Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave!

Shko poshtë

Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave! Empty Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 03, 2011 4:34 pm


Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave!

Arta Meha Bota sot
Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave! Qeveria%203
Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave! 4-ZKM-01_
Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave! 5-ZKM-02_
Mbi 6 milion euro në kontot bankare të kryeministrit dhe ministrave! 6-ZKM-03_

Cila është pasuria e deklaruar e kryeministrit Hashim Thaçi dhe e ministrave të kabinetit të tij qeveritar?


Ministrat aktualë të Qeverisë së Kosovës janë milionerë. Nëse shfletoni vebfaqen e Agjencisë Kundërkorrupsion të Kosovës do të befasoheni me pasurinë e deklaruar të ministrave të Qeverisë së Kosovës. Ata kanë pasuri të deklaruar që peshon mbi 6 milion Euro. Në fakt kjo është vetëm pasuria e deklaruar zyrtarisht. Për pasurinë “e fshehur” apo për aksionet e tyre në kompani të ndryshme të Kosovës, Agejncioni Kundërkorrupsion nuk posedon të dhëna, ndërkaq pretendimet tona mund të jenë paragjykuese për faktin se nuk kemi diçka “të shkruar në letër”.

Por edhe vlerat e deklaruara të zyrtarëve qeveritarë janë marramendëse nëse merret parasysh standardi o jetesës i më shumë se gjysmës së popullit të Kosovës.

Por shtrohet pyetja si e kanë arritur këtë pasuri këta zyrtarë qeveritarë? Disa prej tyre kanë qenë pjesë e ekzekutivit apo e Kuvendit të Kosovës edhe në mandatet e kalaura. Por pavarësisht kësaj, niveli i pagës së tyre nuk jep përllogaritje të saktë matematikore të pasurisë së tyre të deklaruar. Madje disa prej ministrave e kanë futur pasurinë e tyre të trashëguar nga “baba” si pasuri të tyre por pa argumentuar se prindi ui ka lënë “amanet” krejt pasurinë e tyre dhe vetëm atyre e jo edhe ndonjë prej vëllezërve të tyre të tjerë. organet kompetente të cilat kanë për detyrë luftimin e korrupsionit.

Por përbërja e re qeverisë së Kosovës nuk ka ndonjë ndryshim të madh prej asaj të kaluarës përveç ndërrimit të 5 ministrave të rinj të cilët kanë një pasuri më të vogël për standardin kosovarë. Megjithatë duke u bazuar në publikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë për vitin 2010 të cilët janë të obliguar që çdo vit ta bëjnë publike pasurinë e tyre del se kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar 17.318 euro pagë vjetore si kryeministër, rreth 180 mijë euro kursime bankare në NLB Prishtina, 150 mijë euro - tokë për ndërtimin e shtëpisë, 203 mijë euro - shtëpi në ndërtim e sipër, 180 mijë euro tokë të trashëguar nga familja, 80 mijë euro shtëpi nga familja dhe 100 mijë euro kredi bankare në NLB. Ndërsa, Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë - 15 mijë euro rrogë vjetore, si zëvendëskryeministër, gjashtë mijë euro pagë si profesor në Universitetin e Prishtinës, 12 mijë euro pagë si deputet i Kuvendit të Kosovës, gjashtë mijë euro para të gatshme, 15 mijë euro kredi bankare në NLB Prishtina, 200 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 200 mijë euro tokë dhe pasuri familjare në Pejë, veturë me vlerë prej 10 mijë eurosh. Mimoza Kusari-Lila, zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe e Industrisë - 18 mijë euro si konsulente, mbi shtatë mijë euro para në bankë, 200 mijë euro vlera e banesës në Prishtinë, 70 mijë euro shtëpi në Gjakovë, 30 mijë euro kredi në bankë. Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik - 45 mijë euro rrogë vjetore si ministër, nga Oda Ekonomike e Kosovës, nga Trusti Pensional, por edhe si ligjërues, 232 mijë euro shtëpi në Prishtinë, 30 mijë euro tokë në Çagllavicë, 500 mijë euro shtëpi në Pejë, 500 mijë euro shtëpi dhe truall, një milion euro tokë dhe objekte afariste në Pejë 50 mijë euro, veturë 12 mijë euro veturë, 120 mijë euro kredi në Raiffeisen Bank.

(Më gejrësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gaztës “Bota sot” )
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi