Sabir Krasniqi:Ç´është HIPNOZA
Faqja 1 e 1
Sabir Krasniqi:Ç´është HIPNOZA
Shkruan: Sabir KRASNIQI | ||||
Ç’ËSHTË HIPNOZA? Edhe pse teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka, vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfarëdo tretmani të hipnozës si satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës. | ||||
Në një anketë që kam bërë në lidhje me hipnozën, në pyetjen: „Çfarë ju bie ndër mend kur përmendet hipnoza?“ mora këto përgjigje: „misteri“, „gjumë“, „çmenduri“, „punë dreqi“, „mashtrim“, „nuk ekziston“, „nuk e di“ etj., dhe, në të vërtetë, në lidhje me hipnozën gjithçka mbetet paqartësi (fshehtësi), prandaj, një definicion i plotë për hipnozën është vështirë të jipet. Fjala hipnozë (hypnos) rrjedh nga greqishtja, dhe do të thotë „gjumë“. Ky nocion është marr nga mitologjia e lashtë greke, me të cilin personifikohej zoti i gjumit “Hypnos”. Hypnos-i është edhe babai i Phantasos si dhe zotit të ëndrrave, Morpheus, i cili me ndihmën e një harpe vallëzonte në një lloj gjendje transi. Vështrimet e sotme moderne përjashtojnë çfarëdo tretmani të hipnozës si satanizëm, sharlatanizëm ose ndonjë formë tjetër të ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atë në gjirin e shkencës. Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, hipnoza pranohet si degë e shkencore dhe definohet si: „...gjendje e afërt me gjumin, në të cilën mund të vihen njerëzit ose kafshët e larta me anë të sugjestionit për t’i mjekuar nga ndonjë sëmundje ose për t‘i bërë që të sillen sipas vullnetit të dikujt“. Prof. Çarls Mater, nga Universiteti i Majamit, thotë: „Hipnoza është gjendje e ndryshueshme e vetëdijes, të cilën e karakterizon rritja e koncentrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestibilitetit“. Ndërsa, Shoqata e Mjekëve Britanikë e definon hipnozën kështu: „Hipnoza është gjendje kaluese e kujdesit të zvogëluar të pacientit, gjendje në të cilën mund të shfaqen paraqitje të ndryshme nga vetvetja ose të provokuara nga rrethi i jashtëm“. Edhe pse gjendja hipnotike është përafërsisht e njëjtë me gjumin, sepse korja e trurit të madh gjatë ëndërrimeve gjendet në gjendje inhibicioni, ajo prapëseprapë ndryshon shumë nga gjumi. Kështu kërkuesit kanë konstatuar se shkalla e përhapjes së inhibicionit, si dhe shkalla e intensitetit të tij, është shumë më e vogël te gjumi hipnotik. Inhibicioni që krijohet gjatë hipnozës nuk përhapet në mënyrë difuze nëpër koren e trurit të madh, por vetëm nëpër zonat e caktuara të kores, ashtu që, në mes zonave që janë të përfshira nga inhibicioni ekzistojnë edhe zona me ngacmime normale. Me inhibicion në hipnozë më së shumti janë të qëlluara zonat motorike të kores së trurit të madh. Kërkuesit gjithashtu kanë konstatuar se, në mes të gjendjes së fjetur dhe asaj të zgjuar ekziston një lloj „gjysmë vetëdijeje“. Në atë gjendje, funksionet trupore janë të zvogëluara, ndërsa ato shpirtërore janë më aktive. Në gjumin hipnotik, i hipnotizuari nuk e humb kontaktin me botën e jashtme, gjë që ndodh gjatë gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nëpërmjet hipnotizuesit dhe atë me një sugjestibilitet shumë të rritur. Gjatë kohës së gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale në koren e trurit të madh ndryshohet shpejt, alfa-valët humbin plotësisht, ndërsa te gjumi hipnotik ndryshohet ngadalë dhe alfa-valëtnuk humbin plotësisht. Në gjumin normal mediumi nuk e pranon përshtypjen e jashtme, ndërsa gjatë gjumit hipnotik, dëgjon edhe pëshpërimat më të vogëla. Në gjumin normal, aktivitetet mentale janë të spostuara, ndërsa gjatë gjumit hipnotik ato janë të gjallëruara etj. Në qarqet mjekësore sot janë të pranishme dy rryma. Njëra rrymë e konsideron hipnozën si kontinuitet të gjendjes normale të vetëdijes, derisa rryma tjetër si gjendje e ndryshueshme e vetëdijes. Rryma e parë quhet shkalla e imitimit të rolit, ndërsa e dyta shkalla e disocimit. NDIKIMI I HIPNOZËS Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Por, pavarësisht nga kjo, ndikimi i thellë i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, si dhe zbatimi i saj në qarqet e ndryshme mjekësore është gjithnjë në rritje. Në gjendje hipnotike mund të shpejtohen apo edhe të ngadalësohen: pulsi, frymëmarrja; gjithashtu, mund të ndikohet edhe në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj. Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me probleme psikike (sëmundjet psikofiziologjike) siç janë: të thatit të zorrë, në lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj. Në obstetrikë hipnoza ndihmon në lindje pa dhembje; në stomatologji dhe kirurgji, për largimin e frikës nga intervenimet (në shumë raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj. Kjo nuk do të thotë se hipnoza është „ilaç“ që i shëron të gjitha sëmundjet, por, në kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumë në shërimin e të sëmurit. Gjatë gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në planin pozitiv apo në atë negativ. Mediumi mund të ndiej, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit), si dhe të mos i ndiej, dëgjojë ose shohë ato që objektivisht ekzistojnë. Pastaj, mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore si: gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj; po kështu mund t’i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë zakonisht hipnotizues profesionalë nëpër seanca (shfaqje) të ndryshme publike. Përveç këtyre, në gjendje të thellë hipnotike, mund të krijohet edhe i ashtuquajturi „regresim i kohës“ ose „kthim në të kaluarën“, në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës së tij, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen të gjitha ndodhitë detajisht. Me rëndësi është gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit. Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaft i rritur, ndërsa censura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum), personit të hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetëm ndjeshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikuara, dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo ( kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje. Gjithashtu, mundëson keqpërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike, për ç‘gjë do të bëjmë fjalë në pjesën keqpërdorimi i hipnozës). Hipnoza ndahet në disa faza (stadiume) që kalojnë nga njëra fazë në tjetrën, e që mediumi gjatë kalimit nëpër këto faza futet gjithnjë thellë e më thellë në gjumë hipnotik, varësisht prej sugjestibilitetit të tij dhe aftësive të hipnotizuesit, gjegjësisht terapeutit. Hipnotizuesit këto faza i ndajnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre i ndajnë në tri grupe: gjumi i lehtë, i mesëm dhe i rëndë ose shkalla më e thellë - katalepsia. Siç e theksuam, hipnoza nuk është gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse në të parë duket kështu, por, besohet se, ekzistojnë ndryshime të caktuara në tru, të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund të identifikohen. Është i njohur fakti se gjatë një intervenimi kirurgjik në tru (pacienti ishte nën anestezi hipnotike dhe duhej t‘i mënjanohej një tumor), kirurgu, rastësisht prek një strukturë në tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku që punonte me hipnozë e kthen prapë pacientin në gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara në tru ndryshojnë mekanizmat fiziologjikë. Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës. Kërkimet e pareshtura në zbulimin e mistereve të trurit, shpresojmë se do ta sqarojnë edhe fenomenin e gjumit të quajtur HIPNOZË. |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabir Krasniqi: FORCA E SUGJESTIONIT DHE AUTOSUGJESTIONIT
» Sabir Krasniqi: Marsi dhe shqiptarët
» Sabir Krasniqi: Optimizmi në jetë
» Sabir Krasniqi: Politika dhe politikanët (nga këndvështrimi psikologjik)
» Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun
» Sabir Krasniqi: Marsi dhe shqiptarët
» Sabir Krasniqi: Optimizmi në jetë
» Sabir Krasniqi: Politika dhe politikanët (nga këndvështrimi psikologjik)
» Sabir Krasniqi: Bisedë konkrete me Daut Demakun
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi