Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Promovohet një libër i ri për Faik Konicën

Shko poshtë

Promovohet një libër i ri për Faik Konicën Empty Promovohet një libër i ri për Faik Konicën

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 13, 2011 9:12 pm


Promovohet një libër i ri për Faik Konicën



Promovohet një libër i ri për Faik Konicën 13konica%20kryesorGazetari i “Zërit të Amerikës”,. Ilir Ikonomi, më 15 prill do të bëjë promovimin e librit të tij “Konica, jeta në Uashington”, botim i shtëpisë botuese “Onufri”.


Ky libër është një vështrim origjinal dhe mjaft interesant mbi jetën e një prej intelektualëve të shquar të Shekullit XX, Faik Konicës. Uashingtoni ka luajtur një rol të madh në aktivitetin e tij patriotik në dobi të Shqipërisë dhe pikërisht mbi këtë periudhë të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së Konicës është ndalur z. Ikonomi, në librin e tij që do ët promovohet më 15 prill në Tiranë.

-Mendoj se ky libër i vë gjërat në kontekst. Ka një etje të madhe për të mësuar rreth Faik Konicës por ajo që është ofruar deri tani ka qenë një informacion i copëzuar: një artikull këtu, një ese aty, një kuriozitet këtu e një dokument aty, thorë autori në një intervistë për Gazetën 55. Këto pjesë nuk kanë qenë të lidhura mirë në një tërë, në një histori të vetme të Konicës si personalitet i shumë dijeve. Ky libër është një përpjekje për të na e dhënë Konicën në sfondin e kohës kur jetoi dhe për më tepër në kryeqytetin amerikan, Uashington, ku ai ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë për 13 vjet me radhë.

Kam zgjedhur një mënyrë të rrëfyeri që nuk e lodh lexuesin. Të japësh një histori plot data dhe ngjarje, kjo ndonjëherë bëhet joshëse për autorin që, me fjalë të mëdha, të huaja dhe të ngatërruara, përpiqet t’i tregojë lexuesit se sa di. Kjo më është dukur gjithnjë e neveritshme sepse libri nuk shkruhet për autorin prandaj unë ndoqa një rrugë tjetër. Në çdo paragraf, në çdo faqe që kam shkruar, kam pyetur veten nëse lexuesi do ta pranojë rrëfimin tim apo do ta lëshojë librin nga dora dhe do të hapë televizorin. Prandaj në libër dokumentacioni historik thyhet aty-këtu me episode interesante nga jeta e Faikut në Uashington. Jo thjesht me kuriozitete por me fakte të një natyre tjetër, më personale, të cilat janë vazhdim i rrëfimit të historisë por që e mbajnë lexuesin të përqendruar. Në të vërtetë, dëshira ime ka qenë që, duke lexuar këtë libër, njeriu të krijojë një përfytyrim të plotë dhe jo fragmentar për gjithë sfondin historik mbi të cilin pikturohen ngjarjet.

Do të përpiqem t’ju shuaj vetëm një pjesë të kureshtjes. Mendoj se është hera e parë që shkruhet me kaq imtësi për jetën e Faikut në Uashington. Pjesa më e madhe e dokumenteve që janë përdorur për të bërë këtë libër janë të panjohura. Këto fillojnë që nga hollësi të tilla më pak të rëndësishme si faturat e legatës shqiptare në Uashington, që më ndihmuan të krijoj një përfytyrim të saktë mbi buxhetin dhe rrjedhimisht mbi jetëm materiale të Faikut, e deri te komunikimet e tij me Departamentin e Shtetit, disa prej të cilave mjaft konfidenciale, siç janë ato që lidhen me Fan Nolin. Për shembull, gjatë një periudhe rreth dhjetëvjeçare, Faiku me Nolin, këto dy figura kryesore të komunitetit shqiptar të Amerikës, kanë zhvilluar një luftë të ashpër, e cila ka qenë lënë thuajse në hije, me qëllimin e mirë për të mos “prishur” imazhin e këtyre dy heronjve tanë. Eshtë folur më shumë për miqësinë mes tyre, duke filluar nga viti 1937 e deri në vdekjen e Faikut më 1942. Por ne nuk jemi fëmijë që të na fshihen gjërat. Lexuesi mund të befasohet kur të njihet me hollësi të reja të asaj që deri më sot është quajtur thjesht “polemikë mes Faikut dhe Nolit”. Dokumente të tjera që i kam zbuluar nëpër arkiva sqarojnë gjithashtu marrëdhëniet e Faikut me ambasadën e Italisë fashiste në Uashington dhe se si ai në thelb u përpoq të shfrytëzonte italianët për të bërë publike pikpamjet e tij se Epiri ka qenë gjithnjë shqiptar e se Çamëria e vise të tjera duhet t’i riktheheshin Shqipërisë. Dokumente të tjera që botohen gjithashtu për herë të parë sqarojnë pozitën e Faikut ndaj Mbretit Zog, të cilin e ai e mburrte në publik por vetëm në publik. Këto kanë qenë marrëdhënie tepër komplekse por për fat të keq, në të kaluarën, nga mosnjohja e fakteve, janë paraqitur në mënyrë të thjeshtëzuar dhe naïve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi