Ali Podrimja: Për kë shkruajmë?
Faqja 1 e 1
Ali Podrimja: Për kë shkruajmë?
Për kë shkruajmë?
Nga Ali Podrimja
Në një qytet të Bavarisë, rastësisht më ra në dorë një gazetë e Zagrebit. Duke e shfletuar, hasa një tekst të mikut tim Mirko Kovaç. Me kënaqësi fillova ta lexoj. Vazhdimi ishte dramatik, me plot gërçe. Ajo që e thoshte shkrimtari i nderuar, nuk dëshiroja të ishte vërtetë. Ishte diçka monstruoze. Diku në Bosnjë, në qytetin Foça, kryesishtë i banuar me muslimanë, jeta kishte marrë tatëpjetën. Iracionalja mbizotronte arsyen. E kuptoja revolten e mikut, por nuk mund ta merrja me mend se njeriu ishte shëndrruar në një gjësend pa vlerë se në mbarim të shekullit XX urretja ndërnacionale ishte bërë instinkt dhe Evropa ishte shëndrruar në një teatër të absurdit.
Sipas shkrimtarit të nderuar, njëfarë Vojisllavi, professor serb i Universitetit të Sarajevës, rrugëve të përgjakura të Foçës ishte pare tek luante futboll me koka të muslimanëve të masakruar. Nga ato viktima, ndoshta ca kanë mundur të jenë dhe studentë të tij, të cilët atje buzë Milackes pitoreske, përcillnin ligjëratat e tij më të bukurën në art. Vojisllavi kishte harruar se ishte profesor i Universitetit e që merrej here pas here edhe me mjeshtrin e shkrimit. Ai ishte shëndrruar në një fantom dhe me gradën e majorit ushtarak kishte marrë pjesë në vrasje të shumta dhe pastrime etnike. Rrënimi i Vukovarit, i Mostarit, i Dubrovnikut, i Sarajevës dhe i shumë fshatrave dhe qyteteve të tjera më pak të njohura flitnin bindshëm se nuk ishte fjala vetëm për psikoetikën e individit.
Paranoja, nga dita në ditë zbulonte fytyrën e vetë të shëmtuar jo vetëm në shkrime bulevardeske, por edhe në etnosin, ideologjinë dhe filozofinë e një populli që i afrohej katastrofës. Në krye të asaj të keqeje, qëndronin shkrimtarë, ghysmë-shkrimtarë, intelektual, kuazi-intelektualë, politikanë të dyshimtë e kriminelë në zë që i gjurmonte dhe policia ndërkombëtare. Me programe nacionaliste dhe elaborate fashistoide mbusheshin bibliotekat ose krijoheshin të reja sipas skenarëve. E kë nuk e shqetëson kjo? Në vetëdijen e krijusit kishte ndodhur një eklips i tmerrshëm, humaniteti as dinjitet nuk ekziston më. Sipas kokave nacionaliste një “popull qiellor” nuk mund të gabojë. Atij i lejohej cdo gjë edhe krimi. Toka serbe shpalleshin brenda nate edhe ato vende ku një qorr apo i sojit të tyre kishte kaluar ndonjëherë.
Ekspeditat ndëshkuese shpejtonin të shlyenin cdo gjurmë nga trashëgimia kulturore e identiteti i të tjerëve në trojet e pushtuara me dhunë. Nga një filozofi primitive nuk mund të linde diçka njerëzore, pos një krijesë kiç, pikëlluese, pa vlerë, me një mjerim të thellë shpirtëror. Ncionalizmi është një kiç, thoshte Danilo Kishi. Nacionalizmi u bë ushqim kryesor për mediokër që shtoheshin rrethe tryezës nacionale. Ata krijues të paktë, të cilët kishin guxim intelektual t’i kundërvihen kësaj paranoje shpalleshin tradhëtarë të interesave kombëtare, botuesit ua mbyllnin dyert, ose detyroheshin të marrin udhën e ekzilit. Guzimi i Mirko Kovaçit ma kujtonte fatin e një poeti serb i cili duke parë në ekran TV se ç’po ndodhte me fëmijet shqiptarë, në demonstratat paqësore ku policia serbe masakronte të rinjët që kërkonin ate për të cilën kishin luftuar më pare edhe prindërit e tyre. Poeti kishte qarë shkaku i turpit dhe i mjerimit të popullit të vet. Pas disa ditëve më kishte rënë në dorë një poezi e tij për fëmijet shqiptar, që kishin rënë nga breshëri i plumbave dumdum, e të cilën e kishte shkruar natën e kobshme: “Ti mund ta botosh unë do të jem mirënjohës tërë jetën se më ndihmon ta pështyej në fytyrë nacionalizmin e popullit tim”, në telefon kaq më kishte thënë.
Devalvimin shpirtëror të krijuesit, që e mundonte jo vetëm Mirko Kovaçin, e theksonte edhe më rëndë disidenti malazias, Jevrem Bërkoviq, në një tubim të mbajtur në Bled. Por tmerri e agrisiviteti i një diktature nacionaliste ishte diçka e papritur për shqiptarët. Vrasjet ekzodet, ndjekjet dhe tmerrin e bardhë e kishim përjetuar me dhjetra here gjatë historisë sonë. Nëse Evropës nuk i kujtohet tragjedia e Çamërisë, pastaj ajo e Toplicës; nëse Evropa u mbyll në hypokrizën e vet dhe pas vrasjeve e ekzodeve të mëdha të viteve ’50 , ’60, ’80, ’90 të shek.XX.
Emrat që i përmendte Bërkoviq në tekstin e vet fatkeqësisht i njihja. Ata ishin shkrimtarë që zjarri i brendshëm demonian i kishte mundur. Tashti ata gjendeshin në krye të ekspeditave vrastare, pastrimeve etnike, dhe gjenocidale. Udha e krimeve ishte përgaditur me vite, në kontinuitet: nga poetika e viktimës si popull i shtypur, i persekutuar, i keqtrajtuar dhe i vrarë nga të tjerët deri te mistifikimi i një patosi folklorik. Nëse një nobelist Ivo Andriq, ose një akademik serb, sic ishte Vasa Çubriloviq, njëri nga atentatorët e Sarajevës të vitit 1914, pas të cilit shpërtheu Lufta e Parë Botërore, paten guxim që, sy e faqe Evropës, të shkruanin elaboratet bizare të viteve 1937, ’39 në stilin e Gebelsit, për zhdukjen e qenies kombëtare të popullit dhe të shtetit shqiptar nga faqja e dheut, pse të mos vepronin kështu edhe pasaardhësit e tyre mediokër që për virtyt e pranojnë rrenën dhe filozofinë e tyre nacionale e ngrisin mbi të. Apo siç thotë, kryearkitetkti i ideologjisë nacionaliste serbe Dobrica Qosiq: “rrejmë në mënyrë krative…të paramenduar”. E kjo nuk bëhej për shkak të ekzistencës, siç mendon Qosiq, por për të fshehur dhunën, krimet dhe frikën e fajësis. Ndërkaq, për një popull dinjitoz: vrasjet , rrënimet e plackitjet nuk janë cilësi e dinjitetit. Shkaktar për një rënie kaq të madhe, para së gjithash, është euforia nacionaliste e cila kishte krah të fortë pseudoshkencën dhe propagandën e saj pansllave brenda e jashtë trevës gjuhësore sllave, bën çmos ta autoktonin e të tjerëve, pra edhe të shqiptarëve. E, kjo të shtynë të mendosh se popullin serb ka zënë ta ndjejë ndjenjat e inforioritetit ndaj të tjerëve. Bota e ka të qartë se kush nga është, ndërsa populli autokton askund në botë nuk mund të shpallet ardhacakë.
Tek lexoja librin “Mbretëria e Osmanlinjve” të turkologut të mirënjohur austriak Joseph von Hameritm, nga kapitulli në kapitull zbuloja mistifikime të mëdha në shumë vepra që i kisha lexuar më pare, në vërtetësinë dhe vlerat që kisha dyshuar. Me ketë rast duhet zënë ngoje, para së gjithash, Mitin për Kosovën (Dardaninë), shfaqjen e tij e që ishte ngritur mbi gërmadhat shpirtërore, e për të cilën bëhej fjalë aq shumë në histografinë dhe letërsin e dy fqinjëve shekullorë – sërbëve dhe shqiptarëve. Përderisa Betejën e Kosovës sërbet e shpallin luftë të drejtë, shqiptarët e konsiderojnë si luftë të koalicionit ballkanik ku për herë të parë i kishte bashkuar një e keqe e madhe. Përmes Mitit të Kosovës shqiptarët përkujtojnë fatkeqësit sa here që ndodhin, popuj të këtij rajoni harronin hasmërit. Te shqiptarët ky Mit shpie te mirëkuptimi, bashkjetesa e paqja. Këtë nuk e pranon ana serbe për qëllime hegjemoniste.
Përkundër përpjekjeve të krijuesve dhe intelektualëve shqiptarë për të vënë dialog paqësor me krijuesit serbë, gjenocidi kulturor e fizik në etninë shqiptare në Jugosllavinë e mbeturinave vazhdoj të marrë përmasa katastrofike edhe për vetë rajonin. Se deri ku kishte arritur paranoja dhe radikalizmi i një politike mesjetare serbe e ilustron mjaftë mire një barcoletë e cila qarkulloi: Ç’bën sërbi kur nuk ka para? Shkon në Kosovë, vret një shqiptarë dhe prêt Sheshelin t’ia dërgoj 50 marka të marra nga shqiptari i vrarë! Kjo e vërtet e hidhur, më tepër tragjike për vetë politikën shtetërore serbe, na kujton një këshillë bizarre të kohës së Pashiqit: Të lindni fëmijë sa vritni shqiptarë! Nuk kam koment për këtë marrëzi njerëzore. Dhuna e krimi u zhvilluan në kontinuitet, në mënyrë të paramenduar.
Shkaktarë të një gjendje të tensionuar, jo vetëm në hapsirën shqiptare, para së gjithash janë ishin elaboratet e memorandumet e shkrimtarëve sërbë, ku nxitën dhunën dhe ekzode biblike. E tmerrshme është kjo, kur qetësia e Evropës na ishte false. Popullin dhe kulturën tënde ta duash është gjë e shenjtë, as nuk jam kundër atyre që bëjnë programe nacionale. Kundërshtoj ata që rrënojnë qetësinë e njeriut. Populli im nuk pranoi dhunën si mjet për zgjidhjen e konflikteve.
Fragmente nga “Për kë shkruajmë?” ~ Ali Podrimja, Vjenë Janar, 1993
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Luigj Shkodrani dhe Namik Selmani:Kur shkruajmë për ty !
» Ali Podrimja
» R.I.P.-Ali Podrimja
» Ali Podrimja
» Poezi nga Ali Podrimja
» Ali Podrimja
» R.I.P.-Ali Podrimja
» Ali Podrimja
» Poezi nga Ali Podrimja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi