Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt
Faqja 1 e 1
Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt
Rri drejt e fol shtremt
Nga Agim Vuniqi
Në kohën e territ informativ në Kosovë lindi RTK-ja, jo si pasuese e RTP-së, pronësinë e së cilës e kontestonte Sindikata e Pavarur e RTP-së, duke bërë kërkesa të vazhdueshme sindikale, por edhe ligjore për bashkëpronësi. Nuk patën sukses as atëherë kur u futën në grevë urie..., askush nuk qan kokën më për këtë të drejtë humane dhe demokratike, as atëherë kur e bënin familiarët-nënat e të pagjeturëve, ishte ky një sinjal se shoqëria kosovare ka humbur sensin e solidaritetit.
Sa ishte i pavarur RTK-ja, nuk mund të them, ngase kjo e drejtë është e rezervuar për teleshikuesit në Kosovë, por sondazhet flisnin se ai është televizioni më i shiquar, edhepse ishte ne konkurencë të vazhdueshme me dy televizionet tjera qendrore KTV dhe RTV 21. Sigurisht në rritjen e shiqueshmërisë së këtij mediumi, ishin edhe shumë emisione origjinale, por edhe teknologjia pak më e avansuar, pastaj kuadri i ri dhe puna e përditshme në kryerjen e detyrave.
Dorëheqja që ofroi drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Agim Zatriqi, erdhi si pasojë e interesave të brendshme, dhe i përzierjes drejtpërdrejt nga jasht, por deri sa këtë nuk e thotë drejtori, të cilit iu aprovua dorëheqja nga bordi i saj me afat të skaduar, çdo gjë mbetet në nivelin e spekulimeve dhe të thashethënave, deri në momentin kur Agimi vet nuk i paraqet shkaqet e vërteta.
Teleshiquesi nga jasht i skenës së saj programore mund të ndërton mozaikun e vet duke u përpjekur të stivos ndojnë "gur" laraman, por mund të them se goditjet kanë filluar qysh më heret, atëherë kur një grup perfaqësuesish institucional që reprezentatonin Kosovën ishin tubuar t'i argëtojnë qytetarët dhe veten me një lojë të re "axhamillëku" rrëzimin e kunjave me bole duke i bërë të qeshen teleshiquesit parapagues të obliguar të RTK-së.
Për të qenë argëtimi më në nivel kujdeseshin moderatorët e emisionit "dhëndërri dhe nusa", moderatorë të emisionit "Jeta në Kosovë", duke i shpërblyer fituesit me një kunj dhe me një bole. Edhe fituesit ishin atraktiv, atëherë, ishin të përzgjedhurit nga koalicioni qeversisës, LDK në përbërje komplete: Ismet Beqiri, Melihate Tërmkolli e Isa Mustafa fituan kunjin, ndërsa bolen asaj radhe e fitoi formacioni i PDK-së Xhavit Haliti, Fatmir Limaj dheVlora Çitaku (sigurisht ky spektakël i vërtetë i kujtohet lexuesit).
Bukuria e atij manifestimi shumë "kulturor", sponzorohej nga tatimpaguesit kosovarë, përfundimisht u dha një paqyrë reale e lojës "hajde lujna k..." me qytetarët e Kosovës. Atyre pra u servohej një "show-qervish", në të cilin merrnin pjesë të gjithë nën një çati, që nga politikanët përfaqësues partiak dhe të institucioneve që po krijonin ngadalë estradën e institucionalistëve e deri ata të KEK-t, SHPK-së, TMK (atëhërë)... dhe RTK-ja si organizatorë, i gjithë ky spektakël bëhej për t'u argëtuar qytetarët.
Qysh atëherë nuk kishte ndonjë shqetësim të shiquesve, meqë shpresoj që herën tjetër do të garonin mjekët, pacientët e Termokosi, pastaj përfaqësuesit e arsimit, arsimtarët dhe rrugaqët të cilët gati për çdo ditë aranzhonin garat në "fullkontact" para shkollave në të gjitha nivelet, pastaj pritej të vazhdohet me gazetarë, sharraxhinjë, punëtorë krahu...
U dasht vetëm një emison i tillë "show" dhe të dal rrëmbyshëm dufi "titistë" kundër "titistë", bile kunji u krahasua me stafetën e rinisë, atëherë, e cila me nostalgji shtërngohej fuqishëm nga fituesit e kunjit "demokratik", këtë krahasim e bënte delegacioni që fitoi bolen.
Ishte ky nënqmimi më i keq që ndonjëherë i ishtë bërë instittucioneve kosovare, të cilin e bënin vetë institucionalistët, ishte ky një "show-kiç" që po krijonte një publicitet atraktiv "kalegulian" i cirkusantëve institucionalë dhe i publikut, i cili argëtohej me sharmin e duetit "nuse e dhëndërr" nga Kosova.
Ku..ku... medet sa posht kishte rënë katundi!
Sa është i rëndë serioziteti i institucioneve veç po shihet, por edhe politika programore e këtij mediumi dukej disi e çuditshme, rriste nivelin e garimit partiak, duke i motivuar reprezentuesit e pavarësisë së Kosovës me kunjë e bole.., që atëherë u pa dhe u vërtetua se cila do të ishte shejna dalluese e pavarësisë, si ajo e himnit, por edhe e flamurit?
Në Amerikë u pat dënuar një kongresmen me tetë vite burg meqë kishte fyerë qeverinë amerikane publikisht, ngase ai ishte përfaqësues i institucionalizmit amerikan, edhe pse atij nga gjyqtari i shprehej mirënjohja për të gjitha angazhimet që kishte bërë deri atëherë, për Amerikën, por e tërë kjo nuk i jipte atij të drejtën të përqesh institucionet e pushtetit në qeverisje, por edhe të shfrytëzoj lidhjet politike për të përfituar materialisht, raste që aq shpesh po ndodhin nga të pushtetshmit në Kosovë.
Po ai "show" "nuk" ishte ndonjë fyerje e rëndë publike për qytetarët e Kosovës, të cilët edhe sot po rropaten me përditshmërinë gjithnjë e më të zymtë, ndërsa të zgjedhurit e tyre keqpërdorin paran publike me lojë kunjash e bolesh, e ata nuk i pyet askush për politikën programore të këtij mediumi publik, as për skemën financiare të mbijetesës, çdo gjë krijohet dhe mbyllet larg syve të opinionit, ku politika gërryen parreshtur, nuk e di kur do të vie koha kur qytetari do të votoj drejtpërdrejt për ta, bordet e institucioneve publike, ngase ai paguan.
Dhe përfundimisht qytetarët duhet ta kenë të qartë përgjithmonë pse rrahet dhe burgoset "Vetëvendosja" , ngase ata janë të tjerë, nuk janë "showmen" dhe hajgaraxhinjë estradash, ata e përjetojnë shumë rëndë shkeljen e përditshme të dinjitetit të qytetarit. Koha e tyre do të vjen patjetër, koha e të rinjëve të cilët fjalën dinjitet e kuptojnë shumë seriozisht. Koha punon për ta, deri atëherë do të stivosemi nga njëmendësia kudo në media. Ndoshta dorëheqja e Agim Zatriqit do t'ua hap rrugën të tjerëve për të ba të njejtën gjë, për t'u treguar të tjerëve se jeta në demokraci duhet të jetë e përgjegjëshme. Athua do të jetë kjo dorëheqje sinjal për zhvillime të tjera demokratike mbetet të shihet, për këtë Agimi meriton admirim.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
» Agim Vuniqi: ...O njeri!
» Agim Vuniqi: Revolucioni: kundërevolucioni = dyshek
» Agim Vuniqi: A ka fytyrë e vërteta...?
» Agim Vuniqi: A ka qeveri Kosova..?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi