Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR....

Shko poshtë

LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR.... Empty LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR....

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 3:38 pm

28 qershor 2009


LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR....

NGA FLORI BRUQI,PRISHTINË

Liri Lushi është aktore shqiptare e lindur në Tiranë, Shqipëri ne 1954. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.
Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.
Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.
Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.


LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR.... 1
Liri Lushi

Renditet në elitën e aktorëve shqiptarë. Me rolin e Shote Galicës ajo u bë ikonë për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Me rolet e tjera si Hera, Dorina, Nora, Lady Ana, Mariana Pineda, Mbretëresha Teuta, ajo i vërtetoi edhe më tej publikut se është një artiste e lindur.

LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR.... 0035

Filmografia



  • 1977 – Prometeu i lidhur (Regjisor Pirro Mani) – Roli - Hera
  • 1977 – Kush hidheshin themelet ( Regjisor Vangjush Furrxhi ) Roli – Laja
  • 1978 – Të isha njëzet vjeç ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli – Centralistja
  • 1978 – Gërsheti i luftrave ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Shote Galica
  • 1979 – Dorina (Regjisor: Kadri Pirro) – Roli - Dorina
  • 1981 – Netë tragjike amerikane ( Regjisor: Spiro Urumi) Roli – Enxhi
  • 1985 – Serafina Topia ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Serafina Topia
  • 1986 – Shi në plazh ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli –
  • 1987 – Telefon në mesnatë ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli -
  • 1987 – Mariana Pineda (Regjisor: Drita Agolli) – Roli – Mariana Pineda
  • 1989 – Monserati ( Regjisor: Foto Vogli) – Roli – Nëna
  • 1991 – Rikardi i tretë – ( Regjisor: Agim Qirjaqi) – Roli – Lady Anna
  • 1993 – Vdekja e një mbretëreshe ( Regjisor: Foto Vogli, Ludmill Çakalli) Roli – Mbretëresha Teuta
  • 1995 – Ishulli i çmendur ( Regjisor: Gëzim Kame) – Roli - Kurtizanja
  • 1995 – Tre burra kërkojnë një grua (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Aktorja
  • 1996 – Mirandolina (Regjisor: Haxhi Rama) - Roli Mirandolina
  • 1997 – Kolltuku (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli - Moderatorja
  • 1997 – Këngë dashurie me korba ( Regjisor: Bashkim Hoxha) – Roli Zana
  • 1998 – Kosova djep Lirie (Skenari dhe regjia: Agim Doçi, Alqi Boshnjaku)
  • 2000 – Shtëpia e kukullës ( Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Nora
  • 2008 - Elegji për Teutën ( R.Qosja, M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) Roli - Teuta
  • 2008 - Bakantet e Euripidit (Versioni i Roul Schrott) Roli - Agave

  • Regji




  • Teater




    • 1977 – Prometeu i lidhur (Regjisor Pirro Mani) – Roli - Hera
    • 1977 – Kush hidheshin themelet ( Regjisor Vangjush Furrxhi ) Roli – Laja
    • 1978 – Të isha njëzet vjeç ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli – Centralistja
    • 1978 – Gërsheti i luftrave ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Shote Galica
    • 1979 – Dorina (Regjisor: Kadri Pirro) – Roli - Dorina
    • 1981 – Netë tragjike amerikane ( Regjisor: Spiro Urumi) Roli – Enxhi
    • 1985 – Serafina Topia ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Serafina Topia
    • 1986 – Shi në plazh ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli –
    • 1987 – Telefon në mesnatë ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli -
    • 1987 – Mariana Pineda (Regjisor: Drita Agolli) – Roli – Mariana Pineda
    • 1989 – Monserati ( Regjisor: Foto Vogli) – Roli – Nëna
    • 1991 – Rikardi i tretë – ( Regjisor: Agim Qirjaqi) – Roli – Lady Anna
    • 1993 – Vdekja e një mbretëreshe ( Regjisor: Foto Vogli, Ludmill Çakalli) Roli – Mbretëresha Teuta
    • 1995 – Ishulli i çmendur ( Regjisor: Gëzim Kame) – Roli - Kurtizanja
    • 1995 – Tre burra kërkojnë një grua (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Aktorja
    • 1996 – Mirandolina (Regjisor: Haxhi Rama) - Roli Mirandolina
    • 1997 – Kolltuku (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli - Moderatorja
    • 1997 – Këngë dashurie me korba ( Regjisor: Bashkim Hoxha) – Roli Zana
    • 1998 – Kosova djep Lirie (Skenari dhe regjia: Agim Doçi, Alqi Boshnjaku)
    • 2000 – Shtëpia e kukullës ( Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Nora
    • 2008 - Elegji për Teutën ( R.Qosja, M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) Roli - Teuta
    • 2008 - Bakantet e Euripidit (Versioni i Roul Schrott) Roli - Agave


    vijon


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR.... Empty Re: LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR....

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 3:39 pm

LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR.... Attachment


(Sofokli Afezolli, drejtor i teatrit "Aleksandër Moisiu", Durrës, Shqipëri)


Liri Lushi është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit.
Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj.

Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.

Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe kryerole gjithmonë të duartrokitura.


Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Zürich të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.

Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.



Mars 2004 –

Krijohet studio e Teatrit dhe e Filmit "Aleksandër Moisiu" nga aktorja e mirënjohur shqiptare Liri Lushi në bashkëpunim me kolegët Skënder Tafaj, Ivan Siegenthaler, Viktor Zeithammer , Meriona Telo, Ibrahim Avdyli, Llukman Halili . Në kuadër të proçesit mësimor realizohet komedia " Pleshti" e mbështetur në poemën satirike "Pleshti dhe Xixëllonja " nga Dritëro Agolli, përshtatur për skenë nga Liri Lushi.

14 Janar 2005 –

Nën drejtimin e pedagoges Liri Lushi studentët e Studios së Teatrit dhe Filmit "Aleksandër Moisiu" dhanë premierën "Flaka e Janarit" në Olten, CH.



21 Mars 2005 -

Në takimin ndërkombëtar "Lule për Moisiun" me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së aktorit shqiptar me famë botërore Aleksandër Moisi, Studio e Teatrit dhe e Filmit e cila mban emrin e aktorit të madh , u paraqit me spektaklin "Planeti Moisi", një prezantim shumë galant, punuar nga Bardhyl Kosova dhe Liri Lushi.

02 Tetor 2005 –

Mes duartrokitjesh të zjarrta përfundon shfaqja-diplomë "Don Zhuani", nga Molier si kurorëzim i punës një vjeçare të studentëve të Studios së Teatrit dhe Filmit "Aleksandër Moisiu" drejtuar nga pedagogia Liri Lushi.
Interpretuan: Veli Berisha, Fitore Aliu, Ramadan Morina, Ani Kapo, Meriona Telo, Ekrem Zymeri, Taulant Mazrekaj, Armend Krasniqi.


11-17 Nëntor 2006 –

Studio e Teatrit dhe e Filmit "Aleksandër Moisiu" merr pjesë në edicionin e katërt të Festivalit ndërkombëtar të studentëve për film dhe teatër në Prishtinë me dramën "Monserati" nga Emanuel Robles. Interpretuan: Ramadan Morina, Armend Krasniqi, Fitore Aliu, Meriona Telo, Ekrem Zymeri, Ani Kapo, Kreshnik Pepshi, Taulant Mazrekaj, Veli Berisha.


Nëntor 2008 –

Projekti i ardhshëm i studios "Aleksandër Moisiu"është"Elegji për Teutën"


Dhjetor 2008-

Një tjetër projekt është edhe"Bakantet" e Euripidit, versioni i Roul Schrott .


E dashuruar me profesionin e saj, me një autoritet të spikatur fizik, ambicje të palëkunduR profesionale, një zë mexosoprano të ngrohtë dhe të thellë, një potencial të brendshëm, të fuqishëm dhe një intelekt këmbëngulës e kërkues.Një natyrë sa serioze dhe e veçante në krijimtari aq komode dhe e thjeshtë jashtë saj. Nje emër që duhet shkruar me germa të ndritshme dhe të lexohet me rrespekt: LIRI LUSHI.

HAXHI RAMA – Regjisor, mjeshtër i madh i skenës



Eshtë kënaqësi për mua që mund të shkruaj për njeriun, aktoren, gruan dhe padyshim nënën Liri Lushi. Liria plot bukuri bjeshke dhe e talentuar, tejet e re, por me një portret gjithë personalitet dhe me një personalitet gjithë autoritet, kështu e njoha në hapat e parë drejt artit.

Në teatrin shqiptar, e shquar për individualitet dhe të vetëndjerë të posaçëm, veçanërisht në rrolet epike, apo më saktë për personazhet që gati – gati sikur zbrisnin nga legjendat. Ajo dhe në jetë ka gjithçka të ngjashme me fisnikët e Maleve nervozë të Veriut.

”Shote Galica”e saj fill pas mbarimit të Akademise së Arteve të Bukura mbetet në kujtesën e çdo shqiptari kudo në bote e jashtëzakonshme!
Ajo që më bashkoi dhe më njohu më tepër me këtë “dhi të egër“dhe “kaprolle” njëkohësisht ishte koncerti „Kosova djep Lirie“.

Grua fisnike, aktore e nderuar dhe tejet e dashur për mua, që mban emrin kuptimplotë LIRI!

Ajo më linte pa gjumë shpesh, por ama më ka frymëzuar t’i kushtoj Kosovës – krijimet e mia më të mira, në gjithë aktivitetin tim krijues, mbi 45 vjeçar.

AGIM DOÇI - ish Drejtor i TVSH-dega marketing, Poet, Gazetar.



Një perëndeshë krenare me sytë e shqiponjës, llogjikë të mprehtë, inteligjencë superiore dhe talent të rrallë të shkrira me ngrohtësi dhe ndjenjë: të gjitha këto tek një grua e mrekullueshme, LIRI LUSHI!

VITORE VATA – Aktore , Zürich CH


Aktori është gjithmonë në armiqësi me kohën, sepse ajo ikën dhe gjithçka mbetet një kujtim. Por aktorja Liri Lushi në një pjesë të madhe të kohës së vet teatrore pati kundër edhe kohën politike në të cilën luajti teatër. Unë e marr me mend se sa vështirë e ka pasur një aktore e madhe si ajo kur vishte tirqet dhe kapelen e uniformës nëpër role. Por ne të gjithë, nën interpretimin e Liri Lushit, pamë gjithçka që ajo duhej të ishte: Ofelinë, Norën, dhe role të tjera që nuk ja mundësonin artistëve ato vite. Unë e kuptoj edhe intensitetin e Lirisë në këtë kohë të re për të luajtur një galeri të mahnitshme rolesh të tjera: është edhe dëshira për të plotësuar edhe atë mungesë të detyruar të atyre viteve .

Ne të gjithë shohim tek ajo aktoren e madhe në çdo kohë, hijeshinë, në kohë të bukura dhe në kohë që ashpërsonin imazhin e të gjithëve. Liri Lushi edhe pse çdo ditë sjell realizime të reja, tashmë ka zënë një vënd të rëndësishëm në historinë e teatrit shqiptar jo vetëm për realizimet e saj të mrekullueshme, por edhe si një simbol i mbijetesës së artit në kohë të vështira.

BASHKIM HOXHA – shkrimtar, gazetar


Vullkan që të trondit. Gëzim – zhgënjim, dashuri – urrejtje, arrogancë – butësi, mahnitje – dëshpërim: një larmi shekspiriane.
Bota e artit është jeta e saj. Një multitalent.
Burim i pashtershëm mendimesh, idesh.
Humanizëm pa fund, një njeri i madh.
Të bisedosh me të është shkollë, të replikosh me të është një betejë gjithnjë e humbur dhe të ndash skenën me të është magji.
I jam përjetësisht mirënjohëse.

MERIONA TELO - Aktore



Liri Lushi është njëra nga staturat e galerisë së artit kombëtar. Ajo edhe sot kësaj dite me tërë qenien e saj artistike është e dhënë pas artit. Është një figurë e spikatur e Filmit dhe Teatrit Shqiptar.

Të paktë janë njerëzit si Lili, të cilët mbi supet e veta marrin përgjegjësi të tilla në botën e artit, duke shkëlqyer në aktrim dhe duke qenë e afërt me të gjithë brezat.

ZENEL BUZUKU- Gazetar, Moderator



Liri Lushi, aftësinë e saj artistike nuk e ka kufizuar vetëm me lojën e aktores. Në dimrin e vitit 2006 kam patur rastin të përcjell shfaqjen teatrore "Monserati" me regji të Liri Lushit. Loja e aktorëve të rinj thjesht dëshmoi se edhe si regjisore ajo është po aq e suksesshme. Listës së sukseseve profesionale të Liri Lushit do t'i shtoja themelimin e teatrit "Aleksandër Moisiu" në Zvicër.

Ky është një hap i guximshëm, por shumë i gjetur. Në fund të fundit, Liri Lushi është e denjë për të promovuar artin dhe artistët shqiptarë në Zvicër, e pse jo, në botë. "

LINDA BALETA - gazetare/shkrimtare



Ndihem shumë e emocionuar dhe e nderuar tani qe po mundohem të shkruaj diçka për Liri Lushin.

E respektoj dhe e admiroj jashtëzakonisht, atë, punën e saj, gjithçka që ajo ka arritur dhe vazhdon të arrijë çdo ditë, pasurinë që po krijon për gjeneratat që vijnë më pas..

Ajo është një burim frymëzimi, veçanërisht për aktorët e rinj siç jam edhe unë. Eshtë një idhull i imi , krenohem me të dhe me faktin që është shqiptare dhe këtë krenari e bart me vete kudo që shkoj.

Liri Lushi është një grua e jashtëzakonshme! Bukuria dhe talenti i saj janë të rralla por është rruga ku ajo ecën, forca këmbëngulëse, dhe puna e jashtëzakonshme që e bëjnë atë legjendare. Ekzistenca e saj më jep forcë dhe më bën ti ndjek edhe më tej ëndërrat e mija në rrugën e vështirë të artit.

Dëshira ime mbetet ajo që të kem nderin të punoj me të një ditë, të ndaj skenën me të, dhe të drejtohem nga ajo.

Liri Lushi përfaqëson një grua të vërtetë, një artiste, një legjendë.
Nuk do të ketë më një si ajo.

BLERTA GAÇE - Aktore, New York, US


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR.... Empty Re: LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR....

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 3:40 pm

Liri Lushi hat in der Akademie der schönen Kunst in Tirana diplomiert, in der Richtung Schauspielerei. Die künstlerische Karriere hat sie im Alter von dreizehn Jahren angefangen. Da gewann sie den ersten Preis als die beste Interpretin des Monologs” Erzählung über die vier Grenzwächter” von Cakaj Ferat. Die zweite Trophäe erhielt sie in dem Festival 9 in RTSH, dieses Mal als Sängerin.
Danach erhielt sie die ersten Rollen im Film und Theater. Die Rolle von Shote Galica im Drama “Zopf der Kriege”, interpretiert mit höchstem schauspielerischem Niveau, machte sie bei den Albanern auf der ganzen Welt berühmt.
Ihr künstlerisches Leben auf der Theaterbühne “Alexander Moissi”, in Durrës, ist mit ihren interpretierten Rollen und Hauptrollen gross applaudiert worden.
Im Jahr 2000 wandert Liri Lushi mit ihrer Familie nach Zürich, Schweiz aus. Auch dort macht sie natürlich mit der Schauspielerei weiter.
Ihre Leidenschaft und ihre Hingabe bringen ihr Rollen der Schweizer Produktionen: “Strähl” von Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” von Silvia Film Production AG, Zürich, Tag und Nacht (Regisseur Chris Niemeyer /Schweizer Fernsehen)
Seit März 2004 ist Liri Lushi die Direktorin eines Studios für Theater und Film, Sie hat das von ihr erbaute Studio mit dem Namen des grosser albanischen Schauspielers “Alexander Moissi” getauft.

Eine wahre „Fanatikerin“ und hingebungsvolle Vertreterin ihrer Kunst, eine auffällige Autorität, stets professionell. Die warme und so tiefe Mezzosopran-Stimme, mit einem weit tragenden inneren Potential, kräftig, ergreifend. Eine Klugheit, die stets auf der Suche ist und alles geben und alles erstreben möchte. Eine seriöse Persönlichkeit, so bewusst in den eigenen Ideen und mit einer ebenso angenehmen und einfachen Art und Weise, sie umzusetzen.
Ein Name, den man mit goldener Schrift schreibt, mit allem Respekt aussprechen muss : Liri Lushi

HAXHI RAMA – Regisseur, Grosser Meister der Bühne, Durres Albanien

Es ist eine Ehre und besondere Freude, dass ich für den Menschen, die Frau, die Schauspielerin und zweifellos Mutter Liri Lushi schreiben darf.
Liria, eine Persönlichkeit mit Autorität, eine schöne und talentierte Frau So kannte ich sie am Anfang ihrer schauspielerischen Karriere.
Auf der albanischen Theaterbühne bezauberte sie mit ihrer Individualität und selbstgefühlten epischen Spielrolle, was sie beinahe zu einer Legende machte. Auch in ihrem realen Leben hat Sie alles ähnlich den adligen Menschen vom nördlichen Teil der Gebirge.
Nach Beendigung der Akademie für Kunst spielte sie die Rolle „Shote Galice“, welche in guter Erinnerung jedes Albaners in der ganzen Welt bleibt, da sie einmalig war.
Was mich mit ihr verband und mir gleichzeitig verhalf, sie näher kennen zu lernen, war das Konzert „Die Wiege von Kosova“.
Die edle Frau und auch die geehrte Schauspielerin, welche sehr barmherzig ist und den vollendeten Namen trägt: Liri-Freiheit!“
Von meiner besten, 45-jährigen Schöpfung, welches dem Kosovo gewidmet ist, verdanke ich ihr, da ich ihretwegen öfters schlaflose Nächte verbrachte, dafür aber die Inspiration fand.

AGIM DOÇI - Poet, Journalist, Tirana Albanien

Eine stolze Göttin mit Adleraugen, scharfer Logik, überragender Intelligenz und grossem Talent, verbunden mit Herzlichkeit und Wärme, verpackt in einer wunderschönen Frau: LIRI LUSHI!

VITORE VATA – Schauspielerin, Zürich CH

Ein Schauspieler hat die Zeit als Feind, denn sie vergeht und alles bleibt nur noch eine Erinnerung. Die Schauspielerin Liri Lushi hat in Albanien stets großes Theater verkörpert.
Ist schon die Zeit ein Feind, so waren es erst recht die politischen Verhältnisse, die das Theater uniformiert haben. Dagegen stand sie couragiert an. Sie verwirklichte großes Theater, wider die Uniformierung. Ophelia, Nora und viele weitere große Rollen, wir hörten davon, wir gingen hin, wir mussten sie sehen.
Ich kann heute nur zu gut nachvollziehen, was es hieß, Theater wirklich spielen zu wollen und nicht zu dürfen. So ist sie bis heute ihrem Wunsch treu geblieben, neue und spannende Rollen und auch Theaterprojekte zu realisieren, das zu machen, was ihr in all diesen Jahren in der Heimat verwehrt geblieben ist. Wir alle sehen in ihr die Schauspielerin, die mit Recht als „groß“ bezeichnet werden muss, sowohl in den schönen Sommern Albaniens, als auch in den harten Zeiten. Auch weil Liri Lushi so immer wieder Neues verwirklicht, nimmt sie einen bedeutenden Platz in der Theatergeschichte und im Theater der Gegenwart ein, so die wundervollen Interpretationen der jeweiligen Rollen, so auch als Symbol für das Überleben in den schwierigen Momenten unserer Kultur.
Wer aus der Geschichte gelernt hat, hört nicht auf, Brücken zu bauen, so, Liri Lushi.

BASHKIM HOXHA- Ehemalige Direktor von TV- Teuta, Schriftsteller, Journalist, Tirana Albanien

Ein Vulkan, der dich umhaut.
Freude – Enttäuschung, Liebe – Hass, Arroganz – Gutmütigkeit,
Begeisterung - Trauer . Die Vielfalt Shakespeares.
Die Welt der Kunst ist ihr Leben. Ein Multitalent.
Die unerschöpfliche Quelle von Gedanken, Ideen.
Unendliche Menschlichkeit, ein grosser Mensch.
Mit ihr zu reden, ist immer eine Lektion, ein in Gang gesetzter Krieg mit ihr ist immer verloren. Mit ihr eine Bühne zu teilen ist Magie.
Ich bin ihr zutiefst dankbar.

MERIONA TELO – Schauspielerin, Zürich CH

Liri Lushi ist ein Fundament der Galerie für Volkskunst. Auch heute
hat Sie ihr Ganzes der Kunst gewidmet. Sie ist eine ausgezeichnete Figur
des albanischen Films und Theaters.
Menschen wie Liri, die bereit sind, auf ihren Schultern die
Verantwortung der Kunstwelt zu übernehmen, sind Seltenheit, welche
während dem Schauspiel strahlen und dabei allen Generationen nahe
stehen.

ZENEL BUZUKU – Journalist, Moderator, RTV 21 Kosovo/ Radio Free Europe Tschechische Republik

Liri Lushi did not restrict her artistic skills to acting only. In winter 2006 I had the opportunity to see the theater play ‘Monserati’ directed by Liri Lushi.
The young actors’ play proved that even as a director she is just as successful.
I would add the establishment of the theater-house ‘Aleksandër Moisiu’ in Switzerland to the list of Liri Lushi’s achievements.
This is a couragoeus step, but the right one nevertheless.
After all, Liri Lushi is deserving of promoting Albanian art and artists in Switzerland, and why not, the world.

LINDA BALETA – Journalist, Writer Tirana Albania

I am filled with emotion and honered at the same time now that I am trying to write about Liri Lushi.
I respect and admire her tremendously, her work, what she has achieved and continue to achieve everyday, and the legacy she is going to leave behind for generations to come. She is an inspirational human being and artist especially for younger actors, myself being one of them. A personal hero of mine.
I am proud of her and the fact that she is Albanian and I carry that pride with
me everywhere I go! A remarkable woman! Her beauty and talent are rare to find but it is her drive and determination and hard work that make her legendary! What she stands for gives me strength and make me more determined to continue to pursue my dream in the arts. My wish will always remain to have the honor to work with her one day, share the stage or be directed by her.
Liri Lushi represents a real woman, an artist, a legacy.
There will never be anyone quite like her.

BLERTA GAÇE – Actress, New York US
Filmographie

1976- Der Ruf (Regisseur: Femi Oshafi) Rolle-Mara
1976 - Die Dame von der Stadt (Regisseur: Pirro Milkani) Rolle-Shpresa
1978 - Der Grossvater (Regisseur: Jani Tane) Rolle-Ermira
1979 - Dorina (Regisseur: Agim Qirjaqi) Rolle-Dorina
1979 - Der Besuch (Regisseur: Hysen Hakani) Rolle-Arta
1982 - Freiheitsweg (Regisseur: Esat Musliu) Rolle-Dila
1993 - Hier ist es kalt (Regisseur: Pluton Vasi) Rolle-Die Mutter
1999 - Der gefrorene Walzer in Prishtina (Regisseur: Bashkim Hoxha) Rolle-
Die Journalistin
2000 - Die Generation (Regisseur: Liri Lushi) Rolle-Die Schwester
2002 - Dilemma (Regisseur: Tobias Ineichen / Silvia Produktion AG, Zürich) Rolle-Die Frau
2004 - Strähl (Regisseur-Manuel Flurin Henry / Dschoint Ventschr AG, Zürich)
Rolle-Die Mutter von Beko.
2008 – Tag und Nacht (Regisseur Chris Niemeyer /Schweizer Fernsehen)

Theater
1977 - Prometeus (Regisseur: Pirro Mani) Rolle-Hera
1977 - Laja (Regisseur: Vangjush Furxhi) Rolle-Laja
1978 - Ich wäre 20 Jahre alt (Regisseur: Haxhi Rama) Rolle-Die Zentralin
1979 - Zopf der Kriege (Regisseur: Kadri Pirro) Rolle-Shote Galica
1981 – Tragische Amerikanischen Nächte (Regisseur: Spiro Urumi) Rolle-Ejnxhi
1985 - Serafina Topia (Regisseur: Kadri Pirro) Rolle: Serafina Topia
1986 - Regen im Strand (Regisseur: Haxhi Rama) Rolle- Vera
1987 - Telefonat im Mitternacht (Regisseur: Kadri Pirro) Rolle- Albana
1987 - Mariana Pineda (Regisseurin: Drita Agolli) Rolle-Mariana Pineda
1989 - Montserrat (Regisseur: Foto Vogli) Rolle-Die Mutter
1991 - Richard der Dritte (Regisseur: Agim Qirjaqi) Rolle-Lady Anna
1993 - Der Tod einer Königin (Regisseur: Foto Vogli, Ludmill Cakalli) Rolle-
Königin Teuta
1995 - Die verrückte Insel (Regisseur: Gëzim Kame) Rolle-Die Prostituirte
1995 - Drei Männer suchen eine Frau (Regisseur: Haxhi Rama) Rolle-Die Schauspielerin
1996 - Mirandolina (Regisseur: Haxhi Rama) Rolle-Mirandolina
1997 - Der Sessel (Regisseur: Haxhi Rama) Rolle-Die Moderatorin
1997 - Liebeslied (Regisseur: Bashkim Hoxha) Rolle-Zana
1998 - Kosova die Wiege der Freiheit (Regisseur: Agim Doçi- Alqi Boshnjaku)
2000 - Nora (Regisseur: Liri Lushi) Rolle-Nora
2008 – Elegy für Teuta (R.Qosja, M.Kuteli, L.Poradeci, Albanian Folk)
Rolle – Teuta
2008 – Bakchen nach Euripides, Roul Schrotts Version.
Roli – Agave

Regie

2000 – Die Generation (Naim Kelmendi) Regie-Liri Lushi
2004 – Der Floh (Dritëro Agolli) Regie-Liri Lushi
2005 – Feuer des Januars (Liri Lushi) Regie-Liri Lushi
2005 – Planet Moissi (Bardhyl Kosova) Regie-Liri Lushi
2005 – Don Juan (Molièr) Regie-Liri Lushi
2006 – Montserrat (Emanuel Robles) Regie-Liri Lushi
2008 – Elegy für Teuta (R.Qosja, M.Kuteli, L.Poradeci, Albanian Folk)
Regji Liri Lushi
2008 - Bakchen nach Euripides, Roul Schrotts Version – Regji Liri Lushi





Dërgoi:Flori Bruçi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR.... Empty Re: LIRI LUSHI ,GRUA FISNIKE,AKTORE E NDERUAR....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi