Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
Faqja 1 e 1
Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic
Hop-on hop-off Republic
Nga Agim Vuniqi
A ka të bëjë gjë e sotmja në Kosovë me Pinokion, apo ky është vetëm një sindrom i shfaqur në real politikën kosovare. Nëse zanat shndërruan Pinokion në çun real, ai gati u përbetua; ashtu si liderët tanë, se do të jenë shumë të sinqertë ndaj "miqëve ndërkombëtarë" për të shpallur republikën e Kosovës shtet. Kur të gjithë menduan se do të ndodhë vërtetë ashtu dhe se përfundimisht do të jetë një tregim i mirë, u trishtuam nga spjegimet e mëtejme që po lidhen me rezolutën 1244, që shton shumë dyshime, të një republike me shumë karakteristika të shtetit që herë është shtet e herë-herë nuk është shtet, dmth., kreaturë e shtetit, ashtu siç definohet kuptimi i "state" dhe "country. Ky shembull zbardhet edhe më tepër kur të kuptoni se politikanët i ndërrojnë shpesh fjalët në emër të "institucionalizmit"-jo për të mirën e qytetarëve, e dridhin shtetin, ja një shembull, e keni të qartë se ç'po ndodhte në Illinois e që lidhej me dramën e guvernatorit vendor me origjinë serbe Rod (Millorad) Blagojevich, një spektakël që u pat krijuar nga karrika vakante e senatorit Obama, tash president i SHBA. Konfrontimi i tij me strukturat që rrethonin atë erdhi pas akuzës për korrupsion gjegjësisht vurjes së bastit në te, që u ndriçua nga prokurori federal Patrck Ficherald, fuqia e shtetit është pra kushtetuta, gjyqet dhe respektimi i ligjit. Kështu e ka politika kur kalon nga ajo reale dhe transparente në atë konspirative. Se cili është roli i liderëve tanë është vështirë të sqarohet, ata edhe ashtu po tregohen shumë amatorë në aktrim, si duket nuk e kanë përvehtësuar tekstin si duhet. Që nga momenti i zbarkimit të planit të 6 pikëshit të Ban Ki Moonit në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës, që pritet të privatizohet; gjërat kanë ndryshuar, jo se ka ndryshuar sekuenca ndërkombëtare, ngase ajo zbatohet sipas planit të përgatitur më heret; atëherë kur liderët kosovarë ishin vizitorë të plazheve me rërë, dhe pastaj kur patën filluar ngricat gjatë instalimit të EULEX-it ashtu si plaka që kërkonte nga Arbaini disa ditë hua..., për të ngrirë shqiptarët politikisht me çka kanë.
Pinokio është shfaqja e dytë e animuar në animimet klasike të Walt Dusneyt. Eshtë prodhuar nga Walt Disney dhe është paraqitur në origjinal në kinemat e RKO në 7 shkurt 1940. Eshtë bazuar në përrallën e kukullave të autorit Carllo Collodi, është ba si kundërpërgjegje e suksesit enorm të Borbardhës dhe të shtatë shkurtabiqëve. Historia e filmit përfshinë kukullën e drunit e cila vjen në jetë nga zana krejt papritur, e cila i thot se ai mundet të bëhet çun real nëse tregohet si " trim, i sinqertë dhe jo-egoist". Atëherë fillojnë peripetitë e kukullës për tu bërë një çun real të cilat përfshijnë shumë hasjet e tij të shumta si i strehuar me personazhe të papëlqyeshme. Ky film është adaptuar nga Aurelius Battaglia, William Cottrell, Otto Englander, Erdman Penner, Joseph Sabo, Ted Sears, dhe Webb Smith prej librit të Collodi's. Produksioni është supervisuar (mbikëqyrur) nga Ben Shapsteen dhe Hamilton Luske, dhe sekuencat e filmit janë të drejtuara nga Norman Ferguson, T. Hee, Wilfred Jackson, Jack Kinney dhe Bill Roberts.
Eshtë ky tregimi për rrugëtimin e tregimit Pinokio, ashtu si siluetat e institucionalizmit kosovar, të cilët u patën ba "copë-copë" duke bërë be e përbe se Kushtetuta është Kurani e Bibla e kosovarëve, aq shumë betoheshin sa që përfundimisht krijuam përshtypjen se janë të mbërrimë, dhe figurativisht ua pamë qallmet, e uniformën përcjellëse të klerikëve shtetërorë, e përqafuam shumë këtë spektakël karakteresh, dhe u mahnitëm shumë me vendosmërinë e tyre të "role player-ve", por ata shumë pak u treguan burrështetas. Nuk e di si e kuptuan këta shpalljen? Që nga atëherë fillon tregimi të bëhet disi filmik, gjithnjë e më pak real, nuk u mëshiruan as analistët e shumtë të cilët analizat e tyre ia përshtatnin tregimit të mirë, shumë më shumë tregim se sa përmbushje detyrimesh shtetërore, a keni dëgjuar ndonjëherë më parë një interpretim të tillë, tash kuptova pse zgjidhja e Kosovës është e veçantë.
Nuk duhet të bezdisemi shumë numri 62 është fatlumë, aq është numri i shteteve që na kanë pranuar, nuk e di a ka filluar me ta nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale ndërshtetërore, nënshkrimi i kontratave për tregëti, për ekstradimin e .., e shumë obligime tjera protokolare; sa do të gëzohesha sikur MPJ do ta kishte përgatitur një doracak përcjellës më këto nohje, nuk e di pse ministri nuk i viziton ato, gati gjysma e vitit do t'i shkonte në mëditje dhe vizita, bile do të njihej fizikisht me vendet që e kanë pranuar atë si ministër të punëve të jashtme. Përfundimisht ky është realiteti, falë këtij realiteti nuk do të zgjaten hundët, se përndryshe po të ishte njejtë si në prrallën e Pinokios, do të zgjateshin aq shumë hundët sa që shumë vështirë do ta kishin kuvendarët dhe qeveritarët të takohen në mbledhjet e kuvendit, sa për të arsyetuar pagat e majme për ngritje të dy gishtërinjëve, hop...hop, të mos kanë frikë hundët i kanë reale.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Vuniqi: Prishtina, atëherë dhe sot
» Agim Vuniqi: Ora e lirisë
» Agim Vuniqi: Udha e hutit
» Agim Vuniqi: Revolucioni: kundërevolucioni = dyshek
» Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi