LIRI LUSHI: Së shpejti do ta shkeli Preshevën me "armën" dhe plisin e bardhë të Shote Galicës(Intrevistë)
Faqja 1 e 1

LIRI LUSHI: Së shpejti do ta shkeli Preshevën me "armën" dhe plisin e bardhë të Shote Galicës
INTERVISTË EKSLUSIVE për agjencinë "Presheva Jonë" me aktroren e njohur shqipatre liri Lushi e cila jeton dhe vepron në Zvcër
"E kam nisur karrirën time artistike ende pa i mbushur 12 vjec dhe cuditërisht ne të njejtën pikë ku jam sot , si drejtuese e nje spektakli, pra si nje regjisore e vogël.Eshtë e domosdoshme te pohoj se Shot Galica eshte dashuria ime më madhe..Shota vazhdon të jetë e pranishme në shumë biseda, në shumë takime, e une prej shumë vitesh kam edhe nje emër tjeter më quajne Shote Galica!" thotë në intervistën ekskluzive për Ahjencinë Informative Kombëtare "Presheve Jonë" znj.Liri lushi e cila ¨jeton dhe vepron në ekt vend qe plot jë decenie dhe është drejtuese artistike e Studios për Teatër dhe Film “Aleksandër Moisiu" ne Zürich.
Gjenevë, 15 prill
Projekti eshte i lidhur me temën e cila ka përfshirë këto kohët e fundit komunitetet e ndryshme ne Zvicer: Integrimin. Femijet e huaj kane te drejtë jo vetem te ënderrojne , ëndrrat e tyre duhet të bëhen realitet. Studio mban emrin e të madhit "Aleksandër Moisiut", pasi që ai na perfaqesoi besnikërisht ne boten gjermanofolese duke shkeqyer si brilant e duke qene i preferuari i Max Reinhard , njerit prej regjizoreve te medhenj te atyre kohrave....thotë fillimisht në bisedën për agjencinë tonë aktorja jonë e amdhe Liri lushi.
Liri Lushi: Edhe në Zvicër e kudo që shkojë më shoqëron "Shote Galica"
Presheva Jonë: Fillimisht znj.Lushi mund të na e jepni letërnjoftimin e juaj , kush është ajo goca e re, e bukur me gërsheta dhe plisë të bardhë tek drama «Gërsheti i luftëtares ». Sikur t'ju intervistoja para 20 vitesh sigurisht do të bisedonim me ju si kengetare,aktore teatri dhe filmi , sikur t'ju intervistoja para 10 vitesh do të bisedonim perseri per te gjitha sa numeruam por plus dhe si drejroreshë artistike e Studios për Teatër dhe Film “Aleksandër Moisiu" ne Zürich.Po tash e nderuar për cka të bisedojmë me ju, prej nga t ja nisim apo për gjitha nga pak?
LIRI LUSHI: E kam nisur karrirën time artistike ende pa i mbushur 12 vjec dhe cuditërisht ne të njejtën pikë ku jam sot , si drejtuese e nje spektakli, pra si nje regjisore e vogël, më pas kam vazhduar të jem ne skene si kengetare , aktore, moderatore e tani si pedagoge teatri dhe drejtuese artistike e studios A.Moisiu ne Zürich. Më është dukur teper domethenese të jap nga eksperienca ime per brezin e ri. Ne vazhdojme tek të rinjet dhe si popull jemi të lidhur me fëmijët.
Presheva Jonë: Pra, mund të na thoni dicka mbi fillimin e karrierës në aktrim, meqë keni nisur në dërrasat e teatrit..Si u "dashuruat" me aktrimin.. ?
LIRI LUSHI: Arti perpara se të jetë dashuri dhe talent eshte punë. Kerkon një perkushtim të pakufi. E famshmja formule një perqind Talent dhe 99 perqind Punë degjohet qe në ditët e para në akademinë e arteve. Suksesin tim u a dedikoj prinderve te mijë, te cilet me mesuan , sa ishin ne këtë jetë, ta dua punen! Pra dashuria per punën i hap dyert e teatrit dhe te filmit.Sigurisht e shoqeruar nga prirja ne këtë fushë , talenti pra.
Presheva Jonë: Mirënjohjet lavdrata dhe rolet, prezantimi i juaj në skenë, para publikut në ekran.?
LIRI LUSHI: Te gjitha sa numëruat ma kanë zbukuruar jetën, nuk di të them se si do të më dukej jeta pa skenën dhe publikun.Por, per ti arritur te gjitha më është dashur shumë mund e sakrifice , përkushtim !
Presheva Jonë Mund të na veconi, shkëputëni ndonjë rol interesant, përshtypje, mbrese nga karriera e juaj?
LIRI LUSHI: Eshtë e domosdoshme te pohoj se Shot Galica eshte dashuria ime më madhe.. Shota vazhdon të jetë e pranishme në shumë biseda, në shumë takime, e une prej shumë vitesh kam edhe nje emër tjeter më quajne Shote Galica! Prandja, edhe anjo më shoqëron kudo në Zvcër dhe kudo që shkojë në manifestime ditë apo përvejtore kombëatre shpallje të shteve tona kam me vete kostumet e Shotë Galicës..nganjhere kur qanta nuk ma zen plisin atë e vej edhe në qytet në banhohove apo aeroporte ndërkombëtare, jam krenare që jam pjesë e kombit tonë. Eshtë nje dhuratë e mrekullueshme! Së fundi kam interpretuar nje fragment nga ky rol me 9 prill 2011, me rastin e përkujtimit te demostratave: pra pas 30 vjtësh përsëri me Shoten ne skenë. Ishin si të them, po ato emocione si nga une po ashtu edhe nga spektatorët.Ndjenja që më krijoji duratrokitja e spektatorëve të them të drejten më ka tronditur dhe kësaj here isha nje perzierje e Shotes dhe Lirise njehëresh në skenë. Në vitin 81 interpretoja në turne këtë rol dhe në një bisedë me autorin e drames Avni Mulaj, nje intelektual i mirëfilltë tropojanë dhe nje shok e mik i paharruar, folem per demostratat dhe atë mbremje vendosëm tua dedikojmë te rinjëve të vrarë në demostrata këtë shfaqje.Emocionet e para nje jave ne skenë me Shote Galicen më ngjanë me emocionet e asaj kohe. Po ashtu mund të them edhe dicka krejt të freskët , me dt 2 prill kam interpretuar Elektrën e Eskilit nga Triologjia e tij Orestia dhe nuk do ti harroj më kurrë syte e miqëve të mi që ishin në sallë! Ata ishin një mrekulli që nuk besoj se do të kisha mundësi ta thosha me fjalë, ishin Magji! Pra pa kete magji që quhet spektatorë, që
më shoqëroi e më shoqëron kur jam në skenë nuk do të mund të isha kjo që jam.
Presheva Jonë: Nga Tirane në Zvicër si ndodhi ? Pse zgjodhët bash Zürichun e Zvicrës ?
LIRI LUSHI: Njeriu kërkon më të drejtë të gjej atë cka më shumë atij i shërben ne jetë,të ketë nje siguri më të madhe për të.pra per jeten . Ne momentet kur u largova nga Shqiperia , Zvicra e garantonte një siguri te tille. Për sa i perket Zürichut do te thosha qe gjuha gjermane tërheq, përbën nje sfidë dhe po të arrish ta përvetësosh atë i krijon vehtes mundësi tëmedhaja njohje, pasi e dimë qe kollosë te mëdhej ne fushën e letërsisë, dramës , psikologjisë kane shkruar ne gjuhën gjermane.Kush ka pasur kenaqesinë te lexojeë në gjermanisht veprat e tyre e di me mirë këtë gjë.Kjo gjuhë është pikerisht per kete e bukur, pasi te jep mundësi te kuptosh hollësisht se per cfare finiturash flitet, sidoqoftë mendoj se është verteteë një gjuhë e bukur por edhe e veshtirë.
Presheva Jonë: Tiranën, Shqipërinë e lat ashtu sic e lat ..Jeni e kënaqur me zhvillimet e fundit dhe cfarë do t'i dëshironit asaj ?
LIRI LUSHI: Kur je i dashuruar me dicka, sido qe te jete te duket e bukur! Une e dashuroj vendin tim! Ndryshimet jane prezente dhe me kalimin e kohes Shqiperia do ti ngjajë modeleve qe ka perreth si p.sh Zvicrës. Ne kete gje dua te besoj.Kam njohur e takuar shume njerez por si njerzit e vendit tim ende nuk gjeta! Inteligjentë, bujarë, te bukur, natyra me ta nuk eshte kursyer!
Presheva Jonë: Sic e dini Presheva (Kosova Lindore) janë të vetemet territore shqiptare që ende gjenden nën administrimin e serbise. Keni dëgjuar për keto vise, keni qenë apo ju ka shkruar mendja ndonjëherë për tä vizituar apo dalur para publikut me ndonjë prezentim apo ndoshta në të ardhmen do të bënit ndonjë projekt ?
LIRI LUSHI: Kosova Lindore dhe problemet e sajë bejnë pjesë ne shqetsimet e gjithë shqiptarëve. Nuk kam qënë ende atje por e shoh si një gjë jo të largët të jem një ditë dhe po ashtu i jeni afruar sadopak me pyetjen tuaj projketeve qe kemi ne si qender ,pasi eshte e vertete qe eshte folur ne kryesine tone per projekete qe kane te bejene me Kosoven Lindore.Me shume nuk mund te them pasi ende nuk jane gjerat te definuara por ja qe ju goditet ne shenje me pyetjen!
Jeta e artistve ne Zvicer mes endrrave dhe zhgendrrave
Presheva Jonë: Në ju ka shpëtuar Presheva, sigurisht në Kosovë keni qenë, mbresat dhe takimet ?
LIRI LUSHI: Po, Kosoven e kam vizituar shpesh. Për pavaresinë e sajë, njohjen si shtet mund te them se ne, te gjithe shqipetarët jemi te lumtur e krenare.Kosova e ka merituar te jete zot ne trojet e veta, per këtë është derdhur shumë gjak!
Presheva Jonë: Tash në Zvicër jeni me femijet tuaj. Shpesh kur vijnë mysafirët në këtë vend, i pyesim si po të duket Zvicra me mirë këtu apo atje ? Pra, ngjajshëm edhe juve po ju pyes ?
LIRI LUSHI: Kanë kaluar vite që kur jetoj në Zvicër, vajza ime ishte vetëm 10 vjec kur erdhi ketu per herë te parë. E kam pyetur nje dite : Ani si i sheh ëndrrat, a mund të më thuash,?Ajo u mendua dhe tha dicka krejt te cuditshme: ëndrrat i shoh gjermanisht, por ndonjherë kur kam murmuritur në gjume, shoqet e mija me të cilat kam qënë ne dhome me kane thënë se kam thënë dicka në shqip…keto endrra ne te cilat flas shqip une nuk i mbaj mend…Tek ime bije gjeta pergjigjen e pakundershtueshme: ajo ne thellesine sajë është shqipëtare! Shqipëria eshte zemra e cdo shqiptari! E fëmijeve tane po ashtu edhe pse jane lindur e rritur ketu. Shqipetarët kanë një identitet te fuqishem qe u qendroi kohrave. Kanë tradite që kurrë nuk do dijë të crrënjoset.
Presheva Jonë: Këtu në Zvicër me cka merreni sigurisht nuk keni e lënë profesionin as talentin atje në Tiranë, e keni marrur me vete apo ?
LIRI LUSHI: Vazhdoj me kembengulje te jem e lidhur me profesionin tim.
Presheva Jonë: Kam degjuar dhe lexuar besa se këtu në Zvicër keni startuar me m
e një projekt mjaf interesant kulturor “Me shumë se një ëndërr” lancuar në Winterthur. Mund të na thoni ketu dicka më konkretisht znj.Lushi?
LIRI LUSHI: Projekti eshte i lidhur me temën e cila ka përfshirë këto kohët e fundit komunitetet e ndryshme ne Zvicer dhe Zvicren vet : Integrimin. Femijet e huaj kane te drejtë jo vetem te ënderrojne , ëndrrat e tyre duhet të bëhen realitet. Studio mban emrin e të madhit "Aleksandër Moisiut", pasi që ai na perfaqesoi besnikërisht ne boten gjermanofolese duke shkeqyer si brilant e duke qene i preferuari i Max Reinhard , njerit prej regjizoreve te medhenj te atyre kohrave.
Presheva Jonë: Edhe pse jeni « mysafire » e re në Zvicër por sigursiht brenda këtyre viteve keni arritur t’i mësoni, t'i kuptoni shumë gjëra si për nikoqirin ashtu edhe për komintetin shqiptarë këtu, numër ky shumë i madh, ku gjithsesici ka pasur një shkak t’i kthej shpinden vendlindjes, dikush t’i shmanget dhunës e terrorit, e dikush krizave ekonomike e sociale e shumë pak janë të atillë, se kanë dalur për qejfi. Cfarë mendoni shqiptarët ketu sa jane të integruar ?
LIRI LUSHI: Per ne shqipetarët ka pasur dhe ka vështiresi dyfishe . Duhet ne rradhë te parë të përpiqemi e kërkojmë më shumë nga vehtja e se dyti te kerkojmë ate qe te gjithe e gezojne, as me shumë e as me pak,pasi ne te gjitha rastet eshte njesoj: ti s`kerkon dhe askush nuk të jep.Në të tilla kushte sigurisht qe integrimi do të mbetet larg.
Presheva Jonë: Jeni e kënaqur me inkuadrimin, prezentimine e femrës shqiptare sot qoftë në isnitucionet poltike apo kulturore në shoqërinë tonë ? Kosovën duket se nuk mund ta kritikosh pas zgjedhjes së presidentes së re..Në torjet ilire dalngadalë po kthen mbretëresha Teuta ?
LIRI LUSHI: Jam gëzuar shumë kur degjova e lexova se Presidente do te jete nje grua!!!
Dhe ku, ne Kosove!Tani Kosova duket gjithë drite! E kam duartrokitur me shume dashuri kete fakt!Presidentja e zgjedhur zonja Atifete Jahjaga eshte nje vazhdim i bukur dhe prezantimi vlerave te mëtejshme që kurrë nuk i kanë munguar shoqerise sonë ne shekuj: Teuta, Nora e Kelmendit , Zhuj Selmani, Shot Galica !
Presheva Jonë: Kur përmnda Teutën më ra ndëremend logoja e agjencisë sonë informative kombëare "Presheva Jonë" cfarë mendoni për agjencinë e cila kohëve të fundit me të madhe citohet nga mediat tona në Shqipëri e Kosovë,madje edhe ndërkombëtare...e vizitoni ndonjëherë për të parë cfarë po ndodhë në atë kend të shqiptarisë ?
LIRI LUSHI: Ka shume gazeta dhe sigurisht forma te ndryshme për ti prezantuar e bëreë ato me te afërta me publikun. Kodi i vecante për mua ishte logoja qe ju keni me mbretereshen TEUTA. Mbretereshes Teute i kam thene cdo dite, 20 vjet me rradhe MIREMENGJES!Perballe shtepise sime ne Durres, vetem ne nje distancë prej 200 metrash qendron busti i sajë mbi bankën e shtetit , pranë portit detar. E kam luajtur rolin e Teutes tek monodrama sipas librit „Vdekja e nje mbretereshe“.Kam lexuar e shfletuar shume per të interpretuar kete rol. E shoh me vlerë të vecantë punen qe grate dijne te bejen per shoqerinë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR....
» Fatos Lubonja: Liri e medias apo liri e shprehjes?
» Edi Gashi: UNË JAM ME JU SHOTË GALICA
» Bedri Tahiri: Beteja e fundit e Azem Galicës
» INTREVISTE E FATMIR SEJDIUT DHENE ID MAGAZIN:PO KTHEHEM

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi