Ramiz Dermaku: Njeriu është më i fortë se guri e druri
Faqja 1 e 1

MIDIS NESH NE DIASPORE
NJERIU ESHTE ME I FORTE SE GURI E DRURI
Nga Ramiz DERMAKU
Një atmosferë dhembje,malli,vuajtje e mallengjimi shihet në fytyrën e çdo mërgimtari. Mendimet ngrihen pandërprerë dhe orvatën ta gllabërojnë sensin tonë për një botë tjetërfare... Një lloj lemze e pa përmbajtur na paraqitet shpeshë dhe jeta në gyrbet vazhdon.Varësisht nga shkalla e vetëdijes (mërgimtarët) dhe pritjes lajmet janë pesimiste shumë rrallë optimiste. Mërgimtarët tanë diskutojnë për jetën,mallin,vuajtjet, asimilimin,vendlindjen,për punët e rënda që bëjnë dhe problemet tjera me të cilat ata ndeshen në mërgim. Disa gjatë bisedave flasin me mallë,disa të tjerë nastalogji e dhembje (të cilat shumë shpeshë përcillen me lotë).Me kalimin e kohës - viteve në fytyrat e njoma të mërgimtarëve tanë krijohen rrudha të mëdha të cilat tregojnë për jetën e rëndë që zhvillohet në gyrbet.Mërgimtarët me ambicijet,dëshirat dhe ëndërrat e tyre ( që shohin )në gjumë e vizitojnë - KOSOVEN-ATDHEUN e vendlindjen ! Vullneti dhe dëshirat e mërgimtrëve ndaj ATDHEUT - KOSOVES,shuajnë mallin e tyre ! Pra vullneti dhe dëshirat e mërgimtarëve mbeten të pa realizuara.Nepër këtë mal ëndërrash nepër të cilin ne ecim të lodhur,të mërzitur e të rraskapitur malli ndaj vendlindjes na djeg e shkrumon. Mërgimatarët tanë vazhdimisht gjatë bisedave që zhvillojnë në mes vete ankohen për jetën, mallin, punën e rëndë, për gjendjen gjendjen tonë të mjerë,së cilës akoma s`mund t`ìa gjejmë vrimat e zeza të cilat thithin energjitë tona.
Pasë çdo hidhërimi arratisemi ne indiferencën tonë që prehet në mejtime,e biseda dhembëse.Në ato momente dalim nga banesa - jashtë,ecim trotuarëve të rrethuara me lule,(duhangjinjët ndezin nga një cigare) disa janë frekuentus të lokaleve të ndryshme,lojërave të fatit,disa të lokaleve të natës,ku bëhet muzikë..., etj.Në kohën kur mërgimtarët tanë kërkojnë të zotërojmë davaritjen e qenjes sonë në kohën kur orvtemi ta qetësojmë vehten-shpirtin tonë, të degdisur të mllefosur s`mund ta mshehim nervozizmin,dhembjen dhe mallin ndaj atdheut. Në ato momente ne duhet të ndalemi,të pushojmë.Floberi thonte: " Një botë formon një tërsi ku gjithë pjesët ndikojnë njëra mbi tjetrën,si të ishin organet e të njejtit trup". Në mërgim duhet të orvatemi që ta dallojm të mirën dhe të keqen,joshjet dhe kundërtitë e natyrshme të rrethit ku jetojmë, pastaj t`i vësh në lëvizje ! ... Ne këtë mënyr ne do ta kalojmë,e ndryshojmë ate që na mundon dhe na preokupon, na djeg e na shkrumon. Ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale për të bërë ndryshime,mirpo fjala e mendimi jonë janë të pa vlefshme.., sepse jetojmë në vendin e huaj.Mirpo ajo çka po na brengos viteve të fundit është ! Se kur ne kthehemi për pushime në atdhe - vendlindje,nuk respektohemi e nderohemi nga populli, e institucionet e Kosovës (edhe pse shumica prej nesh kanë marrë pjesë ne mënyra të ndryshme për ta ndihmuar e çliruar atdheun tonë). Në kokën e mërgimtarit sillen me mija e mijëra mendime dhe ndryshime të cilat përcillen me dhembje,shqetësime e shpesh edhe me lotë. Mërgimtarët tanë kur shkojnë në vendlindje orvaten që ta shuajnë mallin,e dhembjen ndaj atdheut.Ata orvaten ta thithin krejt ajrin.., dhe aromën e luleve.., që ta shujnë mallin.., mirpo nuk arrijnë dot. Mërgimtarët gjatë kohës kur ndodhen në pushime (atdhe) bëjnë orvatje që ta thithin tërë ajrin dhe për ca qaste ata sikur mbushen me energji dhe fuqi,por jo ata janë të mashtruar sepse jeta e vështir në gyrbet dhe puna e rëndë që bëjnë i ka shkatrruar. Një proverb popullor thotë : Se qielli goditi gurin dhe e çau, goditi drurin dhe e thau, goditi njeriun dhe njeriu e mbau. Prandaj, edhe ne mërgimtarët të shtrënguar nga gjendja e rëndë ekonomike, politike do të bëjmë përpjekje maksimale t`a tejkalojmë këtë gjendje ne këtë kohë të vështir ne të cilë po kalojmë. Nuk thuhet kot se njeriu është më i fortë se guri e druri.

17.07.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Njeriu (mërgimtari) është më i fortë se guri
» Ramiz Dërmaku: Sa është Kosova islamiste?
» Njeriu më i fortë në botë është shqiptar nga Tetova
» Ramiz Dërmaku: Parlamenti është i popullit e jo i partisë demokratike
» Ramiz Dërmaku: Ku do të regjistrohet mërgata jonë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi