Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DESHMORET E MAJIT 1998, BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI-Poezi nga dëshmori BAHRI FAZLIU

Shko poshtë

DESHMORET E MAJIT 1998, BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI-Poezi nga dëshmori BAHRI FAZLIU Empty DESHMORET E MAJIT 1998, BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI-Poezi nga dëshmori BAHRI FAZLIU

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 12:27 am

DESHMORET E MAJIT 1998, BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI-Poezi nga dëshmori BAHRI FAZLIU 198215_136060903130545_100001799075412_203705_7718917_n

DESHMORET E MAJIT 1998, BAHRI FAZLIU DHE AGRON RRAHMANI

Le ta degjojme vete Bahri Fazliun me poezine e tij te pavdekshme:

TË GJALLËVE

Nëse dëshironi të dini për jetën e dëshmorëve,
mos kërkoni nëpër libra,
aty s’ështe jeta e tyre, ështe jehona e saj.

Nëse dëshironi te dini si jetuan deshmorët,
mos shkoni në shtepitë e tyre,
shikoni robërinë tuaj.

Nëse dëshironi të dini me sa zjarr dashuruan dëshmorët,
mos ndiqni gjurmët e dashurisë së tyre,
ato janë flutura që s’kapen dot.

Nëse dëshironi të dini këngën e dëshmorëve,
mos thërrisni këngëtarin,
do të pendoheni nga tingujt e zbrazët.

Nëse dëshironi të dini amanetin e dëshmorëve,
mos pyesni kë kishin afër në çastin e fundit,
secili prej nesh ka qenë prezent.

Nëse dëshironi ti nderoni dëshmorët,
mos shkoni tek varret e tyre për të vendosur lule,
lulet do tu vyshken në dorë.

Nëse……………………….
Cdo gjë që u intereson të dini për dëshmorët,
ecni në rrugën e tyre,
aty do të gjeni gjeninë e tyre.

Solli për publikim:Ramadan Emini
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi