Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyseni: OKB-ja t’i jap fund misionit të UNMIK-ut

Shko poshtë

Hyseni: OKB-ja t’i jap fund misionit të UNMIK-ut Empty Hyseni: OKB-ja t’i jap fund misionit të UNMIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 23, 2009 11:36 pm

Hyseni: OKB-ja t’i jap fund misionit të UNMIK-ut

Ramiz Bojaj e Shqipe Osmani
Në seancën e fundit të KS të OKB-së për Kosovën, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, duke përshkruar progresin e arritur në Kosovë, akuzoi Serbinë për bashkëpunim me strukturat kriminale dhe ilegale në veri.
Hyseni: OKB-ja t’i jap fund misionit të UNMIK-ut Sh_b

Hyseni: OKB-ja t’i jap fund misionit të UNMIK-ut --Council
“E ardhmja e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor janë integrimet evropiane, bashkëpunimi me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”, tha Hyseni.

Misioni i UNMIK-ut duhet të tërhiqet nga Kosova dhe ta përfundojë misionin në Kosovë, është kërkesa që ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni ia ka drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në debatin e të hënës në Nju-Jork mbi raportin e rregullt tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë.
Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ndërkohë që përshkruajti rrjedhat politike në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008. “Muajin e kaluar, më 17 shkurt, populli i Kosovës ka festuar në mënyrë paqësore dhe shumë dinjitoze përvjetorin e parë të pavarësisë së vendit tonë. Përkundër provokimeve të rënda dhe sfidave që i janë bërë gjendjes së sigurisë, të nxitura nga një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Parlamentit të Serbisë, të cilët u bashkuan për njëfarë seance në Zveçan, ku pavarësisht kësaj situata e sigurisë ka qenë e qetë dhe paqësore gjatë festës sonë nacionale”, tha ministri Hyseni, duke shtuar se dita e pavarësisë ishte një rast i mirë për të hedhur një shikim prapa dhe për të konstatuar të arriturat, përparimin dhe zhvillimet në Kosovë gjatë vitit të parë të pavarësisë. Ai theksoi se që nga debati i fundit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, edhe katër vende të tjera e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Ministri
Sa i përket gjendjes, në Kosovë, ministri Hyseni vlerësoi se Kosova ka pasur mjaft zhvillime pozitive që nga debati i fundit në Këshillin e Sigurimit. “Në muajt e fundit ka vazhduar rinkonfigurimi i UNMIK-ut dhe misioni evropian i rendit dhe ligjit EULEX është vendosur në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, më 9 dhjetor. E kemi mirëpritur shumë vendosjen e EULEX-it dhe derisa EULEX-i po fiton fuqi të plotë operacionale, për arsye shumë praktike dhe pragmatike, kërkojmë përfundimin e misionit dhe të mandatit të UNMIK-ut”, vlerësoi Hyseni, duke shtuar se vendosja e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, në pajtim me mandatin i cili buron nga; Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Pakoja e Ahtisarit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Ligjet e Republikës së Kosovës dhe Plani i Përbashkët i Veprimit i BE-së i 4 shkurtit, mbeten esencial për sigurinë në tërë territorin e vendit. Ai thotë se Parlamenti i Kosovës, ka miratuar një numër të ligjeve të rëndësishme, të bazuara në standardet evropiane, ka krijuar Forcën e Sigurisë së Kosovës. “Me ndihmën e NATO-s po zhvillojmë një forcë të sigurisë nën kontroll civil. Forca e Sigurisë e Kosovës është në të mirë të fqinjëve njësoj si edhe të vendit tonë”, tha Hyseni, duke shtuar se janë promovuar edhe dy institucione të tjera të rëndësishme të Republikës: Këshilli i Sigurisë i Kosovës dhe Shërbimi Kosovar të Inteligjencës.
Duke folur për raportet fqinjësore, ministri Hyseni, theksoi se Serbia nuk ka qenë e dobishme fare në këtë drejtim, sepse ka vazhduar nxitjen dhe përkrahjen e strukturave ilegale dhe kriminale në Veri. “Serbia në mënyrë aktive po punon që të ndalojë qytetarët serbë të Kosovës që të bashkëpunojnë me institucionet të cilat duan t’i mbrojnë të drejtat e tyre, t’u ndihmojnë për t’i zgjidhur problemet dhe për të përmirësuar jetën e tyre. Qeveria serbe përkrah strukturat paralele ilegale, të cilat po i eksploatojnë qytetarët serbë të Kosovës, po u krijojnë konfuzion dhe asnjëherë nuk po u ofrojnë ndihmë ose zgjidhje për problemet e tyre”, tha Hyseni, duke shtuar se situata në Veri mbetet çështje e brengosjes më të madhe, duke shtuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të bashkëpunojnë ngushtë dhe me Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe EULEX-in, për të rivendosur rendin dhe ligjin në Veri. Ai thotë se në Kosovën e re nuk do të ketë vend për urrejtje dhe dhunë. Ndërkaq, shefi i UNMIK-u Lamberto Zanieri, theksoi se misioni i OKB-së në Kosovë, angazhohet për një situatë të qetë e të qëndrueshme në tërë vendin. Ai theksoi se duke u nisur nga takimi i nëntorit të kaluar(raporti i 26 nëntorit 2008) UNMIK-u, ka vazhduar me sukses procesin e rikonfigurimit. “Në muajt e fundit, EULEX-i ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e veta duke u bazuar në rezolutën 12 44. Falë këtij bashkëpunimi, UNMIK-u dhe EULEX-i, kanë bërë qe periudha e rikonfigurimit të përfundojë me shumë sukses”, vlerësoi Zanieri, duke shtuar se UNMIK-u tash pas rikonfogurimit vazhdon t’i përshtatet realitetit të ri bazuar në funksionimin faktik në teren, në kontekst të të cilit nga 1088, persona sa ishin në këtë mision, tashmë janë të angazhuar 49, të cilët do të vazhdojnë kontributin e tyre në bazë të rekomandimeve të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban ki Munit.
“UNMIK-u vazhdon bisedimet për konsolidimin e gjykatës në veri e cila tashmë ka filluar punën, mirëpo bisedimet duhet të vazhdojnë për funksionimin e gjyqësorit në tërë vendin. Gjithsesi duhet biseduar me palët përgjegjëse rreth trashëgimisë kulturore”, tha Zanieri. Një vlerësim të përbashkët për progresin e arritur në Kosovë e kanë dhënë edhe Franca, Austria dhe Anglia. Ambasadori i Francës përkrahu institucionet e Kosovës, duke çmuar të arriturat e përgjithshme të vendit tonë në ngritjen e fushës së sigurisë dhe sundimit të ligjit. “Pavarësia e Kosovës është një shembull i mirë i të arriturave të përgjithshme të këtij vendi evropian, i cili vazhdon zotimin e vet në fushën e bashkëpunimit me BE-së, OKB-në dhe autoritetet tjera ndërkombëtare”, tha ambasadori francez në OKB, në raportin e tij për Kosovën. Ndërkohë, vlerësim pozitiv dha edhe Austria, e cila vlerësoi se misioni i BE-së, ka rol të veçantë për zhvillimet e ardhshme në Kosovë. “Stabiliteti në Ballkan është objektiv i OKB-së dhe BE-së ku e ardhmja e të gjithë njerëzve këtu është perspektiva evropiane”, vlerësoi ambasadori austriak. Ndërkaq, ambasadori londinez vlerësoi se Kosova ka shënuar progres të dukshëm në ngritjen e kapaciteteve të veta shtetërore në të gjitha fushat, mirëpo shteti i ri kërkon përkrahje të vazhdueshme nga të gjitha shtetet e fuqishme në Botë. “Pavarësia është fakt i pakthyeshëm, ku rruga e Evropës është i vetmi segment që garanton paqe dhe stabilitet”, tha ambasadorja britanike Karen Pirs. Raportin e progresit në Kosovës e kanë përkrahur edhe Kroacia, Uganda, Meksika dhe vende tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi