Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aurel Dasareti:Fatin mund ta përballosh vetëm duke e kuptuar realitetin.

Shko poshtë

Aurel Dasareti:Fatin mund ta përballosh vetëm duke e kuptuar realitetin. Empty Aurel Dasareti:Fatin mund ta përballosh vetëm duke e kuptuar realitetin.

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 09, 2011 1:55 pm

Aurel Dasareti, Arizona

Fatin mund ta përballosh vetëm duke e kuptuar realitetin.

Kam respekt të konsiderueshëm për z Albin Kurti, ama nuk pajtohem assesi kur ai në letrën e tij “Mbulesa” thotë:

“Islami e krishterimi nuk janë rrezik për kombin shqiptar. Territori kombëtar dhe pasuritë kombëtare janë në rrezik dhe jo identiteti kombëtar…Aq i fuqishëm e i qëndrueshëm është identiteti ynë kombëtar shqiptar saqë islami e krishterimi përfundojnë të integruara në kulturën dhe traditën tonë ashtu siç ka ndodhur tashmë përgjatë shekujve. Reagimet histerike se mos po hyjmë në krizë të identitetit kombëtar janë transferim…Shqetësimi për islamin e krishterimin ndër shqiptarë është kryesisht artificial.”

Po i bie shkurtër. Naivitet i madh një gjykim kësisoj i Albinit. Realiteti është ndryshe. Me miliona shqiptarë vullnetarisht janë asimiluar në “vëllezër” të fesë: turq, serb, “maqedon” grek etj e asnjë prej këtyre nuk u asimilua në shqiptar. A paskemi ne identitet të fuqishëm kombëtar a? Jo, ne kemi krizë të madhe identiteti. Islami e krishterimi nuk do t`ishin rrezik për kombin shqiptar - sikur të praktikoheshin islami dhe krishterimi burimor, lokal, e jo ai universal.

Mitet e Biblës dhe Kuranit, si çdo mit tjetër i njerëzimit, janë të pavlera dhe shumë të rrezikshme deri kur nuk u japim vetë një interpretim për ne dhe kohën tonë. Porse atëherë mund të bëhen shumë të rëndësishëm për ne.

Natyra fetare e mistifikon realitetin dhe shpesh nuk e merr shumë seriozisht. Gjithnjë është e prirë drejt lojës. Nuk i edukon bijtë, por mundohet t`i bëjë të lumtur.

Albini është atdhetar, energjik dhe vepron. Por, vetëm një hartë udhëzuese nuk është e mjaftueshme si prijë për veprimin; njeriu ka nevojë edhe për një pikësynim që i thotë se ku të shkoj.

/08 Sep 2011/A.D.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi