Fotaq Andrea: Figura e Dora D'Istrias nën penën e një monografisti francez
Faqja 1 e 1
Fotaq Andrea: Figura e Dora D'Istrias nën penën e një monografisti francez
FIGURA E DORA D’ISTRIAS
NËN PENËN E NJË MONOGRAFISTI FRANCEZ
Fotaq Andrea –
Pena të Arta franceze për Shqiptarët,
Antologji e ilustruar, 1332-2007
ZONJA KONTESHË DORA D’ISTRIA
Në numrin e paktë të grave të kësaj kohe që, në Evropë, do lënë emër dhe vepra për të cilat do flasë e ardhmja, duhet vendosur në radhë të parë zonja konteshë Dora d’Istria (Helena Gjika). Ndonëse me origjinë princërore, apo ndoshta për shkak të kësaj origjine, kjo shkrimtare e shkëlqyer është tërësisht në frymën e shekullit, domethënë që ecën përpara dhe shpërfill të shkuarën si kartë e djegur, si kufomë që s’mund të ngjallet më. Tërë dëshirat e veta, dhe ato janë të zjarrta, e drejtojnë për nga e ardhmja, për nga progresi, pavarësia dhe liria e popujve. Nuk ka kurrfarë adhurimi për forcën, po për kultin e drejtësisë. Natyrë me të vërtetë e jashtëzakontë dhe e mirë, që meriton të trajtohet me një studim që, edhe pse i shpejtë e jo i plotë, do të jetë përherë i nevojshëm dhe dobiprurës. Karakteret e fisme dhe veprat e bukura janë shembuj që ia vlen t’i kesh herë pas here para syve për t’ua rekomanduar lexuesve të epokës sonë, epokë sa apatike aq edhe e zhurmshme, e përgjithësisht aq pak e sigurt në vetvete.
Gjenealogjia e princërve Gjika tregon se princesha Helena Gjika zbret nga George i parë Ghika dhe nga biri i tij Greguari i parë, princ i Perandorisë së Shenjtë, nga Aleksandri VI, stërmbesë e të cilit është ajo vetë.
“Gjaku i ngadhnjyesve të botës1 përzihet në damarët e zonjës Dora d’Istria2 me atë të shokëve të Aleksandrit të Madh, të Pirros, të Skënderbeut dhe të Boçarëve. Gjikat janë, në fakt, me origjinë nga ajo zonë që nën emrin e Maqedonisë, të Ilirisë maqedonase dhe të Shqipërisë, ka nxjerrë ngjadhnjyesit e Azisë, ushtarët sypatrembur që lëkundën një çast fatin e Romës, dhe heronjtë që sprapsën invadimet muhamedane.” Vendosja e kësaj familjeje të shkëlqyer në Rumanika ka ndodhur para sundimit të Fanariotëve, sepse George Ghika, i pari domnu (princ) i familjes Gjika, u ngjit në fronin e Moldavisë më 1658.
Princesha Helena lindi më 1828, më 22 janar, në Bukuresht. Hyn pra në atë moshë mbresalënëse që aq shumë, thotë Z. Zhyl Mishële, i ka pëlqyer Van-Dykut ta pikturojë ; - stinë e lulëzuar që kurorëzon rininë e parë, që i jep forcë hijeshisë, krahë gjenisë; - për të cilën Dante në mërgim nis komedinë e tij hyjnore: Nel mezzo del cammin di nostra vita, /Mi ritrovai…3
Është më e madhja e gjashtë fëmijëve. I ati, princi Mishel Gjika, ishte bano i madh apo guvernator i Kraiovës; kjo fisnikëri e lartë në Principatë, i jep atij rangun e parë pas princit sovran. Ajo u pagëzua nga metropoliti i Valakisë dhe pati për nun të ungjin e vet Greguarin IV, që mbretëronte në atë kohë, si dhe bejzaden4 George Gjikën.
Që herët paralajmëroi për aftësitë më të mëdha dhe ishte e etur për të mësuar. Vetë prindërit e saj ishin shumë të përparuar në letra për vendin dhe për kohën që jetonin, dhe shumë të hapur për gjithçka që kish të bënte me mendimin njerëzor. E ëma, princesha Katerina, është gruaja e parë valake që ka shkruar në rumanisht. Ka përkthyer, komentuar dhe botuar në Bukuresht një vepër të zonjës Kampan.
Princi Mishel kishte edha ai nga ana e tij shije studjuese; pëlqente teologjinë dhe studimet abstrakte; në mënyrë të veçantë merrej me arkeologji; e ndjente ç’rëndësi të madhe kishte antikiteti romak për historinë e vendit dhe krijoi në shtëpinë e vet një muze arkeologjik kombëtar. Vornik i madh, apo ministër i brendshëm gjer më 1841, karakteri i tij, edhe pse i errët e pak ekspansiv, megjithëse i devotshëm e kalorisiak, i lejoi të ushtronte pa kurrfarë ankese masa aspak popullore, për të cilat ishte i ndërgjegjshëm që mbartnin rreziqe e andralla; por si ministër i paepur, mbulonte kurorën siç thonë anglezët, dhe jepej pas ndjenjës së detyrës gjer në vetmohim. Që ai, bir i një të kamuri të shkëmbit të lashtë, si i thonë fjalës, i cili mbajti gjer në vdekje çallmën, xhyben dhe mjekrën e gjatë të aziatikëve, të arrinte të mbrohej aq mirë nga paragjykimet e një brezi të saposhkëputur nga zgjedha e traditave të lashta, unë as që do ta besoja këtë. Vërtet që ai e kishte braktisur veshjen aziatike, duke e zëvendësuar me kostumin evropian, po prapë ruante mjaft nga idetë orientale.
E megjithatë, ai e vlerësonte shkencën; ai bëri flijime për të; flijoi botëkuptimin që kish trashëguar nga stërgjyshërit, ndonjëherë edhe vetë mendimet e veta. Andaj edhe edukimi që u dha fëmijëve u duk sikur binte ndesh me tërë idetë e kohës dhe të vendit; ata në fakt u rritën sipas shijes dhe mënyrës së Perëndimit.
Princi Mishel la postin më 1841, për të ndërmarrë udhëtime tok me fëmijët dhe për të plotësuar në këtë mënyrë arsimimin e tyre; donte që njohurive që kishin marrë lart e poshtë t’u shtonte një dimension të ri vështrimesh, të mundësuara nga shqyrtimi dhe shfaqja e qytetërimeve të ndryshme. Kështu ata banuan një pas një, me intervale pak a shumë të gjata , në Drezde, Vienë, Venecia dhe Berlin.
Helena pati rastin të shohë shpesh në oborrin e Prusisë të famshmin Aleksandër dë Humbold. Një ditë, tek po merreshin me një mbishkrim grek të porsa zbuluar, autori i Kozmosit, që për mirësjellje pa dyshim u hoq sikur s’po e merrte vesh, grishi vashën e mrekullueshme t’i bënte përkthimin, dhe ajo e bëri në vend pa më të voglin ngurrim.
Princi Mishel u kthye në Valaki, së bashku me familjen, në fund të vitit 1848.
Duke risjellë ndër mend Greqinë, stërvitja e trurit u harmonizua me ushtrime fizike; tërë ai studim do të pajisej për bukuri me lojrat e palestrës. Helena i pëlqente zbavitjet e lashta; jepej pas tyre me gëzim dhe shumë shpejt, konkurrente e denjë e virgjëreshave të bukura të Lakedemonës, ua kaloi të vëllezërve në not. Kështu, vite më pas, më 1854, ajo shpëtoi mësuesen e të motrës Sofi, e cila, gjatë një nate të errët pus, kishte rënë brenda një moçali, pranë Moskës.
Princi Aleksandër Gjika, hospodar i Valakisë, që pasoi Greguarin IV, të vëllanë, i jepte zemër guximit të rrallë dhe gjakftohtësisë së admirueshme të mbesës dhe një ditë, veç kur duartrokiti, së bashku me oborrin e tij, vendimin e saj, që e zbatoi në vend, për të përshkuar me not një distancë mjaft të madhe.
Nën ndikimin e një sistemi edukues dobiprurës, ku baraspeshohen më së miri ana morale dhe ana fizike, u zhvilluan në përmasa dhe në harmoni me të vërtetë magjepëse mençuria dhe trupi i Helenës. Së shpejti, fama e saj për zgjuarsi e bukuri do jehonte që larg. Më 1849, ishte një vajzë e re fort e hijshme, e gjatë, e hajthme, sa elegante, aq edhe e lidhur, privilegj i mrekullueshëm i racave helenike; fytyra e saj, me një ovale të përkryer, me një harmoni të shkëlqyer të kontureve në tërë hollësitë e tyre, ishte me një bardhësi shpërthyese, tonuar lehtë në të trëndafiltë dhe gjallëruar nga sy të kafenjtë mrekullorë, vështrimet depërtuese dhe të gjalla të të cilëve mbartnin ngrohtësi e mirësi; flokë të zinj rrethonin kurorë ballin e saj të gjerë pa një rrudhë, mbi të cilin shkëlqenin gjithë llamburimat e gjenisë.
Pa dashur të flasim këtu me hollësi për planet martesore që u rrahën në atë kohë për vashën e re, mund të themi se do të varej vetëm nga prindërit e saj për ta futur atë në një prej familjeve që mbretëronin në Evropën lindore; një vendosmëri e tillë do të kishte doemos rrjedhoja të mëdha politike nga pikëpamja e bashkimit të popujve të gadishullit sllavo-pellazgjik. Gjikët dhanë pëlqimin për aleancë me një shtëpi që e kishte origjinën nga Rurik lë Normandi, themeluesi i perandorisë të carëve, duke ia dhanë kështu dorën e të bukurës Helenë princit Aleksandër Koltzof-Masalski. Martesa u lidh në muajin shkurt të vitit 1849.
Helena Gjika ndoqi të shoqin e saj në Sent-Petersburg dhe shumë shpejt pas mbërritjes së saj iu prezantua perandoreshës, dukeshës së madhe trashëgimtare si dhe dukeshës së madhe Helenë. Këto personazhe të larta vlerësuan pozitivisht cilësitë e shëndosha të mendimit të saj, hijeshinë e shkëlqyer të fjalës që zotëronte, duke i bërë një mikëpritje tepër të veçantë. Ajo u bë kështu zonja padroneshë e sallonit azilant të dukeshës së madhe Ollga, më pas e shtëpisë së punës për moshat e thyera, themeluar nga princi Odoevski, e më në fund e shkollës patriotike për vajza, në Wasili-Ostrof […]
Vepra e zonjës konteshë Dora d’Istria është mjaft e gjerë1; fantazia dhe imagjinata zënë një vend të vogël në të, dhe për mirë: ato përfaqësohen vetëm nga dy-tri novela; studimet e larta, historia, filozofia, ndeshja e mendimit, janë ato që ngrejnë në radhë të parë monumentin e saj letrar.
Në të has gjeniun mendimtar e serioz, zemrën e drejtuesit të shtetit, mendimin e thellë dhe përvetësues. Andaj edhe ajo, s’para merret fort me ndjenjën, lirizmin e përshkrimin; këta elementë, që i përkasin më shumë shkrimtarëve imagjinativë, mallëngjyes e ëndërrues, nuk janë për të; dhe në të vërtetë, sa herë që kërkon t’i vërë në përdorim, ajo sikur humbet, shmanget. Por ajo ka shumë e shumë cilësi të tjera për të mos patur keqardhje për to; pa e ndjerë aspak nevojën e tyre, ajo përdor mjeshtërisht dhuntitë e çumara e të rralla që përbëjnë një meritë dhe origjinalitet të veçantë, duke renditur kështu personalitetin e saj përkrah emrave të shquar (moralistë, filozofë, historianë) të të gjitha epokave të bukura letrare. Ajo zotëron në një shkallë të lartë atë indinjatë fisnike të mendimit që, ashtu sikurse gëzimi, karakterizohet nga forca. Ajo, në radhë të parë, është pra burrërore në shkrimet e veta, dhe vetëm një mbushulli shpesh e papërmbajtshme detajesh tepër të shtrira ndoshta, zbulojnë gruan që adhuron fjalimet e gjata dhe fjalët kumbuese. Por këto dobësi do t’i korrigjojë koha, dhe kur gjithçka të jetë e përkorë, krahas thjeshtësisë, gojëtarisë dhe pastërtisë, vetë stili i saj nuk ka për të mbetur prapa mjeshtrave të mëdhenj të artit të të shprehurit bukur ; librat e saj, plot fakte, ide, mendime të fuqishme, ku mëson aq shumë gjëra, që i çelin mendimit horizonte aq të bukura, perspektiva aq pjellore, do të lëçiten atëherë pa lodhje, do të rimerren e studjohen më me ëndje, do të bëhen të dobishëm për një masë më të madhe. Sado shkencë të zotërosh, sado lehtësi të shkëlqyer të kesh, duhet të dish të kufizohesh e të përmblidhesh : Omne supervacuum pleno de pectore manat.
Një nga librat e saj që më ka pëlqyer së tepërmi, është Zvicra gjermane. A vlen më shumë a më pak se Jeta e murgut në Kishën orientale, apo se Gratë e Orientit? Sigurisht, s’di ç’të them ; në radhë të parë është çështje shijeje vetjake, ndjenjash, adhurimesh më tepër të ndjera sesa të menduara. Si stil, si mënyrë, Jeta e murgut qëndron për mua më lartë nga Zvicra gjermane dheGratë e Orientit; por Zvicra gjermane përmbledh më së miri shpirtin, zemrën, aspiratat e zonjës Dora d’Istria.
Subjektet e larmishëm që trajton në të e nxjerrin shumë më në pah; e sheh atë duke jetuar e menduar. Pastaj, është pikërisht, më duket, vepra e parë ajo që ka gjithë freskinë, gjithë gëzimet dhe ndoshta gjithë iluzionet (dhe ç’iluzione të këndshme!) të orëve të para të paslindjes, kur sjell një jetë të re dhe që s’përsëriten më kurrë. Më pas, nis të regjesh, mëson më shumë, jeta arti, imagjinata ngjyrosen me rrezatimin e ashpër të arsyes dhe të përvojës. […]
Nga Armand POMMIER, Zonja konteshë Dora d’Istria, monografi, Paris, 1863.
1 Romakët, stërgjyshërit e rumunëve të Danubit. (shën. i autorit. Tërë shënimet që pasojnë janë të autorit. )
2 Emri i Dora D’Istriës, pseudonim krejtësisht letrar, vjen nga emri i Danubit, i quajtur dikur Ister.
3 Në mesin e udhës të jetës sonë / Gjeta vetveten…
4 Quhet bejzade në Valaki, i biri i një princi që mbretëron ose jo.
1 Përbëhet nga: Zvicra gjermane dhe Ngjitja e Mynshit (1856), 4 vëllime përkthyer në gjermanisht e anglisht; Jeta murgëtore në Kishën orientale (1858); Gratë e Orientit (1860) 2 vëllime përkthyer në greqisht; Buzë liqeneve helvetike (1861), si dhe mjaft artikuj botuar në revistat dhe gazetat më të përhapura të Francës, Zvicrës, Greqisë, Italisë e Belgjikës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fotaq Andrea: Figura e Nënë Terezës nën penën e autorëve francezë
» Fotaq Andrea: Dora d’Istria - Princeshë e kulturës evropiane
» Fotaq Andrea: Moda “Dora d’Istria” në Paris dhe disa episode të panjohura nga jeta e Elena Gjikës
» Fotaq Andrea:Hija
» Fotaq Andrea: Puthja e jetës…
» Fotaq Andrea: Dora d’Istria - Princeshë e kulturës evropiane
» Fotaq Andrea: Moda “Dora d’Istria” në Paris dhe disa episode të panjohura nga jeta e Elena Gjikës
» Fotaq Andrea:Hija
» Fotaq Andrea: Puthja e jetës…
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi