 1 e 1

Arif Molliqi/Hamburg/
Meditim i vazhdueshëm për heroin
Kthimi i Adem Jasharit në Kullë
„ Nëse vritem më i madh jam se vrasësi“
( Ali Podrimja)
Ai që i rri afër kullës,
Ai i rri afër Zotit,
I rri afër Atdheut, sepse,...
Në këtë kohë nuk i zihet besë njeriut, „njeriut“ çfarë ne i kemi fqinjin... Atij qe i lakmon kullat e huaja, i lakmon tokat e huaj, që e lakmon Atdheun e huaj...Tokë me i fal shkaut nuk kam dhe, qebesa, as qençe nuk jetohet më, prandaj po kthehem në Drenicë, në Kosovë...! Kështu diçka ka thënë Adem Jashari kur në Shqipëri me 1992 i kishin thënë, të largohet diku në shtetet e Perëndimit, se kthimi në Kosovë do të ishte rrezik për te.
Por jo.
Ai, Adem Jashari, me dy kobure në brez, ashtu si gjeneral Isa Boletini dikur, e mori rrugën për në kullat e Drenicës. Rrugë në rrugë, shteg më shteg ,e, besa pritë në pritë, udhëtoi gjatë nga Shqipëria deri në Prekaz. Kaloi shtigje të vështira atyre bjeshkëve shqiptare. Gjatë rrugës diçka e kishte ndalur...Një kufi që kurrë Ademi nuk e kishte pranuar. Një kufi artificial. Sa ishte lodhur e ndoshta kjo lodhje ju shtua edhe më shumë kur pa atë guri aq të madh, aq të shëmtuar që i ndante dy vëllezërit mespërmes...
U ndal. Gjatë e shikoj, herë vijën kufitare, e, herë gurin e kufirit. Ju duk se ajo vijë e tërhequr me tehun e shpatës, që aq gjatë kishte kulluar gjak, po i kalonte mbi trupi, kurse guri me dy- tri shkronja cirilike po i rëndonte aty ku frymon, mbi mushkëri.
U mundua të marr frymë thellë, por, jo. Guri e rëndonte.
Ia kishte ndarë kraharori në dy pjesë, të dy mushkëritë merrnin frymë ndaras...
Ah, ky guri i kufirit?!...
E drejtoi shikimin nga Shqipëria dhe iu bë sikur e dëgjonte Aliun e Podrimës më atë „ Etyde për Shqipërinë“ „ Xhuxhe je moj/ xhuxhe je ti/ pa mua“. Pastaj, shikoj nga Kosova , por nuk foli. I kishte të pakta fjalët...
Pak fliste e, më shumë vepronte...
„ Tokë me nda nuk kam/...Me vdekë duhet mësue/ Qençe nuk jetohet ma“ ( Ali Podrimja, „Ishulli Albania“)
E tundi xhurdinë, koburen e shtrëngoj fortë.
I mati malet më sy..
Po të ishte Bajroni gjallë në shënimet e tij në „Çajld- Harold“ përveç shënimit; „ Shqiptarët përgjithësisht kanë një dukje të mirë...janë më madhështorët në botë...“ do të shënonte edhe ketë; Kur Zoti i ka krijuar këta njerëz kaq madhështorë s´ka sesi të mos shpëtoj kjo tokë nga të këqijat, nga grabitqarët (?!)
He, tokë me nda nuk kam!- pëshpëriti edhe një herë Adem Jashari dhe e nxori më rrënjë gurin e kufirit, e rrokullisi në një përrua, atje të djajtë, zbriti malit e drejt rrafshit të Dukagjinit.
Netët e rrugëtimit deri në Kullën e Jasharajve i kaloj kullë në kullë, anekënd Kosovës.
Bisedat nuk kishin të sosura atyre netëve në odat e Kosovës. I kishin thënë: Do vritemi Adem!...
„ Nëse vritem/ më i madhi jam/ se vrasësi
Ku ke parë or i uruar/ litarin nga qafa/ ta heqë i ligu“ (Ali Podrimja, “Pika e bardhë”)
Mendoja e çka s´mendoja kur dëgjova se Adem Jashari kishte arritur në Drenicë. Do ta kaloja bashkë me të një pjesë të pasdites, mbrëmjen dhe natën...Isha përgatitur unë në Hamburg e Adem Jashari në Drenicë...
Asnjë kobure nuk ma kishte dhënë Ademi, se ua kishte dhënë (?!) të tjerëve.
Sa shumë ju kishte dhënë...?!
Jo kobure, por zemër u kishte dhënë trimave Ademi, e ata më koburet, me zemrën e Adem Jasharit luftonin në Drenicë, në Dukagjin, në Shalë... E, kur hordhitë e egra barbare të zbritura nga Karpatet ia kishin mësy Kullës së Jasharajve, aty ku plaku Shaban Jashari( babai i Ademit dhe Hamzës) nuk e lëshonte kullën për krejt mallin e dynjasë, aty Kosova nisi të frymoj ndryshe...
Thonë se gjëmimi i topave të hasmit që ia rrihnin Kullën axhës Shaban, ishin dëgjuar larg. Shumë larg deri...
Edhe muret e Kullës kishin qëndruar deri sa dikush i kishte thënë Ademit...
Me siguri Alia i Podrimës;
„ Hap syrin/...Hija e vdekjes/
(ta) ma paska mbuluar Kullën „ ( Beteja e Kosovës)
E, Adem Jashari ju kishte përgjigjur me vargjet e poetit:
„ Kur të vdes
Varrosmëni ku të doni
Stom një burimi
apo nën sjetull të një Mali
Vetëm ku flitet Shqipja...“

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ADEM LUSHAJ:ADEM RAMË MOLLIQI, BASHKËVEPRIMTARI I DERVISH SHAQËS DHE DEMUSH NEZIRIT, PËRJETËSISHT NË KUJTESËN NDERUESE LLUKJANE!!
» CIKËL POEZISHË NGA ARIF MOLLIQI
» ARIF MOLLIQI - SHAKAXHINJTË KULTUROR
» Arif Molliqi: Rekuiem për Azem Shkrelin
» Arif Molliqi:Bacëlokut-Din Mehmetit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi