Moto e PDIU: Unë e dua Shqipërinë
Moto e PDIU: Unë e dua Shqipërinë
Moto e PDIU: Unë e dua Shqipërinë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përmes një mitingu madhështor në “Pallatin e Kongreseve” hapi fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit si pjesë e koalicionit të madh “Aleanca për Qytetarin”.
Përfaqësuesit e kësaj force politike si kreu i saj Shpëtim Idrizi, deputeti Dashamir Tahiri dhe presidenti i nderit Tahir Muhedini, u shprehën se nuk do të harrohet çështja Çame dhe se do të çohet në vend amaneti i të parëve, që komuniteti çam të kthehet në tokat e tij në Çamëri
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) përbën një potencial të rëndësishëm për mazhorancës dhe koalicionin “Aleanca për Qytetarin”, në zgjedhjet vendore të 8 majit, zgjedhje të cilat janë vetëm për qytetarin dhe kurrsesi politike.
Përmes një ceremonie festive me pjesëmarrjen e mijëra mbështetësve të kësaj force politike nga e gjithë Shqipëria, në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë, PDIU zyrtarizoi hapjen e fushatës elektorale në prani kreut të PDIU Shpëtim Idrizi, deputetit Dashamir Tahiri, presidentit të nderit Tahir Muhedini, kandidatit të mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dhe politikanit Sabri Godo.
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, u shpreh në fjalën e tij se në këto zgjedhje “Aleanca për Qytetarin” synon të kthejë Tiranën tek qytetarët dhe njëherazi të marrë fund keqqeverisja 11 vjeçare. Idrizi ftoi të gjithë patriotët që t’i bashkohen PDIU-së në fushatën për zgjedhjet vendore të 8 majit, me moton “Unë e dua Shqipërinë”.
Ai tha se, forca politike që ai drejton është partia e të gjithë shqiptarëve dhe partia që do të çojë përpara çështjen çame dhe çështjen kombëtare.
“Unë u uroj fitore, sepse motoja jonë është “Ne e duam Shqipërinë”. Por, ne sot na duhet fuqi e re. Ne, na duhet vota juaj. Sot, ne na duhet vota e atij të riut, që voton për herë të parë. I themi: voto, një forcë të re, një forcë kombëtare, e cila nuk zhgënjen. Voto, një parti, e cila të bën krenar që je shqiptar! Voto PDIU! Sot ne na duhet vota e atij plakut çam, te cilit i është ngjallur shpresa se diçka po lëviz. Voto PDIU! Sot ne na duhet vota e të gjithë grave, nenave dhe motrave, janë ato, qe i japin jete jetës, që duhet të besojnë tek Ne. Voto PDIU, jepi jetë të resë. Sot, ne na duhet dhe vota e dikujt, i cili mendon shumë përpara se të votojë, e që nuk ia jep asnjëherë votën të njëjtës parti. E ne i themi këtij njeriu: “na e jep ne votën, ajo është një votë e dobishme”. Ne i themi, shpreso, mos e hidh votën kot, tek ata, që quhen të mëdhenj, por që sillen si të vegjël dhe kanë frikë. Voto PDIU! Ne sot kërkojmë votën e shqiptarëve patriotë, si kontribut për kauzën tonë. Ajo votë për ne do të jetë një amanet i madh. Ne do japim llogari përpara tij. Por, ne nuk do zhgënjejmë askënd, pra as atë: ne jemi partia e fjalës së mbajtur! Votoni PDIU! Miqtë e mi! Ne jemi parti, që do bëjmë të pamundurën, pse ne kemi dalë jashtë skemave të vjetra të aktivitetit politik. Ne jemi parti e së resë, por jemi dhe partia e amanetit, partia e flamurit, që nuk lëshohet nga dora, por mbrohet. Ne nuk shesim e blejmë flamuj, por ne j’ua dhurojmë flamurin e kombit! Ndaj voto PDIU!”, u shpreh në fjalën e tij, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
PDIU shkon në këto zgjedhje vendore si pjesë e pandashme dhe sensitive e koalicioni të madh “Aleanca për Qytetarin”. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka deklaruar se do të mbështesë fuqishëm kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.
Deputeti Dashamir Tahiri: Ne u bashkuam për t’u kthyer në tokat tona- në 8 maj takohemi si fitimtarë
Deputeti i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Dashamir Tahiri deklaroi dje në çeljen e fushatës elektorale të PDIU se kjo forcë politike shkon në këto zgjedhje me bindje të qartë dhe të sigurt, për t’i fituar ato. Në fjalimin e tij para mijëra simpatizantëve të PDIU në pallatin e Kongreseve, Tahiri deklaroi se shumë shpejt çamët do të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe se të gjithë anëtarët e PDIU-së janë sot të bashkuar për dinjitetin e kombit shqiptar.
“Një vit e gjysmë më parë i bëra thirrje Shpëtim Idrizit që të bashkoheshim dhe që Çamëria të kishte për herë të parë dy deputetë në parlamentin shqiptar. Sot, ne nuk jemi vetëm dy, nuk jemi vetëm tre së bashku me presidentin Muhedini, nuk jemi vetëm pesë mijë mbështetës që kemi mbushur këtë sallë, por jemi 7 milionë shqiptarë nga Mitrovica në Prevezë, të bashkuar më shumë se kurrë për të zgjidhur çështjen kombëtare dhe çështjen çame”, u shpreh ai.
Duke e konsideruar si thelbësore platformën e PDIU-së, për të drejtën legjitime të komunitetit çam, që janë tokat dhe shtëpitë e tyre në Çamëri, deputeti Dashamir Tahiri tha se “së shpejti ne do të shkojmë në tokat tona”. “Qershorin e shkuar ju premtova nga Qaf Bota që udhëtimi ynë i kthimit kishte filluar dhe së shpejti do të shkojmë në shtëpitë tona. Jam sot këtu për t’ju kujtuar këtë premtim. Në rrugën tonë janë bashkuar mijëra shqiptarë të ndershëm, nga të gjitha trojet e nga çdo cep i Shqipërisë. Jemi bashkuar për Kombin Shqiptarë, jemi bashkuar për dinjitetin tonë, për shtëpitë e të parëve tanë, Jemi bashkuar për amanetin e prindërve tanë”, u shpreh deputeti Tahiri, ndërsa kujtoi se në 8 maj PDIU do arrijë të korrë fitore. “Vëllezër e motra, suksese të gjithëve dhe takohemi fitimtar dhe me kokën lart në 8 maj”, konkludoi ai.
Tahir Muhedini: “Sot ne jemi Një”, na bashkon fakti i të qenit shqiptar
Presidenti i Nderit i PDIU-së, Tahir Muhedini ftoi të gjithë shqiptarët e vërtetë që t’i bashka ngjiten forcës së vetme politike që sipas tij ka marrë përsipër barrën e përfaqësimit të çështjes çame dhe të çështjes kombëtare në përgjithësi.
“Më 17 shkurt, u themelua Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, jo thjesht si një parti e çamëve, por si një parti e të gjithë shqiptarëve. Detyra jonë është që të gjithë së bashku të drejtuar nga kryetari Shpëtim Idrizi ta çojmë përpara çështjen çame deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Sot, ne jemi Një. Në këtë sallë unë nuk po shoh çamë dhe labë, nuk shoh kuksian dhe tiranas. Në këtë sallë nuk dalloj korçarë dhe mirditor. Në këtë sallë ne nuk ndahemi nga origjina dhe vendlindja, por na bashkon qëllimi dhe ideali, na bashkon fakti i të qenit shqiptar!”, tha Muhedini.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PDIU: Humbja e studentëve, tragjedi mbarëkombëtare
» Festa e Greqisë, PDIU, AK dhe VV tentojnë bllokimin e autobusëve
» PDIU: Një pasaportë shqiptare edhe për presidentin grek
» Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU: MPJ t`i kërkojë sqarime Greqisë
» AK proteston kundër Kserës, e akuzon për tradhti. AK thumbon PDIU: Shitën çështjen kombëtare për 3 poste drejtorësh
» Festa e Greqisë, PDIU, AK dhe VV tentojnë bllokimin e autobusëve
» PDIU: Një pasaportë shqiptare edhe për presidentin grek
» Kthimi i shqiptarëve në kufi, PDIU: MPJ t`i kërkojë sqarime Greqisë
» AK proteston kundër Kserës, e akuzon për tradhti. AK thumbon PDIU: Shitën çështjen kombëtare për 3 poste drejtorësh
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi