Raimonda Moisiu:PORTRETI POETIK I VULLNET MATOS
Faqja 1 e 1
Raimonda Moisiu:PORTRETI POETIK I VULLNET MATOS
Raimonda Moisiu:PORTRETI POETIK I VULLNET MATOS
Poeti Vullnet Mato, me vëllimin e tij përmbledhës “Poezi të zgjedhura” paraqitet para lexuesve dhe ekspertëve të kësaj fushe me një portret poetik të lakmuar. Ai bën pjesë në elitën artistike të vëndit që i gdhend vargjet në gurë, duke lënë pas sinjale e shenja të pashlyeshme.
Në këtë aspekt është simbolik dhe i veçantë veprimi i të rinjve lexues të vendorigjinës së poetit, Fterrës të cilët skalitën në faqen e malit e mrin e tij, duke u bërë kështu të vetmit në vend e ndoshta nga të rrallët në botë që në gur nuk gdhendin emra diktatorësh, por emra poetësh.
Me dhjetra e qindra janë vlerësimet pozitive të bëra në shtyp e internet nga lexues dhe krijues nga cepa të ndryshëm të botës për poezinë e poetit Vullnet Mato. Më kanë bërë përshtypje disa nga cilësimet më pikante të cilat i qëmtova dhe i rendita më poshtë:
“ Jam mrekulluar nga kjo poezi…një poezi e mrekullueshme… gjërat e trishta thuhen me një gaz të brendshëm që të bën të mendosh… ju rrëfeni me fjalën tuaj të artë… thesari yt poetik është i mbushur me diamante e xhevahire… urime për vargëzimin tuaj meditues e sugjerues… më emocionon poezia juaj… e tjera.
Ai që e lexon me kujdes dhe dashamirësi vëllimin “Poezi të zgjedhura” bindet se vlerësimet janë reale dhe të sinqerta, ndërsa shton me bindje se Vullnet Mato është poet me kuptimin e plotë të fjalës, sepse shfaqet si mjeshtër i saj në tematikë, në figuracion, në metrikë, e në mesazhet që transmeton.
Poetin e shqetësojnë ato që ndodhin brenda vetes, rreth vetes e tej vetes, ato të shteteve e kontinenteve, ato të Tokës dhe të yjeve. Pra, gjerësia tematike e poezisë së tij është shumëformëshe, e pasur, e larmishme, vetiake dhe universale. Si në një kredo të vërtetë atdhetarie e krenarie ai i drejtohet popullit të tij: “Populli im është si malet që nuk sheshohen kurrë!” Mandej shton tiparet e bashkeatdhetarëve heroikë e autoktonë duke përdorur fjalë të mirëfillta kompozita: ” milionadallgësh – zakonebukur – shkëmbngulur.”
Poezia e Vullnet Matos flet për fëmijën e yjet, për lulen e plugun, për lumin e kirurgun, për Krishtin e Muhametin, për mollën e pulëbardhat, për pafundësinë dhe zhgënjimet e kështu me radhë deri në pafundësi detajesh.
Unë do të doja të theksoja se tek vellimi poetik: “Poezi të zgjedhura” spikat dukshëm simbolika e tri “F”- ve, të cilat me çiltërsi, por dhe me nëntekst, japin të gjallë e të plotë FËMIJËRINË, FEMRËN, FTERRËN. Për fëmijërinë shprehet malli pakufi i poetit si i çdo qenie njerëzore, për atë stad të jetës si dhe dëshira utopike për rikthimin e ëndërruar të saj: “Atëherë dëshiroja të vetmen lumturi,/ të bëhesha i madh sa më shpejt./ Tani thërres me nostalgji:/ Eja dhe një herë o fëmijëri e shtrenjtë !”
Kujtimet për shtëpinë e prindërve janë të gjalla e nostalgjike. Ato shprehen me detaje mbreslënëse tek vetëdija dhe nënvetëdija e poetit: shkallët e vjetra, fiku si gjysh, ulliri me rrudha të hirta, nëna e babai që s’janë më, vëllezërit me nuset e fëmijët si drita etj. E ndërtuar në formën e enumeracionit poetik, poezia të mbetet në kujtesë se të zakonshmen, njerëzoren, të malluarën, ai e shpreh me art të goditur, me figura të qëmtuara mirë. Atë e ka përherë me vete, se s’mund të rrijë dot pa ata elemente me të cilët është mësuar qysh në fëmijëri: “pa thithur aromën e cfakës së çelur… pa zërin e mëllenjës… pa fikdetin e pjekur…pa dafinën erëmirë… “
Femra është brinja e dytë e trekëndëshit të simbolikës së “F”-ve. Ajo jepet shumëformëshe, por në të gjitha pamjet që shfaqet pozitiviteti i saj: herë si mike e motër, herë si e dashur e grua, herë si motër e shoqe. Femra jepet si jë qenie sublime e adhuruar, e lakmuar, e respektuar: “Dhe të shtatë ditët e javës /më kujtojnë ty që të dua…/ Pa ty jeta më kalon në akullnajën e ftohtë…/thonë se dashuria e parë rizgjohet/ ndaj ika me kujdes si nga nje vend i minuar”
Sipas poetit Vullnet Mato, femra të transformon, të zbut, e të lumturon: “Unë isha Saturni i nënzeros së ftohtë/ Ardhja jote ishte afrimi i diellit rrezeshkrirës…
Autori përsërit, por shpe dhe më tej konceptin gjithëkohor të bukurisë femërore si objekt frymëzimi për artistët e të gjitha arteve, për poezinë e pikturën, për muzikën e kulpturën:“Beatriçja, Dea, Kleopatra apo Helena/ vunë në punë penat e daltat skalitëse/ të bukurisë mahnitëse…
Trekëndëshi simbolik mbyllet me ‘F”-në e tretë, atë të vendorigjinës së fisit, Fterrës, së dëshiruar e të adhuruar si një nënëmadhe, kompozitë e cila zë fill që në titull të poemës për këtë fshat. Poeti e personifikon këtë vendbanim në trajtën e një gjallese të veçantë e të adhuruar, krijon raportin e njohur bir-nënë duke e njësuar në një qenie: “ I puth dorën e shkëmbtë,/duke mbështetur kokën te prehri i saj i ngrohtë…”
Biri i malluar kujton nënës së adhuruar malin, bregun, shkëmbin, lëndinën, zogjtë e gjithçka që e ka skalitur brenda vetedijes që nga koha e fëmijërisë. Janë vargje të rrallë që një bir i talentuar ia kushton nënë së malluar.
Në përfindim të këtij vëshjtrimi të shkurtër për portretin poetik të Vullnet Matos, me lejoni të them në emrin e të gjithë dashamirësve të vargjeve të tij: “Shendet të bardhë e penë të mbarë POET !” Vazhdo të gdhendësh vargje në gur shumë e më shumë ! Urime të sinqerta !”
Raimonda Moisiu
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nëpër Oqeanet e Kujtesës...- Requiem poetik nga Raimonda Moisiu
» Flake Ligësinë...Këndoji Jetës...Dashurisë- mesazh poetik nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Kozeta Zavalani, Shtegtarja e Paqes dhe vëllimi i saj poetik “Shtegtare”.-Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Vullnet Mato:PORTRETI I HEMINGUEJIT
» Mesazhi i mikut tim Vullnet Matos
» Flake Ligësinë...Këndoji Jetës...Dashurisë- mesazh poetik nga Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Kozeta Zavalani, Shtegtarja e Paqes dhe vëllimi i saj poetik “Shtegtare”.-Shkruar nga Raimonda Moisiu
» Vullnet Mato:PORTRETI I HEMINGUEJIT
» Mesazhi i mikut tim Vullnet Matos
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi