Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në tri qytete të Zvicrës promovohet libri „Agimi i lirisë”

Shko poshtë

Në tri qytete të Zvicrës promovohet libri „Agimi i lirisë” Empty Në tri qytete të Zvicrës promovohet libri „Agimi i lirisë”

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 7:55 pm


Në tri qytete të Zvicrës promovohet libri „Agimi i lirisë”

Në tri qytete të Zvicrës promovohet libri „Agimi i lirisë” 6AgimRamadani


Figura madhore e heroit kombëtar Agim Ramadani ditëve në vijim do të kurorëzohet edhe me promovimin e librit me titull „Agimi i lirisë” në tri vëllime nga autori Ibrahim Kadriu. Promovimi i parë organizohet nga Shoqata Bashkimit Intelektual Shqiptar në Zvicër më 13 maj 2011 në orën 19:30 në Eymattstrasse 2b/3027 Bernë.

Sipas programit pas përshëndetjes nga Abas Fejzullahi , kryetar i BISHZ-së me vështrime pritet të paraqiten Skënder Buçpapaj, ndërsa që me vështrime kritike sipas programit do të paraqiten Skënder Buçpapaj, Vaxhid Sejdiu dhe Lebit Murtishi. Ndërsa fjalë rasti do të mbajë edhe autori i monografisë, Ibrahim Kadriu. Nga Kosova pos familjarëve të heroit do të marrin pjesë edhe bashkëluftëtarët Feriz Trezhnjeva, Rrustem Berisha, Anton Quni e tjerë.

Promovimi bëhet edhe Gjenevë në organizim të Universitetit shqiptar si dhe në Höri – Bülach të kantonit të Cyrihut në organizim të Ansamblit të këngëve dhe valleve „Vatra“ të Bylahut. Sipas ftesës së Nexhmedin Isufit, Drejtor i ansamblit „Vatra“ , Manifestimin kulturor dhe artistik “Pasdite solemne kushtuar Heroit të Kombit Agim Ramadani“ do të mbahet nën udhëheqjen artistëve Liri Lushi e Arsim Berisha. Me këtë rast pos përveç programit artistik, do të bëhet edhe promovimin e librit „Agimi i lirisë” të shkrimtarit Ibrahim Kadriu, ku do të marrin pjesë edhe familjarët dhe bashkëpunëtorët e bashkëluftëtarë e heroit, si dhe krijues nga diaspora. Kjo pasdite kulturo- artistike do të mbahet më datën 15 maj 2011 nga ora 14:00 në adresën : Glatthalle Schulhausstrasse 15 8181 Höri – Bülach. (R. R. )



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi