Naser Aliu: Letër burrave
Faqja 1 e 1
Naser Aliu: Letër burrave
Naser Aliu
Letër burrave
“Laju se po të vjen era djersë!”, Sherifi pas orës njëzetedy, dekada e parë e shekullit XXI
Djali parë lindi kur Sherifi ishte anëtarë i LDK-së dhe e pagëzuam: Ibrahim
Djali i dytë lindi kur Sherifi u bë anëtarë i PDK-së dhe e pagëzuam: Hashim
Vajza e parë lindi kur fituam statusin e refugjatit në Gjermani dhe e pagëzuam: Angela
Vajza e dytë lindi kur Clinton erdhi në Kosovë dhe e pagëzuam: Hillari
I tretë lindi kur Sherifi u anëtarësua në partinë Aleanca Kosova e Re dhe e pagëzuam: Pacoll

Gati çdo ditë përplaset dera te ne. Gati çdo ditë në këmbë, herë para vjehrre, herë para kunatave, herë para kunatit, herë para shokëve të tij, herë para kushërinjve, kushërinj të kushërinjve, gjithmonë duhet të jem e buzëqeshur, mikpritëse...Dhe, askush nuk paralajmëron ardhjen, shumica janë të papunë, zyrtarisht të papunë...Si edhe burri im personal: Sherifi.
Nëse më dhemb koka duhet të shtirem se jam shëndoshë e mirë, sepse mysafirët dhembjen e kokës e shpjegojnë si qëllim i fshehtë për t´i dëbuar. Ata nuk e konsiderojnë vetëm kështu, por edhe analizojnë qëndrimin tim, dhimbjet e mia dhe gjendjen time shpirtërore. Ata shkoqisin dhe shtjellojnë tundjen e kokës, rrudhjen e buzëve apo edhe lëvizjen e duarve dhe të gishtave. Shtrirjen e këmbëve, lëvizjen e gishtave të këmbës dhe ngritjen e vetullave. As në banjo nuk duhet shkuar kur ke mysafir, thonë është marre!
Për shembull, nëse ngre vetullat, kunata thotë se po i shikoj mysafirët me dyshim, nëse i ngrys vetullat, thonë se po i shikoj me habi. Nëse shtrij këmbët e shpjegojnë si indiferencë ndaj mysafirëve. Këtë gjest mirëpo vjehrra e shpjegon ndryshe: mosrespektim ndaj saj dhe mysafirëve.
Kur lëvizi gishtat e këmbës thonë se jam nervoze. Nëse lëvizi gishtat e duarve, thonë se jam e paqejf. Çdo lëvizje imja ka interpretues dhe analizues. Madje këto shpjegime mbështeten sipas tyre edhe me fakte shkencore, sepse shume here vijat e karakterit tim ravijëzohen në filxhanin e kafes. Kunata e madhe është eksperte për interpretimin e filxhanit.
Para dy javëve më ranë gotat e çajit nga dora mu para vjehrrës, ( thënë sinqerisht gëzohem kur bëj çaj, sepse gotat e çajit nuk lexohen, për fat!). Aty brofi Sherifi, burri im personal, më qëlloi me grusht në hundë dhe unë u përplasa pranë dritares, në prehër të kunatës. Ajo u largua anash duke më vështruar me një shikim përbuzës dhe qortues. Vjehrrës i ra vetëm pak çaj në gishtat e këmbës, ( po ata gishta që kur lëvizi unë, shpjegohen si nervozizëm i theksuar) por ajo u ngrit duke kuisur, duke hekur çorapen me forcë dhe duke gjëmuar, sikur t´i kishte rënë një bombë serbe. Sherifi më qortoi me zë të ashpër për mungesë koncentrimi, se ku e di se ku i kisha pasur mendtë dhe se kisha tentuar t´ia përvëlojë nanushin. Kur pa se më rridhte gjaku nga hunda, për ta arsyetuar dënim apo për të krijuar një ekuilibër mes veprës dhe dënimit shtoi: “ Ti provove ta vrasësh nanushin!”
Atë ditë pata menstruacionet, i kam çdo muaj, por askush nuk duhet ta dijë; më dhembte koka, por njerëzit e mi kishin nevojë për shërbim; ata nuk ishin të sëmurë, mirëpo në familjen tonë gratë e sëmura quhen shtirake. Edhe serbet kur na helmonin, thoshin se po shtireshim. Mozomakeq, nuk dua të them se burri im është si serbët! Assesi!
Ka dhjetë vite që jetoj në Gjermani, që kur na dëbuan nga katundi jonë. Këtu jetohet ndryshe dhe femra trajtohet me respekt, por në shtëpinë time nuk ka ndryshuar gjë. Gati po ato orendi, po ato ushqime dhe kursejmë shumë. Kemi mundësi fantastike të vdesim të pasur, sepse jetojmë tepër varfërisht. Shumë njerëz kanë ndërtuar shtëpi në vendlindje, Sherifi ka ndërmend ta bëjë më të madhe se kushërinjtë e tij, me katër kate. Tre kate për djemtë dhe në të katërtin duhet të banojmë ne. Sherifi preferon katin e fundit për t´i mbikëqyrë hyrjet dhe daljet nga ballkoni.

Në mëngjes bëj gati fëmijët për shkollë. Pak para orës tetë nisen. Janë shumë të zellshëm dhe i dua shumë. Në orën tetë shkoj unë në punë. Sherifi flenë. Në orën katërmbëdhjetë e gjysmë e mbaroj dhe nxitoj në shtëpi për të gatuar drekën. Sherifi në kompjuter. Fëmijët kthehen pak para meje. Dy orë pasdite i kaloj me fëmijët duke i bërë detyrat. Sherifi në divan apo duke telefonuar ose duke ndërruar kanalet televizive të planetit tonë. Sapo t´i mbarojmë detyrat, nis të përgatis darkën dhe dëgjohet Sherifi: “Ku mbeti ajo dreq darkë?
Darkojmë. Unë laj pjatat, pastroj tryezën. Sherifi tash lexon gazetën dhe hedh faqet një pas një në dysheme. I përcjell fëmijët në shtrat. Grumbulloj faqet e gazetës që kanë dëshpëruar Sherifin. Sherifi shikon lajmet; televizionin gjerman, nëse nuk kemi mysafirë. Unë nis me hekurosje, Sherifi shikon lajme RTK, edhe nëse kemi mysafirë. Unë pastroj shtëpinë, Sherifi shikon lajmet në Alsat.
Kërkon një gotë ujë edhe pse ka shishen me gotë para vete. Sherifi telefonon me shokët dhe flasin për lirinë dhe robërinë, për kombet e shtypur në botë.... Pas orës dhjetë Sherifi shkon në krevat dhe bërtet: “ Eja moj loçkomane t´i bëjmë detyrat e shtëpisë...Laju se po të vjen era djersë!” Herë pas here thotë se nuk i bëri detyrat mirë dhe se duhet korrigjuar!

Sherifi nuk më ndihmon në punët e shtëpisë. As fëmijët. Djemtë nuk i lejon , sepse sipas tij kjo është punë grash. Vajzat janë të vogla. Ai thotë se kur djemtë ndihmojnë nënën, atëherë feminizohen dhe ka rrezik për orientimin e tyre të mëvonshëm dhe mund devijojnë... Ata duhet të mbeten burra me karakter mashkullor edhe atë si burri im personal, Sherifi.
Më pret ulur mbi krevat, cullak, si zakonisht. I pëlqen të ekspozohet, thotë se ka trup atleti. Ofshan nja dy a tri herë, kthehet në anën tjetër dhe flenë i kënaqur duke gërhitur. Unë shikoj drejt tavanit me sy të zgurdulluar. Aty nga ora një pas mesnate më vjen gjumi dhe zgjohem në orën pesë e dyzetepesë. Në orën gjashtë e gjysmë bëj mëngjesin gati. Zgjoj fëmijët, hanë mëngjes dhe në orën shtatë e gjysmë ikin në shkollë. Në një pjatë lë mëngjesin gati për Sherifin kur të zgjohet, edhe kafen. Pesëmbëdhjetë minuta pas fëmijëve, vrapoj edhe unë shkallëve te poshtë për në punë.
Sherifi është i kënaqur me mua, mirëpo ai ka edhe një cen: sa herë nervozohet, shqetësohet apo dëshpërohet, ai dëshiron seks. Të shtunën Sherifi kalon ditën duke luajtur shah në klubin shqiptar, duke pirë çaj dhe duke analizuar politikën e shqiptarëve të Kosovës, politikën e Shqipërisë dhe atë ndërkombëtare. Këtë javë ndjehet shumë i preokupuar për Rripin e Gazës. Të dielën Sherifi luan top me shokë. Një herë në javë shkon në palestër.
Unë në fund të javës zakonisht rregulloj shtëpinë dhe shërbej nanushin që vjen me tri bijat te ne. Mirëpo, në klubin shqiptar më merr edhe mua rregullisht: çdo 28 nëntor dhe tani edhe për 17 shkurtin. Çdo 9 mars më blen një lule, pasi të ketë marrë vesh se dje kishte qenë tetë marsi.

Kështu shtatë ditë në javë, kështu çdo muaj, kështu me vite. Nëse refuzoj bëhet potere e madhe dhe kërcënime duke m´u kanosur, se do të shkojë në shtëpi publike. Ndjehem një shportë hedhurinash ku zbrazet për ta fituar ekuilibrin e vet. Unë jam një qoshe e rrugicës ku ndalet qeni për të bërë shurrën. Seksin nuk e dua. Ai është për mua dhunim dhe nënshtrim, nënshtrim deri në asgjësim, Sherifi është i kënaqur me mua, edhe rrethi familjar, po!
Një gjë harrova: që kur Sherifi është bërë anëtarë i Aleanca Kosova e Re, keqtrajton
Ibrahimin dhe Hashimin...

Epilog
Në shoqëri me struktura fisnore statusi superior fitohet jo në bazë të aftësive, por në bazë të
organeve gjenitale...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naser Aliu: Letër Burrave (II)
» Poezi nga Naser Aliu
» Poezi nga Naser Aliu
» Nga Naser Aliu:Jeta ime
» Naser Aliu: Sa për dijeni
» Poezi nga Naser Aliu
» Poezi nga Naser Aliu
» Nga Naser Aliu:Jeta ime
» Naser Aliu: Sa për dijeni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi