Agim Vuniqi: Punëtorët punojnë, udhëheqësit vjedhin...!
Agim Vuniqi: Punëtorët punojnë, udhëheqësit vjedhin...!
Punëtorët punojnë, udhëheqësit vjedhin...!
Nga Agim Vuniqi
Edhe pse tash ka çarje “të mëdha” në qeverisjen e vendit, vërehet një ç’akordim zërash; kryetari-kryeministri-kryetari i parlamentit lidhur me formulën e "kunorëzimit", duket se ai që duhej të lëshonte çertifikatën nuk kishte dakordancë të mjaftueshme, cili është dhëndërri e cili nusja, edhepse edhe këtu kushtetuta ndihmon, si duket ka menduar mirë propozuesi kur ka lënë të hapur mundësinë e marrëveshjes nëse palët janë të poleve të njejta. Fundja nuk është e domosdoshme me u deklaruar çka je, është në pyetje privacia, prandaj veprohet në dysh, ashtu siç depërtojnë zërat e partive politike që përbëjnë koalicionin qeveritar, nganjëherë edhe në tresh, duke iu bashkangjitur këtyre edhe zëri i shterur i kryeparlamentarit. Mund të thuhet lirisht pa tepruar shumë se tash po pretendohet se cili nga ta është “alfa e omega” e shtetit, apo kështu po fuqizohet autoriteti i institucionit nga kanë burimin ata. Siç ndodhë me çdo qeveri, fuqia e saj qëndron në mjetet buxhetore, u gjet zgjidhja mund të ndihmojë milioneri shqiptar, në rast të krizës buxhetore ai do ta blejë Kosovën, sigurisht ky do t'ishte skenari më i keq, por edhe i pamundshëm, ngase akoma nuk dihet se ç'po bëhet vërtetë me Kosovën; është hapur procesi gjyqësor kundër Hashim Rexhepit dhe vet BQK-së, është futur në procesin e privatizimit PTK-ja, është harruar apo lënë anash ndërtimi i TC Kosova e Re, si duket traseja rrugore-Autostrada Ibrahim Rugova do ta zbrazë buxhetin e projektuar, derisa ministria e energjetikës minierave manipulon me mjete të mëdha buxhetore, duke i “sanuar” humbjet në KEK, për shkak të afarizmit joprofitabil, por edhe duke shtyrë-lënë anash projektin TC Kosova C-TC Kosova e Re, aspak transparent. Shpesh ka ndodhur që kupollë e marifeteve financiare-ekonomike të jetë padroni i privatizmit kosovar, i pari nga vendorët, ish Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala, i cili qëndron në hije të vendimeve të rëndësishme të “seriozitetit” financiar të Kosovës, duke përfshirë procesin e spin off-it që dobësojë dukshëm të ardhmen e Kosovës. Nuk duhet ndonjë analizë e veçantë për të parë realietin ekzistues, shiqoni parametrat e papunësië, pastaj mungesën e ligjit të punës, ligjn për sigurimin shëndetësorë të të punësuarëve, ligjin për pensionistët, ligjin për sindikatat, jo ai i të drejtës për organizim sindikal që ka karakteristikat e shoqatave apo të një OJQ-je.
Rriten edhe zërat dyshues të shprehura nga opinioni i gjërë, shumë me arsye, ngase KW-i/MW-i i energjisë elektrike blehej dhe blehet dyfish, e herë-herë trefish më shtrenjtë sesa që ishte dhe është çmimi real në treg, prandaj shpesh opinioni habitet nga prononcimet që kanë firmën e ministrave të minierave dhe energjetikës (më rrallë) për të ardhmen energjetike të vendit. Nuk ka vlerësime reale të humbjeve nga dalja në trafo dhe shpërndarja në largpërques, prandaj edhe jepen informata jo të sakta, vetëm për të mbuluar dyshimet e herëpashershme të shfaqura në shtypin ditor. Realisht detyrat e punës përballen me konflikte interesi në relacionet e brendshme përbrenda KEK-ut por edhe të qeverisë, përpara më shpesh sesa tash, nuk dihej atëherë por as tash ku duhet të adresohen saktësisht problemet. Lidhur me këtë nuk u zhvillua asnjëherë ndonjë debat serioz në parlament.
Si qëndrojnë relacionet përbrenda KEK-ut dhe sa kanë kontribuar ato në dobësimin financiar të këtij gjiganti ekonomik
KEK-u në të kaluarën ka ndarë mjete të konsiderueshme financiare, përmes bursave dhe kredinave për të avansuar politikën kadrovike, tash përdoret një gjuhë më e sofistikuar "resurse natyrore", deri dikund ia ka arritur qëllimit, ata ishin një bazë e mjaftueshme për të ndërtuar të ardhmen energjetike të Kosovës, edhe solidariteti ndërmjet kuadrove shqiptarë ishte i kënaqshëm, por çka ndodhi pas luftës, turri i shumë inxhinierëve të cilët u aftësuan për të diktuar të ardhmen dështojë që në fillim, së pari me joshjen e ndërkombëtarëve, më vonë zejen e mësuar e shtrinë kudo... Disa nga inxhinierët që kishin pozita të privilegjuara para luftës, përmes ndërmjetësimeve të ndonjë komandanti lufte përforcuan pozitat, duke shndërruar KEK-un në pazar kusuritjeje. Disa nga ata, të cilë kishin ndërtuar rrjetin e marimangës, lëshuan KEK-un, për të fituar tenderët, asgjë e re, pasuroheshin individët, ndërsa pësonin punëtorët, nuk bëzante sindikata, edhe pse këtu kishte konflikt interesi. Edhe më keq, ka pasur raste, kur kuadrot në pozitë, "me marrëveshje" largoheshin nga puna, për t'u këthyer më vonë me kompenzime të larta, dhe kush ishte përgjegjës për këtë fenomen-anomali, askush. Mirë po ata që lrgoheshin, ata punonin, krijonin, hapnin kompani private dhe fitonin tenderët në KEK, mjeshtërisht, por jo më duke u fshehur pas patriotizmit dhe atdhedashurisë, dalloheshin më heret me këtë virtyt, por pas rrjetit të ndërtuar të plaçkitjes përbrenda KEK-ut. E natyrshme dhe shumë njerëzore, edhe e pafajshme ndoshta, se ata duhet të ekzistonin, por si u bë që udhëheqësit e KEK-ut rivalë të deridjshëm u bënë bashkëpunëtorë të sotëm (në perëndim kur të largohet ndonjë punëtorë nga puna nuk ka të drejtë as të hyrjes brenda objektit, ngase reagojnnë forcat e sigurisë, por edhe policia), si u bë pra ata të fitojnë tenderë nga KEK-u, derisa rritej kontoja e kompanisë private; dhe gjyqtarët dhe avoketërit sigurisht të implikuar në marifete të tilla vendosin në favor të keqbërsve-"patriotë".
Për t’u krijuar konfuziteti edhe më i madh në KEK u bënë riorganizime të papërfillshme që duke shënuar rënje produktiviteti..., nuk u shërbyen me përvojat në menaxhimin e termocentraleve në vendet fëqinje, por nuk përfillën as mendimin e ekspertëve me përvojë të KEK-ut, por i vunëvu ata para aktit të kryerë. Disa nga zyrtarët e djeshëm dhe të sotëm u emëruan si përfaqësues të kompanive konkuruese u angazhuan zyrtarë të lart të pushtetit qendror, ende pa zhveshur mirë gëzofin qeveritar, ngase ai partiak ishte shik-në trend, përfaqësonin interesat e kompanive të huaja si konkuruese, duke nëpërkëmbur interesin e vendorëve-qytetarëve të Kosovës. A nuk ishte ky konflikt interesi? Dhe a do të duhej që atëherë të reagonin institucionet përgjegjëse, apo nuk duhet të ketë debat në këtë temë edhe pse përfituesit e shumtë u paguan nga arka e buxhetit të konsoliduar të Kosovës; ndonjëri nga ta ishte në listën e pagave si përfaqësues i firmave të jashtme, nga të cilat u paguan majmë, jo se ishin ekspert në këtë lëmi, por ngase kishin të thurrur bukur rrjetin e marimangës korruptive. Pa dashje, apo qëllimisht, çdo gjë që sillet përreth energjetikës dhe minierave, është me shumë të panjohura, nuk dihet saktësisht kush është “princi” i arit të zi. Eshtë krijuar kështu lëmshi institucional, dhe në vend të afarizmit të sukseshëm, me KEK-un krijohen pengesa të shumta edhe me konotacion politik
Për të pranuar opinioni-pa u trazuar, skemën e re të privatizimit me një pjesë të tij, duhej që KEK-u të dobësohej financiarisht, kështu pra u krijua varshmëria institucionale bord-menaxher-ministri-qeveri, duke e furnizuar KEK-un me infuzion artificial-derdhjen e mjeteve të reja për sanimin e gjendjes. KEK-u pra faktikisht humbi edhe pavarësinë afariste; pra aq shumë janë centralizuar mardhënjet afariste, saqë nuk mund të flitet për parametra real ekonomik, produktivitetin, rentabilitetin… Nuk u dëgjua fare zëri i punëtorëve, por as që u mbajtë ndonjëherë ndonjë tubim i punëtorëve, ngase atë të drejtë ua mori sindikata e pavarur, e cila ishte një zë i shterur, pa asnjë fuqi në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Kryesia e saj vetëm simulonte sindikatën, nuk ishte zëdhënëse e fuqishme e punëtorëve, tregëtonte me menagjmentin për të përfituar për vete, jo për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve. Deformiteti i papresedant në skemën organizative që ka shkaktuar humbje të mëdha është tendenca për shpërbërje të mëtejme organizarive dhe financiare të KEK-ut. Nuk është qartësuar asnjëherë, si ndodhi që kuadrot udhëheqëse që ka stipenduar, i ka trajnuar dhe i ka avancuar në karrierë KEK-u të shfrytëzojnë po ato pozita duke përfituar nga KEK-u fitime të mëdha përmes procesit të tenderimit. Nuk janë të pakta rastet që udhëheqës sindikatash janë mbështjellur me gëzofin korruptiv. Si ndodhi kjo dhe pse ndodhi kështu nuk ka ndonjë spjegim, por kjo flet më së miri për ndërgjegjen e ultë të kuadrit udhëheqës, të cilët kanë bashkjetuar me stafin udhëheqës serb atëherë, por bashkjetojnë edhe tash me krimin e organizuar, lidhjet janë të gjalla dhe shumë funksionale duke u manifestuar edhe anomali të ndryshme, punëtorët punojnë, ndërsa ish udhëheqësitë e tyre i “vjedhin” ata fal “patriotizmit” të kulluar financiar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: ...O njeri!
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt
» Agim Vuniqi: A portrait of a Highlander
» Agim Vuniqi: ...O njeri!
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt
» Agim Vuniqi: A portrait of a Highlander
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi