Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atifete Jahjaga presidente e ardhshme e Kosovës, Del e vlerëson Pacollin si lider serioz(Video)

Shko poshtë

Atifete Jahjaga presidente e ardhshme e Kosovës, Del e vlerëson Pacollin si lider serioz(Video) Empty Atifete Jahjaga presidente e ardhshme e Kosovës, Del e vlerëson Pacollin si lider serioz(Video)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 06, 2011 10:59 pm


Atifete Jahjaga presidente e ardhshme e Kosovës, Del e vlerëson Pacollin si lider serioz

Bota sot
Atifete Jahjaga presidente e ardhshme e Kosovës, Del e vlerëson Pacollin si lider serioz(Video) 5bdthm
Nga konferenca e përbashkët e tre liderëve të Kosovës dhe e ambasadorit amerikan Kristofer Dell

Atifete Jahjaga presidente e ardhshme e Kosovës, Del e vlerëson Pacollin si lider serioz(Video) GOM_Mar10
(I plotësuar)

Atifete Jahjaga presidente e ardhshme e Kosovës, Del e vlerëson Pacollin si lider serioz

Rreth orës 21 e 30 minuta të mbrëmjes tre liderët e Kosovës, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa në prani të ambasadorit amerikan Kristofer Dell mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën shpalosën detaje të marrëveshjes së arritur për kapërcimin e krizës politike e institucionale të Kosovës.

Në fillim të konferencës që u mbajt në selinë e kryeministrisë së Kosovës, fjalën e mori Hashim Thaçi i cili tha se sot së bashku si lider të partive politike në mbështetje të ambasadorit amerikan Kristofer Dell kemi arritur marrëveshjen për Kosovën e reformave, për Kosovën evropiane. Ajo që dje dukej e pamundshme sot u arrit në marrëveshje. Ne sot kemi arritur të

Pacolli: Nuk kam pasë presion për t’u tërhequr nga kandidatura e presidentit

Me pas fjalën e mori Behjget Pacolli i cili tha se unë isha president i Kosovës për 35 ditë. Fillova në mënyrë të ndershme, ia fillova mirë, u arritën suksese, bëra një plan të veprimit. Erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe unë e pranova këtë vendim prandaj u dasht që të shkoj prej pozicionit të presidentit të Kosovës. Ky sukses imi është kurorëzuar edhe me një sukses të sotëm që u arritëm marrëveshje falë ndihmës së madhe të mikut të madh të Kosovës, ambasadorit amerikan Kristofer Dell. Unë i falënderoj liderët e dy partive të mëdha z.Thaçi dhe z.Mustafa që arritën të bëjnë këtë marrëveshje. E në veçanti do të falënderoj z.Pacolli i cili tregoi një përgatitje të lartë për bashkëpunim.

Unë jam tërhequr nga kandidatura për president të Kosovës. Unë nuk kam pasë asnjë presion as nga kryeministri, as nga z.Dell e as nga faktori ndërkombëtar. Un ë e kam vlerësuar se do të ishte gabim im fatal që ta qoj vendin në zgjedhje të parakohshme. Unë jam tërhequr jo si humbës por si fitues i sinqertë. Jam tërhequr sepse kam konsideruar se qytetari i Kosovës është në vend të parë. Unë do të jem aty ku thërret Kosova dhe do të jap ndihmën time. Koalicioni qeverisë do të vazhdojë punën dhe ne do të kemi nj qeveri edhe më të fortë që do t’u bëjë ballë sfidave.

Unë e falënderoj kryetarin e LDK-së, parti kjo e vlerave demokratike e cila pa hezitim u ul dhe kontribuoi me energji pozitive në zgjidhjen e këtij problemi. Do të kemi qeveri e jo zgjedhje, tha në fund Pacolli.

Edhe Isa Mustafa fillimisht falënderoi z.Pacolli për kontributin e tij për krijimin kushteve për këtë marrëveshje ashtu siç e falënderoj edhe ambasadorin Kristofer Dell për krijimin e kushteve për marrëveshje. Mustafa falënderoi edhe Hashim Thaçin për arritjen e marrëveshjes për tejkalimin e krizës në vend.

Ne kemi arritur që të merremi vesh për një kandidat koncensual për president të Kosovës për një periudhë të caktuar kohore. Unë e respektoj plotësisht këtë marrëveshje dhe besoj në arritjen e kësaj marrëveshje.

Dell: Pacolli është një lider që duhet të rrespektohet

Ndërkaq edhe ambasadori amerikan Kristofer Dell tha se Kosova ka kaluar një periudhë të rëndësishme. Liderët e juaj janë treguar të gatshme që t’i vendosin interesat e tyre shtetërore mbi ato partiake. Unë jam këtu me liderët tuaj dhe kjo flet se udhëheqësit e Kosovës mund të punojnë se bashku për një të arritur të mirë për Kosovën. Në një demokraci ka vend për të gjithë por edhe për respekt. Behgjet Pacolli është një person që duhet respektuar. Ai nuk ka bërë asnjë gabim por ai ka paguar çmimin e rëndë. Ai ka treguar veten se është një lider serioz dhe ka vënë interesin e shteti mbi interesin e tij personal dhe ai duhet të respektohet. Atifete Jahjaga është zgjuar sot në mëngjes pa dijeninë se do të merr këtë përgjegjësi. Ajo është një prej oficierëve më të mira në Kosovë dhe ajo tash si presidente e Kosovës do ta mbroj Kushtetutën dhe institucionet e saj. Jahjaga do të jetë një simbol i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. SHBA-të kanë punuar me Jahjagën dhe me Jahjagën është takuar edhe sekretarja Klinton dhe ajo është person i duhur për Kosovën. Unë ftoj që t’i ofrojmë asaj ndihmën në sfidën e saj si presidente e Kosovës.

I pyetur se kush do të jetë garantues i kësaj marrëveshje.

Ne kemi instaluar mirë praktikën e debatit pozitë dhe opozitë për interesa të shtetit. Implementues do të jemi të gjithë ne. Të pyetur se a shkilet Kushtetuta për shkak të caktimit të afatit të presidentit koncensual, edhe Mustfa edhe Thaçi thanë se kjo është marrëveshje dhe nuk ka shkelje të Kushtetutës.

Isa Mustafa shtoi se LDK-ja do të mbetet në opozitë por do të respektojë këtë marrëveshje për reformë zgjedhore dhe për zgjidhje të kësaj situate.

******************

Sipas njoftimeve të fundit, liderët politikë të Kosovës Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi e Isa Mustafa në prani të ambasadorit amerikan Kristofer Dell janë pajtuar që presidenti koncensual të jete Ilaz Ramajli.

Presidenti koncensual do të ketë mandat njëvjeçar dhe në ndërkohë në prill të vitit të arshshëm do të mbahen zgjedhjet presidencale me vota të drejpërdrejta të popullit.

Në ndërkohë liderër janë marrë vesh që zgejdhjet e ardhshme nacionale të mbahen ne fudn te vitit 2013 atëherë kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale.

* * * * * * *

Sipas burimeve të sigurta në orët e pasdites është arritur marrëveshja në mes të PDK-së- LDK-se -AKR-së. Sipas kësaj marrëveshje do të vazhdojë koalicioni PD- AKR në ndërkohë që Behgjet Pacolli nuk do të kandidojë për president të Kosovës. Pacolli këtë njoftim e bëri në një deklarim televiziv.

Sipas Pacollit kjo qeveri dhe ky koalicion nuk do të ketë "jetë të gjatë" pra jo më shumë se 9 muaj. Sipas burimeve tona sonte rreth orës 20h do të mbahet një konferencë per shtyp të liderëve Thaçi, Pacolli e Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi