Aurel Dasareti:Shumica e tyre BASHKËPUNOJNË me Armikun

Shumica e tyre BASHKËPUNOJNË me Armikun
Aurel Dasareti, 2011-04-10
Dashuria, solidarësia, drejtësia, arsyeja, janë të ndërlidhura, shprehje të të njëjtit orientim frytdhënës që do ta quaj “sindroma që inkurajon jetën”. Nga ana tjetër, edhe sadomazokizmi, destruktiviteti, lakmia, narcizmi, incesti, bëjnë pjesë në të njëjtin kuadër dhe janë të rrënjosur në të njëjtin orientim bazë: “sindroma që pengon jetën”. Atje ku dallohet një element i sindromës, gjenden edhe të tjerët në shkallë të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se një individ është i mbisunduar nga njëra sindromë apo nga tjetra. Në realitet, rastet e këtij lloji janë të rrallë, njeriu i zakonshëm është një përzierje e të dyja sindromave; ajo që ka rëndësi për sjelljen e tij dhe për mundësitë e ndryshimit është pikërisht forca e secilës sindromë. Mjerisht, politikanët shqipfolës të trojeve etnike, në rastin tonë konkret ata të FYROM-it janë “sindroma që pengojnë jetën”.
Dhe, ata, shumica e tyre, janë të zhytur në krimin e organizuar, korrupsion, tradhti kombëtare etj prandaj nuk do të ndryshojnë aspak kursin antikombëtar, antidemokratik dhe anticivilizues sepse do t`i humbin pasuritë e pista dhe privilegjet, por edhe imunitetin; për rrjedhojë do të dënoheshin nga gjyqi i popullit për tradhti kombëtare: BASHKËPUNIM me ARMIKUN. Për >bashkëpunim me armikun< në USA ekziston dënimi me vdekje.
Vet fakti se liderët politik të partive pseudo-shqiptare të FYROM-it nuk e pranuan Draftin për UNITET të cilin diaspora shqiptare e organizuar rreth forumit politik www.liriakombtare.com qysh para 3 viteve ua dërgoi këtyre karikaturave tragjikomike, tregon përfundimisht se këta shakaxhinj asnjëherë nuk do të përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve të okupuar atje, përkundrazi, legjitimojnë kolonializmin e tokave tona nga sllavo“maqedonët”. Dhe ata nuk do ikin vullnetarisht. Në kohët e fundit lexoj shpesh se aktor të ndryshëm propozojnë do “nisje” për unifikimin e veprimit të partive në fjalë, “nisje” të cilat dështojnë, dhe të kuptohemi: “nisja” e parë serioze për UNITET të partive shqipfolëse në FYROM doli nga faqja e pavarur politike “Liria Kombëtare”, e askush tjetër. Popullatës shqiptare atje i nevojitet një lider dinjitoz i cili i plotëson të gjitha kushtet për udhëheqës, për avancimin e çështjes, ai shumë vite jeton në Amerikë. Unë mund ta lus ta pranon këtë detyrë atdheta!
re nëse ju dëshironi. Koha është të veproni me mend në vend që deri në amshim të merreni me këta politikanë që janë të amortizuar përfundimisht. S`del gjë prej tyre. Asnjëherë. Kot lodheni duke i kritikuar apo lavdëruar, >BASHKËPUNUESIT me ARMIKUN< janë bërë imun nga vuajtjet dhe gjithçka që vinë nga goja e Kombit.
Po e botoj sërish një letër timen dhe Draftin për UNITET
***
SHKRUAN: Aurel Dasareti,
2009-02-04 Sydney, Australia
Diaspora shqiptare e organizuar në Forumi-n politik www.liriakombtare.com ka kërkuar nga partitë politike shqiptare të FYROM-it të bashkohen dhe formojnë UNITET. Në Draftin tonë për UNITET përveç tjerash kërkuam që të gjithë liderët partiak dhe politikanët tjerë ta deklarojnë pasurinë e tyre dhe, kjo ishte ajo kërkesa fatale pse këto mafioz antikombëtar nuk pranuan UNITET-in. Pse nuk deklarojnë pasuritë? Sepse në mënyra joligjore kanë vjedhur çdo gjë që u ka rënë në dorë; dhe se ata e dinë mirë se me këso biografie (sikur FYROM-i t`ishte shtet ligjor) do të dënoheshin me burgime të përjetshme. Deklarimi për çdo vit i pasurisë është një kërkesë themelore dhe e domosdoshme (obligueshme) për të gjithë qytetarët e shteteve Perëndimore; në bazë të kësaj caktohen edhe sasitë e tatimeve të cilat çdo qytetar ia paguan shtetit në muaj (vit), si dhe policia për krime ekonomike të shteteve në fjalë kontrollon/zbulon kriminalitetin eventual të secilit qytetar (shtetas). Prej vitit 2002 !
kur kam filluar të interesohem pak për çështjen shqiptare, në forumin e Liria Kombëtare-s dhe në të gjitha faqet tjera elektronike të shqiptarëve të FYROM-it, shikoj se diskutuesit vetëm po kacafyten me “argumente” dhe “kundër-argumente” duke u marrë vesh që asnjëherë të mos merren vesh; kjo i vinë si loja e ping-pongut, humbje pakufi e kohës, me gjasa që të mos përfundoje kurrë. Ju të tillët jeni në gjendje të sakrifikoni veten dhe fëmijët e juaj për hatër të politikanëve dhe fëmijëve të tyre. Turp astronomik. Pasi personalisht me disa të tjerë kam marrë pjesë në përpilimin e këtyre dy letrave të mëposhtme, propozoj që ju sërish t`i lexoni këto, ndoshta pastaj do të ndryshoni mënyrën e logjikës. Nuk po postoj Draftin për UNITET sepse ajo ka shumë faqe si dhe gjendet e botuar si temë e veçantë; botoj vetëm dy letrat që i paraprinë DRAFTIT. Për politikanët e juaj nuk ekziston asnjë "atdhe" apo "ideal"; e gjithë ajo retorikë e tyre boshe s`është veçse një zbukurim për sundues!
it që qeverisin duke përgatitur për ju kasaphanën e ardhshme -!
BRODECIN 2.
***
Drafti për UNTET
(letra e parë)
Botuar: 06-02-2008
Letër e hapur për: BDI, PPD, BDSH...
Betejat për lirinë u bënë nga të shtypurit, nga ata që aspironin një liri të re, kundër atyre që kishin privilegje për të mbrojtur. Duke luftuar për çlirimin e tyre nga tirania, çdo klasë besonte se luftonte për lirinë në vetvete dhe kështu mund t’i bënte thirrje një ideali, dëshirës për liri të rrënjosur tek të gjithë të shtypurit. Megjithatë, në betejën e gjatë dhe të vazhdueshme për lirinë, klasat që në një moment të përcaktuar historik luftuan kundër shtypjes u ndodhën nga ana e armiqve të lirisë kur fitorja ishte e siguruar dhe kishte privilegje të reja për të mbrojtur.
KËRKESË Partive: BDI, PPD, BDSH…zotërinjve: Ali Ahmeti, Abduladi Veseli, Bardhyl Mahmuti...
Ne, anëtarët e Forumit të pavarur Politik Liria Kombëtare-s kërkojmë nga liderët e partive të lartpërmendura që menjëherë (brenda 2-3 ditësh prej sot) të ndërpresin kacafytjet midis tyre dhe të formojnë ekipin e UNITETIT, duke u bazuar në këtë ilustrim: 1. Të formohet një ekip i unitetit në mes partive politike progresive shqiptare në IRJM.2. Ky ekip i unitetit të ketë një dokument të nënshkruar nga të gjitha partitë politike shqiptare që veprojnë në IRJM përveç PDSH-s. 3. Ai dokument duhet të përmban në vete pikat kyce që kanë të bëjnë për interesat e shqiptarëve në IRJM: gjuha, flamuri, pensionet për UÇK-ën ( invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve), investimet në pjesët me shumicë shqiptare, punësimi i shqiptarëve pa korrupsion, jo me libreza partiake (të betohen partitë politike në atë dokument se po qe se ka korrupsion dhe mito për punësimin e shqiptarëve në organet shtetërore, të dënojnë keqbërësin kushdo qoftë ai), decentralizimi në nivel komunal të fillon të fun!
ksionon në plotkuptimin e fjalës, taksat të shkojnë për komunën e jo për qeverinë (ligji duhet të përpunohet dhe të ndryshon nëse ka nevojë, prandaj ky ekip i unitetit), me këtë nënkuptojmë nxjerrjen e dokumentacionit (letërnjoftimet, pasaportat, çertifikatat e lindjes, çertifikatat e martesës, çertifikatat e vdekjes etj.) mjetet financiare e të cilëve do t'i mbeten komunës. Me ekipin e unitetit kjo arrihet, sepse nuk shkelet asnjë ligj evropian, përkundrazi ne kështu tregojmë se shkojmë me kohën e jo të mbesim prapa (siç bëjnë sllavët me "mitet" e tyre parahistorike edhe pse nuk kanë histori) dhe jemi të sigurt se do të kemi mbështetjen evropiane. Uniteti është forcë dhe këtë të gjithë e dinë si te ne si në Evropë. Me unitetin tonë do t`i detyrojmë sllavët të ulen dhe të mendohen si do të sillen në të ardhshmen, që asnjëherë të mos përsërisin Brodecin…Ky Unitet duhet të formohet përpara se të shkon z. Ali Ahmeti në takimin e liderëve politik që ka caktuar Gruevski për 12 s!
hkurt 2008. Sipas mendimit tonë në këtë takim nuk duhet të shk!
on Ahmeti pa pasur ekipin e Unitetit, ngase tani më është tepër e qartë se çka kërkon Gruevski të bën! Që mos t'i jepet legjitimitet Gruevskit kësaj radhe Ali Ahmeti duhet të refuzon takimin, duke i vënë kusht: për mos-ndërtimin e kishës pravosllave në tokën e lindjes së Nënë Terezës, t'i ja bën të qartë se ne nuk jemi dakord dhe nuk do të lejojmë që ai vend të uzurpohet apo të mbulohet me një kishë kolosale e cila në të ardhshme për shtëpinë muze të nënës Terezë do të bën hije, thjesht do ta bën shtëpinë të padukshme. Ne duhet patjetër të mbrojmë objektet tona historike që qartas tregojnë prejardhjen tonë ilire që dtth se shqiptarët janë autoktonë në trojet e veta në Ballkan. Qëllimi i Gruevskit është i qartë, synon të na paraqes si ardhacak në tokat tona, si anonimusa pa tradita civilizuese dhe pa histori…Ne këtë nuk duhet t`a lejojmë. Këtë mund t`a ndalim vetëm së bashku assesi ndryshe. Nuk duken bindëse reagimet e partive shqiptare një nga një, as reagimet e individëve !
nuk bëjnë punë shumë, duhet të jemi UNIK, ndryshe Gruevski do të ndërton sendet e veta ku të donë ai dhe do t`shkatërron tonat, ato të cilat ia kënda atij, kohë pas kohe do të na masakron përsëri. Qëllimin e letrës e përshkruam më lartë, presim veprimet e juaja të menjëhershme, shpresojmë se në këtë rast do ta harroni arrogancën dhe do të dëgjoni këshillat, sugjerimet, propozimet e masave, edhe ne të Liria Kombëtare-s përfaqësojmë masat. Tash të kuvendojmë pak histori për sendet, ngjarjet, shkaqet, pasojat…Situata e qytetarëve shqiptarë nga ”Maqedonia” dita ditës, në çdo aspekt keqësohet. Pse? Pyetjet janë më të shumta se përgjigjet. Shkurtimisht, ”fajin” e ka popullata që ju ka zgjedhur juve si reprezentues. Besimi jonë në PDSH-në ka marrë fund, për ne është ajo parti e vdekur, ndërsa at pak besim të vogël që kemi në ju tjerët duhet patjetër ta verifikoni me vepra, llafet nuk i hamë më, të ngopur jemi. Komunizmi synonte të krijonte një shoqëri të mbyllur universale. Mjaft !
njerëz nga shtetet e Evropës Lindore nuk e pranuan, sepse isht!
e univers!
ale, sepse u mohonte qenien e tyre kombëtare, dhe prandaj patën një program nacionalist për ta luftuar. Ku është programi nacionalist i partive politike shqiptare? Askund. Që problemi të jetë edhe më serioz, në vend që partitë ta bashkojnë popullin e përçanë aq shumë saqë siç duket jemi shumë afër luftës vëlla-vrasëse. Mjaft është mjaft, popullata shqiptare nuk do të toleroje më manipulimet e juaja, anise keni programe të ndryshme për partitë e juaja, jeni të obliguar që të veproni me një gjuhë të përbashkët kur gjendeni ballë për ballë me qeverinë sllavo”maqedone” sepse është në pyetje interesi kombëtar. Vuajtjet nuk u pakësuan për Kombin tonë të okupuar, përkundrazi u shtuan, varfëria, persekutimet, masakrat nuk kanë fund. Politikanët shqiptarë të trojeve të okupuara vazhdojnë me havazin e vjetër, për ta janë „këshilltarë“ të huajt e jo Kombi dhe Toka që i lindi; ndërsa qeveritarët e shtetit amë janë paralizuar krejtësisht, nuk intervenojnë ndaj jush, ose barazojnë fajet,!
”meritat” e juaja. Sot shqiptari nuk vuan edhe aq për shkak të varfërisë sa nga fakti se është bërë një ingranazh i vogël i një makine të madhe, një automat vullnetar i zyrtarëve, politikanëve dhe qeveritarëve mafioz: pra nga fakti që jeta e tij është bosh dhe ka humbur kuptimin e saj. Fitorja mbi të gjitha sistemet autoritare – fashiste - do të jetë e mundur vetëm në qoftë se synimi për LIRI KOMBËTARE dhe demokracia nuk do të jetë në tërheqje, por do të kalojë në ofanzivë dhe do të realizojë atë që kanë parë si qëllimin e vërtetë, ata që kanë luftuar për lirinë në kohët e fundit. Do të triumfojë mbi forcat destruktive vetëm në qoftë se do të arrijë të fusë tek individët shqiptarë (në rastin tonë konkret, tek politikanët shqiptarë) atë besim që është më i fortë nga aftësia e mendimit njerëzor, besimin tek liria si realizim aktiv dhe spontan i unit individual. Midis partive politike shqiptare lufta për pushtet është intensifikuar deri aty ku gjithçka e pistë ngjanë. Në një !
vend ku mbisundon mjerimi, diskriminimi, padrejtësia, papunësi!
a, varfër!
ia dhe ku mu për këtë shkak populli është gati të vjedhë çdo gjë, atje shteti vetë është objekt i më të shkathëtit. Shoqëria e hapur nuk mund të imponohet nga jashtë. Punën e bëjnë njerëzit e bordeve brenda vendit dhe ata përgjigjen...Mbështesim konceptin e shoqërisë së hapur, por jemi kategorikisht kundër mbështetjes për partitë politike. Nuk e kemi problem të mbështesim lëvizjet demokratike kur luftojnë kundër regjimeve autoritare, fashiste. Partitë politike shqiptare të ”Maqedonisë” janë aq të komplikuara sa që problemi qenësor është se dora e majtë nuk e di se ç`bën e djathta. Partitë politike shqiptare të „Maqedonisë“ nuk do të jenë kurrë në gjendje të konkurrojnë shtetin kolonialist, sado i dobët të jetë ky, sepse shteti ka forcën e detyrimit. Pa një pushtet të tillë, si shtetar pa shtet, mund të përplasen me njëra-tjetrën, por nuk mund ta zëvendësojnë qeverinë sllavo“maqedone“; e vetmja rrugë të shkatërrohen të gjitha dhe të formohet „Partia e Unitetit“. Pas masakrim!
it të Brodecit PDSH-ja shkatërroi veten. Do t`ishte shumë bukur sikur të shkatërroheshin menjëherë të gjitha partitë shqiptare të kësaj treve (edhe partitë e juaja pra, s`bashku me ju) sepse përveç dështimeve, e rrenave, e mashtrimeve...as nga ju nuk doli gjë pozitive, vetëm ndonjë solo-iniciativë e cila nuk merret seriozisht nga pala sllave dhe ndërkombëtarët sepse ju para opinionit të brendshëm dhe jashtëm (kuptohet edhe gjatë takimeve me palën kundërshtare sllavo”maqedone”) dilni si partiak të skajshëm që ”mbrojnë” vetëm interesat e simpatizuesve të juaj e jo të gjithë Kombit Shqiptar të ”Maqedonisë” e më gjerë. Duke marrë parasysh se tash për tash nuk është mirë që vendet e zbrazëta të partive shqiptare të mbeten vakum, ne një grup shqiptarësh nga vendi dhe diaspora, vendosëm që s`bashku t`jua shkruajmë këtë letër të hapur. Në mesin tonë gjenden individ të profesioneve të ndryshme, gjinive, të feve të ndryshme: katolik, mysliman, ortodoks, uniat, ateist dhe ne jemi të s!
hpërndarë anembanë botës por një gjë na bashkon: e duam çdo pl!
lëmbë të !
tokës iliro/arbërore dhe jemi shumë të brengosur për vuajtjet e popullit tonë në trojet e okupuara të atij shteti ku ju veproni (vetëm për xhepin e juaj). Ju politikanë të nderuar, me vullnetin e juaj e pa vullnetin tonë, merreni me at profesion shumë të lezetshëm duke u fshehur pas imunitetit se gjoja mbroni interesat Kombëtare ama iç gjë s`bëtë për këtë popull, vetëm premtime boshe, rrena e manipulime; këtë taktikë antikombëtare duhet ta largoni nga veset e juaja. Jeni persona publik edhe jeta e veprimet e juaja janë publike dhe prej sot populli do të mbikëqyrë veprat, pasuritë e juaja…nuk do të jeni më ju që do të vendosni për fatin e Kombit duke injoruar interesat e Kombit, ju do të jeni vetëm ata të cilët e dërgojnë atje ku duhet amanetin e popullit. Bëhuni si Perëndimorët, dilni më nga mentaliteti ballkanik, korrupsioni, ryshfeti, mos bëni me hile, ikni nga akraballëku, interesat e Kombit para interesave personale. Ne, anëtarët e Forumit Liria Kombëtare kemi shumë rre!
gulla të rrepta që mbështetjet të jepen mbi bazën e meritave e jo të njohjes. Në praktikë, shpesh e kemi të vështirë të vendosim për qëndrimet që duhen mbajtur, sepse situata politike nuk është njëlloj në të gjitha trojet etnike dhe, ndërkohë që marrëdhëniet midis këtyre trojeve – për shkak të faktorit të jashtëm - janë të komplikuara, një qëndrim i përshtatshëm për një vend mund të jetë i papranueshëm për vendin tjetër. Shqiptarët e ”Maqedonisë” kërkojnë të drejta demokratike e etnike, mundësi zhvillimi ekonomik, shoqëror dhe kulturor për çdo popull dhe minoritet etnik, me respekt të plotë për popuj të tjerë sipas parimit “to live and let live” (afërsisht “jeto e lëri të jetojnë”).Disa prej rrymave politike të kohës sonë (e kemi fjalën tek fqinjët tonë dashakeq) e kanë si themel atë mendim, se një racë apo një popull është epror, se racat dhe popujt e tjerë janë inferiorë, më të ulët, nga të gjitha pikëpamjet. Qëndrime të tilla ideologjike dhe praktike ushqehen nga fashizm!
i, pansllavizmi e rryma tjera ultra-nacionaliste. Në disa shte!
te të bot!
ës, sidomos në shtetet diktatoriale: Serbi, Greqi, Maqedoni kjo ideologji negative është bërë pjesë e politikës zyrtare shtetërore dhe neve shqiptarëve na ka shkaktuar dëme dhe lëndime të pallogaritshme: luftëra, masakra, urrejtje, skamje. Diktatura lufton për pastërtinë ideologjike deri në shqiptarin e fundit, derisa e ha edhe veten. Psikologji tipike neofashiste: të rrënohet çdo gjë që nuk i përulet, çdo gjë shqiptare. Gjuetia në shqiptarë nga ana e këtyre shteteve nuk kishte dhe as që ka lidhje me absurdin. Ka qenë dhe është shndërruar në instinkt. Ndiqen, burgosen, vriten. Shqiptarët e gjorë nuk duan asgjë më tepër se të tjerët. Kërkesat e tyre mbeten: Liria Kombëtare, një jetë më humane dhe zot të trojeve. Dihet se shqiptarët për më shumë se 120 vjet kanë përjetuar vuajtje, vrasje - bile masakra - dhe dëbime nga trojet e tyre për arsye të politikës shoviniste të shteteve fqinj. Për fat të keq, ideologjia helmuese shoviniste ka pasur ndikim edhe tek botëkuptimi i popujv!
e të shteteve përkatëse. Shpeshherë janë kombinuar sulme reaksionare politike e fetare kundër shqiptarëve, për t’i përligjur synimet rrëmbyese të pushtetarëve fqinj. Problemi i shqiptarëve ka qenë kombinimi i prapambetjes ekonomiko-shoqërore, e cila e ka bërë popullin të pambrojtur, me faktin se sidomos Serbia dhe Greqia kanë pasur interesa, kryesisht të natyrës gjeostrategjike, për të zaptuar territoret shqiptare. Duhet të përpiqeni (e keni obligim) që menjëherë të barazoni të drejtat e shqiptarëve 100% me ato të popullatës sllavo“maqedone“, shqiptarët të bëhen popull shtet-formues, as më shumë e as më pak se sllavo”maqedonët”. Ju sugjerojmë që menjëherë, atje në Tetovë, të formoni grupet e punës dhe pas dyerve të mbyllura të përpiloni plan-programin e juaj të përbashkët me të cilin do të dilni para qeverisë sllavo“maqedone“. Është rasti i fundit ta kuptoni se qeverisja është një e mirë që i përket kombit, ndërsa „princat“ qeverisës (ju pra) nuk duhet të jenë gjë tjetër ve!
çse „përdoruesit, administruesit dhe njerëzit e besuar“. Nëse !
ky apo ai!
„monark“ akoma e keqpërdorën autoritetin politik që i është dhënë nëpërmjet kontraktës, nëse akoma e trajtojnë këtë pronë publike si një pronë private, atëherë kombi gëzon të drejtën ta largon nga froni, ta gjykoj dhe dënoj…Nëse ju nuk do të dëgjoni zërin e arsyes por edhe më tutje do të „veproni“ solo, duke përçarë akoma Kombin, atëherë ne do t`i intenzivojmë shumë veprimet tona nëpër të gjitha mediumet shqiptare të vendit dhe diasporës, ku do ta këshillojmë popullin që të mos u votoje më asnjëherë dhe të kërkoje Proktetorat. Mjaft është mjaft. Privatisht kacafituni sa t`jua kënda ama harroni armiqësitë midis jush kur përpiloni „politikën“, është kjo jo vetëm këshillim por obligimi juaj ligjor ndaj popullit e vatanit. Veproni s`bashku. Menjëherë. Sot. Tash. Lum ata që kanë arritur të duan vetveten dhe të urrejnë armiqtë e tyre, lum ata patriotë që nuk kanë pasur nevojë të dyshojnë për vetveten, sepse nuk ndihen aspak fajtorë për mjerimin dhe fatkeqësinë e Vendit dhe Kombi!
t të tyre, ndërsa fajtorët natyrisht ishin të huajit apo partia politike rivale: dikush, por gjithnjë një tjetër, një „armik“. Ndoshta nëntë të dhjetat e njerëzimit, kanë qenë vërtetë të lumtur në besimin e tyre barbar e primitiv, ndoshta kanë jetuar të qetë e të kënaqur nën mburojën e budallallëkut apo dinakërisë së mendjes së tyre. Njerëz të ndryshëm e kërkojnë lumturinë në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme, prandaj për vete edhe ndërtojnë forma të ndryshme jetësore dhe forma të ndryshme shtetërore.
T`i kthejmë Kombit krenarinë e qenies së vet të papërsëritshme.
***
Drafti për UNITET
(Letra e dytë)
2008-12-17,
Projekt DRAFTI për UNITET të gjitha partive/liderëve politik shqiptarë, FYROM!
Të nderuar liderë politik, ne anëtarët e Forumit të Faqes së pavarur Liria Kombëtare qysh në muajin 06 Shkurt 2008 ua kemi dërguar një letër me kërkesën që ju të unifikoni veprimet përball kolonizatorëve të trojeve tona, por ju nuk punuat asgjë. Dhe ne përsërisim kërkesën duke mos hequr asnjë send, vetëm e plotësojmë.
Kësaj radhe nuk përjashtojmë askënd nga kërkesa jonë, kjo pra ju drejtohet të gjitha partive politike shqiptare pa përjashtim dhe të gjithë liderëve politik të partive në fjalë (nuk po përmendim me emër të veçantë asnjë parti dhe lider dhe kritikat tona u drejtohen vetëm atyre që eventualisht janë fajtorë, nuk i shtyjmë të gjithë në një kosh...).
Forumi ka 666 anëtarë, disa prej tyre (3-4 individ) janë paraqitur 2 herë prandaj konsiderojmë se numri i anëtarëve të Forumit politik Liria Kombëtare-s është përafërsisht 655. Prej tyre nuk shkruajnë një numër i madh, por na lexojnë dhe matin pulsin i cili na punon bukur mirë. Prandaj, lider të nderuar, mosrespektimi i kërkesës sonë nga ndonjëri prej jush do të jetë direkt shuplakë faqeve jo vetëm shqiptarëve të FYROM-it por të gjithë Shqiptarisë, do t`ishte kjo tradhti e pastër ndaj Shqipërisë etnike. Liderët politik dhe partitë e tyre të cilët do ta injorojnë kërkesën e Forumit të LK do të injorohen nga diaspora shqiptare dhe ne në këso rastesh do t`i dërgojmë letër të hapët Qeverisë së shtetit amë, Shqipërisë, qeverisë së shqiptarëve të Kosovës etj që të marrin masa rigoroze kundër jush. Diaspora ka përshtypjen se politikanët tonë në FYROM nuk duan UNITET, nuk duan barazim e drejtësi edhe për shqiptarët, tollovi duan, tollovia për ta është leverdi.
Ju nuk luftoni që shqiptarët e asaj treve të kolonizuar të jenë të lumtur, por që t`i shtrëngoni ta pranojnë fatin e tyre nën okupim.
Të jesh i efektshëm është e njëvlershme me: të veprosh, të kryesh, të realizosh, të çosh në fund, të përmbushësh; një politikan i efektshëm ka aftësinë të bëjë, të prodhojë, të kryejë diçka. Të jesh i aftë të bësh diçka do të thotë të mos jesh i pafuqishëm, por i gjallë, të luash rol. Të jesh në gjendje të bësh diçka do të thotë të jesh veprues dhe jo vetëm i ndikuar, të jesh veprues e jo vetëm pasiv.
Nëse nuk do të bashkëpunoni për çështje madhore - për kombin - atëherë edhe më tej para nesh, para botës dhe para armikut (eksperimentuesit të juaj) do të jeni një shaka, si ajo anekdota e miut që i tregon miut tjetër se si e ka kushtëzuar eksperimentuesin e tij: sapo kafshëza shtyp njëfarë pulsanti, njeriu (eksperimentuesi) shtrëngohet ta ushqejë atë.
Nëse ju politikanët jeni të denjë për trashëgiminë tonë legjendare pellazge-ilire, do duhet, natyrisht, të jeni të gatshëm të bashkëpunoni që të hidhni poshtë çdo shfrytëzim tiranik të sllavo”maqedonëve” ndaj popullit tonë.
Aspirata për liri nuk është një forcë metafizike dhe nuk mund të shpjegohet me ligjet natyrore; është rezultat i domosdoshëm i procesit të individualizimit dhe të zhvillimit të qytetërimit. Sistemet autoritare nuk mund t`i eliminojnë kushtet thelbësore që krijojnë aspiratën për liri; as nuk munden të çrrënjosin aspiratën për liri që buron nga këto kushte.
Ju politikanë të nderuar kërkoni nga popullata virtyte të cilat nuk i zotëroni vetë, kështu edhe historia e veprave të juaja që ia paraqitni kombit është një mashtrim për t`i shtypur e përbuzur.
Kemi nevojë të krijojmë kushte të përshtatshme që mirëqenia e shqiptarit në FYROM të bëhet pikësynimi më i lartë i aktivitetit politik të juaj. Liria e natyrshme, pavarësia, fundi i çdo forme sundimi dhe shfrytëzimi, janë parakushtet e domosdoshme për të vënë në veprim të gjithë dashurinë për jetën...
Njeriu ka nevojë për një hartë gjeografike të botës së tij natyrore dhe shoqërore, pa të cilën do të ishte i pështjelluar dhe i paaftë për ndonjë veprim të urtë dhe të ndërlidhur logjikshëm; pa të cilën nuk do të kishte asnjë instrument për t`u orientuar dhe për t`i gjetur vetes një pikë të qëndrueshme që i bën të mundur të organizojë të gjitha ndijimet me të cilat ndeshet.
Ju bëheni grindavecë e sherrxhinj, vetëm kur ndonjëri prej jush donë të venë në dyshim parimet politike të tjetrit; kjo tregon papjekurinë politike të juaj. Paaftësia e juaj për të kuptuar lojërat politike dhe obligimet ndaj kombit do t`i jap shtysë të dukshme shembjes së juaj.
Këto sende që u përmendën më lartë janë realitete, këto dëgjohen kudo kur shqiptarët takohen dhe kuvendojnë, nuk jemi ne Forumi i diskutimeve të Liria Kombëtare-s që i kemi shpikur, ne i gjejmë këto të gatshme midis jush, dhe me ju flasim sinqerisht, pa sherr e pa lajka; ama ne shqiptarët, si dimë të kritikojmë ashtu dimë edhe të falim gabimet e vogla pa hir nëse ju prej sot do ta ndryshoni mënyrën e veprimit të juaj. Ky forum ju ka kritikuar shumë por do të jetë ky forum që do t`ju përmbajë edhe më fuqishëm gjatë gjithë proceseve të punës së juaj nëse ju do të ndryshoni kursin dhe do të mundoheni deri në maksimum të mbërrini objektivat të cilat edhe jua keni premtuar popullit.
Tipari themelor i ideologjisë e i politikës së Rilindjes shqiptare është patriotizmi. Një pengesë e madhe në rrugën e realizimit të idealeve patriotike, demokratike dhe iluministe të Rilindjes ishin fetë; rilindësit në realitet nuk luftonin fetë, një pjesë e madhe e tyre ishin dhe besimtar, ata luftonin keqpërdorimin e feve, ideologjitë e huaja fundamentaliste të zhytura në trungun tonë. Pavarësisht nga ndryshimet fetare, në një gjë bashkoheshin rilindësit: ata vinin kombësinë mbi fenë. Vetëm elementi reaksionar fundamentalist bënte të kundërtën. Karakteristikë e rilindësve ishte tolerancë fetare e madhe. Kjo i shpuri që, në programet e tyre politike për të nesërmen e atdheut, të ishin për ndarjen e kishës (xhamisë) nga shteti dhe të shkollës nga feja. Kudo në botë feja është në shërbim të çështjes kombëtare, vetëm te shqiptarët ngjanë e kundërta. Propaganda e armiqve tanë është e ditur, ata lehin metropoleve më të fuqishme botërore se shqiptarët mysliman janë fundamentalist!
të rrezikshëm për civilizimin Perëndimor prandaj as që duhet me i lejuar të jetojnë në një shtet të përbashkët, por duhet mbajtur nën tutelën e të “krishterëve” (serbëve, grekëve, “maqedonëve”), për këtë arsye “maqedonët” i kanë ndërtuar ato alamet kryqe në Shkup dhe vendet tjera shqiptare, këta kolonizator jo vetëm se kanë adoptuar nga ne Lekën e Madh, por nuk turpërohen që të shpallin si të “veten” edhe Nënë Terezën, Skënderbeun...etj me qëllim djallëzor, që shqiptarët autokton t`i nxjerrin nga rrënja e tyre pellazge/ilire, gjoja se janë krijesa të ardhura nga Azia ose mbeturinat e turqve mysliman. E keni për detyrë që të mbroni me të gjitha forcat dhe mjetet përvetësimin e këtyre emrave etj duke mos ra as pre e shqipfolësve fanatik fetar të cilëve askush nuk mund t`jua mohon të mos shkojnë nëpër xhamia ama nëse fenë e tyre nuk e përdorin në shërbim të Kombit atëherë nuk do të guxojnë ta keqpërdorin kundër Kombit. E keni për detyrë të barazoni 100% të drejtat e shqiptarë!
ve me ato të sllavo-folësve në çdo lami: gjuha jonë të jetë zy!
rtare kudo, aq sa është e dhe gjuha “maqedone”, dhe nëse në shkollat e “maqedonëve” nuk do të mësohet gjuha shqipe, të ndërpritet mësimi i gjuhës “maqedone” në shkollat tona; flamuri kombëtar shqiptar të përdoret kudo ku ekziston edhe një shqiptar. Të ndërpriten automatikisht (përgjithmonë) të gjitha bastisjet dhe terrorizimi i popullatës shqiptare nga forcat sllave. Nëse pala okupatore nuk do të mbush këto kërkesa legale tonat, të ndërpritet çdo kontakt me ta, domethënë asnjë parti shqiptare nuk do të guxon të mbetet në qeveri me ta dhe të fillon funksionimi i organeve paralele atje ku jetojnë shqiptarët, dtth Konfederata mes Republikës së shqiptarëve dhe asaj sllavo-folëse; por më përpara nga ju të përcaktohen kufijtë e pjesës shqiptare së cilës patjetër t`i takoj: Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Prespa, Manastiri, Prilepi...së paku 40% e territorit të këtij shteti të cilin askush në botë nuk e ka njohur deri tash. Pra, o shqiptarët do t!
ë barazohen 100% me sllavo-folësit o ndarja nga ta. Keni tre muaj të përmbushni kërkesat e diasporës, nëse këtë nuk e bëni ne kemi planin B, që do të rezulton në shkatërrimin e të gjitha partive të juaja atje dhe largimin e juaj të përhershëm nga politika. Sigurisht se paqja ekziston, por s`ka paqe që të zgjasë vazhdimisht brenda nesh, pa na braktisur një ditë. Ekziston vetëm një paqe që mund të arrihet me luftë të paprerë, dhe që përditë duhet fituar rishtas.
/10 Apr 2011/A.D. në www.lajmet.com

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dorëhiqet shumica e Kryesisë së PDK-së në Lipjan
» Kapen 40 refugjatë, shumica nga Kosova
» Aurel Dasareti:Plehu biologjik OLSI JAZEXHI-Reagim
» Aurel Dasareti:Fatin mund ta përballosh vetëm duke e kuptuar realitetin.
» DERI KUR TË MIRREMI ME VETVETEN E JO ME ARMIKUN E VËRTETË..?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi