Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi

Shko poshtë

Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi Empty Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi

Mesazh nga Gur Kepi Wed Apr 13, 2011 7:57 am

Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi
Fejton ekskluziv: Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë
Bahri Gashi


http://www.botasot.info/mesme/koshare.jpg

Nga e shtuna e përditshmja “Bota sot” fillon botimin e fejtonit ekskluziv për Luftën e Koshares, thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptarë. Fejtoni është shkruar ekskluzivisht me rastin e dymbëdhjetë vjetorit të heqjes me luftë të kufirit shqiptaro - shqiptarë në Koshare, për “Botën sot” nga autori i librit më popullor dhe më faktik për Kosharen, nga vetë ish luftëtari i Koshares, Bahri M. Gashi. Ai është ndarë nga vetë autori në 13 tema kryesore: Beteja që theu mitin Serb; Dimensionet politike, juridike dhe historike të luftës së Koshares; Sistemi komandues dhe reflektimi strategjik në Koshare; Misioni i njësisë për operacione speciale ”Kobra”; Forcat Komando DELTA dhe roli i tyre; “Rrasa e Koshares” pikë strategjike dhe vendimtare e betejës; Drejtimi operativ 333 - Pozicionet e këmbësorisë te Vrojtoret; Bateria e Artilerisë, dimensionet dhe sukseset në Koshare; Kompleksi i kazermës kufitare në Koshare; Padeshi - komanda e drejtimit të operacionit luftarak të Koshares; Logjistika dhe përkushtimi për suksese në Koshare; Kompania e shërbimit shëndetësor dhe roli i saj substancial; Lufta e Koshares fundi i kufijve politik midis shqiptarëve.

Autori i fejtonit është veteran i UÇK –së në betejën e Koshares dhe autor i librit “Kosharja Altari i Lirisë”, nga edhe janë marrë tekstet për botim, aktualisht vijon studimet pasdiplomike të magjistraturës në Shkencat Politike.
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi Empty Re: Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi

Mesazh nga Gur Kepi Wed Apr 13, 2011 8:00 am

http://www.botasot.info/mesme/koshare.jpg

Në Koshare nisën “Ditët e Shqipes”



Luftëtarët e Koshares kanë qenë ata që shemben muret e një ndarje të padrejtë një shekulloret në mes të Shqipërisë së Kosovës, u tha në manifestimin qendror në Koshare, në kuadër të “Ditëve të Shqipes”, që organizohen çdo vit në shënimin e betejës së lavdishme të luftës së UÇK-së në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
Në këtë manifestim morën pjesë drejtues të institucioneve të Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe struktura udhëheqëse nga qendra dhe ato komunale, si dhe qytetarë të shumtë.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë në 12-vjetorin e Betejës Koshares, se lufta çlirimtare e popullit tonë është shquar për drejtësi e pastërti, andaj askush dhe kurrë nuk do të arrijë ta njollosë atë.
“Tani radhën e ka guximi, vendosmëria dhe këmbëngulësia politike e të zgjedhurve tanë, për t’i kultivuar e mbrojtur vlerat çlirimtare nga kushdo që tenton t’i nëpërkëmbë ato”, ka thënë ai.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka ka thënë se luftëtarët e Koshares kanë qenë ata që shemben muret e një ndarje të padrejtë një shekulloret në mes të Shqipërisë së Kosovës, ndërsa deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka thënë se Beteja e Koshares është një nga kapitujt më të fuqishëm të luftës sonë për liri.
Një fjalë rasti ka mbajtur edhe njëri nga protagonistët kryesorë të kësaj lufte Anton Quni.
“Ditët e Shqipes” përfshijnë tri manifestime kryesore shënimin e 9 prillit, datës kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, 11 prilli, dita e rënies së Heroit të Kombit Agim Ramadani, dhe 19 prilli, dita e rënies së Heroit të Kombit Sali Çeku.
Beteja e Koshares, e njohur si aksioni “Shigjeta” është zhvilluar nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë betejë ranë dëshmorë 114 luftëtarë të UÇK-së.
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi Empty Re: Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi

Mesazh nga Gur Kepi Wed Apr 13, 2011 8:02 am

Sistemi komandues dhe reflektimi strategjik në Koshare
Bahri M. Gashi

http://www.botasot.info/mesme/12Agim%20.jpg

Operacioni luftarak i Koshares dhe sinkronizimi praktik i luftës në terren tregoi se si arrihet suksesi luftarak.
“Nga vlerësimi i përgatitjes profesionale, teknike dhe luftarake, vëzhgimit të detajuar të forcave të armikut, moralit të lartë ushtarak dhe motivit për luftë, Shtabi i Grupit të Tretë Operativ nën udhëheqjen e shefit të shtabit Agim Ramadani, përpiloi planin operativ për heqjen me luftë të kufirit, të cilin e miratova unë (Rrustem Berisha) si komandant i këtij formacioni,...Vendim ky të cilit, jo vetëm se nuk i parapriu asnjë urdhër konkret nga cilado instancë që thirrej në drejtimin e luftës, por vjen nga vetë fakti që si ushtarak të organizuar në formacione të rregullta ushtarake iu futëm luftës që në qershor të vitit 1998 me veprim në rajonin e gjerë të fshatrave të Junikut ( Gjocaj, Jasiq, Voksh etj.)....
Krijimi i sistemit modern komandues
Në kuadër të UÇK-së lufta si tërësi dhe plani operativ për thyerjen e kufirit të Koshares në veçanti, do të duhej të cilësohet në doktrinën ushtarake të UÇK-së si filozofia praktike e konceptit të strategjisë së “betejës së madhe”. Ngase luftërat praktikisht fillohen dhe fitohen nëpërmjet betejave të koordinuara më parë, po aq sa mund të fitohen edhe nën ritmin luftarak të “betejave të asgjësimit” dhe sipas parimit të efektit domino, kështu diktohet në literaturën ushtarake. Operacioni luftarak i Koshares dhe sinkronizimi praktik i luftës në terren tregoi se si demonstrohet dhe arrihet kjo shkallë e suksesit luftarak në frontet e luftës në Koshare.
Sistemi komandues ushtarak në aspektin praktik dhe teknik ka funksionuar në mënyrë lucide në hierarkinë komanduese të “Brigadës 138 - Agim Ramadani” në luftën e Koshares, duke pasur parasysh shumë elemente, të cilat faktorizuan efektet e këtyre raporteve të sistemit komandues dhe të të komanduarve.
Strategët e luftës dhe të planit për heqjen me luftë të kufirit të Koshares si heronjtë Agim Ramadani, Sali Çekaj, pastaj komandanti Rrustem Berisha, Anton Çuni, Hysen Berisha etj, po këta janë edhe hartuesit e sistemit komandues të brigadës, të cilët me profesionalizmin e tyre ushtarak krijuan edhe sistemin komandues modern të koordinimit të roleve dhe përgjegjësive brenda faktorit ushtarak të brigadës dhe ecurisë së mëtutjeshme të luftës çlirimtare.
Konceptet e tilla ushtarake në kuadër të brigadës tani veç ishin të formësuara dhe duke u plasuar te ushtarët e mobilizuar për përgatitjen maksimale dhe marrjen e njohurive përkatëse të luftës.
Ky sistem i komandimit fillimisht hyri në funksion për vet hartuesit e tij, pra për eprorët e lartë ushtarak, barra e të cilëve ishte njohja dhe aplikimi duke e demonstruar dhe duke e bërë të ditur praktikisht me formimin e njësive sipas hierarkisë që përmbante ky sistem dhe si i tillë filloi edhe funksionimi dhe zgjerimi i mëtutjeshëm i tij.
Kuptimi i thekseve dhe përmbajtjes së konceptit të arsyeshëm të komandantit të “Brigadës 138 - Agim Ramadani”, Rrustem Berishës, lejon të kuptohen edhe elementet më të ndërlikuara të saj. Ky definicion tani i njohur nga luftëtarët e brigadës është justifikimi më i drejtë i mundshëm, që në vete përcakton të gjitha dimensionet relevante të asaj periudhe kohore, që nga ’98-ta e deri te formimi i formacioneve të plota ushtarake dhe sistemit të planit operativ për sulmimin e kufirit dhe luftën e lavdishme të Koshares.
Me një fjalë kuptimplote duhet të thuhet se sistemi komandues dhe bartësit e saj, e edhe të luftës së Koshares, demonstruan shkathtësitë dhe profesionalizmin e lartë ushtarak me krijimin dhe fillimin e implementimit të këtij procesi ushtarak e të domosdoshëm për futjen në luftë dhe sulmin e kufirit të Koshares.
Sistemi komandues dhe faza e dytë e zhvillimit operativ – përgatitor
Në kuadër të Grupit të Tretë Operativ, në këtë fazë filloi menjëherë ndarja e detyrave dhe përgjegjësive në mes të eprorëve duke u radhitur në bazë të hierarkisë ushtarake dhe zinxhirit komandues. Komanda e GO3 - shit përbëhej nga komandanti Rrustem Berisha, Kryeshefi i Shtabit Agim Ramadani, ndihmësi i kryeshefit të shtabit Sadri Lokaj - shefi i personelit dhe mobilizimit, Xhafer Gashi shefi për zbulim dhe kundërzbulim, Anton Çuni FK “Delta” komandanti BDV, Afrim Beka shefi i logjistikës, Sali Çekaj njëherazi edhe ndihmës i kryeshefit të Shtabit për moral dhe marrëdhënie civile-ushtarake. Ndërsa, eprorët e tjerë ushtarak ishin të ndarë sipas gjinive të tyre: Adem Dahiri ishte i pozicionuar në operativë, Isuf Haklaj komandant i policisë ushtarake – PU-së, Skënder Hasanxhekaj dhe Hysen Berisha në formacionet e këmbësorisë, Skënder Rexhahmetaj, komandant i bërthamës së njësisë tankiste, Sabahate Tolaj në kompaninë e logjistikës për furnizim të njësisë, eprorët Gani Gjuraj, Abaz Thaçi e Musa Dragaj në misionin e logjistikës, Naser Vllasi në njësinë vëzhguese, Feriz Tërzhnjeva në kompaninë e topave 75 mm, Farush Thaçi në Baterinë e artilerisë - mortajave, Musa Gjakova në kompaninë e xhenios, etj.
Baza ushtarake e UÇK-së e njohur si Qendra Stërvitore Ushtarake QSU në Papaj, përtej kufirit të Koshares në drejtim të Tropojës së vjetër, ishte reparti ushtarak në të cilin vazhduan aktivitetet e menjëhershme dhe të përditshme të Grupit Operativ të Tretë, i njohur si GO3-shi. Në përbërjen e këtij grupi ishin të radhitur emrat e njohur të luftës së Koshares, si komandantët e saj të shquar, po ashtu edhe ushtarë dhe luftëtarë të tjerë meritorë.
Këto arritje po realizoheshin në fazën më kulmore të përgatitjeve dhe kjo lejon të kuptoj se ishte vënë në funksion të plotë, i tërë efektivi i sistemit komandues dhe orvatjet 24 orëshe për realizimin e tij.
Domethënë varshmëria e sistemit komandues ka qenë e ndërlidhur ngushtë me vullnetin e madh të ushtarakëve të lartë të brigadës dhe ushtarëve të disiplinuar të saj. Mund ta imagjinoni sikur të ishit dëshmitarë dhe përjetues të fazës së implementimit të sistemit komandues të brigadës, duke parë zellshmërinë dhe përkushtimin më të madh të parë ndonjëherë se si organizohej jeta ushtarake e çlirimtarëve në përgatitjet e tyre për arritjen e lirisë së atdheut.
Kjo periudhë më vonë u përcaktua si faza e dytë e zhvillimit operativ të GO3 - shit në QSU-në në Papaj, duke qenë modeli superior i intensifikimit për futjen në “betejën e madhe”, në operacionin luftarak të Koshares.
Sistemi komandues dhe reflektimi strategjik i formacioneve të brigadës, tani po merr kuptimin e fazës përfundimtare të përgatitjes dhe përcaktimin për fillimin e sulmeve ushtarake tokësore nga trupat e UÇK-së, kundër potencialit të grumbulluar të makinerisë ushtarake të forcave pushtuese serbe në zonën e gjerë të kufirit me Kosharen. Aty ndodheshin të koncentruara forca të mëdha të njësive ushtarake të gjinive dhe armëve të rënda, të dislokuar që prej kohësh kur kishte filluar lufta çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ishte pengesa kryesore e misionit të logjistikës për furnizimin e armëve në zonat e luftës brenda territorit të Kosovës. / Vijon
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi Empty Re: Si u thye kufiri shqiptaro-shqiptarë Bahri Gashi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi