Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Naser Aliu

Shko poshtë

Poezi nga Naser Aliu Empty Poezi nga Naser Aliu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 22, 2010 3:58 am


Poezi nga Naser Aliu U1_NaserAliu

Poezi nga Naser Aliu

Advocatusdiaboli



Gjarpri ,

nuk kafshon mua,

jetoftë njëqind vjet,

thuhet popull”,

shkroi ai chat...



“Pasi të jenë helmuar të gjithë,

radhën do ta kemi unë dhe Ti!

I shkrova unë chat, mbrojtësit gjarprit!



Dasmatogurzeza



Nanës fatzezë



Sikur Besarion

Alessandro

Alois

Dhe Halili

mos ishin martuar fare

Nuk do kishim patur Shqipëri:

Shpirtzi si Musolini!

As bishë egër si Stalini!

As qenie çoroditur si Hitleri!

E as krijesë shpirtlige si Enveri!



Ndalu pak, thash me vete,

Ti ia nise dhe gjysmë mbete!

Pse këta emra mirë rimohen

Pse dhe kërditë u krahasohen?

Mund jetë kjo fat e rastësi?

Apo ka gisht, këtu, djall i zi?





Njoftim



“Lëshoja rrugën,

Nuk e vëren se është i krisur, burri i dheut”,

tha një mik, donë mirën...



“Sapo t´ia lëshojnë rrugën të gjithë

Ai do vendosë për fatin tonë”,

I thashë unë, burrit dheut

ia dua mirën, atij dhe neve!





Dardani



Ishe Dardhani

Një province ilire, me nam e

Dhe u bëre Kos

Dhe, Kos i trashë

Dhe, po hanë me grushte

Dardani!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi