Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dërmaku: Parlamenti është i popullit e jo i partisë demokratike

Shko poshtë

Ramiz Dërmaku: Parlamenti është i popullit e jo i partisë demokratike Empty Ramiz Dërmaku: Parlamenti është i popullit e jo i partisë demokratike

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 06, 2011 12:14 am


Ramiz Dërmaku: Parlamenti është i popullit e jo i partisë demokratike U1_RamizDermaku
[size=24PARLAMENTI ËSHTË I POPULLIT E JO I PARTISE DEMOKRATIKE.[/size]
Nga Ramiz DËRMAKU
Gjendja ne të cilën po kalon Kosova,kërkon angazhim e përgjegjësi maksimale nga liderët partiakë, qeveritarët dhe deputetët e Parrlamenti i Kosovës.Sot më shumë se kurrë më parë kërkohet; uniteti, syqeltësia, toleranca, vendosmëria, guximi,dhe demokracia për jetësimin e amanetit të martirëve që jetën e flijuan për ditët e sotme. Njiherit realizimin e besimit të marrë nga populli. Tani nga ju parrlamentarë, liderë partiak, qeveritarë, ministra , deputetë, kërkohet që të bisedoni hapur, butë dhe qetas për problemet, sfidat, propozimet e rrugët më të mira për ndërtimin e institucioneve tona dhe marrjen e kompetencave nga ndërkombëtarët në duart tuaja. Ju deputetë të Parrlamentit të Kosovës, duhet të punoni me përgjegjësinë më të madhe për t‘i realizuar detyrat e marra dhe premtimet që ja keni dhënë elektoratit e popullit. Detyra kryesore e juaj është që të gjithë të angazhoheni për bashkëpunim, unitet,solidaritet, tolerancë dhe mos lejoni të bieni pre e interesave ; personale, karierizmit, bajraktarizmit, familjarizmit, korrupcionit (siq po flitet tanI)fitimit material, interesave partiake apo fetare ..,kur është në pyetje çështja madhore kombëtare, sepse duke i dënuar e luftuar dukurit negative ju, e pas ju edhe populli, do ta realizojmë shumë shpejtë dëshirën tonë pra Bashkimin Kombëtarë. Çdo herë kur flisni apo propozoni diçka mos ngulni këmbë dhe mos kërkoni që mendimi i juaj të pranohet nga të tjerët me dhunë e forcë…( sepse mu atëherë shkelni rëndë mbi gjakun e derdhur të dëshmorëve, shkelni rëndë mbi normat demokratike dhe demokracinë. Deputetë të Parlamentit, liderë partiakë, e Qeveritar, Ministra ,sa më parë të largoheni nga interesat personale, (karieriste, familjariste, etj), e tu ofroheni e ti vëni në përdorim metodat demokratike, aq më shpejtë dhe të sigurtë do ti ndertoni Institucionet tona të cilat janë bazë themelore për ndertimin e shtetësisë së Kosovës ( e nëse kërkon populli edhe Bashkimin Kombëtarë). Sot nga ju deputetë të Parrlamentit të Kosovës dhe ju liderë partiak e qeveritarë kërkohet që ta harroni të kaluarën e të koncentroheni në të sotmen e të ardhmen tonë.
Para se të hyni në Parrlamentë harroni akuzat, simpatit partiake, përqarjet, intrigat, shpifjet., përcaktohuni për zgjedhjen e problemeve ne mënyrë demokratike, sepse elektorati ua ka besuar një detyrë të rëndësishme kombëtare, (ate e keni pranuar edhe vetë), u ka besuar në aftësitë tuaja intelektuale dhe konceptet tuaja plurale të cilat na shjpiejnë drejtë një ardhmërie më të mirë. Debatet tuaja pozitive e nxisin popullin të punojë me përkushtim të madhë për realizimin e detyrave që kanë ndaj çështjes madhore kombëtare. Nga ju kërkohet të zhvilloni luftë e ashpër ndaj të gjitha dukurive negative dhe ti luftoni ato kudo që paraqitën. Problemet dhe pengesat që paraqitën tek ju, nuk duhet lejuar të dalin në popullë, por ato duhet zgjidhur ju s’bashku dhe pa frikë. Shteti nuk ndertohet vetëm duke i kritikuar të tjerët, kur vetë s’ke punuar asgjë. Kështu po vepërojnë (ca parti të majta) e ca“liderë“ të dalë nga malet e pasluftës në Kosovë. Parrlamenti i Kosovës ka për detyrë të bëjë më shumë analiza për ti punësuar në vende kyqe më të aftit dhe më të dëshmuarit. Rruga e Parrlamentit të Kosovës, nuk është rrugë e shtruar me lule apo zhavor, por rrugë ne të cilën do të ecni ju ,rrugë së cilës do t’i prini ju, e pas ju edhe populli. Populli e di shumë mirë se hyrja në Parrlamentin e Kosovës, është një rrugë shumë e vështirë, sepse kjo hyrje do të thotë fillimi dhe ndertimi i shtetësisë së Kosovës, ndertimi i një shteti juridik dhe përgatitja për një rrugë më të mirë. Sa më parë duhet t’i marrim kompetencat nga ndërkombëtarët. Deputetë, liderë, ministra.., para se të merrni vendime të rëndësishme kombëtare, mendoni për gjakun e derdhur të; Komandantit legjendar Adem Jasharit, për Ahmet Krasniqin, Agim Ramadanin, Sali Çekun, Xhemajl Mustafën , Bardhyl Ajetin.., për martirët, për nënat e motërat tona, mendoni për veteranët e UÇK-es, për jetimët..,mendoni për të persekutuarit, të dhunuarit… Sot populli nuk po fletë.., ai po heshtë sepse mjaftë ka folur e luftuar ballë për ballë me shkaun. Ai sot po ju shikon me maturi se si po punoni ju, sa jeni të vendosur në realizimin e kërkesave dhe obligimeve që keni ndaj popullit e atdheut. Populli me vëmendje të madhe i ka përcjell shtypin ditor, dëgjoi radion pau në Televizion se si po silleni ju, po shehë se disa janë korrruptuar shumë. Ato , çka ju u premtonit popullit jo qe nuk i realizuat por akoma me teper jeni korruptuar. Populli çdo mbrëmje i analizon dhe i komenton fjalët tuaja, dhe në fundë u zhgënjya me ju. Disa po thonë.., gaboi populli…, unë po ju them hapur se populli kurrë nuk gabon, populli është një univerzitet, është gjykata më e mirë.., është vlerësuesi më i mirë i cdo gjëje. Parrlamenti i Kosovës nuk është fitore e PDK-es, e asë e ndërkombëtarëve.., por ai është një fitore e popullit të Kosovës, është fitore e demokracisë, është fitore e tolerancës, urtësisë. Lirinë nuk na e sollën Amerikanët, asë europianët, por ato i ndihmuan luftës së drejtë të popullit të Kosovës, është fitore e gjakut të derdhur i bijve dhe bijave më të mirë të popullit shqiptarë. Deri tani populli është ankuar tek liderët e Parrlamenti i Kosovës, mirpo kërkesat e ankesat e popullit janë refuzuar. Ndoshta një ditë populli do ta humb durimin, e ju liderë partiakë dhe ju ministra dhe Qeveri e Kosovës, siq po duket populli do t’ua prishë rehatinë dhe jetën lluksoze. Populli duron, duron .., por kur populli e humbë durimin.., është vonë për ta ndal turrin. Ju deputetë të partisë demokratike , ulëni gjakërat, se Kosova nuk është e juaja, por ajo është e të gjithëve. Për çështje madhore kombëtare duhet debatuar gjatë dhe qetë, duhet zgjedhë „rrugët“ më të mira. Për marrjen e vendimeve duhet të jemi unikë, sepse ne këtë mënyrë ne ecim me hapa më të sigurtë drejtë ndertimit të institucioneve tona si dhe marrjes së kompetencave nga të huajtë.
Duhet treguar z. Hashim Thaqi, se vendimet kombëtare nuk duhet (dhe nuk guxojnë) të mirren pa konsultime edhe me opozitën, sepse edhe opozita bartë një pjesë të përgjegjësisë. Z. Kryeministër, ka kaluar koha kur nga hotelet e Tiranës .., „udhëhiqej“, Kosova . Sot kërkohet bashkëpunim, jeni i obliguar edhe me Kushtetutë, që kur mirren vendime madhore kombetare, jo vetëm të konsultoheni por edhe t’i përkrahëni e vëni në funksion mendimet, idetë pozitive. Dikur e “sulmonit“, ish gjeniun e kombit, Dr. Ibrahim RUGOVA, ne mënyrë të paskrupullt. E sot ju, në deklaratatë e intervistatë tuaja, derdhni lot krokodilli për sukseset dhe të arriturat gjatë mandatit tuaj… Po do ju pyesja ju, z. Kryeministër ? Ku ndodhet Mitrovica, dhe kujt i takon ? !. Nëse në Mitrovicë akoma funksionojnë organet e regjimit serbë, nëse në Mitrovicë që është “Zemëra“ e Kosovës, pse aty akoma valon flamuri Jugosllavë dhe organet tjera të regjimit kriminel e barbarë serbë, pse ju heshtni.., Ndoshta ju ka humbur të pamurit.., dhe të dëgjuarit.., shtrohet pyetja për ç’farë arsye mbani këshilltarët , të cilët marrin rroga të majme. Z. Kryeministër, mjaftë me ato deklaratat tua boshe, mjaftë më me gënjeshtra.

Punuar me 3.4.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi