Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Muhaxheri:Në vend të luleve për ditlindje-POEZI NGA TIXHE REXHA GERQARI

Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri:Në vend të luleve për ditlindje-POEZI NGA TIXHE REXHA GERQARI Empty Haxhi Muhaxheri:Në vend të luleve për ditlindje-POEZI NGA TIXHE REXHA GERQARI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 04, 2011 3:12 pm

Haxhi Muhaxheri:Në vend të luleve për ditlindje-POEZI NGA TIXHE REXHA GERQARI 27427_100000716346990_1682_n
Haxhi Muhaxheri:Në vend të luleve për ditlindje-POEZI NGA TIXHE REXHA GERQARI
Haxhi Muhaxheri:Në vend të luleve për ditlindje-POEZI NGA TIXHE REXHA GERQARI 200412_199556616744882_100000716346990_585485_8241937_n
IKONAT SHQIPËTARE

Teuta ende detërat i trazon.
Ajo ishte mbretëresha jonë!...

Skendërbeu e ndriti historinë.
Ball i oxhakut në tërë Shqiptarinë!...

Ismail Qemaili, plaku i urtësisë.
Kapitull i veqantë i historisë!...

Ibrahim Rugova, kryefjalë e lirisë.
Ikonë e pavdekshme e Dardanisë!...

Adem Jashari, kryevepër e Shqiptarisë.
Legjendë e gjallë e pavarësisë!...


POETËT NUK VDESIN
(Din Mehmetit)



Poeti nuk don vaj, poeti nuk don lot
Se kishte mjaft për nënëloken në këtë botë.
Vuajtjet e kombit tënd në ballë rrudhat ti shtuan
E hijerëndë e kaluara e e ardhmja ,
me poezinë të bashkuan.
Poetët nuk vdesin, jetojnë në varg
Unë sot hyra në vargun tënd
E ti ishe më i gjallë se dje.


BAC A U KRY?!

I
Bac emrin tuaj e njohin:
rrezet e diellit,
gugullima e ujit,
zogjtë në fluturim,
lulet në pranverë,
miqtë që na vijnë në derë,
lahuta, çiftelia dhe kitara,
ç’do këngë e melodi,
ç’do shkronjë në abetare,
edhe lisat nëpër male .
Ç’do gjë shqipëtare
në vete e mban emrin tënd.
Plot nder e krenari
BAC KËTU U KRY!

II
Më të mirët u flijuan për këtë ditë,
si dielli e yjet, nga altari bëjnë dritë.
Bac, kur luftën e filluam me shka,
“UÇK” e “FARK” duhet të ishin nja.
Për një armik të përbashkët luftuan,
në nënkëmbëza të njëri tjetrit u rrëzuan.
Disa për të qenë vetë të parët, rrugës i bënë lak,
ruaj zot nga mallkimi, nëse për këtë është derdhur gjak!…
Pas lufte disa u shpërndanë nëpër gurbet,
disa si spektator u deshën të rrinë me një anë,
lakmitarët e të fortit pozitat i ndanë.
Harruan se shokët e tyre ranë për liri,
harruan se breza të tërë, për këtë ditë janë shkri.
BAC KËTU A U KRY?!

III
Të pashkollë, të padenjë e të paedukatë,
u bënë me fakultet e magjistratura.
Të shesin mend nga kolltuku se ç’është kultura!...
Shumica janë bërë ministra e deputetë,
“Kur askushi bëhet pashë, e harron edhe babën e vet”.
Disa kanë bërë shtëpi e banesa,
kanë siguruar edhe nipa e mbesa.
Nuk e dinin mirë se ç’është timoni,
sot nuk i ndal as aeroplani.
Për kolltuke e interesa të veta,
kanë harruar vitet 80 e 90-ta.
Befasohesh me i pa me sy …
BAC KËTU A U KRY?!

IV
Bac, Kosova është bërë shtet,
Pavarësia është fituar.
Me flamur kombëtar
në të gjitha trojet,
kemi kremtu.
Me slloganin tënd “BAC U KRY”,
kremtonim me dhembje, mall e krenari.
Çdokund vinte era Shqiptari.
Por në vend që të bëjmë kompromis,
për të mirën e shtetit,
ne filluam t’ia mbushim xhepat vetit.
E sot shumica të zhgënjyer kemi mbet,
edhe ne ishim një pikë ujë në këtë det.
Edhe një vegëz që e patëm na u lidh nyjë
BAC KËTU A U KRY?!

V
Bac, liria gjysëmake është fituar,
flamurin ta kanë ndërruar,
në të, me 6 yje hartën ta kanë rrethuar.
Ura e Ibrit Mitrovicën e ndanë,
nga oreksi nuk din as vet çka hanë…
Për “LUGINËN” një fjalë nuk e thanë.
Kur vijnë pakot për ti miratuar,
nuk mundohen fare për ti refuzuar.
Frigohen mos po e humbin pozitën,
punë e madhe pas cilës fjalë e vëjnë pikën.
Flasin për korrupsion,
e për vete në palcë ju ka hy
BAC KËTU A U KRY?!

VI
Të flijosh veten e pasurinë për atëdhe,
është edhe më e madhe sesa me le.
Por të flijosh tre breza të tërë dhe fëminë,
kjo është e rëndë, e shenjtë për perëndinë.
Bac, të kishe mujt nga amshimi me u ngritë,
ishe trishtuar çtë kishin parë sytë.
Tërë kohën bëjnë kinse pas teje janë rreshtu.
Ditën para juve përulen kinse me pietet,
e natën veten e ëndërrojnë në kolltuke si mbret.
Për kosovën flasin në vten e parë,
plot demagogji thuajse ne hajmë barë.
Bac, frigohem se nuk po të lënë të qetë,
shqiptaria rrugën tënde duket me e gjetë.
Turpërohem pse kështu shkruaj në liri
BAC KËTU A U KRY A NUK U KRY?!!


KULLA IME

Atje nen krihet e qiellit
Qendron nje kull kryelarte
Afer zabelit plak

Ate mikpritja e rrit
E kenget e mbremjes
Dashurit ja ngjesh

Kull moj!Ti ne sofer me therret
Se tani behemi grumbull
Eshte fundviti ska me gurbet.


MITROVICËS

Sonte telat e zemrës i akordova.
Tik-takun e saj kalërova.

Të thurë këngë melodike, a elegji?
Ti dalloj as vet nuk kam mundësi...

Qytet i minatorëve, në zemër hanxhar...
Qu bëre kështu, si malli në pazarë?!.

Mitrovicë, qyeteti im i rinisë,
arrna e pleqërisë!...



A DONI DËSHMI
(Pyetje Dik Martit)



Nëse për krime doni dëshmi,
ejani në Gjakovë në qytetin tim.
Këtu keni fakte, dhembje, plot krenari
çdo shtëpi e ka nga një histori...

Nuk ka lagje që nuk ka jetim,
nuk ka rrugë që nuk ka grua të ve.
Janë shqiptare!..E kanë harruar rininë.
Plot dhembje.......E rrisin fëminë!..

A doni dëshmi?!!...
Ejani shikoni nëna me sy hapur...
Duke shkuar në amshim.
“Kur të më gjeni djemtë
Të mi varrosni afër varrit tim.”

A doni dëshmi?!!...
Të gjitha me fakte e plot trishtim.
Ejani në Gjakovë në qytetin tim .
Shiko një varr 20 epitafe,
të gjithë gra e fëmijë!
A vriten ëngjujt?!...
A ju djegen trupat?!...
A bëhen shkrumb e hi?!!..

A doni dëshmi?..
Ejani shikoni nëna me duar në gji,
vëllezër krahëthatë,
motrat e përvëluara nga malli,
njerëzit që lufta i mbyti edhe për së gjalli...!!

Dik Marti, nëse don dëshmi,
plot fakte e jo me hamendësi,
eja në “Çabratin” tim, në “lëndinën e lotëve.”
Ne historia nuk na ka mësuar të jemi fajdexhi...
Se pa u la borxhi i vjetër Evropë,
kurr nuk lypet borxhi i ri!!...



PLEPAT E LLUKACIT

Ç’do mëngjes në ballkon dal
mbulesave monotonin e ditëve ju shkundi,
një përshëndetje me ju shkëmbej.
Verës mëngjeseve më bëni shoqëri,
unë duke pirë kafe e ju në lumë duke marr freski.

Ju lakmoj, më të pa luhatshëm se mendimet e mia.
Ju jeni shumë më të vjetër se unë,
por mua më duket koha më ka plakur më shumë...

Mbrëmjeve orë të tëra me ju rri
unë mundohem të ju numëroj degët,
ju mua dëshirat e vuajtjet.
Nuk e di se cili arrijmë në numër më shumë,
po kështu bëjmë deri sa unë bie në gjumë.

Të pa thënat e zemrës juve ju rrëfej se ju mi tretni në lum
vetëm juve ju ankohem pse të punësohem nuk pata mundësi,
ju prapë se prapë në majën tuaj më ngitni në lartësi.

Mbrëmjeve kur bashkëbisedojmë nga ballkoni me hekura,
erërat ju përkulin lehtë.
Sikur më thoni: “Ky është burgu yt, moj e shkretë!.”
Nata në qytet zien e gëzon,
unë e plepat, e pyesim kohën pse na sfidon...



DY GISHTËRINJËVE

Melodi e këngës së parë,
në ditarin e kujtesës më zgjoi.
Isha adoleshente, plot shpresë për të bardhën ditë.
Për bajpas në arterie të zemrës ndihmuam,
nga faqet e historisë pluhurin larguam.
Dy gishtërinjë të njomë pardje....
Dy gishtërinjë të gurëzuar dje....
Dy gishtërinjë të paralizuar sot....
Sa e qalë më duket dora pa ta, o zot!.
Unë e vrarë nga jeta, ujërave të notoj nuk dita.
Rrezet e shpresës, me litar mjegulle më gozhduan.
Rrëbeshe kryeneqe edhe ëndërrat mi rrënuan...
Sot, më trazoi ajo këngë që së bashku e kënduam për këtë ditë.
Atëherë, ç’u bë vallë? Pse dielli për të gjithë njëlloj nuk bën dritë?!

E DEHUR

Kosova ime..! Sot desha të festoj.
Gota është e zbrazët,
i hodha pak SHPRESË..
Por kot, s’po mbushet për BESË.

Urime loqka ime këtë PAVARËSI.
FLAMURIN tënd, nuk mund ta shoh me sy..!
Unë e kam flamurin tim SHQIPTARË,
për të më ranë breza të tërë, edhe familjarë.

A e dinë politikajt tanë ç’është kauza KOMBËTARE?
Kush e përkund djepin, si NËNA shqiptare..?
A ka këtu tradit, a vetëm për karrig garë..?
Kush do të bëhet KOSOVË, zonjë e parë..?!

Dikur fliste zemra për këtë ditë.
Sot pazarllyku e numrat në matematikë..!
Ishim të okupuar e plot OPTIMIZËM..
Ç’u bë sot..? Vetëm interes e servilizëm..!

Dhashtë zoti, të jem dehur nga frika.
Pa punë e në varfëri, në palcë na ka hy thika..!
Të më gjejë në këtë gjendje kjo ditë,
as në ËNDËRR Kosovë, nuk e kam prit..!

FILIZË E LULËKUQES
(Urime datëlindjen e tretë)


Filizë e Lulëkuqes!...
Urime për, datëlindjen e tretë
edhe pse e vjetër sa historia vetë.
Të zinjtë e ullirit për këtë ditë e ke hekë,
mund, dhembje e sakrificë sa një det....

Filizë e Lulëkuqes!...
E ndarë nga trungu e kurr nga rrënja...
Në truallin tënd dem-babadem,
-Pse kaq e brishtë, pranvera për juve po vjen ?!...

Filizë e bukur...
Më e shtrenjtë se jeta.
Trevjeqarja, në truallin e Teutës.
Legjendarja, në telat e lahutës.

Filizë, tani të ecësh ke mësuar.. !
Me filizat tjera ngjizuni në Lulëkuqe.
Ahh!.... Mos bre, disa dimri i paska ngri...!
Ato tek molla e kuqe, e ato në Çamëri...!

KUR DO TE VJEN AJO DITË

Kur do të vjen ajo ditë
tik-taku i orës të na zgjoj,
të nxitojmë për punë
koha kot mos të na kaloj.

Kur do të vjen ajo ditë
mos ta lakmojmë perëndimin.
Në Kosovë puna jonë
të na sjell fitimin.

Kur do të vjen ajo ditë,
mbeturinat mos ta shëmtojnë bukurinë.
Pse të skuqemi?....
Ku ka më të bukur se DARDANINË..?

Kur do të vjen ajo ditë,
në kokën tonë mos të ketë panik.
Fëmijët tanë studimet kur ti përfundojnë,
këtu ta gjejnë prespektivën, këtu të jetojnë.

Kur do të vjen ajo ditë,
ekonomia të jetë primare.
Rreze dielli të hyj në çdo dritare,
e për politik mos të na interesoj fare.

Kur do të vjen ajo ditë
ti gëzohemi suksesit vëllazëror.
Pse të xhelozohemi?...
Kur unë s’mundem ti më jep dorë.

Kur do të vjen ajo ditë,
kur askush mos të pyet,-
Në cilen parti je?...
Por,-Çfar zotësie e vlere ke..?

Kur do të vjen ajo ditë,
që të gjithë ta kuptojmë,
se një dhe një bëjnë dy në matematikë.
Kjo tokë don punë, dritë....e jo vetëm POLITIKË.....!

NË PRONËN TIME
Lisit të vjetër


Në pronën time
Dua të jem mbret,
Por nuk di qka kam
Ndihem në siklet.

Ngrita sytë lartë
Ta shoh qiellin
Retë hidhnin valle
Ma kishin zënë diellin.

Fillova të shetisë
U ndala pak ta shikoj arën,
Më tha, nëse doni bereqet
Mos më ndërroni farën.

Nuk di çka fryente
Erë apo veri ?...
Degët e pipat e lisit të vjetër,
Lëkundeshin si të ishin letër.

U ula nën lis
E ndala vështrimin,
Ai më njeh mirë mua
Ma kuptoi mendimin.

“Mos shiko lart
Largoje trazimin
Se nga rrënjët e mija
E marrin ushqimin.

NE PASQYRË

Sot ne pasqyrë
Shiqimi mu duk i akullt
Më i akullt se acari i këtij dimri
E hukata një herë mos po më kthehet dëfrimi
Po sdi pse edhe më shumë më zuri trshtimi
Disa rrudha tek syri, disa thinja në kokë
Mu duk vetja trëndafil i vyshkur ne gotë
O zot sa shkurter qenka jeta në këtë botë

Sot e urrejta pasqyrën
I urrejta edhe trandofilat
Edhe pse xheloze sjam aspak
Sot viteve desha t’ju beja lak
Jeta me ngarkoi shumë e shijova pak
Sot koha ne pasqyr mu reflektu
Se vetvetja kurr ske primare per mu
E kuptova gabimin,o zot sa von jam zgju!

KOHA NUK KTHEHET

Sonte malli po më merr për fëmijërinë
Zbathur të vrapoj nëpër livadhe
Të mbledh lule e të zë flutura
E ti shoh malet e fushat e mia të bukura

Malli po më merr edhe për të bukurën rini
Se kisha shoqe e shokë pa hile e pa dredhi
Konvikti e fakulteti në zemër më quan zgjim
Për një skuqje, dridhje e për një shikim!...

Kokën pas e ktheva, e takova rininë e fëmijërinë
Ishim gjenerata që dinim çka është respekti
Koha nuk po u kthehka, kujtimi në mua mbeti
Kështu mendova sonte vetëm me veti!...


LLAV E SHPIRTIT TIM

Një kohë te vështire
Për ty Kosovë punova
Fshehtas dhemjet
E dëshirat ti miklova

Në atë kohë shumica
Argëtoheshin e bënin qefe
Unë punoja e mendoja për ty
Në rrugë me plot hendeqe

Një kohë mendoja se kungulli
Mbi ujë çdo herë nuk shkon
Por duket se kolektori
Tek ne nuk punon

Llavë e shpirtit tim
Gjerë në krater ka arritë
Bëni gati seizmografët
Se do shperthej nje dite!...

MALLI

U rrita me mall ta shoh Shqipërinë,
U edukova me mall ta kërkoj e ta dua lirinë.
Qajta me mall kur ndokush e përmndte Austrinë
Se atje më punoi babi e pa atë i kalova fëmirinë e rnirë.

E tash kur me nënën nga gurbeti bisedoj
Rrudhat në ballë ja shoh në internet
Mendoj me vehte zemra jote
Është si Shqipëria e ndarë në shumë pjesë
E kështu me mall se di a jetoj a vdes.


SHKODRA JONË

Dikur emrin dhe këngën ta mbaja në gji
Ëndërroja se një ditë do të strukëm tek ti
Por erdha në kohë pa kahë e plot mërzi

Dhembja më brente si kancer, e akullt isha atëherë
Por ti në gji më ngrohe, e kurajo më jepje përherë

E tash mendja më rrin atje, kur ujërat janë rebelu
Ah sikur të kisha mundur këto ujera me i qetësu....
Do të kalon edhe kjo kohë, e unë çdo herë jam me JU.


DESHA

Desha te nisem me rrezen e pare te diellit
Por te ne kishte dhimbje e shi
Mendova se nje dite dielli do lind perseri

Desha te nisem nga lumi
Endrrat t’mi shetit
Por valet ma vodhen gezimin

Desha te nisem nga mali
Qe syt mi mbushin bukurit
Por kurr s’gjeta dore ti arrij lartesit

Ne kete kohe interesesh
Po nuk hyre edhe ti te notosh
Si un ne nje vend mbetesh te qendrosh.


NËNTORËT

Në kalendar ç’do vit muajt shkojnë e vijnë,
Por si nëntorët asnjë nuk e ndriçon historinë,
Nëntorët e rinjë përkulen para të vjetërve me pietet,
Për kombin tim flamuri është fe zot e mbret.

Nëntori i ri të vjetrit ja bën me sy,
E shqiponja në flamur kokën më lart e ngrit,
Mjaft më! Tani është koha që drejt të shkruhen historitë!

KOHA ËSHTË

Koha është
të kaluarës t’ia mbledhim
kockat copë-copë
e të themi jemi të këtij skeleti

Koha është
Të tashmes ti themi
Mos i trego dhëmbët
Se grip i tyre është tani

Koha është
Të ardhmes ti themi
Zgjati duart se të bashkuar do të jemi!

DIELL E HËNË

E gëzuar me vajza duke bisedu
Papritmas njëra më tha a s’ka një vëlla për mu
Qesha me zemër e me za, mendova se po bën shaka
Por kur e shiqova në sy, e vërejta se seriozisht e ka.

S’dita ç’tju them u zura ngusht e në befasi
Kur dita është pa diell ka shumë zymtësi
Kur nata është pa hënë ka terr e zbraztësi
Kur në qiell ka diell dhe hënë ka më shumë bukuri
Por atje lart ka edhe një perëndi…

NË KORZË

Sonte në ëndërr,
korzën dy, tre herë
kalova si atëherë ...
Dikënd e përshëndeta me kokë.
Dikujt i buzëqesha me qiltërsi.
E hutuar, shëtitësha në vetëmi...
Ku mi barte ëndërrat ai Ibër i zi?

Sa çudi, tërë ata njerëz,
e as në ëndërr nuk të gjeta ty!.

_____

PUBLIKIMI NE BLOGUN E SOFRES:

Haxhi Muhaxheri

Edhe unë i Uroj poetes Ditëlindjen për shumë vite jetë e me plot dashuri, shëndet e suksese!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi